Aplikacion
Avokati Maks Haxhia ka dhënë versionin e tij lidhur me gjetjen e patentës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi vite më parë.
“Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu”, tha ai në “Opinion”.
Gazetarja: Habilaj është personi i cili ka marrë skafin e dëmtuar, pra skafin që pësoi defekt në det në vitin 2014 në Greqi dhe është dërguar për riparim në Itali. A shpjegon kjo një lidhje të Tahirit me Habilajt e para dhe e dyta, në Mal të Zi flitet për një jaht që kushton një shumë të konsiderueshme, kapiten i të cilit rezulton Tahiri. A keni ju një shpjegim për këto?
Fevziu: Pse punonte dhe kapiten Tahiri?
Gazetarja: Kështu rezulton, pavarësisht se autoritetet malazeze kanë thënë në letër-porosi se…
Maks Haxhia: Jo, nuk është ashtu.
Gazetarja: Prandaj po ju pyes Zoti Haxhia për të bërë transparencë për këtë çështje dhe unë ndaj e konsiderova dështim sepse në kundvështrimin tim ka, o trafikantë ose në shtëpi, për mua nuk është shpërdorim detyre aty.
Maks Haxhia: Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu.
Gazetarja: A nuk është kjo një lidhje e papërshtashme e një ministri të brendshëm?
Maks Haxhia: Po më flet në aspektin penal apo moral? Nëse përgjigjem në aspektin penal, nuk është vepër penale.
Gazetajra: Si u gjet patenta e Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi?
Maks Haxhia: Skafi është shqiptar. Atje parkohen. Të gjitha skafet shqiptare i ke të ankoruara atje.
Fevziu: Pse nuk e mbante me vehte patentën Saimir Tahiri, e kishte lënë në skaf?
Maks Haxhia: Po, nuk e përdorte.
Me 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm dhe me 800 mijë euro në kroskotin e makinës një 25-vjeçar tentoi t’i ikë policisë në rrugën nacionale në afërsi të Balldrenit në 2017. I riu u identifikua si Orest Lefter Sota, banor i Tiranës. Pak kohë pas shoqërimit atij iu komunikua masa e arrestit, ndërsa paratë iu sekuestruan pasi nuk justifikoi burimin. Ndërsa për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm atëherë i riu deklaroi në polici se i kishte harruar miku i tij që ishte shofer i ish-ministrit të Brendshëm. Për paratë ai ka thënë se po i çonte në “Kurum” për të bërë një pagesë për hekur për llogari të babait të tij që punonte në sektorin e ndërtimit.
Dëbora mbi 20 centimetër, bllokohet Rruga e ArbritBllokohet sërish Rruga e Arbrit! Trashësia e borës kalon 20 cm. Policia ka bllokuar bypasin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrize nga krahu i Tiranës, dhe nuk lejon kalimin e mjeteve për të parandaluar aksidentet dhe për të mos penguar mjetet borëpastruese.
lajmi në përditësim
Dënimi i Saimir Tahirit, Margariti: Qeveria Rama ka meritën për reformën në DrejtësiMinistrja e Kulturës Elva Margariti foli në “Log.” në ABC për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Margariti u shpreh se nuk mund të komentojë asnjë vendim gjykate. Ndalur tek reforma në drejtësi, Margariti deklaroi se me kalimin e kohës do tregohen rezultatet e saj.
“Nuk jam këtu për të komentuar asnjë vendim gjykate. Përgjegjësia që ka qeveria është reforma në drejtësi. Me kalimin e kohës do tregohen rezultatet e saj. Besoj se ka bërë një rrugëtim të drejtë qeveria”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se nuk do donte të shikonte askënd në vendin e Tahirit.
“Në rastin e Tahirit, kemi të bëjmë me një djalë të ri, një baba, Ky lloj gjykimi nuk do doja t’i përkiste askujt. Kjo nuk është pjesë e gjykimit të tanishëm. Qeveria Rama ka përgjegjësinë dhe meritën e fillimit të reformës në drejtësi. Është një nismë e nevojshme”, u shpreh Margariti.
Maria Zakharova:SHBA sajoi kërcënimin rus për të shpëtuar fytyrën e vet pas dështimit në AfganistanMoska thotë se qeveritë amerikane dhe britanike kanë përhapur raporte të rreme për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës për të shpëtuar fytyrën e tyre pas dështimit në Afganistan, dhe të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e bëri këtë akuzë përmes një postimi në kanalin e saj në “Telegram” të hënën, ku shkruan: “Koha po kalon dhe Rusia nuk po e sulmon Ukrainën. Synimi i SHBA-së, që urdhëroi këtë ‘muzikë’ dhe i aleatëve të tyre britanikë është i qartë: ata e sahuan vetë këtë ‘kërcënimin rus’, ata janë përgatitur për një luftë ‘heroike’, në mënyrë që të jenë provokuese dhe të shpallin me zë të lartë ‘fitoren’ e tyre”.
Zakharova shton: “Këtu ata kanë një mundësi për të larguar vëmendjen nga krizat e tyre politike dhe një shans për të harxhuar miliardat në armë për ‘demokracinë e cenueshme’ dhe një mënyrë për të rivendosur imazhin e ‘të pamposhturit’ pas rënies së Afganistanit.”
Zakharova kritikoi gjithashtu BE-në për sjelljen e saj, duke pretenduar se pretendimet e fundit për një pushtim të afërt rus e bënë më pak të ngjarë se kurrë që kombi i Evropës Lindore të bashkohet me bllokun.
“Me miq si këta, kush ka nevojë për armiq?”– vazhdoi ajo, citon TASS. “Por ne kemi thënë shumë herë se interesat e ukrainasve janë prioriteti më i ulët i Perëndimit”.
Denoncimi i Kryemadhit: Dy kompanitë e inceneratorëve morën 250 milionë lekë nga AZHBR, SKEMANë emisionin ‘LOG’ në ABC News kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar për herë të parë sipas saj një aferë ku Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është e përfshirë me dy nga kompanitë e inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se AZHBR i ka dhënë rreth 2.2 milionë euro dy kompanive me pronar Adelina Demiri dhe Jurgen Dashi. Dy kompanitë u shpreh kryetarja e LSI, janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar.
“Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdhaja të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fiktive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë”, tha Kryemadhi
Endri Xhafo: Po pse fiktive?
“Sepse nuk ekzistojnë këto dy firma. Janë të lidhura me inceneratorin. Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastraveca, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës”, shtoi Kryemadhi.
“Pse dalim te Tahiri, këtu kjo skemë… Duke u marrë me inceneratorët i kam zbuluar këto në fillim të janarit. Unë do ti drejtohem KE, s’doja të përfshija Krifcën prandaj u kërkoja dosjen për tu thënë se ju s’jeni prokuror për të ditur këtë. Dy nga 5 projektet më të mëdha. A keni parë të rrijë ministria e bujqësisë, fotografë kanë më shumë se specialistë bujqësie. Do fusim në burg Tahirin dhe të shfryjmë sadopak. Kokën po e mbajmë në burg… Shën Vasilika dhe Jurgen Dashin, ta hetojmë. Kur kam dalë në media kanë thënë unë shoh filxhanin, unë shikoj provat jo filxhanin, mund të mbyllin gojën time por provat janë këtu, Për atë që e ndaj mendjen mua s’më step njeri”, shtoi kryetarja e LSI.
“Unë po i gjurmoj, po nuk gjenden. Më doli një punonjës gjelbërimi në varrezat e Durrësit që kishte marrë para nga Klodian Zoto. Ne çuditemi pse falsifikon Kuvendi rendin e ditën dhe firmën e Gramoz Ruçit”.
De Ligt refuzoi Barcelonën për shkak të Pique
Aktualisht në shërbim të Juventusit, Matthijs de Ligt ishte shumë pranë nënshkrimit për Barcelonën në verën që vendosi të shkonte në Torino, në vitin 2019.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sport , ish-lojtari i Ajax-it do të ishte i etur për t’iu bashkuar Barcelonës, por burimet pranë qendërmbrojtësit holandez, garantojnë se ka pasur një detaj që e ka bërë të ndryshojë planet e tij, duke përfunduar në skuadrën e atëhershme ku aktivizohej Cristiano Ronaldo.
Në një udhëtim me pushime, De Ligt kishte takuar Gerard Pique me të cilin ka biseduar për transferimin e tij të mundshëm te Barcelona.
Në atë kohë, Pique kishte këshilluar De Ligt të mos nënshkruante për Barcelonën, duke siguruar që qendra e re nuk do të kishte shumë shanse për minuta në Camp Nou, ku Pique zinte saktësisht të njëjtin pozicion, në një skuadër të drejtuar atëherë nga trajneri Ernesto Valverde.
Sipas burimeve të cituara nga Sport, Gerard Pique mohon të ketë bërë deklarata të tilla, por De Ligt dhe agjenti i tij, Mino Raiola, garantojnë vërtetësinë e ngjarjeve, të cilat e motivuan qendërmbrojtësin holandez të ndryshojë mendje dhe t’i drejtohet Juventusit.
Andi Bushati kujton fjalët e Ramës: Kur e zgjodhi Metën President i tha….Analisti Andi Bushati në Open riktheu pas në kohë fjalët që tha Rama
“Presidenti i Republikës ka bërë rolin e vet. Kur Rama i dha votat për Presidentit Metës, tha po e vendosim si mbrojtësin më të mirë të interesave të opozitës. I dha votat e PS për këtë gjë.
Kthejmë filmin 4 vite më pas, me mandatin që mori u mundua ta zbatojë. Ne flasim për këto 30 vite diktatorin më të madh të politikës shqiptare, përmendim Berishën. Berisha Bamir Topin e shpalli puçist, ama nuk mblodhi parlamentin për ta shkarkuar. Kurse ky ia con topin tani Gjykatës Kushtetuese, që nuk dihet sa e paprekur është, e ne tani duam të bëjmë drejtësi”, tha Bushati.
Flet avokati: Çfarë më tha Sajmir Tahiri kur i thash ikAvokati Maksim Haxhia është i ftuar sot në emisionin “Opinion” ku ka treguar edhe momentet e vështira gjatë seancës gjyqësore ku u shpall vendimi për dënimin e klientit të tij, Sajmir Tahiri.
Ai tha se gjatë pushimit të seancës u vu re një prani e madhe e forcave të policisë, çka bëri që ai të dyshojë se ish-ministri i Brendshëm do të arrestohej. Sipas tij ky ishte një tregues se vendimi ishte marerë më parë.
Gjithashtu Haxhia tha se i kishte sugjeruar Tahirit që të largohej nga seanca dhe të shkonte në shtëpi për tu bërë gati. Sugjerim ky që nuk u pranua nga Tahiri.
Fevizu: Është e vërtetë që i the Tahirit të largohet?
Haxhia: Unë duke parë praninë e policisë i thash të largohet dhe të shkonte në shtëpi të përgatitej.
Fevziu: Po çfarë tha Tahiri?
Haxhia: Ai më tha se kam 5 vite që janë përgatit.
Vitaminat dhe suplementet më të mira për stresinShumë gjëra, si puna, paratë, shëndeti ose punët e marrëdhënieve, mund të shkaktojnë stres. Disa vitamina dhe suplemente mendohet se reduktojnë simptoma e stresit, duke përfshirë Rhodiola rosea, melatonin, glicinë dhe Ashwagandha.
Shënim: Gjithmonë bisedoni me mjekun përpara se të provoni një suplement të ri, veçanërisht nëse jeni duke marrë medikamente të tjera, jeni shtatzënë ose keni në plan të mbeteni shtatzënë. Nëse stresi vazhdon të jetë një problem në jetën tuaj, kini parasysh të flisni me një profesionist ose terapist për zgjidhjet e mundshme.
Rhodiola rosea
Mënyra e përdorimit: Një studim tregoi se marrja e 400 mg ekstrakt Rhodiola në ditë për 12 javë përmirësoi simptomat e stresit, duke përfshirë ankthin, rraskapitjen dhe nervozizmin.
Më mirë të përdoret për: Rhodiola mund të përdoret për të ndihmuar në reduktimin e stresit dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e lodhjes, depresionit dhe ankthit.
Melatonin
Mënyra e përdorimit: Suplementet e melatoninës variojnë në dozë nga 0.3-10 mg. Është më mirë të filloni me dozën më të ulët të mundhsme.
Më mirë të përdoret për: Suplementet e melatoninës përdoren më shumë për ata që kanë vështirësi që t’i zënë gjumi ose të qëndrojnë në gjumë.
Glicinë
Mënyra e përdorimit: Një studim i vogël zbuloi se 3 gramë glicinë para gjumit reduktonte përgjumjen dhe lodhjen gjatë ditës pas 3 ditëve të mungesës së gjumit.
Më mirë të përdoret për: Glicina dihet se ka efekte qetësuese dhe mund të jetë e dobishme për problemet me gjumin dhe problemet me përqendrimin.
Ashwagandha
Mënyra e përdorimit: Një studim që hulumton sigurinë dhe efikasitetin e suplementeve të Ashwagandha te njerëzit me stres kronik vuri në dukje se marrja e 600 mg Ashwagandha për 60 ditë ishte e sigurt dhe tolerohej mirë nga organizmi.
Më mirë të përdoret për: Ashwagandha është e mirë për uljen e niveleve të stresit, ngritjen e humorit dhe uljen e niveleve të kortizolit.
L-theanine
Mënyra e përdorimit: Një studim më i vjetër tregoi se marrja e suplementeve me 200 mg L-theanine reduktonte simptomat e stresit, të tilla si rrahjet e zemrës.
Më mirë të përdoret për: L-theanine është një përbërës natyral i gjetheve të çajit që redukton stresin dhe nxit relaksimin.
Kompleks vitaminash B
Mënyra e përdorimit: Në një studim 12-javor që përfshinte 60 njerëz me stres të lidhur me punën, ata që merrnin një nga dy format e një suplementi të kompleksit të vitaminës B përjetuan më pak simptoma stresi, duke përfshirë depresionin, zemërimin dhe lodhjen, krahasuar me të tjerët.
Më mirë të përdoret për: Tetë vitaminat B, të njohura si kompleksi i vitaminave B, mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të ulin stresin ose duke ulur nivelet e homocisteinës ose duke mbajtur nivele të shëndetshme të këtij aminoacidi.
Kava
Mënyra e përdorimit: Kava mund të merret në çaj, si kapsulë, pluhur ose në formë të lëngshme. Përdorimi duket të jetë i sigurt kur merret për 4-8 javë në një dozë ditore prej 120-280 mg.
Më mirë të përdoret për: Kava tradicionalisht është konsumuar si pije ceremoniale. Studimet sugjerojnë se mund të lehtësojë ankthin nëpërmjet efekteve qetësuese, por nevojiten më shumë kërkime. / Anabel
Një tjetër ndihmëse e kryeministrit britanik Johnson ka dhënë dorëheqjen në fundjavë. Elena Narozanski, la rolin e saj, raportuan mediat britanike.
Ajo dha dorëheqjen për sjelljen e kryeministrit, sipas redaktorit të faqes së internetit Conservative Home.
Narozanski është dorëheqja e pestë nga kampi i Johnson në dy ditët e fundit. Shefja e politikës dhe këshilltarja afatgjatë Munira Mirza e nisi eksodin të enjten, duke deklaruar se ajo nuk ishte dakord me pretendimin e Johnson se lideri laburist Keir Starmer dështoi të ndiqte penalisht grabitqarin seksual të vdekur Jimmy Savile kur ai drejtonte Shërbimin e Prokurorisë.
Largimi i Mirzës u pasua nga dorëheqjet e Jack Doyle, ‘spin doktori’ numër 10, Martin Reynolds, sekretari kryesor privat i kryeministrit dhe Dan Rosenfield, shefi i shtabit.