Aplikacion
Këngëtarja e njohur, Beatriks Ramosaj mbetet një ndër ish-banoret më të komentuara të Big Brother VIP. Pjesëmarrja e saj në spektaklin e njohur bëri bujë të madhe dhe kështu vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të tij.
Ndonëse ka shmangur paraqitjet televizive, Beatrix është mjaft aktive në rrjetet sociale e të cilat zgjojnë kureshtjen e fansave të saj.
Edhe në imazhet e fundit që ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Insatgram, Beatrix mori vëmendje teksa u shfaq në formë të mirë. Përmes fotove, krijuesja e këngës “Faj” tregoi se ndodhet në Athinë, teksa ka shijuar një natë argëtuese në një nga klubet e natës atje.
“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet e veshur në një bluzë të zezë me dekolte të hapur dhe xhinse.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme Beatrix u lidh me aktorin Donald Veshaj, ndërsa pas daljes dyshja nuk janë parë më bashkë duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre./L.K
/Zoom.al
Barcelona poker ndaj Osasunës, afrohet me vendin e dytë
Barcelona fiton bindshëm përballë Osasunës. Katalanasit kanë mundur pa shumë vështirësi skuadrën e Arrasates, duke shënuar plot katër herë në portën e Herreras.
Ferran Torres në minutën e 14-të me 11-metërsh zhbllokoi takimin, përpara se të dyfishonte sërish në minutën e 21-të falë shërbimit të Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez bëhet protagonistë dhe në golin e tretë të Barcelonës, por këtë herë njeriu gol ishte Aubameyang, 6 minuta më vonë për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin e pastër 3-0.
Në pjesën e dytë nuk pati shumë histori. Riqui Puig i ardhur nga stoli shënoi dhe të katërtin në minutën e 75-të për të vulosur përfundimisht fitoren e rradhës së Xavit në kampionat, i cili e sheh vendin e dytë vetëm 5 pikë larg dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në javën e ardhshme, Barcelona luan përballë Real Madrid në klasiken e jashtëzakonshme, e planifikuar më 20 mars. Një ndeshje që mund të përcaktojë jo pak fatet për skuadrën që do të jetë kandidate për të fituar kampionatin në fund të sezonit.
Diferenca mes klubeve është 12 pikë dhe një fitore e Barcelonës mund të hap sërish garën, 11 javë para përfundimit të sezonit.
/zoom.al
Ndalet Inter, Sanchez shpëton zikaltërit nga humbjaInter nuk ndjek ritmin e Milanit, pas barazimit 1-1 përballë Torinos në stadiumin “Olimpico di Torino”.
Një ndeshje e dominuar nga zikaltërit dhe me raste të shumta për shënim nga të dyja skuadrat. Mbrojtësi Bremer i dha epërsinë vendasve në minutën e 12-të, ndërsa në anën tjetër Berisha shmangu dy gola të sigurtë në dy tentativa të zikaltërve për të rikthyer epërsinë.
Është Sanchez heroi i Simone Inzaghit, i cili e shpëton nga një humbje e sigurtë. Një gol në frymën e fundit nga sulmuesi kilian që erdhi nga stoli për të rrëmbyer një pikë që vlen pak për renditjen e kampionatit.
Momentalisht, Inter mban vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Napoli dhe 4 më pak se kushurinjtë e Milanos që mbajnë kreun pas suksesit minimal ndaj Empolit.
/zoom.al
Rihanna shkëlqen në eventin e “Fenty Beauty”Nuri i shtatëzanisë i ka rënë shumë bukur këngëtares së njohur Rihanna. Ylli i popit dukej mjaft bukur teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur në prezantimin e “Fenty Beauty” në “ULTA Beauty” të Los Angeles.
Këngëtarja 34-vjeçare është shfaqur në humor të mirë në eventin teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë argjendi me mëngë të gjata që ia mbulonte vetëm gjoksin ndërsa e kombinoi me një zinxhir rreth belit.
Krijuesja e shumë hiteve kishte veshur edhe një fund tpo ashtu argjendi, teksa mbante dorën rreth belit dhe pozonte para kamerave.
Kujtojmë që Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj gjatë një dalje në Neë York muajin e kaluar. Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “heroinë kombëtare” nga Barbados.
Rocky, babai i të cilit ishte një emigrant në Amerikë nga Barbados, e quajti Rihann-ën ‘Dashurinë e jetës ’ në një intervistë për GQ. /L.K
/Zoom.al
Salianji-Bashës: Humbësi nuk mund të përcaktojë kush do jetë pas tijDeputeti demokrat, Ervin Salianji i ka kërkuar sërish dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha, por i bën të qartë atij se është humbës dhe nuk duhet të caktojë se kush do të jetë pas tij.
Sipas Salianjit, elektorati i djathtë e braktisi Bashën dhe shoqëria e braktisi, teksa shton se për interes të Partisë Demokratike, shumica e Grupit Parlamentar kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës.
“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbês largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!
Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!
Për interes të Partisë Demikratike shumica e gupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!
Vota ishte kundër tij”, shkruan Salianji.
Çfarë u bisedua? Johnson telefonon Zelensky-nKryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, ku e ka garantuar se do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas në luftën që po bën përballë agresionit rus.
“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”, ka thënë Johnson gjatë telefonatës së tij me Zelenskyn.
Gjithashtu Johnson dhe Zelensky dënuan vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud dhe “ukrainasve të panumërt të pafajshëm”.
“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik”, deklaroi Johnson gjatë bisedës së tij me Zelenskyn./ Zoom.al
Ndërron jetë këngëtarja Traci BraxtonKëngëtarja Traci Braxton ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur e motra Toni në llogarinë e saj në Instagram në emër të familjes Braxton.
“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci, e cila është e panevojshme të thuhet se ishte një dritë e ndezur, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua, gjyshe dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë”, nis deklarata e familjes. “Kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Ne jemi familje përgjithmonë”, përfundon deklarata e familjes.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi edhe bashkëshorti i Tracit, Kevin Surratt, në një deklaratë të shpërndarë me Fox News Digital. Ai tha se ajo kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit për kancerin e ezofagut.
Traci ka lindur në prill të vitit 1971 në familjen e famshme Braxton. Përveç Toni dhe Tamar, vëllezërit e motrat e saj përfshijnë vëllain Michael Jr. dhe motrat Towanda dhe Trina. Disa nga hitet e saj janë: “Last Call”, “Broken Things” dhe “Lifeline”./L.K
/Zoom.al
Të gjithë humbësit e 6 marsit, njëzëri: Basha nuk duhet të ikëZgjedhjet e 6 marsit do t’i jepnin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, atë që shumëkush e cilësoi si një shuplakë të fortë.
Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale, duke siguruar vetem 6% të votave.
Teksa prej disa ditëve, largimi i Bashës është temë qendrore politike në vend, kandidatët humbës dhe krerët e degëve humbëse të 6 marsit, të cilët pësuan një disfatë dërrmuese jane kundër largimit të kryeopozitarit.
Të pozicionuar në krahun “pro qëndrimit të Bashës”, ata argumentojne se largimi i tij nuk zgjidh gjë.
Kështu, kryetari i Degës së Durrësit, Luan Hoti tha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve se demokratët nuk duhet të përçahen, por të bashkohen.
“Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi.
Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.
Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht”, tha Hoti.
Po kështu, kreu i PD-së së degës 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi ka theksuar se ata deputetë që kërkojnë largimin e Bashës, më parë duhet të dorëzojnë mandatet e tyre në tavolinë, pasi ato mandate janë të të gjithëve dhe jo personale.
Ndërkohë që krerët e PD-së në degët Tiranë, Librazhd dhe Vlorë kanë mbështetur ngritjen e një komisioni të përbashkët, ndërsa kanë theksuar që vendimi për Berishën të mbetet në fuqi.
Pëllumb Seferi, kryetar dega 8 Tiranë:
“Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit. Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për të mbrojtur veten. Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vetë mandatin, jemi dhe ne aksioner të mandateve të tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve të partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. Por aty duhet të prevalojë qasaj jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.”
Ilir Koçia, kryetar i degës PD Kuçovë:
”Nuk i kuptoj ata që kërkojnë të ikë PD në këtë moment kaq të vështirë për PD, pa ofruar asnjë zgjidhje. E kuptoj se askush në PD, grup parlamentare nuk e çon nëpër mend që të vije Berisha, por si do ta bashkojmë partinë. Kjo është pyetja sot. Si të iki Lulzim Basha dhe ta lëre PD në ciklonit e përplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bërë të qartë se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me as me ata. Ka njerëz që kanë qenë në mes të dy palëve, ka njerëz që mund të ndihmojnë në këtë moment për të gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me Ramën. Pa gjetur më parë zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bëjnë më keq situatën në PD.”
Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika:
“Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barre te brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.”
Bujar Vreto, kryetar i PD-së, dega Librazhd:
“Duhet të bëjmë një platformë përbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni Këshillin Kombëtar, ndoshta edhe kuvendin në prill, por nuk e gjykoj të arsyeshme dorëheqjen në këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.”/ Zoom.al
Kryetari i PD-së, Krujë: Basha dhe Berisha të ulen, të gjejnë zgjidhjeKryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta ka hedhur propozimin e bashkimit në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.
Ai ka thënë se Basha dhe Berisha po e mbajnë PD-në e ndarë, e për këtë duhet një zgjidhje.
“Situata eshte e keqe, problemi eshte si do e zgjidhim? Problemi fillon ne 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjenj nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani Pd te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për dorehqejen, ja ike ti, cfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter pervce juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr”, tha Sheta.
“Jemi me llambë të kuqe”/ Deputeti i PD-së, Bashës dhe Berishës: TërhiquniDeputeti i Partisë Demokratike , Lefter Gështenja ka deklaruar se PD ndodhet në një situatë alarmante (me llambë të kuqe), duhet tërheqja e Bashës e Berishës dhe se është gati të heqë dorë nga mandati i tij, nëse kjo do t’i shërbente zgjidhjes së krizës në PD.
Gjatë mbledhjes së Kryetarëve, ai gjithashtu ka theksuar se hapja dhe bashkimi i PD-së duhet të nisë nga rikthimi i demokratëve brenda institucioneve të partisë.
“Një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë javë. Mendoj qe duhet te tërhiqeni që të dy si dy njerëz që jeni përgjegjës per situatën e krijuar në PD. Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD. Unë e kërkova dhe dje një “armëpushim” mes demokrateve, që situate te qetësohet dhe demokratët të bashkohen. Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokrateve brenda institucioneve te partisë. Kjo lëvizje sipas meje është e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet ne baze. Është koha për të vepruar, nëse nuk veprohet PD do te shpërbehet. Pranoni qe asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plote ne fushaten elektorale te 6 marsit. Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit. Jemi ne një situate te vështirë, jemi me llambë të kuqe, duhet zgjidhje urgjente, në të kundërt PD shpërbëhet..”, ka thënë ai.