zoom

Day ArchiveLufta në Ukrainë/ Rusia: Kemi marrë kontrollin e qytetit Melitopol

Rusia thotë se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e qytetit Melitopol në Ukrainë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, trupat kanë hyrë në qytet pa rezistencë, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Lajmi nuk është i konfirmuar nga mediat ndërkombëtare. Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në Melitopol kishte luftime të ashpra.

Melitopol është i lokalizuar në juglindje të Ukrainës, pranë Krimesë, ky i fundit rajon i aneksuar nga Rusia.

Zelensky: Rusët janë gati të sulmojnë Kievin

Përmes një deklarate, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.

“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë. Këtë natë armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm. Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”, u shpreh ai.

Lufta/ SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutën që dënon Rusinë

SHBA bashkë me Shqipërinë po parashtrojnë në mbledhjen e këshillit të Sigurimit projekt-rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Në mocion kërkohet që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të lejojë ndihmën humanitare në vend.

Përfaqësuesi i SHBA deklaroi se faji për këtë situatë është tërësisht i Rusisë ndërsa citoi kërcënimin ndaj Suedisë dhe Finlandës ditën e sotme se nëse do bëhen anëtare të NATO-s do të përballen me pasoja ushtarake dhe politike.

Vijon…

Sulmi rus, NATO aktiviziton forcën “Maja e Shigjetës”. Çfarë është NRF-ja e Aleancës?

 

 

 

 

Komandanti Suprem i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters aktivizoi forcën speciale shumëkombëshe të përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare, si një masë mbrojtëse në përgjigje të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Aktivizimi i trupave të reagimit të shpejt (NRF) nuk do të thotë se ato do të ndërhyjnë në Ukrainë, pasi këtë NATO e ka të ndaluar për sa kohë që Ukraina nuk është anëtare e Aleancës.

Një ditë më parë presidenti Biden bëri të ditur se trupat amerikane po vendosen në Evropën Lindore për të ndihmuar në forcimin e vendeve të NATO-s në lindje të Europës dhe se ato nuk do të luftojnë në Ukrainë.

Ky është një moment historik dhe hera e parë që Aleanca përdor këto forca të gatishmërisë së lartë në një rol parandalues ​​dhe mbrojtës. Më parë NATO ka përdorur element të kësaj njësie speciale në Afganistan, por vetëm për qëllime evakuimi.

Por çfarë është NRF?

Forca e Reagimit të NATO-s (NRF) është një forcë shumëkombëshe shumë e përgatitur dhe e avancuar teknologjikisht, e aftë për të reaguar në një kohë shumë të shkurtër ndaj gjithë gamës së sfidave të sigurisë nga menaxhimi i krizave deri te mbrojtja kolektive.

Ajo përbëhet nga njësi tokësore, ajrore dhe detare.

Aleatët e NATO-s vendosën të përmirësojnë NRF-në në vitin 2014 duke krijuar një “forcë majë shtize” brenda saj, të njohur si Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë.

Komanda e përgjithshme e NRF i përket Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë (SACEUR).

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Rama dhe Veliaj gënjyen, nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak

Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë gënjyer në Komisionin Hetimor për Inceneratorët duke thënë se ka një vendim të këshillit Bashkiak. Kështu shprehet në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka publikuar dhe procesverbalet e një mbledhje të komisionit të vlerësimit të ofertave ku kërkohet një vendim i këshillit bashkiak nga ana e bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm që nuk ka pyetur Këshillin Bashkiak por ka marrë angazhim financiar për 30 vite në emër të Bashkisë së Tiranës.

‘Kjo është angazhimi financiar që ka marrë Bashkia e Tiranës pas nënshkrimit të kontratës që zoti Rama dhe zoti Veliaj thanë që nuk ekziston. Është vula e bashkisë së Tiranës është angazhimi që fillon që më 500 tonët e parë të plehrave. Deri në fund të 30 viteve, vlera totale që Bashkia Tiranë duhet të paguajë 8.4 milionë euro çdo vit. Ndërkohë nga qeveria merr 4 milionë, 6 milionë. Këto janë para vetëm për inceneratorin. E dyta, zoti Veliaj tha që ka vendim të Këshillit Bashkiak. Nuk ka një vendim të këshillit bashkiak. Se po të kishte vendim të Këshillit Bashkiak do ta kishin anëtarët e këshillit bashkiak të LSI. Po e nxjerr për herë të parë, ky është procesverbali numër 15, komisioni i verifikimit të ofertave. Proceverbali i datës 31 gusht 2017, dhe ky procesverbal konfirmon që Erion Veliaj ka marrë angazhim financiar pa vendim të këshillit bashkiak për 30 vjet’.

Ish -komandoja shqiptar këshillon Ukrainën: Si ta luftoni ushtrinë ruse
Lufta Ukrainë-Rusi është kryefjala e ditëve të fundit. 
Ish – komandoja shqiptar Dritan Demiraj në një postim në Facebook këshillon Ukrainën sesi mund ta luftojë ushtrinë ruse. 
POSTIMI I TIJ 
Ajo qe po ndodh ne Ukraine eshte nje nga krimet me te medha te shekullit te XXI.
Por ka akoma shprese, “dardha e ka bishtin prapa”.
Lidershipi politik qendror dhe lokal ne Ukraine nen lidershipin e presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe kampionit te botes Vitali Klitscho jane shembulli me i mire rreth mobilizimit dhe organizimit te rrezistences se organizuar te armatosur kunder pushtimit te paprecedente te Ukraines.
Respekt, admirim dhe mbeshtetje maksimale per kete model lidershipi.
Forcat e armatosura te Ukraines, forcat speciale ushtarake, te sherbimit te inteligjences, te policise ne bashkepunim me forcat e rezistences dhe popullsine civile duhet te fillojne urgjentisht organizimin e rezistences ne çdo rruge, kryqezim, baze ushtarake, detare, ajrore, televizion, qytet, zone rurale, kufitare, etj me qellim rritjen e kostos se pushtimit te vendit te tyre.
Ne keto momente eshte jetike organizimi i luftes guerrile ne çdo kohe, ne çdo vend dhe me çdo mjet, ne menyre qe njesite pushtuese ruse te mbahen gjithe kohen nen goditje, te ndihen te pasigurte dhe te futen ne panik.
Eshte e papranueshme qe nje ushtri me më shume se 200.000 ushtarake te lejojne fluturimin e dhjetra helikoptereve te sulmit ne lartesi aq te ulet pa i demtuar dhe depertimin e autokolonave me mjete te mekanizuara dhe te blinduara pa organizuar nje rezistence me te forte.
Si perfundim, le te sherbeje ky pushtim si nje mesim i nxjerre per dy qeverite tona si ne Shqiperi dhe ne Kosove per krijimin e nje qasje gjitheperfshirese sa i perket fuqise ushtarake kombetare, rritjen e kapaciteteve luftarake, rritjen e fuqise ushtarake dhe krijimin e njesive te fuqishme.
Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkepunojne shume me teper ne kete drejtim dhe te largohen nga modeli i kapaciteteve dhe stervitjeve ne lap-top dhe nga qasja “Jemi ne NATO dhe na mbron ajo”.
Anetaresimi ne NATO eshte padyshim nje arritje e jashtezakonshme e qeverise se viteve 2005-2013, e cila u realizua per shkak te mbeshtetjes se Amerikes dhe reformave ne sektorin e mbrojtjes, por siç e dime te gjithe kemi shume per te bere ne kete drejtim.
Ne Aleance sot jane anetaresuar 30 vende, por shume prej tyre e kane sigurine kombetare prioritet absolut.
Se fundi, armatosja e Serbise dhe shfaqja e saj vazhdimisht me kercenime sa here qe merr porosi nga Rusia, duket te mos neglizhohet ne asnje rast.
Jemi me popullin e Ukraines ne keto momente shume te veshtira. 
Zelensky: Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin me Rusinë

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky sapo është shprehur se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet.

Kjo vjen pasi Zelensky refuzoi një ofertë për t’u takuar me Vladimir Putin në Minsk të Bjellorusisë që është aleati i Rusisë. Ukrainasit duan që ato të mbahen në Poloni, sipas mediave ruse.

Interfax, agjencia ruse e lajmeve, raporton se më shumë diskutime do të zhvilloheshin nesër.

Nuk ka fitues në derbin e heshtur të kryeqytetit

Shumë zhurmë për asgjë. Derbi i kryeqytetit Dinamo-Partizani u mbyll në barazim 0-0.

Në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” rastet e rrezikshme ishin me pikatore duke zhgënjyer pritshmërit.

45’ minutat e para ishin më të mira për Partizanin, që i shkoi pranë golit në disa raste, por Harizaj ishte në lartësinë e duhur duke e mbajtur portën të paprekur.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Dinamon, që krijoi panik me disa zbritje të shpejta në sulm, por Partizani mbrohet mirë dhe rezultati mbeti i pandryshuar. 

Në minutat e mbetura Partizani, luajti me 10 lojtarë, pasi Murataj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Siljanovskit.

Fillimisht arbitri akordoi penallti, por VAR-i i prshi festën dinamovitëve. Pas konsultimit me teknologjinë Jorgji ndryshoi mendim, duke akorduar faull.

Ekipet zbritën në fushë me këto formacione:

Dinamo: Harizaj, Bardhi, Sidibe, Imami, Prodani, Lilaj, Siljanovski, Haxhiu, Ibraimi, Denison, Rexhinaldo

Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Kallaku, Mala, Cara, Skuka, Xhunior

Ndërkohë takimi tjetër i javës së 22 ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë zhvilluar në Korçë u mbyll në barazim 2-2 në një ndeshje plot tension e ploemika.

Angli: Rusia ka në plan të ndryshojë regjimin e Ukrainës

Objektivi i Federatës Ruse në Ukrainë është të “sigurojë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojë regjimin”, tha në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street, shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Jim Hockenhull.

 

“Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë në dy akse drejt Kievit”, tha Hockenhull.“Objektivi i tyre është të rrethojnë kryeqytetin, të sigurojnë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojnë regjimin”.

Zyrtari britanik i inteligjencës vuri në dukje gjithashtu se Rusia “vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën” me një “seri të bashkërenduar sulmesh” të nisura në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë natës të së enjtes deri të premten.

“Në Chernihiv dhe Kharkiv janë përdorur shumë raketahedhës,” tha Hockenhull.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë rezistencën e fortë, duke u fokusuar në mbrojtjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën”, shtoi ai. /abcnews.al/

Rama e konfirmoi të vdekur në Ukrainë. Ushtari nga Shqipëria: Jam gjallë!

Gazetari Muhamed Veliu ka treguar se ushtari shqiptar në Ukrainë që pretendohej se ishte vrarë, është gjallë dhe mirë. Ai ka postuar foto nga biseda me të ku i thotë se ai është gjalle, por situata është pak e vështirë, pak pasi Kryeministri Rama konfirmoi vdekjen e tij.

Në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e së premtes, Edi Rama tha se është i vërtetë lajmi, por se ai kishte kohë që ishte zhvendosur në Ukrainë pasi ishte martuar atje.

Veliu tregon se bëhet fjalë për Emanuel Bazanjin ndonëse Kryeministri nuk përmendi asnjë emër.