zoom

Day ArchiveSipas një studimi, dashuria zgjat vetëm gjashtë muaj

Besoni në këngë dhe filma, nuk ka asgjë më të rëndësishme apo më të kënaqshme se të jesh i dashuruar. Megjithatë, sipas studiuesve, fazat në të cilat dashuria na merr mendjen mund të zgjasin shumë më pak nga sa prisnim. Për të qenë të saktë, hulumtimet tregojnë se pas një periudhe mjaft të shkurtër kohore, marrëdhëniet ose përshtaten me të dhënat e reja ose përfundojnë. Lexoni më poshtë se për sa kohë “shkojnë jashtë” dashuria dhe emocionet.

Edhe ndërsa ne na pëlqen të mendojmë se dashuria është çështje e zemrës, në fund të fundit është truri ai që luan rolin më të madh. Emocionet që ndjejmë kur biem në dashuri janë derivate të shumë kombinimeve. Nuk janë procese të thjeshta dhe spontane, pasi luhen nga hormonet, sistemi ynë nervor, të dhënat tona gjenetike, por edhe përvojat tona të mëparshme.

Sipas studiueses së Harvardit, Katherine Wu, hormonet dhe truri ynë ndryshojnë gjatë fazave të hershme të një marrëdhënieje. Ajo njeh tre faza, të cilat ndikohen shumë nga gjendja e hormoneve tona. “Fazat e para në një marrëdhënie janë pasioni, tërheqja dhe lidhja, të cilat mund të ndërthuren apo edhe të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, secili përcaktohet nga kompleksi i vet i hormoneve. Testosteroni dhe estrogjeni nxisin pasionin, dopamina, serotonina dhe norepinefrina nxisin tërheqjen dhe oksitocina dhe vazopresina lidhen”,  tha ajo.

Një studim nga Universiteti Australian i Shkencave Sociale i botuar në vitin 2021 në revistën Frontiers in Psychology zbuloi se çiftet pas gjashtë muajsh, priren të evoluojnë dhe të “largohen” nga lidhja e tyre origjinale entuziaste.

“Fazat e hershme të një lidhjeje romantike dallohen nga stresi intensiv që i pushton dhe dallohen nga ato të radhës që karakterizohen nga një ndjenjë qetësie dhe sigurie. Etapa e parë, në fakt, që zgjat rreth gjashtë muaj, cilësohet si “faza e dashurisë” dhe përfshin të gjithë elementët e dashurisë romantike, siç është pasioni intensiv.

Faza e dytë (që vjen pas gjashtë muajve të parë) zgjat deri në katër vjet dhe përfshin dashuri pasionante. Gjatë saj lidhja ruhet falë përkushtimit dhe pasionit . “Kjo fazë i hap rrugën dashurisë së shoqërimit (një zëvendësues i pasionit) ku përkushtimi dhe butësia arrijnë kulmin e tyre”, thuhet në studim.

Ekspertët këshillojnë njerëzit që duan të kenë një marrëdhënie më të thellë dhe më të qëndrueshme, të pranojnë faktin se, si çdo gjë në jetë, marrëdhëniet evoluojnë me kalimin e kohës. Në fund të fundit, gjashtë muaj plot pasion dhe entuziazëm mjaftojnë, nuk jeni dakord?/abcnews.al

Hoxha: Basha s’ka menduar se ‘Toyota Auris’ do hetohet nga belgët

Gazetari Artan Hoxha tha se Lulzim Basha nuk ka menduar se çështja e “Toyota Auris” do të shkonte në hetim të autoriteteve belge.

“Ai e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin. Pra ai e çoi diku ku ngjarjet po zhvilloheshin politikisht. E çoi në Elbasan që ta lidhte me Ballën, dhe nëpërmjet Ballës ta lidhte me qeverinë”, tha Hoxha, duke iu referuar fjalimit të Lulzim Bashës në Kuvend.

Ai shtoi se ajo që bëri Basha do të kishte vlerë “nëse nuk do të kapej ngarkesa”.

Hoxha në emisionin “NOW” me Erla Mëhillin tha se Basha e keqpërdori situatën, porse “nuk e ka vrarë mendjen”.

“Duke pasur parasysh se si funksionon Basha edhe për ngjarjet tjera, gabimi i tij është se nuk ka menduar që kjo çështje mund të përfundonte në hetim të autoriteteve belge. Basha ka kujtuar se është si këto historitë në Shqipëri që mbyllen këtu”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se fakti që po kembngulin tek Basha do të thotë “se ka një cështje sensitive që i shqetëson prokurorët”.

Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dje dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja Toyota Yaris nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se prokurorët kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit tre shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

“Toyota Yaris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

Teksa ka nisur vizitën e tij 4 ditore në New York, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonia Guterres.

Takimi në selinë e OKB, vjen pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Rama shprehet se Shqipëria ka marrë përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me SHBA për çështjen e Ukrainës. Nesër Rama do të zhvillojë një takim në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Blinken.

Postimi i plotë i Ramës:

#KrenarpërShqipërinë??
?New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara?
?????

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit: SHBA ende nuk ka marrë një përgjigje nga Rusia

“Ne kemi parë komentet nga Kremlini, nga Moska, që tregojnë se përgjigja e tyre, sipas fjalëve të tyre, është finalizuar. Besoj se kanë kaluar më shumë se dy javë që kur dërguam kërkesën tonë në Moskë. Ne ende nuk kemi parë një përgjigje, “tha ai në një konferencë të Departamentit të Shtetit.

Price tha se SHBA do të “shqyrtojë me kujdes” përgjigjen sapo të merret.

“Ne jemi të përgatitur të angazhohemi në diplomaci, shpresojmë të angazhohemi në mirëbesim, dialog dhe diplomaci, por në mënyrë që të jetë me mirëbesim, natyrisht, kjo do të kërkojë që rusët të përgjigjen në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

“Që kjo të japë fryte, do të duhet të ndodhë edhe në kontekstin e de-përshkallëzimit. Dhe kjo nuk është diçka që ne e kemi parë deri më sot,” tha Price.

Gazetari Muhamed Veliu: Sulmit ushtarak mund t’i paraprijë një sulm i gjerë kibernetik

Gazetari i Top Channel që ishte në Ukrainë dhe pati mundësinë të prekte nga afër gjithë gjendjen e vështirë në të cilën ishte Ukraina, i ftuar në Open tha se në lindje të Ukrainës kishte luftë prej 8 vitesh dhe se qytetarët zgjoheshin çdo mëngjes nga breshëritë e armëve.

Sipas informacioneve të fundit, përcjell gazetari Veliu, ukrainasit kanë filluar të blejnë radio, sepse sulmit ushtarak mund t’i paraprijë një sulm i gjerë dhe i ashpër kibernetik.

Veliu theksoi se ka një kontrast të madh mes Kievit dhe lindjes së Ukrainës, por edhe kryeqytet tensioni sa vjen edhe shtohet dita ditës.Ai gjithashtu përmendni se në zonat e lindjes kishte shumë pak banorë, ndërsa ata zgjoheshin çdo mëngjes nga breshëria e armëve të dy palëve të ushtrisë, ruse dhe asaj ukrainase.

“Ka një kontrast të madh me atë që ndodh në Kiev dhe në lindje të Ukrainës. Në Kiev është një jetë normale, njerëzit ishin me radhë të gjata për të parë operën ‘Romeo dhe Zhulieta’, kurse në lindje ndjehet lufta, atje shikon ushtarë në rrugë. Atje ka prezencë ushtrie pasi Rusia pushtoi Krimenë. Ka shtëpi të boshatisura, pallat me 30- 40 apartamente dhe mund të shikoje vetëm dy drita ndezur. Ne ishim në një fshat shumë afër me vijën e luftës, me 300 familje, por tashmë kishte vetëm 10. Atje nuk shikoje këmbë njeriu dhe e vetmja shenjë jete ishte një qen që lehte herë pas here. Në veri të Doneskut në njërën anë ishin forca të ushtrisë ukrainase që stërviteshin dhe në anën tjetër 200 metra më larg ishin rusët.

Gjuhej herë pas herë sidomos natën. Në lindje të Ukrainës ka 8 vite që ka luftë, ka përditë, njerëzit zgjohen çdo mëngjes nga breshëritë e armëve, kurse në Kiev tensioni sa vjen edhe shtohet. Zelensky është munduar t’i qetësojë qytetarët, që ekonomia të mos ndikohet, por ka filluar të ndjehet aroma e luftës. Ka një grup i quajtur Forca Territoriale Mbrojtëse e Ukrainës së cilës u janë bashkuar mijëra qytetarë dhe stërviten si të hedhin granata, të japin ndihmën e parë. Ata kanë filluar të blejnë radio, sepse sipas informacioneve sulmit ushtarak do t’i paraprijë një sulm i gjerë kibernetik”, tha Veliu.

Ukraina dhe Rusia ndodhen në një situatë të pazakontë, ndërsa javët e fundit gjendja është tensionuar. Mbi 100 mijë ushtarë rus janë pozicionuar në kufi të Ukrainës të ndarë në tre fronte, ndërsa vetëm një urdhër nga Putin mund të sjellë luftë.

Gjatë zhvillimeve të fundit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i sugjeroi Presidentit Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike në përpjekjet e saj për të marrë garanci nga Perëndimi.

Lavrov i tha Putinit se Shtetet e Bashkuara kishin paraqitur propozime konkrete për reduktimin e rreziqeve ushtarake, por tha se përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s nuk ishin të kënaqshme.

Lavrov tha se kishte marrë përgjigje “të pakënaqshme” për një letër që ai u dërgoi dhjetëra anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për çështjen e “sigurisë së pandashme”,  një referencë për ankesën e Rusisë se Ukraina dhe vendet perëndimore po forcojnë sigurinë e tyre në kurriz të Rusisë dhe se kjo është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky lëshoi një deklaratë ku shprehu frikën për mundësinë e një pushtimi të Ukrainës më 16 shkurt.

Franca: Nuk i përgjigjemi me ushtri Rusisë nëse e pushton Ukrainën

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Franca nuk ka “qëllim për t’iu përgjigjur ushtarakisht” çdo pushtimi rus në Ukrainë, por ai shtoi se Parisi po e mbështet financiarisht Ukrainën.

Le Drian paralajmëroi se një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte “katastrofike për të gjithë, veçanërisht katastrofike për Rusinë para së gjithash”.

“Nëse ka një luftë në Ukrainë, nëse Rusia pushton, gazi ukrainas, për shembull, nuk do të rrjedhë,” i tha ai kanalit francez France 5 të hënën në një intervistë televizive, duke shtuar, “pasojat ekonomike do të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u përballuar”.

Me “masa bindëse mjaftueshëm të forta”, Franca shpreson që presidenti Putin “të reflektojë me të vërtetë mbi rreziqet që po ndërmerr”, nëse Rusia nis një ofensivë kundër Ukrainës, tha ai.

Le Drian përsëriti se çdo akt i rëndësishëm rus kundër sovranitetit të Ukrainës do të shkaktonte “pasoja masive” dhe sanksione nga Franca dhe aleatët e tjerë ukrainas kundër Moskës. 

Do ketë veprime të tjera për Bashën lidhur me ‘Toyota Auris’, thotë gazetarja

Prokurorët belgë do të kryejnë veprime për Lultim Bashës në kuadër të hetimit për çështjen ‘Toyota Auris’.

Kështu tha në emisionin “Now” gazetarja Anduena Llabani, e cila ka qenë në kontakt me prokurorët e Tiranës dhe të SPAK-ut lidhje me këtë çështje.

“Do të kemi një hetim jo vetëm për subjekte që janë hetuar e hetohen në Belgjikë për llogari të Belgjikës që janë me vendqëndrim në Shqipëri, por do të kryhen veprime edhe për z. Basha”, tha Llabani.

Gazetarja tha se prokurorët belgë do të vijnë sërish në Shqipëri, pasi i kanë hapur hetimet dhe kanë kërkuar nga prokuroria bashkëpunim të ndërsjellë për hyrjen e 3.4 milionë euro në Shqipëri.

Belgët po hetojnë çështjen “Toyota Auris”, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

Zelensky: 16 shkurti, ditë uniteti e jo sulmi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një dalje publike ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe autoritete janë të gatishmëri për çdo lloj situate.

Ai ka njoftuar se data 16 shkurt do të shpallet “Dita e Unitetit” për ukrainasit – ndryshe nga çfarë është paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë në atë datë.

Për të, Ukraina do të festojë më 16 shkurt Ditën e Unitetit, jo sulmin e Federatës Ruse.

Kjo me qëllim forcimin e shoqërisë ukrainasve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së saj në përballë kërcënimeve.

“Nuk është hera e parë që Ukraina kërcënohet me luftë, por vendi ynë është më i fortë se kurrë”, deklaroi ai.

Sipas tij, Ukraina dëshiron të kthejë Krimenë dhe ORDLO-n përmes diplomacisë.

“Biznesmenët dhe politikanët që u larguan nga Ukraina për shkak të kërcënimit duhet të kthehen brenda 24 orëve për të demonstruar se janë qytetarë të vërtetë të Ukrainës”, tha Zelensky.

Sipas dokumentit të publikuar, kreu i shtetit udhëzoi të ngrihet flamuri kombëtar i Ukrainës në shtëpitë dhe strukturat dhe të performohet himnin kombëtar në orën 10.00.

Institucionet e huaja diplomatike u udhëzuan të organizojnë ngjarje të përshtatshme që synojnë bashkimin dhe mbështetjen e Ukrainës.

Për më tepër, Kabineti i Ministrave të Ukrainës u udhëzua të miratojë një plan masash për krijimin e një platforme të vetme informacioni UA.Together në bazë të burimeve ekzistuese.

Data e pushtimit

Sipas gjigandit gjerman mediatik, “Der Spiegel”, 16 shkurti, është dita e caktuar për mësymjen ruse.

Sipas burimeve diplomatike nga Shtëpia e Bardhë për vetë median e bazuar në Berlin, një sërë detajesh të tjera janë zbuluar gjatë një takimi të mbajtur, me në vëmendje konfliktin Moskë-Kiev.

Janë disa diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë, ata të cilët kanë thënë se disa detaje janë dhënë në takimin sekret. Por, prej tyre, i vetmi që arriti të dalë në dritë, është fakti se frika është e madhe për një pushtim rus ndaj Ukrainës dhe se ajo datë, mund të jetë më e afërt se sa mendohet./Albanianpost.com

Almeda festoi ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga Tolgahan Sayisman

 Në ditën speciale, vërshuan urimet nga miqtë e fansat e artistes. Një ndër ato që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai i bashkëshortit të saj, aktorit të njohur dhe shumë të dashur turk, Tolgahan Sayisman. Në urimin për të shtrenjtën e tij, artisti i dedikoi fjalët më emocionuese në gjuhën turke krahas një fotoje të tyre.

“Dashuria ime! Nëna e pasurive të mia më të çmuara, shoqja ime e jetës, shoqja ime, fillimisht “Gëzuar ditëlindjen” dhe më pas 5-vjetorin e martesës sonë! Të dua shumë”, shkroi aktori.

 

View this post on Instagram

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tolgahansayisman)

 

Logu: Bashkia Durrës konfirmoi se fondi i rindërtimit është përdorur gjatë fushatës zgjedhore

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash  Logu ka publikuar faktet se Bashkia Durrës ka përdorur fondin e rindërtimit gjatë fushatës zgjedhore.

Në postin e tij në Facebook, Logu shkruan se Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.