zoom

Day ArchiveShitet diamanti i zi 555 karat

Diamanti i zi Enigma, 555 karat është shitur për 4.3 milionë dollarë.

Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedha për blerjen”. Ai konsiderohet si diamanti më i madh në botë dhe peshon sa një banane.

Guri i çmuar i cili e ka origjinën nga një asteroid u ble nga një person i paidentifikuar, por sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, shkruajti ne Tëitter se e kishte blerë ai diamantin.

Sipas tij sapo të kryhej pagesa Enigma do të merrte emrin HEX.com, njësoj si platforma që Heart ka themeluar.

Ky lloj diamanti është shumë i veçantë. Ai është gjetur vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.

Sotheby’s e përshkroi Enigmën si “një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliarda-vjeçare të njohura për njerëzimin”.

Diamantet e zinj janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetër.

Reperi i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

Një grua e identifikuar si Jane Doe, ngriti një padi në Los Angelos duke pretenduar se reperi dhe bashkëpunëtori i tij, Donald Campbell e detyruan të bënte veprime të turpshme pas një koncerti në vitin 2013.

Gruaja pohon se Campbell e dërgoi në shtëpinë e tij, ku ishte dhe Snoop, ku më pas kanë abuzuar me të. Në padi, gruaja pretendon se Snoop Dogg e ndoqi në banjë dhe më pas e detyronte të kryente seks oral me të.

Snoop Dogg performon në Rupp Arena më 20 nëntor 2021 në Lexington, Ky.

Burime për TMZ kanë bërë me dije se gruaja në fjalë kishte kërkuar rreth 10 milionë dollarë si dëmshpërblim por kërkesa e saj është refuzuar. Snoop i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “një tufë gënjeshtrash”.

Në një postim në Instagram më herët të mërkurën, Snoop Dogg shkroi, 'Sezoni i gërmuesve të arit është këtu, kini kujdes ... mbani roje'

“Poi ecën vetë”, e vogla e Ledrit dhe Sarës hedh hapat e parë (Video)

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur dhe më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Dyshja ndajnë herë pas here momentet nga përditshmëria e tyre duke i ëmbëlsuar fansat.

Në Dhjetor të vitit 2020 u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekua me një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Duket se Poi ka filluar të hedhë hapat e parë dhe ka qenë nëna e reperit, Xheraldina e cila ka publikuar videon e bukur.

“Poi ecën vetë”, ka shkruar Xheraldina krahas videos.

 

View this post on Instagram

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Kurioziteti  për familjen e bukur është i madh nga ana e fansave të tyre dhe prandaj Sara nuk ngurron që të realizojë intervista virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Më herët ajo ka realizuar një të tillë dhe ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është një pyetje që i ka drejtuar një ndjekëse nëse do një fëmijë të dytë.

“Këtë mund t’ua thotë lehtësisht shoqja ime”- thotë Sara teksa mikesha e saj thotë nuk është koha e duhur. “Ndoshta pas 2 ose 3 vitesh!”- shton Sara.

Artan Hoxha: 3 pyetjet e belgëve për Bashën, kush është prokurori që lëviz me mjet të blinduar

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme në “Log.” në ABC se belgët kanë tre pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me dosjen “Toyota Auris”, Hoxha tha se ata duan të dinë si ka rënë në dijeni të këtij fakti, kush ia ka dhënë këtë informacion dhe nëse ka fakte të tjera mbi këtë çështje që nuk i ka bërë publike.

“Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Nuk kemi një hetim shqiptar për këtë çështje deri tani.  Unë e kam ndjekur këtë histori shumë më përpara se të vinim te kjo situatë. Pikërisht nëse do kishim ndonjë situatë për politikanët në Shqipëri. Belgët janë nisur nga deklaratat e Bashës në Kuvend. Basha ka dhënë një informacion që ka rezultuar 100% i saktë. 

Për ta bën një çudi të madhe që një operacion i finalizuar 48 orë më vonë të jetë pikë për pikë si deklarata e bërë në Kuvend. Ata e kanë bërë pjesë të hetimit të tyre sepse mendojnë se informacioni që ka marrë Basha mund të ndihmojë hetimet. Ata kërkojnë si është e mundur që Basha ka rënë në dijeni të atij informacioni. A ka elementë të tjerë që Basha ka rënë në dijeni dhe nuk i ka bërë publike. Interesimi tjetër i palës belge është për të ditur kush ia ka dhënë këtë informacion”, tha Hoxha.

Ai nënvizoi se vitin e kaluar një nga prokurorët belgë që ndjek çështjen e hetimit të Lulzim Bashës ka ardhur 8 herë në Shqipëri. Hoxha tha se kur ai vjen në Shqipëri lëviz me siguri maksimale dhe udhëton vetëm me automjet të blinduar.

“Nuk u ndryshua itinerari i Toyota Auris. Di që ky prokurori është prokuror federal. Vitin e kaluar ka ardhur 8 herë.  Ai kërkon masa të forta sigurie kur vjen. Lëviz me mjete të blinduara.

Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri. Ka qenë edhe një tjetër në Elbasan që po ndjek një ngjarje prej vitit të kaluar. Ka një tjetër prokuror që e flet shqipen si ne. Stivis është i njohur në komunitetin shqiptar në Belgjikë. I ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre.

Ajo që dua të them është në rastin konkret se prokurorët belgë duan të kuptojnë se kush është i përfshirë në këtë histori, Autoritete belge nuk e provojnë dot se ato para janë nisur nga Belgjika. Automjetet janë përshtatur në Gjermani. Askush nuk e di nëse janë mbushur me para në Gjermani apo diku tjetër”, u shpreh Artan Hoxha. 

“Dinamo ka vetëm djaj”! Reagon ashpër Pontreli: Turp për të gjithë ju …

Dinamo është eliminuar sot nga Kupa e Shqipërisë dhe golin që i nxorri jashtë loje nga ky kompeticion vjen nga një ish-sulmues i tyre, Xhuliano Skuka. Ish-presidenti që e solli nëndetësen pas një dekade në Superiore, Marko Pontreli, ka reaguar përmes llogarisë së tij zytare në “Facebook”, ku ngre zërin për atë çfarë po ndodh me Dinamon.

“Duhet kompetencë në këtë disiplinë. Dinamo nuk ka shpirt! Ka vetëm djaj. 2 vjet kam qenë afër Skukës… Zoti e ka shpërblyer për vuajtjet e krijuara nga kjo shoqëri abuzive. Dhe ju keni fansat që thonë se nuk mund të merrni pjesë në këtë masakër. Turp për ju të gjithëve, puna ime me gjak e djersë nuk do të shkojë dëm”, shkruan Marko Pontreli në reagimin e tij.

“Basha humbjet i shpall si fitore”, kështu mendon Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mendon se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, humbjet e tija në zgjedhje, i shpall si fitore.

Akuzat e Metës, shtrihen deri në aspektin e bërjes së Bashës përgjegjës, për pretendimin mbi “hedhjen në erë të pluralizmit politik në Shqipëri”.

“Ai, dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura tek Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit”, radhiti presidenti.

 

Mbi Bashën, ai artikulon se “është dështim dhe i shantazhueshëm në çdo aspekt”.

Këtë aludim, Meta e paralelizon me një tjetër, ku thekson se Basha është shërbëtor i devotshëm i kryeministrit Rama. Kjo, për të bërë të mundur kapjen e shtetit dhe reformës në drejtësi.

“Basha në thelb është një politikan absurd, pa koherencë”, vijon ai.

Ndërsa, nuk harron të ndalet edhe të flasë për veten, duke thënë se ka një kontribut thelbësor për miratimin e reformës në drejtësi në Kuvend, me 140 vota pro.

 

Mbi fatin e tij politik, Meta e ka nënvizuar sërish faktin se pas 24 korrikut, ai do të gjendet në shesh-betejë.

“Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t’i drejtohem pas 24 korrikut”.

Pikërisht ky popull sipas Metës, e ka kuptuar se ndryshimi do të ndodhë. Ndaj, me përfundimin e mandatit, ai do t’i drejtohet vetëm popullit.

Meta: Basha në thelb është një politikan absurd

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qendrimet e ndryshme të mbajtura nga Lulzim Basha për vettingun. Duke iu referuar pikërisht qëndrimeve publike të mbajtura më parë dhe atë të shprehur sot, Meta thotë se Basha dje e mallkonte vettingun ndërsa sot e lavdëron.

“Lulzim Basha sherbetori me i devotshem i Edi Rames, per kapjen e shtetit dhe reformes ne drejtesi. Basha eshte ne thelb nje politikan absurd, pa koherrence. Lulzimi faqen nderron, dje mallkonte, sot lavderon”, tha Meta gjatë një interviste televizive.

 

“O ditëzi që rri te parkingu i PD”/ Plas keq mes analistëve: “S’ke fytyrë ti, o zar i Berishës”

Gjithçka nisi pas argumentave të Mërtirit me të cilat nuk binte dakord Bushati dhe Abilekaj, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut.

Bushati: Edhe po të ikje, do shpëtoje fytyrën meqë the mos më bëni të iki

Mërtiri: Po rri mos më fol mua për fytyrë ti

Bushati: Pse mo

Mërtiri: Po se ti je gazetar me vilë meqë akuzove politikanët me vila

Bushati: Po ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi

Mërtiri: Unë e di nivelin tënd

Bushati: O lëtyrë, o ditëzi

Mërtiri: Ti je zar i Berishës, e hiqesh sikur je kundërshtar i tij

Bushati: Ti i thua më jepni ca lekë për shampo, o ditëzi

Vettingu, PD: Burracakët s’patën as guximin të votojnë kundër, koha e non grata-ve ka mbaruar

Partia Demokratike bashkoi votat me maxhorancën dhe së bashku miratuan ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut deri më 31 Dhjetor të vitit 2024, kurse grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI abstenuan.

Në një reagim zyrtar, PD i quan burracakë Berishën dhe grupin e tij për të mos votuar, duke thënë se edhe pse e deklaruan me të madhe se janë kundër, nuk patën guximin ta shprehnin me votë.

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.
A do e dekretojë zgjatjen e Vettingut? Meta: Basha ndërron faqen, dje mallkonte, sot lavdëron

Presidenti Ilir Meta nuk e ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare se a do të dekretojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zgjatjes së afateve për organet e Vettingut. Meta tha se nuk komenton pa u zbardhur vendimi.

“Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje proceduriale. Nuk është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua t`ju them. Ky proces ishte parashikuar”, tha kreu i shtetit te emisioni “Të paekspozuarit”.

Ndërkaq ai ka ironizuar dhe vendimin e grupit parlamentar të PD për të votuar pro.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Lulzim Basha shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe reformës në drejtësi. Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherence“, ka thënë Meta.

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç’kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.