zoom

Day ArchiveDepartamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestron 3.6 mld dollarë bitcoin, në pranga një çift

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar 120 000 bitcoin me vlerë më shumë se 3.6 miliardë dollarë.

Mësohet se kjo sasi është pjesë e 120.000 bitcoin-ëve të vjedhura në gusht 2016 gjatë një depërtimi të hakerëve në platformën e tregtimit të kriptovalutave Bitfinex në Hong Kong.

Po ashtu, autoritetet amerikane kanë konfirmuar arrestimin e dy personave, një çifti që dyshohen për tentativë për pastrim parash. Të arrestuar janë Ilya Lic htenstein, 34-vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31-vjeçare. Kjo pasi fondet e vjedhura përfunduan në një portofol digjital që i përkiste burrit 34 vjeçar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të dyshuarit dyshohet se kanë komplotuar për të pastruar rreth 120,000 bitcoin të vjedhura nga platforma e Bitfinex në vitin 2016, pasi një haker ka shkelur sistemet e bursës dhe ka iniciuar më shumë se 2,000 transaksione të paautorizuara.

Ndërkohë, sipas medieve të huaja hetuesit monitoruan transaksionet në të cilat të dyshuarit u përpoqën të mbulonin gjurmët e parave dhe shuma e sekuestruar përfaqëson 94.000 bitcoin ose gati 80 për qind të shumës së vjedhur. 

Berisha sulmon sërish Yuri Kim: O ka qenë anëtare e grupeve leniniste, o është këshilluar keq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e bëra nga ambasadorja Yuri Kim e cila pak kohë më parë përdori thënien që “demokratët të mos hanë bar”. Në emisionin “Dekalog” në RTSH 24, Berisha tha se, ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve, ajo nuk e bëri.

“Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi. Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar.

Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

British Awards 2022/ Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B

Dua Lipa ka arritur të triumfojë mbrëmjen e sotme në çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, British Awards 2022. Ajo u shpall fituese një nga dy çmimet për të cilat konkurronte. Dua ka lënë pas emrat e suksesshëm si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Megjithëse nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, Dua Lipa ka përshëndetur nga SHBA publikun me një video-mesazh nga larg.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, ndërsa kërkoi ndjesë për mos-prezencën e saj.

‘Zgjoi’ nuk nominohet për Oscar

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare Blerta Basholli nuk arriti të nominohet për Çmimin Oscar. Ky film i ishte afruar nominimit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

“Zgjoi” ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash, ndërsa pesë finalistët që u nominuan në këtë kategori janë: “Drive my car” nga Japonia, “Flee” nga Danimarka, “The Hand of God” nga Italia, “Lunana: A yak in the classroom” nga Butani dhe “The Worst Person in the World” nga Norvegjia.

 

Going global with this year’s nominees for International Feature Film. #Oscars pic.twitter.com/WV7fAfXL3d

— The Academy (@TheAcademy) February 8, 2022

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA i shpalli nominimet në një ceremoni që u mbajt të martën, ndërsa çmimet do të ndahen më 27 mars.

Kriza politike, tre skenarë të pritshëm në Mal të Zi

Janë tre skenarë të mundshëm për dhënien fund të krizës politike njëmujore në Mal të Zi, e cila kulmoi në katër ditët e fundit me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Edhe Qeveria e Zrdavko Krivokapiqit, që u rrëzua përmes mocionit më 4 shkurt, edhe Aleksa Beçiq, që u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit më 7 shkurt, janë zgjedhur nga shumica parlamentare prej 41 deputetësh të Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA pas zgjedhjeve të 30 gushtit të vitit 2020.

Në ato zgjedhje, ata shënuan fitore të ngushtë kundrejt Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e cila, së bashku me parti të tjera më të vogla të pakicave, mbeti në opozitë me 40 deputetë.

Të dy ndryshimet, mosbesimi ndaj Qeverisë dhe shkarkimi i Beçiqit, u votuan nga Lëvizja URA dhe opozita, e udhëhequr nga DPS e Gjukanoviqit. Ish-aleatët e Lëvizjes URA, Fronti Demokratik dhe Demokratët, i vlerësuan këto vendime si “tradhti” dhe kalim në anën e DPS-së.

Kriza aktuale e ka bërë të paqartë se kush bën pjesë në shumicën parlamentare dhe kush është në opozitë dhe kjo krizë mund të zgjidhet në tri mënyra: me formimin e një qeverie të re me ose pa mbështetjen e shumicës aktuale, me formimin e një qeverie të pakicës sipas modelit të propozuar nga Lëvizja URA ose përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Qeveria me shumicën aktuale

Lëvizja URA, e cila inicioi shkarkimin e Qeverisë së Krivokapiqit për shkak të ngërçit në integrimet evropiane, më herët ka propozuar modelin e një qeverie të pakicës. Kreu i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, tha se do të kërkonte mbështetjen për këtë model nga të gjithë deputetët e Kuvendit.

Për këtë qëllim, Lëvizja URA aktualisht po bisedon me partnerët e saj aktualë nga Fronti Demokratik, të cilët besojnë se zgjidhja është që tre koalicionet që fituan zgjedhjet e gushtit të formojnë një qeveri të re që do të përfshinte partitë e pakicës.

Analisti politik Millosh Beshiq tha për Radion Evropa e Lirë se mundësia e krijimit të një qeverie me shumicën aktuale parlamentare nuk ekziston pas shkarkimit të kreut të Kuvendit.

“Mendoj se ajo histori ka përfunduar. Mund të bisedonim për atë temë disa ditë më parë para se Beçiq të largohej nga posti i kryetarit të Kuvendit. Por, ky shkarkim e pengoi plotësisht mundësinë e formimit të një qeverie të re brenda shumicës ekzistuese ose të vjetër”, tha ai.

Për Sërxhan Periqin nga organizata “KOD”, marrëveshja për krijimin e një qeverie të re me shumicën aktuale parlamentare është gjithnjë më pak e mundshme.

“Qeveria me shumicën e saj aktuale parlamentare po vepron gjithnjë në mënyrë më pak të sigurt për shkak të akuzave të ndërsjella, të cilat u dëgjuan në radhë të parë mes URA-s dhe Demokratëve, në periudhën e kaluar dhe për shkak të armiqësive të forta personale, të cilat nuk duhet të përcaktojnë politikën. Për fat të keq, ky është rasti në Mal të Zi”, tha Periq për Radion Evropa e Lirë.

Për Beshiqin është gjithashtu i pamundur opsioni që modeli i Abazoviqit për një qeveri të pakicës të fitojë mbështetjen e shumicës së vjetër, përkatësisht të deputetëve të Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

“Nuk do të ndodhë. Tani mbetet të shihet nëse do të kemi qeveri të pakicës apo zgjedhje”, tha Beshiq.

Qeveria e pakicës

Abazoviq prezantoi konceptin e një qeverie e pakicës më 17 janar, si model për tejkalimin e krizës dhe zhbllokimin e proceseve evropiane. Më pas ai deklaroi se nuk kishte vend në të për dy partitë më të forta, Frontin Demokratik pro-serb dhe Partinë Demokratike të Socialistëve e Gjukanoviqit. E para për mungesën e një orientimi të qartë euroatlantik dhe e dyta për mungesën e kapaciteteve demokratike dhe vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e shfaqur gjatë qeverisjes tridhjetëvjeçare.

Sipas tij, ata mund të mbështesin qeverinë e pakicës, pa marrë pjesë në të. Baza e përbërjes së qeverisë së pakicës mund të jetë memorandumi që Abazoviq nënshkroi me të gjithë liderët e partive minoritare dhe me Partinë Popullore Socialiste pro-serbe, e cila deri më tani ka funksionuar në aleancë me Frontin Demokratik. Memorandumi përmban përkushtimin e nënshkruesve ndaj vlerave qytetare dhe evropiane në Mal të Zi.

Analisti Millosh Beshiq shprehet pothuajse i sigurt se Mali i Zi do të ketë një qeveri të pakicës, që do të mbështetej në Kuvend nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit.

“Do të thosha 95 kundrejt 5 për qind të probabilitetit që të kemi një qeveri të pakicës. Duke pasur parasysh deklaratat dhe sjelljet e të gjithë aktorëve politikë, është fare e qartë se DPS do ta mbështesë qeverinë e pakicës. Është po aq e qartë se minoritetet do të jenë pjesë e saj. Mbetet të shihet nëse dhe në çfarë mase Partia Popullore Socialiste (SNP) dhe ndoshta dikush tjetër nga i ashtuquajturi ’blloku serb’ do të përfshihet në qeveri”, thaBeshiq.

Ai mendon se krijuesit e qeverisë së pakicës do të përpiqen të përfshijnë në ekzekutiv edhe ndonjë nga partitë opozitare pro-malazeze, siç është Partia Socialdemokrate.

Sërxhan Periq pajtohet gjithashtu se skenari më i mundshëm është formimi i një qeverie të pakicës, e cila do të drejtohej nga URA dhe partneri i saj më i vogël i koalicionit CIVIS, qeveri që do të mbështetej nga DPS-ja dhe opozita aktuale.

Ai tha se është e vërtetë që një qeveri e tillë do të paraqiste një ndryshim të caktuar në strategjinë dhe retorikën në raport me retorikën dhe strategjinë parazgjedhore të Lëvizjes URA.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar në mënyrë eksplicite se partia e tij do të mbështesë qeverinë e pakicës, por nuk do të marrë pjesë në të.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Sipas Kushtetutës, presidenti i jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re një grupi politik që mund të sigurojë 41 vota në Kuvend për propozimin e tij.

Nëse askush nuk mund ta plotësojë këtë kriter, atëherë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Beshiq beson se zgjedhjet e parakohshme, si opsion në këtë kohë do t’i përshtateshin Frontit Demokratik dhe Demokratëve, atyre që deri dje ishin në pushtet dhe nuk janë më sot.

“Zgjedhjet nuk do t’i përshtaten të gjithëve në këtë kohë, veçanërisht Lëvizjes URA. Për shkak të humbjes eventuale të votave dhe për shkak të konstelacionit të përgjithshëm politik. Sipas mendimit tim, DPS nuk do të shkonte përpara as prapa. Sigurisht, DPS llogarit se duke mbështetur qeverinë e pakicës mund të kthejë një pjesë të elektoratit. Do të shohim nëse kjo do të ndodhë, mendoj se do të varet nga ndryshimet e personelit brenda partisë dhe ndryshimeve tjera”, tha Beshiq.

Periq pret që qeveria të formohet në më pak se një muaj.

“Unë them se presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Ai po ashtu beson se zhvillimet në skenën politike, në planin afatgjatë, nuk po shkojnë drejt stabilitetit, pasi, siç tha Periq, janë po të njëjtë aktorë që duhet të merren vesh edhe pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Malit të Zi i mungojnë politikanë që janë në gjendje të arrijnë një konsensus mbi çështjet themelore lidhur me funksionimin e qeverisë, dhe të cilët janë të gatshëm të kapërcejnë armiqësitë personale”.

Paralelisht me përpjekjen për zgjidhjen e krizës në institucionet shtetërore, në ditët në vijim janë paralajmëruar edhe se do të mbahen protesta kundër lëvizjeve politike të Lëvizjes URA, por edhe të tjera, që mund të mbështesin modelin e një qeverie të pakicës. /REL

Çfarë po kurdisin? VIP-at që kanë paralajmëruar surpriza për Shën Valentin

14 Shkurti është një ditë e rëndësishme për të dashuruarit. Të gjithë kanë mënyrën e tyre të të shprehurit të dashurisë, duke nisur nga detajet më të vogla. Kur bëhet fjalë për VIP-at, me projektet e tyre mund të surprizojnë jo vetëm personat e zemrës, por gjithashtu dhe publikun e gjerë.

Disa prej artistëve shqiptarë kanë paralajmëruar disa projekte që do t’i publikojnë pikërisht në këtë datë. Dafina Zeqiri ka zbuluar se me 14 Shkurt do të publikojë këngën me titull “Mos e lëndo”. Nga vetë titulli, duket se është një mesazh për të dashuruarit që të respektojnë personin që kanë në krah.

Mozzik gjithashtu ka diçka për fansat në këtë datë. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një këngë, por për një album. “Lamboziki” mban titullin albumi që do të vijë për ditën e dashuruarve dhe pritet të bëjë namin. Ai ka zgjedhur të përfshirë në këtë album dhe duetet e suksesshme me Noizy-n dhe atë që sapo ka sjellë me Elvanën.

Elgit Doda gjithashtu ka paralajmëruar këngën e re që pritet të vijë me 14 Shkurt. Ai ka publikuar një pjesë nga kënga në rrjete sociale, por edhe pse nuk ka dhënë një datë, në një intervistë që dha pak kohë më parë, konfirmoi se kënga vjen me 14 Shkurt. Dhe Ardit Çuni ka paralajmëruar një këngë.

Pas daljes nga Big Brother VIP solli një duet me Çiljetën ndërsa tani do të publikojë këngën “Si ti”. Publikohet me 14 Shkurt dhe duket se do të jetë një baladë që do të fitojë zemrat e të gjithëve.

Ministri gjerman: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha të martën se Gjermania ishte shprehur shumë qartë se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën, por ai nuk tha nëse do të anulohej vënia në funksionim e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të hënën se nëse Rusia pushton Ukrainën “nuk do të ketë më Nord Stream 2”. Ai nuk tha konkretisht se si do ta ndalonte atë, por theksoi se ishte në një emërues të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ndërsa Perëndimi po bën përpjekje intensive diplomatike për të shmangur një luftë në Evropë.

Zoti Scholz tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kishin të njëjtën qasje ndaj Ukrainës, Rusisë dhe sanksioneve, por nuk konfirmoi drejtpërdrejt planet për “Nord Stream 2” dhe as nuk e përmendi publikisht gazsjellësin gjatë vizitës së tij njëditore në Uashington.

Zoti Lindner, duke folur në një konferencë virtuale të organizuar nga Deutsche Bank, tha se nuk do të spekulonte në lidhje me masat konkrete të parashikuara për sanksionet kundër Rusisë. “Ne jemi shumë të qartë se cenimi i integritetit territorial (të Ukrainës) do të kishte pasoja të rënda,” tha ai. /VOA

Ndërroi jetë nga tumori, shoku i ngushtë i grabit pasurinë

Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar rastin e marrjes së pasurisë së një qytetari që ndërroi jetë nga tumori.
Bëhet fjalë për Arian Vocin, pas vdekjes të së cilit, shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin se i ndjeri kishte borxhe.
Arian Voci kërkonte të shiste shtëpinë dhe makinën në mënyrë që të kurohej në Gjermani për sëmundjen e rëndë nga e cila vuante dhe për këtë do ta ndihmonte shoku i tij.
Rasti është denoncuar nga bashkëjetuesja e të ndjerit Arian Voci.
“I jam drejtuar emisionit Stop për një problem më tepër moral se sa financiar, e ndjej si detyrim ndaj bashkëjetuesit tim Arian Vocit, me të cilin kam bashkëjetuar prej vitit 2003 dhe deri në 2021, kur ai ndërroi jetë. U sëmurë nga fundi i muajit Dhjetor nga një sëmundje e rëndë, kancer në pankreas. Ai shpresonte dhe mendonte që mund të kurohej jashtë siç i kishin thënë. Edhe nxorrëm shtëpinë në shitje. Me këtë problem merren dy prej shokëve të tij, Fatmir Mesi dhe Ylli Selaj. Fatmiri gjen blerësin, pronarin e shtëpisë funerale “Parajsa” në të cilën punonte. Kjo nuk u realizua për shkak të kostos së lartë, sa me aq nuk e arrinim dot këtë dhe ndërkohë u tha që teknologjia në Shqipëri ka avancuar dhe mendohet që dhe me kimioterapi mund të arrihej shërimi i plotë i tij. Ylli pretendon që i ka lënë Arjani një prokurë. Por noterja e ka çuar në llogari bankare të Arianit se kështu funksionon. Në datën 14 Prill rezulton që ky i tërheq nga llogaria bankare e Arjanit nëpërmjet kësaj prokure, 4 ditë para se të vdiste. Është siguruar që ai ikte përfundimisht dhe asgjë s’e ndalte për të bërë atë që bëri. Në datën 18 Prill Arjani ndërron jetë. Blerësi i shtëpisë, që ishte dhe pronari i shtëpisë funerale, edhe varrimi aty u bë. Ylli ishte ai që mori përsipër të gjitha detajet”.
Bashkëjetuesja e Arian Vocit denoncon se gjithçka është falsifikuar kur i ndjeri jetonte ditët e fundit në spital.
Bashkëjetuesja-Ta paska shitur Ariani në datën 6 janar, kur ai ishte me tuba nëpër hundë dhe aty, ku mendohej, që do e zgjaste apo s’do e zgjaste më tej jeta?! Paska pas në mënd, të të shiste ty makinën…?!
Ylli Selaj- Kjo është gënjeshtra e radhës, që mundoheni ju, qëëë…
Bashkëjetuesja-Kush është gënjeshtra e radhës?!
Ylli Selaj- Kjo që the, ti tani…
Bashkëjetuesja-Dhe ti mendon, që Arjani ka firmosur aty për shitjen e makinës, në atë gjëndje të cilën ishte?!
Ylli Selaj-Si ishte në atë gjëndje Ariani? Në datën 6 janar ai ishte në gjëndje shumë të mirë…
Në kontratën e shit-blerjes së makinës në 6 datë Janar 2021, një ditë pasi Arian Voci kishte dalë nga operacioni i vështirë, thuhet se ishte paraqitur personalisht në zyrën e noteres Majlinda Lleshi. Ky është një fakt i pavërtetë pasi, në datën 6 Janar 2021 Arian Voci ka qenë i shtruar në spital dhe kjo provohet nga kartela mjekësore.
Vetë noterja Majlinda Lleshi, në një bisedë me gazetarin e Stop, pranon se në kontratë nuk është shkruar që Arian Voci ndodhej në spital dhe aty kishte shkuar vetë noterja, por është shkruar që Arian Voci ishte paraqitur para noteres.
Notere Majlinda Lleshi-Më fal një sekondë! Kontratën kam vajt në spital, i kam marrë firmën Arjanit unë.
Gazetari-E ke shkruar, që ke vajtur në spital?
Notere Majlinda Lleshi-Jo, nuk e kam shkruar.
Gazetari-Edhe këtë e ke shkelje.
Notere Majlinda Lleshi-Atë shkelje që kam bërë unë, e mbaj përgjegjësinë unë.
Po kështu, edhe kontrata e shit-blerjes së shtëpisë së Arian Vocit që mban datën 19 Mars 2021, nuk ka të bashkëngjitur një raport mjeko-ligjor që provon aftësinë e Arjan Vocit. Kjo për shkak të ilaçeve e mjekimeve që pacienti përdorte. Lidhur me këtë, noterja Majlinda Lleshi thotë se nuk ka qenë e nevojshme që Arian Voci të ketë patur raport nga mjeku për të firmosur kontratë, edhe pse ai ishte i sëmurë.
Gazetari-Ai ishte me tumor, Arjani, e dije ti?
Notere Majlinda Lleshi-Po more, po.
Gazetari-Po nuk e ke shkruajtur në kontratën e shit-blerjes.
Notere Majlinda Lleshi-Që?
Gazetari-Duhet me raport.
Notere Majlinda Lleshi-Të kujt?
Gazetari-Që, a është i aftë, që ai të firmosë.
Notere Majlinda Lleshi-Po Arjani ka qënë me cerozë në mëlçi mor burrë. Si s’ka qënë i aftë? Arjani ka qënë i aftë deri sekondin e fundit, që ka vdek, deri sekondin e fundit.
Gazetari-Duhet raport nga mjeku, unë e di.
Notere Majlinda Lleshi-Shiko! Dëgjo! Ajo po të diskutojë anën mendore të Arjanit, është një…
Gazetari-Po nuk i dihet, se nga terapia, që bën, ato lloj ilaçesh..
Notere Majlinda Lleshi-Po këtë nuk e gjykon dot ti.
Gazetari-E gjykon mjeku, pra..
Notere Majlinda Lleshi-Po ta gjykojë mjeku, ka një gjykatë.
Gazetari-Jo, më dëgjo pak! Mjeku e gjykon dhe sjell një raport për ty dhe ti si notere, në bazë të këtij raporti mjeko-ligjor…
Notere Majlinda Lleshi-Jo, e ke gabim, e ke gabim!
Gazetari-Që ai është i aftë, që këtu ti je në shkelje, jo nuk e kam gabim.
Notere Majlinda Lleshi-S’jam fare në shkelje dhe në rast se unë jam në shkelje, unë mbaj përgjegjësi atje, ku duhet të mbaj.
Gazetari-Absolutisht! Po kontrata mund të kishte një raport mjeko-ligjor!
Notere Majlinda Lleshi-O zotëri! Këtë gjë nuk e vërteton ti, ore! Nuk ka qënë i çmendur Arjani, se po m’lu mendsh.
Gazetari-Jo i çmendur, por ka qënë i sëmurë.
Notere Majlinda Lleshi-Kush të tha? Ku e ka pas tumorin more? Në kokë e kishte tumorin?
Gazetari- Po pse, duhet ta kesh në kokë tumorin?
Notere Majlinda Lleshi-Po patjetër! Po pate të prekur qelizat nervore, ke probleme mendore.
Gazetari-Merre pak Mimoza Sadushin edhe pyete, se çfarë proçedurash..!
Notere Majlinda Lleshi-Mund të shkosh te Mimoza Sadushi!
Gazetari-Sapo erdha.
Notere Majlinda Lleshi-Më vjen keq!
Por kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, thotë se në një situatë të tillë, duhet të kishte raport mjeko-ligjor.
Kryetarja e Noterëve, Mimoza Sadushi-Po ligji i kohës ka parashikuar që në rastet kur personi është i sëmurë, noteri duhet patjetër që të marri një raport mjeko-ligjor që vërteton që është i aftë mendërisht, për të kryer akte dhe veprime noteriale.
Gazetari-Kështu ti, si notere me përvojë, duhet ta dish..!
Notere Majlinda Lleshi-Atëherë, unë po të sqaroj edhe njëherë. Nuk më detyron ligji të marr raport mjeko-ligjor!
Gazetari-Ai vdiq mbas dy javësh.
Notere Majlinda Lleshi-Po pastaj, se vdiq?
Problemi tjetër me kontratën e shit-blerjes së shtëpisë qëndron në faktin se noterja thotë që edhe në këtë rast, Arian Voci u paraqit vetë në zyrën noteriale për të firmosur. Por ndryshe thotë bashkëjetuesja e të ndjerit, që tregon se një person i quajtur Taulant shkoi në shtëpinë e tyre dhe i kërkoi Arianit të firmoste kontratën.
Bashkëjetuesja: “Në datën 19, të nesërmen, vjen një person në derë, thotë jam Taulanti dhe kërkoj Arianin. Hajde brenda i them. Unë mendova që ishte shok pune se nuk e njihja, futet brenda dhe ashtu në këmbë siç ishte, i thotë Arianit më ka dërguar Ylli, ke harruar të firmosësh kontratën. Taulanti ishte blerësi por që në fakt nuk del blerësi, del bashkëjetuesi i blerësit sepse në dokumente kur lexoj shumë kohë më pas del një emër tjetër. Ariani e firmosi në shtëpi këtë kontratë, e pashë që e firmosi, firmosi tek e para dhe u bë gati të shtrihej dhe ndërkohë ai thotë edhe këtu edhe këtu”.
Bashkëjetuesja-Të kujtohet, kur ke ardhur një ditë në shtëpi, që i ke thënë Arianit, që ishta unë prezent atje, që më tha Ylli ke harruar të firmosësh dokumentet..?
Taulanti-Çfarë kam thënë edhe një herë?
Bashkëjetuesja-Të dërgoi Ylli të firmosësh kontratën e shit-blerjes. A të kujtohet, që ke ardhur në shtëpi?
Taulanti-Jo, s’më kujtohet fare…
Bashkëjetuesja-S’ të kujtohet fare, që ke ardhur në shtëpi?!
Taulanti-Po, që kam ardhur në shtëpi më kujtohet, po këtë, që po thua ti, s’më kujtohet…
Bashkëjetuesja-Po sigurisht! Për atë arsye ke ardhur, se tjetër për çfarë do vije, kur ishte Ariani sëmurë?!
Gazetari i Stop i kërkoi noteres që t’i vendosë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë kur Arian Voci paraqitet në zyrën e saj. Noterja u shpreh e gatshme, por që këto pamje mos t’ja japë gazetarit por t’ja dorëzojë prokurorisë në rast se do të jet e nevojshme.
Gazetari-Po tani ka firmosur këtu apo në shtëpi?
Notere Majlinda Lleshi-Kush?
Gazetari-Arjani.
Notere Majlinda Lleshi-Arjani ka firmos këtu, i thashë edhe zonjës: Të vë në dispozicion kamerat, unë jam gati të përballem.
Gazetari-Unë tërhiqem, vej kamerat në dispozicion që ti shikoj unë
Notere Majlinda Lleshi-Po ore, ti vë unë kamerat, kur të duash ti
Gazetari- Edhe unë tërhiqem fare pastaj, ditën që është bërë, mua ma jep Arjanin që është këtu dhe unë tërhiqem.
Notere Majlinda Lleshi-Po more, ta sjell Arjanin, o Ida e merr njëçikë atë djalin e sigurisë të “Eagle”? Ta sjell unë mo.
Gazetari-Të vijmë, kur na le një takim të shikojmë kamerat?
Notere Majlinda Lleshi-Në prokurori, që nesër!
Gaazetari-Të shikojmë kamerat.
Notere Majlinda Lleshi-Unë s’ju jap kamera juve, unë i hap kamerat Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gazetari-Ti do na lesh dorë të lirë?
Notere Majlinda Lleshi-Investigoni!
Gazetari-Të investigojmë?
Notere Majlinda Lleshi-Po!
Gazetari-Kamerat nuk i ve në dispozicion, që të paktën..
Notere Majlinda Lleshi-Jo, Prokurorisë së Shtetit, shtetit!
Gazetari-Dhe ne shtet jemi.
Notere Majlinda Lleshi-Jo, ju jeni një institucion privat.
Gazetari-Media është pushteti i katërt.
Notere Majlinda Lleshi-Jo, pushtet i katërt! Ligjërohu si pushtet i katërt! Shko në Prokurori! Bëj denoncimin për mua dhe unë jam e gatshme të vë në dispozicion çdo gjë, që do duash ti atëherë!
Në përfundim të procedurës problematike, rezulton se apartamenti i të ndjerit është blerë nga shoku i tij i ngushtë Ylli Selaj për 60 milionë Lekë të vjetra. Lekët i kanë kaluar shokut, siç thotë ai, sepse Ariani i kishte para borxh. Ai shprehet se amanetin ia kishte lënë me gojë, ndërsa me shkrim nuk ekziston asnjë dokument. Kështu që të gjitha paratë e shitjes së shtëpisë i mori shoku i të ndjerit, Ylli Selaj.
Bashkëjetuesja: “Pas gjithë këtyre gjërave ai pretendon që Ariani ka pasur borxhe të mëdha të cilat ja paska lënë atij amanet me gojë për t’i shlyer. Asgjë e dokumentuar. Ajo që është e dokumentuar është mashtrimi që ky njeri ka bërë”.
Bashkëjetuesja-Të takojnë ty të gjitha…!
Ylli Selaj-Moralisht, po..!
Bashkëjetuesja-Pse s’i bëre me shkrim i dashur Ylli të gjitha gjërat, kur ai t’i paska marrë 20 mijë euro..? Kush është ai budalla, që jep 20 mijë euro borxh edhe nuk i përmend kurrë?!
Ylli Selaj-Kjo është ajo, që ti s’di marrëdhënien time me atë…
Bashkëjetuesja-E di mirë mardhënien tënde…Ne diskutuam, që Ariani nuk ka lënë amanete, sepse ai nuk e dinte, që po vdiste dhe ti më ke thënë: m’i ka lënë mua me gojë dhe vetëm për vetëm.
Ylli Selaj –Dëgjo ti dituria..! Hiq dorë nga kjo gjë, që Ariani nuk e dinte, që po vdiste..! Meqë ti je doktoreshë, ma fakto këtë, që ai nuk e dinte?
Bashkëjetuesja- Ja të them një gjë..! A u përpoqëm të gjithë bashkë, që t’i mbushnim, tani ilacet që more qetësuese, që ia prezantove Arianit, si pjesë të terapisë? Për çfarë e bëmë? Me qënë i thoshim, që nuk bëhet terapia, sepse nuk ka shpresë për ty…
Ylli Selaj-Që mos e godisnim atë, sipas udhëzimit të mjekes, mendërisht! Kaq ishte e githa..!
Bashkëjetuesja-Po ç’do e godisje, kur ai e dinte? Ti po thua ai e dinte. Cfarë goditje tjetër mund t’i jepje?
Ylli Selaj- Ti po thua, që ai nuk e dinte, që po vdiste. Unë po të them “më trego një njeri, që e dinte, që do vdiste përveç neve, që ishim jashtë”…
Bashkëjetuesja- Aaa e dinim ne, jo Ariani?!
Ylli Selaj-Po ti po thua Ariani mi goc..,dëgjon mua, ça po të them..?!.
Bashkëjetuesja- O Ylli! Ti po thua “Ariani e dinte, që po vdiste dhe të la amanete..!
Ylli Selaj-Hiq dorë nga kjo gjë, që Ariani nuk e dinte, që po vdiste!
Bashkëjetuesja- Unë po të them, nuk ka lënë amanete, se nuk e dinte, që do të vdiste.
Zbardhja e kësaj çështje po vijon ende të ndiqet nga stafi i emisionit Stop. /tvklan.al

Brukseli nis gjobat ndaj Polonisë

Komisioni Evropian do të nisë këtë muaj mbajtjen e financave të parashikuara për Poloninë, për të mbuluar pjesën e parë të gjobave të vendosura nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjoba prej 500 mijë eurosh në ditë lidhet me një përplasje mes Polonisë dhe Republikës Çeke për impaktin e minierës së qymyrit që ndodhet në anën polake të kufirit mes dy vendeve.

Ato arritën një marrëveshje javën e kaluar, por gjoba mbeti sërish në fuqi. Deri tani, 15 milionë euro do të mbahen nga fondet evropiane.

Varshava zyrtare ka reaguar duke deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për ta apeluar vendimin dhe të mos paguajë gjobën.

Ndërkohë, opozita në Bruksel ndjen keqardhje për situatën.

“Më vjen shumë keq që qeveria në Poloni ka krijuar këto probleme, që po bëjnë që qytetarët polakë të mos marrin fondet e parashikuara nga BE në buxhetin evropian. Para që shprehin në mënyrë të prekshme solidaritetin e Evropës dhe që shërbejnë për projekte të rëndësishme për qytetarët tanë”, shprehet Roza Thun Hohenstein, euro-deputete polake.

Presidenti i Polonisë, Andrej Duda ishte në Bruksel ditën e hënë në përpjekje për të ulur tensionet mes Varshavës dhe Unionit.

Qeveria polake ka njoftuar gjithashtu se do të shpërbëjë Dhomën Disiplinore të Drejtësisë, lëvizje që u bë shkas për një tjetër gjobë, në këtë rast 1 milion euro në ditë. Megjithatë, Brukseli është në pritje të elementëve që do të provojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Zbardhet lista e nominimeve për Oscar 2022

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve “Oscars” ka publikuar listën zyrtare të nominimeve për edicionin e sivjetmë të këtij evenimenti.
Ndërsa pritet që transmetimi televiziv të shfaqet më 27 mars, nominimet u njoftuan nga Leslie Jordan dhe Tracee Ellis Ross më 8 shkurt. Dyshja zbuloi të nominuarit në 23 kategori në njoftimin, i cili u transmetua në faqen e internetit të “Oscars” dhe llogaritë e mediave sociale të Akademisë së Filmit.
Kristen Steëart shënoi një nominim për rolin e saj si Princesha Diana në “Spencer”. Në të njëjtën kategori garon edhe aktorja, Nicole Kidman (“Being the Ricardos”) dhe Olivia Colman (“Lost Girl”). Filmat, “The Power of the Dog” dhe “Dune” shënuan respektivisht 12 dhe 10 nominime. Edhe Will Smith mund të fitojë dy “Oscars” brenda këtij viti, pasi ai ka marrë një nominim për “aktorin më të mirë” dhe “filmin më të mirë” për rolin e tij në filmin “King Richard”.
Kjo më poshtë është lista
Fotografia më e mirë
“Belfast”
“Coda”
“Don’t Look Up”
“Drive My Car”
“Dune”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Aktori më mirë në rolin kryesor
Javier Bardem, “Being the Ricardos”
Benedict Cumberbatch, “The Power of the Dog”
Andreë Garfield, “Tick, Tick… Boom!”
Will Smith, “King Richard”
Denzel Washington, “The Tragedy of Macbeth”
Aktorja më e mirë në rolin kryesor
Jessica Chastain, “The Eyes of Tammy Faye”
Olivia Colman, “The Lost Daughter”
Penelope Cruz, “Parallel Mothers”
Nicole Kidman, “Being the Ricardos”
Kristen Stewart, “Spencer”
Aktorja më e mirë në një rol dytësor
Jessie Buckley, “The Lost Daughter”
Ariana DeBose, “West Side Story”
Judi Dench, “Belfast”
Kirsten Dunst, “The Power of the Dog”
Aunjanue Ellis, “King Richard”
Aktori më i mirë në një rol dytësor
Ciarán Hinds, “Belfast”
Troy Kotsur, “Coda”
Jessie Plemmons, The Power of the Dog
JK Simmons, “Being the Rciardos”
Kodi Smit-McPhee, “The Power of the Dog”
Regjisori më i mirë
Kenneth Branagh, “Belfast”
Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”
Paul Thomas Anderson, “Licorice Pizza”
Jane Campion, “The Power of the Dog”
Steven Spielberg, “West Side Story
Rezultati më i mirë origjinal
“Don’t Look Up”
“Dune”
“Encanto”
“Parallel Mothers”
“The Poëer of the Dog”
Skenari më i mirë i përshtatur
“Coda”
“Drive My Car”
“Dune”
“The Lost Daughter”
“The Power of the Dog”
Skenari më i mirë origjinal
“Belfast”
“Don’t Look Up”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“The Worst Person in the World”
Kënga më e mirë origjinale
“Be Alive” from “King Richard,” DIXSON and Beyoncé Knowles-Carter
“Dos Oruguitas” from “Encanto,” Lin-Manuel Miranda
“Down To Joy” from “Belfast,” Van Morrison
“No Time To Die” from “No Time To Die,” Billie Eilish and Finneas O’Connell
“Somehow You Do” from “Four Good Days,” Diane Warren
Filmi më i mirë ndërkombëtar
“Drive My Car”
“Flee”
“The Hand of God”
“Lunana: A Yak in the Classroom”
“The Ëorst Person in the Ëorld”
Filmi më i mirë i animuar
“Encanto”
“Flee”
“Luca”
“The Mitchells vs. The Machine”
“Raya and the Last Dragon”
Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtër
“Affairs of the Art”
“Bestia”
“Boxballet”
“Robin Robin”
“The Ëindshield Ëiper”
Film i shkurtër me veprim të drejtpërdrejtë
“Ala Kachuu — Take and Run”
“The Dress”
“The Long Goodbye”
“On My Mind”
“Please Hold”
Kostumografia më e mirë
“Cruella”
“Cyrano”
“Dune”
“Nightmare Alley”
“Ëest Side Story”
Dokumentari më i mirë
“Ascension”
“Attica”
“Flee”
“Summer of Soul”
“Ëriting ëith Fire”
Kinematografia më e mirë
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Poëer of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“Ëest Side Story”
Redaktimi më i mirë i filmit
“Don’t Look Up”
“Dune”
“King Richard”
“The Power of the Dog”
“Tick, Tick… Boom!”
Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve
“Coming 2 America”
“Cruella”
“Dune”
“The Eyes of Tammy Faye”
“House of Gucci”
Dizajni më i mirë i prodhimit
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“West Side Story”
Muzika më e mirë
“Belfast”
“Dune”
“No Time To Die”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Efektet më të mira vizuale
“Dune”
“Free Guy”
“No Time To Die”
“Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”
“Spider-Man: No Ëay Home”
Dokumentari më i mirë (Tema e shkurtër)
“Audible”
“Lead Me Home”
“The Queen of Basketball”
“Three Songs for Benazir”
“When We Were Bullies”