Aplikacion
E dinit se ajri brenda shëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?
Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre.
Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient.
Por vetëm një lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proçes.
Një studim i vitit 2016 nga NASA, të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi për rëndësinë e këtyre bimëve në jetën tonë të përditëshme.
Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eleminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëptë tuaja.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një listë me lulet që do t’ju mbushin shtëpinë me ajër të pastër.
Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare.
Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë.
Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush.
Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë.
Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.
Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja.
Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju.
Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim.
Lule shpata do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj.
Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë.
Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.
Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha.
Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë.
Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambjentet e dhomës.
Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient.
Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale.
Një bimë që rritet në vazo të mëdha përfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit.
Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj.
Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.
Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë.
Në verë përsëriteni i këtë proçes 1 herë në javë./AgroWeb.org
Shpallet finalisti i tretë i ‘Big Brother VIP’Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit iu bashkua në finale Donald Veshaj.
Në një televotim me Monikën, Einxhelin, Arjolën dhe Monikën, Donaldi rezultoi me i votuari nga publiku.
Donaldi u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të fortë dhe një nga pretendentët për fitore.
Dolën tapë nga lokali, plas sherri mes të rinjve në ElbasanVetëm pak minuta nga mbyllja e lokaleve një sherr mes një grupi të rinjsh ka ndodhur në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se të rinjtë nën efektin e alkoolit dhe të provokuar nga situata, e kanë filluar sherrin fillimisht me ofendime e më pas kanë kaluar në konfrontim fizik.
Nuk dihet cili ka qenë shkaku i zënkës ndonëse e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë. Me mbërritjen e bluve grupi i të rinjve është larguar me vrap.
lajmi në përditesim
Shqipëri, shtohet dhuna dhe diskriminimi me bazë gjinore gjatë pandemisë Covid-19Studiuesit pohuan se gjatë pandemisë u shtua ndjeshëm dhuna në familje kundër grave, si dhe u rrit dukshëm diskriminimi me bazë gjinore.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe fonde të Suedisë, ngritën një sistem online të regjistrimit dhe ndjekjes së rasteve të dhunës në familje në nivel bashkie.
Falë teknologjisë së re, në vitin 2021 janë regjistruar dhe ndjekur 1 mijë e 489 raste të dhunës në familje, pra një rritje afro 50 për qind, krahasuar me afro 1 mijë raste vjetore nga vitin 2018-20, bëri të ditur Edlira Papavangjeli, UNDP Albania.
Të dhënat e përditësuara për secilin rast janë dyfishuar gjithashtu, tregues ky edhe i rritjes së bashkëpunimit të aktorëve pranë komunitetit për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, thotë Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, pjesë e Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM.
“Në vitin 2021 ka një shtim të dukshëm të dhunës ndaj grave, madje u regjistrua një numër i lartë i grave të vrara nga bashkëshortët ose anëtarë të tjerë të familjes. Pavarësisht se Shqipëria ka një përfaqësim shumë të mirë për nivelin e grave në politikë, ministre dhe deputete në Kuvend, kjo nuk është përkthyer në një situatë më të mirë të barazisë gjinore në nivelin e jetesës normale qytetare, e as në një fuqizim të grave në fusha të ndryshme të jetës” – thotë zonja Bino.
Sipas vëzhgimeve të studiuesve, gratë u dëmtuan shumë gjatë Pandemisë Covid 19 edhe në karrierat e tyre profesionale, gjë që duket edhe në kontratat afatshkurtra, Pagesa të pabarabartë në detyra me rëndësi, shtimi i ngarkesave të punëve rutinore në familje dhe në qendrën e punës.
Një ndikim të madh pandemia pati edhe mbi shëndetin mendir të grave dhe vajzave, thotë Ornela Bardhi, kërkuese shkencore, përfaqësues se “Mari Kyri” Alumni Association i Ballkanit Perëndimor.
“Pandemia ka patur ndikim nga shëndeti mendor, duke nisur nga punonjëset e shëndetësisë, që kanë punuar me orar e pa orar të mbingarkuara, e deri tek depresioni, dhe këto kanë prekur popullatën e gjerë, jo vetëm zonjat e fushës së shëndetsisë” – thotë zonja Bardhi.
Studiueset vërejtën se gjatë periudëhs dy vjecare ë pandemisë u rrit dskriminimi me bazë gjinore, u shtua pasiguria në punë dhe puna e padukshme për gratë e vajzat, po ashtu ngacmimet seksuale në vendin e punës, u përkesësua mirëkuptimi për kujdesin ndaj fëmijëve dhe dhe oraret e zgjatura të punës.
“Pandemia ka qenë sfiduese për shumë fusha dhe për shumë grupe, por në mënyrë të veçantë për gratë e vajzat. Për to u rrit barra e punëve të papaguara në shtëpi, por ato humbën më shumë vende pune, ose iu ul paga, dhe në disa profesione u rrit ngarkesa dhe kërkesa për rezultate më të larta në punë. Ato kanë nevojë për rritjen e mbështetjes në familje” – thotë zonja Bino.
Në takim u theksuan si tregues të përkeqësuar për gratë dhe vajzat shqiptare prania më e pakët e tyre në media dhe në institucionet vendimmarrëse, si dhe përfaqësimi i ulët në role udhëheqëse.
Pandemia shtoi edhe vështirësitë e grave shkencëtare, për të cilat u pakësuan botimet shkencore, u pakësuan oraret e punës kërkimore dhe u dobësuan rrjetet profesionale midis tyre.
Gratë dhe vajzat u vlerësuan për rolin jetik që ato patën në të gjitha nivelet e shoqërisë për të siguruar jetesën dhe mbijetesën e miliona njerëzve, duke nisur nga zbulimi i vaksinave anticovid dhe deri tek injektimi i tyre në miliona persona, kujdesi shëndetësor për miliona të prekur nga koronavirusi si dhe sigurimi i të ardhurave dhe burimeve të jetesës për familjet në kushtet e izolimit dhe vështirësive të jashtëzakonshme./VOA
CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajshShumica e fuqisë mbrojtëse e ofruar nga dozat përforcuese e vaksinave kundër koronavirusit bie pas katër muajsh, thanë Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke rritur shqetësimet se disa amerikanë, veçanërisht ata me rrezikshmëri të lartë, do të duhet të marrin një dozë të katërt.
Hulumtimet paraprake nga Izraeli dhe Britania kanë sugjeruar se mbrojtja e ofruar nga dozat përforcuese bie brenda muajsh.
Por, të dhënat e prezantuara më 11 shkurt paraqesin të dhënat e para të rënies së mbrojtjes nga vaksinat e prodhuara me teknologjinë mRNA, siç janë ato të Pfizer dhe Moderna.
Studimi u fokusua te personat që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të simptomave të sëmundjes COVID-19, kështu që nëse ajo popullatë është e orientuar drejt moshave më të vjetra dhe atyre me sistem më të dobët imunitar, atëherë dozat përforcuese mund të jenë më pak të efektshme.
Studimet e tjera kanë treguar se përderisa vaksinat mund të humbin disa prej aftësive për të mbrojtur ndaj sëmurjes së rëndë, hospitalizimit te personat mbi 65 vjeç, ato janë shumë efektive ndaj popullsisë së re, të cilët nuk kanë sëmundje shoqëruese.
Por, zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë thënë se duhet të kuptojnë nëse personat që konsiderohen me rrezik të lartë do të duhet t’i nënshtrohen regjimit prej tri dozave apo duhet të marrin edhe dozën e katërt.
CDC më herët kishte publikuar të dhëna që tregonin se doza e dytë dhe e tretë e vaksinave Moderna dhe Pifzer, mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Omicron sesa ndaj variantit Delta të koronavirusit. Sipas këtyre të dhënave, CDC kishte thënë se doza e tretë mund të ofrojë mbrojtje, të paktën për një kohë të shkurtër. /REL
Biden ndan 7 miliardë dollarë midis viktimave të 11 shtatorit dhe ndihmës humanitare afganePresidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që lejon që 7 miliardë dollarë në asete të ngrira nga banka qendrore e Afganistanit të shpërndahen për ndihmë humanitare në vend dhe për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Lajmin e kanë konfirmuar të premten zyrtarë të lartë të administratës për mediat amerikane.
Fondet, të mbajtura në SHBA, u ngrinë pas rënies së qeverisë qendrore në Kabul në gusht. Gjysma e aseteve të mbetura – 3.5 miliardë dollarë – do të shkojnë drejt ofrimit të ndihmës brenda vendit, ku frika e urisë masive është përhapur në muajt që kur talebanët morën pushtetin.
3.5 miliardë dollarët e mbetur do të vihen në dispozicion për viktimat e terrorit, të cilët kanë luftuar në gjykatë për kompensim duke përdorur fondet e ngrira. Pretendimet e tyre do të vazhdojnë të diskutohen në gjykatë.
E përditshmja amerikane “New York Times” raportoi fillimisht urdhrin ekzekutiv të planifikuar të Biden.
Familjet e viktimave të 11 shtatorit kanë kërkuar kompensim financiar nga talebanët për vite me radhë dhe kanë ripërtërirë përpjekjet e tyre pas marrjes së vendit nga grupi këtë vit dhe ngrirjes së mëvonshme të aseteve afgane.
Administrata Biden ka qenë duke peshuar se si të vazhdojë për muaj të tërë. Zyrtarët thanë se 3.5 miliardë dollarët e mbetur në SHBA do t’i nënshtrohen proceseve gjyqësore të vazhdueshme nga viktimat amerikane të terrorizmit.
Talebanët kanë pretenduar të drejta për fondet, të cilat përfshijnë asete si monedha dhe ari, por SHBA-të kanë refuzuar aksesin në to pas rënies së qeverisë demokratike të Afganistanit. SHBA-të nuk i kanë njohur talebanët si qeveri të Afganistanit.
Ekonomia e Afganistanit ka rënë në muajt që kur SHBA-të tërhoqën plotësisht trupat e tyre dhe qeveria qendrore demokratike ra. Ndihma ndërkombëtare gjithashtu është ndërprerë kryesisht pasi vendet peshuan nëse do të dërgonin ndihmë për talebanët.
Edhe përpara se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan në gusht, varfëria dhe pasiguria ushqimore ishin të përhapura për shkak të thatësirave të njëpasnjëshme, rënies ekonomike, konfliktit të zgjatur dhe pandemisë.
Por në muajt pas marrjes së kontrollit, kriza u përkeqësua me shpejtësi. Miliarda dollarë ndihma të huaja për zhvillim u thanë, duke e privuar vendin nga paratë që kishin mbështetur ekonominë, shërbimet kryesore dhe punonjësit e ndihmës.
Me fillimin e dimrit, gati 23 milionë njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë – po përballen me nivele ekstreme të urisë, sipas Kombeve të Bashkuara. Të paktën 1 milion fëmijë nën 5 vjeç janë në rrezik të vdesin nga uria.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit e renditi Afganistanin në vendin e parë në listën vjetore të emergjencës të vendeve, krizat humanitare të të cilave pritet të përkeqësohen në vitin 2022.
Në janar, SHBA-të njoftuan 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit, si dhe doza shtesë të vaksinës COVID-19. Kjo e çoi ndihmën totale të SHBA-ve për vendin në 782 milionë dollarë që nga tetori 2021.
Ligjvënësit i kanë kërkuar administratës Biden të ndërmarrë veprime për të shmangur një fatkeqësi ekonomike në Afganistan, duke propozuar masa që mund të ofrojnë lehtësim.
Në dhjetor, administrata Biden njoftoi se po heq disa kufizime në llojet e ndihmave që organizatat humanitare mund t’i ofrojnë Afganistanit, të cilat do të mundësonin mbështetjen për programet arsimore, duke përfshirë pagesën e pagave të mësuesve.
Duke folur këtë javë, Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Afganistanin, Tom West, tha se, “nuk është sekret që vendi është në mes jo vetëm të krizës humanitare në zgjerim, por edhe në një krater ekonomik”.
Që nga marrja e pushtetit në mes të gushtit, talebanët kanë qenë të lidhur me një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjet hakmarrëse dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Ata gjithashtu kanë hequr të drejtën e punës për shumë gra dhe kanë ndaluar vajzat të studiojnë në nivelin e mesëm.
Kylie Jenner zbulon emrin e bebit
Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi emrin e bebit numër 2.
”Wolf Webster” shkruan Kylie.
Wolf erdhi në jetë më 2 shkurt. “2/2/22” shkroi ajo në foton ku dukej dora e të porsalindurit.
“Ajo është përpjekur prej kohësh që Stormi të ketë një vëlla ose motër. E do shumë mëmësinë dhe është më shumë se e lumtur që është sërish shtatzënë. Gjithë këtë periudhë e ka kaluar me miqtë e ngushtë dhe familjarët.”- u shprehën pak kohë më parë burimë për People.
Në fakt, Kylie dhe Travis kanë folur për një bebush të dytë pak muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-it.
Rihanna provokon “me të zeza”“Unë sigurisht që dua më shumë fëmijë, por pyetja është se kur? Unë dua të kem 7 vajza dhe pastaj mund të konsideroj një djalë.”- u shpreh Kylie kur Stormi ishte ende 7 muajshe, pa e ditur se pak vite më vonë do të vinte një bebush.
Rihanna nuk resht së provokuari fansat as tani që është shtatzënë. Ajo “ndezi” ndjekësit e saj në Instagram me një set të ri fotosh, që e titullon “gjithçka e zezë në çdo gjë”, ku shfaqet e veshur nga koka tek këmbët me të zeza, por duke provokuar me ekspozimin e barkut të fryrë dhe më tej. Gjithçka duket nuk ka nevojë për koment.
Më herët gjatë këtij muaji, mediat njoftuan planet e yllit të muzikës Pop për martesë me reperin e famshëm Asap Roki që është edhe babai i fëmijës që pret.
Mediat britanike shkruajnë se planet janë për një dasmë të madhe në Barbados, origjinën e Rihanës. Gjithsesi, data ende nuk është përcaktuar, por e sigurt është se ceremonia do të organizohet pas lindjes së foshnjes.
33-vjeçarja që këtë muaj feston ditëlindjen ende nuk e ka bërë të ditur publikisht gjininë e fëmijës që pret, por në rrjetet sociale më tepër dyshohet për një vajzë.
Çau postobllokun e policisë, ja kush është i riu që goditi efektivin në SarandëPolicia e Sarandës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim, personin i cili nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar, duke çarë postbllokun dhe duke përplasur makinën e policisë. Ai është 29-vjeçari, Ari Kërma, i cili lëvizte i armatosur në automjet.
Pas kërkimeve me dron, policia gjeti armën e zjarrit që personi në fjalë hodhi në det, teksa braktisi makinën për t’i shpëtuar me vrap efektivëve.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”
Habit Iliri, zgjedh Donaldin si finalistIliri, tashmë një finalist, tha se donte që në finale të shikonte Donaldin dhe Arjolën, duke lënë edhe një koment pas kësaj zgjedhje: “Një për dashuri, ndërsa një prej meritrokaci”.
Nuk mungoi edhe një keqkuptim nga ana e Beniadës, e cila vendosi të ‘mos shpëtonte’ shoqen e saj Einxhel, duke zgjedhur fillimisht Donaldin dhe Monikën, ndërsa Einxhel reagoi menjëherë duke thënë: “Isha edhe unë moj!”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beniadës, duke u shprehur se u ngatërrua dhe nuk e kuptoi pyetjen si duhej!
Kujtojmë se, në hyrje të programit të sotëm u diskutua edhe debatet e fundit mes Monikës dhe Ilirit.
Dyshja duket se nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët të komunikimit teksa balerini iu drejtua aktores me këto fjalë: Po luan bllofin, dhe kam të drejtë ta them këtë gjë për ty, ndërsa ti për mua jo.
Kjo deklaratë ka mërzitur shumë Monikën e cila është shprehur se ‘’është në pritje që të Iliri të kuptojë gabimin e fjalëve të tij’’.
Gjatë spektaklit Iliri gjithashtu deklaroi se Monika i duhet finales por nuk beson se e meriton plotësisht ta prekë atë.
‘’Do t’i rezistoj deri në fund qëndrimit tim. Me djemtë jam ndjerë mirë sepse më kanë ndenjur afër në situatë shumë të vështirë. Unë sot nuk dua të bëj debat por gjithashtu dua të them se unë nuk di të tradhtoj’’,- u shpreh Monika.
Sa i përket marrëdhënies së tyre jashtë Monika deklaroi se do të donte që të ruante shoqërinë me Ilirin si një mundësi që ai të njohë vërtetë karakterin e saj.