zoom

Day ArchiveMelinda Gates flet për herë të parë për divorcin

Melinda French Gates ka folur për herë të parë për jetën e saj, sfidat personale dhe angazhimin për të ndihmuar për barazinë e grave dhe njerëzit me ngjyrë.

Përpos angazhimit personal në këtë mision të saj anembanë globit, ajo foli për disa nga betejat personale me të cilat është përballur gjatë gjithë jetës, duke përfshirë divorcin me Bill Gates.

“Ne të gjithë kemi momente të ulëta.Unë do të thoja ndoshta, ose, me siguri, momenti im më i vështirë në jetë ishte kur më në fund arrita në vendimin ku e dija se duhet t’i jepja fund martesës. Kjo nuk ishte diçka që kam menduar se do të më ndodhte. Sigurisht që nuk ishte ajo që mendoja ditën kur u martova, por e kuptova, duhej të bëja një zgjedhje më të shëndetshme, ishte një ditë shumë, shumë e trishtë – shtoi ajo.

Divorci i tyre u finalizua në gusht të vitit 2021. Ish-çifti, të cilët kanë themeluar Fondacionin Bill & Melinda Gates së bashku, janë prindër të Jennifer, 25 vjeçe, Phoebe, 19 vjeçe dhe djalit Rory, 22 vjeç./L.K

/Zoom.al

Atletico eleminon Man.United në “Teatrin e Ëndrrave”, kalon dhe Benfica

Atletico Madrid dhe Benfica kalojnë më tutje në Champions League. Mjaftojnë dy gola për secilën ndeshje, që spanjollët dhe portugezët të vijojnë rrugëtimin e tyre në Champions drejt çerekfinaleve.

Në “Teatrin e Ëndrrave”, Renan Lodi është autori i suksesit të madrilenëve. I shërbyer mjaft mirë nga Griezmann, mbrojtësi i djathtë nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin De Gea për t’i dhënë epërsinë miqve. Një gol me vlerën e kualifikimit që nxjerrë jashtë Ronaldon të dëshpëruar në fundin e ndeshjes.

Në Hollandë është e njëjta panoramë. Një gol që zgjidh dilemën se kush do të kalojë më tej dhe për të kualifikuar Benficën mendon Nunez në minutën e 77-të, pas shërbimit të Grimaldos për t’i dhuruar një biletë për fazën më tej.

/zoom.al

‘Kriptomonedhat nuk janë gati për rregulla, zoti Biden!’

Bitcoin i pëlqen të flirtojë me gjërat e mëdha, por tani që presidenti Biden tha se ai do ta marrë pak më seriozisht, Bitcoin po luhatet.

Kur Joe Biden urdhëroi që të përgatiteshin raporte mbi ndikimin e kriptomoedhave në të ardhmen e financave, Bitcoin u rrit me 9% dhe Ethereum me 8%.

“Pjesa më e rëndësishme është që presidenti i SHBA po flet për to”, -tha Jack McDonald, kreu i një platforme digjitale. Por, kriptomonedhat janë komplekse.

Bitcoin shkoi në 42.500 dollarë, por ra në 38.000 sot. Duket si një ndikim jo i drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë, por kush e kupton kripton e di se kjo është një rrjedhje e plagës që iu shkaktua nga ndalimi në Kinë.

Rregullatorët mund të jenë një thikë me dy presa.

Disa analistë e shohin njoftimin presidencial si një lëvizje anti-Bitcoin, për ta kthyer atë në një para institucionale për pensionet dhe sigurimet.

“Urdhëri i Biden mund të sinjalizojë fundin e perëndimit të egër për kriptot”, -tha Edmund Kulakoëski, konsulent financiar. Nuk është lajm i mirë për investitorët “gjetkë”

Kush është Sherifi?

Nuk ka qartësi se cilat janë qëllimet e rregullatorëve amerikanë dhe Biden që i la vetëm 6 muaj kohë agjencive për raportin e mbrojtjes ndaj kriptove.

Nuk dihet kush do të jetë sherifi i kriptove dhe nëse ato do të trajtohen si sigurim apo mall.

Komisioni i Sigurisë dhe Këmbimit që merret me sigurimet dhe Komisioni i Tregtisë së Mallrave do të jenë pjesë e raportit dhe nuk dihet se çfarë kontributi do të japin.

Ajo që është e sigurt, pavarësisht se si do të ndodhë kjo, është se veprimi i SHBA-së do të ketë një ndikim të madh në industrinë globale të kriptove.

Amerika, epiqendra e financave tradicionale, po bëhet me shpejtësi e njëjtë për kriptomonedhat, 43% e menaxherëve të fondit mbrojtës të kriptove në botë tani janë të vendosur atje, ndërsa tani janë gjithashtu qendra për nxjerrjen e Bitcoin pas goditjes së Kinës vitin e kaluar. McDonald e përshkroi urdhrin e Biden si një “dokument simbolik”.

“Ai nuk doli dhe tha se është mashtrim apo të këqij që bëjnë gjëra të këqija”, shtoi ai. “Përkundrazi, ekziston një pranim se asetet digjitale kanë një vend në të ardhmen, se kjo industri kërkon një qasje të ndaj rregullimit.” /Reuters

Kim Jong-un refuzon kërkesën e Putin për ndihmë: Je shumë i çmendur për ne

Kim Jong-un i Koresë së Veriut thuhet se i ka mohuar Vladimir Putinit ndihmën për pushtimin e tij në Ukrainë , duke i thënë atij se Rusia është “shumë e çmendur”.

Rusia pretendon se ka siguruar të gjithë rajonin e Khersonit pasi pushtoi për herë të parë qytetin dy javë më parë. Por mbrojtësit ukrainas mbeten sfidues dhe vazhdojnë të shënojnë fitore taktike në terren. Kjo vjen pasi 370 individë dhe subjekte të tjera ruse janë goditur nga sanksionet. Rusia ka humbur deri në 13,500 trupa në konflikt.

Pozicioni e ka detyruar Moskën që të kontaktojë me miqtë e saj jashtë vendit.

Rusia dyshohet se i ka kërkuar Kinës ndihmë financiare dhe ushtarake në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Por Kina e ka hedhur poshtë këtë. Rusia që i bën thirrje Koresë së Veriut për ndihmë nuk duhet të jetë befasi, pasi Pheniani ka qenë historikisht një aleat kyç i Moskës përmes lidhjeve të saj historike me epokën komuniste të Bashkimit Sovjetik.

 

Kim nderkohe mohoi ndihmën e Putinit, sipas autores së XSoviet-Neës, Sarah Hurst. Duke postuar në Twitter ajo pohoi:

“Rusia thuhet se i ka kërkuar ndihmë Koresë së Veriut për dështimin e pushtimit të saj.

Koreja e Veriut u përgjigj: “Ti je shumë i çmendur për ne”.

Raportet e kësaj natyre nuk janë verifikuar nga burime të tjera. Pavarësisht mungesës së ndihmës aktive, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbështetur më parë publikisht presidentin Vladimir Putin për veprimet e tij në Ukrainë.

 

Më pak se 1.5 euro për litër, këto janë vendet evropiane me karburantet më të lirë

Çmimi i benzinës dhe naftës në Shqipëri mund të ketë kaluar dy euro për litër, por ka disa vende evropiane që ende i rezistojnë kësaj rritjeje.

Lufta në Ukrainë dhe embargoja ndaj Rusisë kanë shkaktuar një rritje të madhe të çmimit të benzinës dhe naftës në mbarë botën. Deri kohët e fundit, Evropa mund të ketë plotësuar rreth 40% të nevojave të saj duke importuar gaz dhe naftë nga vendi i Vladimir Putinit, por sipas të dhënave të reja do të duhet të kërkojë mënyra të tjera për të mbushur këtë boshllëk.

Në Shqipëri, megjithatë, pasojat e kësaj krize energjetike tashmë janë kuptuar, ku çmimi i benzinës ka kaluar kufirin prej 2 euro për litër disa ditë më parë. Kushdo që guxoi të bënte një udhëtim (të vogël apo të madh) me makinë gjatë fundjavës, e kuptonte fort ndryshimin në xhepin e tij.

Në krye, sipas Globalpetrolprices , është Norvegjia me një kosto mesatare prej 2,48 euro për litër, e ndjekur nga Danimarka (2,21 euro për litër) dhe Suedia (2,11 litra). Nga ana tjetër, benzina më e lirë në Evropë është – siç është e logjikshme – në Rusi me 0,34 euro për litër, e ndjekur (natyrisht) nga Bjellorusia me 0,63 euro për litër.

Përtej kësaj, në Ukrainë benzina është mesatarisht 1.090 euro për litër, në Poloni 1.178 euro për litër dhe në Turqi 1.203 euro për litër. Ndër vendet me benzinën më të lirë në Evropë është sigurisht Hungaria me 1.217 euro për litër, por edhe Moldavia me 1.294 euro për litër.

Bie në sy çmimi i Maltës me 1.340 euro për litër, por edhe i Qipros me 1.427 euro. Bullgaria , e cila është vetëm pak kilometra larg disa qyteteve të Greqisë Veriore, ka benzinë ​​1,428 euro për litër, ndërsa e njëjta gjë është në Bosnje, por edhe në Serbi, ku mund të gjendet me 1,453 euro për litër.

Për rekord, kushdo që pyet se cili është vendi me benzinën më të lirë në botë, ajo është Venezuela me çmimin e një litri benzinë ​​të thjeshtë që kushton vetëm 0,023 euro . Që do të thotë se benzina është më e lirë se uji.

Britania: Plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës nuk po funksionon

Ministri i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, “plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon por si rezultat ata kanë shenjestruar më shumë zona të civilëve”, shkruan BBC

Ata e kishin menduar se do të ishte e lehtë, nuk e kishin menduar rezistencën e  ukrainasve.” Mjerisht si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në “shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile“, tha ai.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë.

Protesta e së shtunës, Rama: Foltoret e fallxhoret duan të sjellin militantët nga rrethet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se shtyrja e protestave për ditën e shtunë është bërë nga aktorë politikë, të cilët po kërkojnë të bëjnë një mobilizim financiar për të sjellë militantë nga rrethet.

Sipas tij këto janë përpëlitjet e fundit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për t’i dhënë protestës pamjen e një dallge televizive që i shërben vetëm Kremlinit.

Postimi i Ramës:  

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

Elvana Gjata zbulon datën e e publikimit të klipit me Bardhin

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata dhe reperi Bardhyl Idrizi së bashku me Dj Gimi-O kanë publikuar projektin e ri muzikor javë më parë.

Ndonëse kënga është publikuar në platforma të ndryshme, ajo nuk ka ende një videoklip.

Pak më parë, Elvana ka bërë të ditur se bashkëpunimi që mban titullin “Ex” do të publikohet në Youtube më 16 mars.

FOTO/ Anijet ruse bombardojnë brigjet rreth Odesës

Anijet luftarake ruse kanë bombarduar brigjet e Odesës.

Mediat në Ukrainë raportojnë se si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën dy persona.

Ndërkohë, pamjet satelitore tregojnë 14 anije të flotës ruse që janë duke lundruar në drejtim të Odesës. Mes tyre është edhe një anije amfibe 120 metër e gjatë Pyotr Morgunov.

Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov deklaroi dje se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse.

Nëse ky skenar realizohet, atëherë Odesa mund të shkëputet nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Shqiptarët duhet të ndryshojnë stilin e jetesës, 47% e të sëmurëve kronik me këto dy sëmundje

Të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash që kanë përgjegjëse stilin e jetesës. Mungesa e aktivitetit fizik dhe kequshqyerja po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2020 gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.

Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2020, 11,5% e pacientëve kronikë janë trajtuar për diabet Mellitus dhe 36,1% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%.

Anketat e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit kanë gjetur se përhapja në masë e diabetit dhe hipertensionit vijnë si pasojë e sjelljeve të konsideruara me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe jeta sedentare. Stili i jetesës ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë nëpërmjet parandalimit të shumë sëmundjeve kronike si: hipertensioni, yndyrnat në gjak dhe obeziteti etj.

Sipas studimit të fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18), 5,0% e grave dhe 36,0% e burrave të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se përqindja me e lartë e burrave 15-49 vjeç që pinë duhan është në qarkun Vlorë (44,9%) dhe përqindja më e ulët në qarkun Korçë (22,9%). Ndërkohë përqindja më e lartë e grave që pinë duhan është në qarkun e Tiranës (7,2%) dhe përqindja më e ulët në qarkun e Kukësit (0,2%)

Sipas të njëjtit studim, më shumë se 1 në 4 gra (28%) dhe 6 në 10 burra (60%) të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool në 12 muajt e fundit. Përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun Fier (88,4%), Berat (87,1%) dhe Lezhë (67,3%) dhe përqindja më e ulët është në qarkun Dibër (28,2%) dhe Kukës (39,1%).

Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeç që konsumojnë alkool është më e lartë në qarkun Berat (44,1%), Tiranë (40,7%) dhe Vlorë (36,8%). Ndërkohë përqindja më e ulët është në qarkun Kukës (4,0%), Dibër (5,0%) dhe Shkodër (7,4%).

Aktiviteti fizik është një tjetër faktor me rëndësi të veçantë në shëndetin e njeriut. Rreth 1 në 10 burra dhe gra të moshës 15-49 vjeç përfshihen në aktivitet të rregullt fizik (5-7 ditë në javë). Të dhënat për burrat tregojnë se qarqet me përqindje më të lartë që kryejnë aktivitet fizik janë Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 38,2% dhe 30,7%. Ndërkohë për gratë, qarqet me përqindjen më të lartë të këtij aktiviteti janë Tiranë dhe Elbasan, përkatësisht 28,1% dhe 24,7%./MONITOR