Aplikacion
Kina ka bashkuar forcat me Rusinë në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s, me dy vendet që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën për t’i bërë ballë presionit të Perëndimit.
Qëndrimi i Pekinit është shprehur nga presidenti Xi Jinping, i cili priti të premten homologun rus Vladimir Putin, me rastin e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.
Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë pas takimit thuhet se dy liderët ranë dakord për një seri çështjesh.
Edhe pse nuk iu referuan direkt rastit të Ukrainës, dy vendet akuzuan NATO-n për një qasje të ngjashme me ideologjinë e Luftës së Ftohtë.
Gjithashtu, ato denoncuan influencën amerikane, të cilën e cilësuan si “destabilizuese për Evropën dhe rajonin e Indo-Paqësorit”.
Në këtë aspekt, Moska dhe Pekini u shprehën “seriozisht të shqetësuara” për marrëveshjen e sigurisë AUKUS, e nënshkruar vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia.
Akordi në fjalë parashikon pajisjen e Australisë me nëndetëse me fuqi bërthamore, një lëvizje kjo e konsideruar si përpjekje për t’i bërë ballë influencës së Kinës, që akuzohet nga Perëndimi për ngritje të tensioneve në territoret e kontestuara në detin e Kinës së Jugut.
Ndër të tjera, Rusia konfirmoi mbështetjen e saj për politikën e Pekinit për një Kinë të vetme, që e konsideron Tajvanin pjesë të gjigandit aziatik.
Bisedimet mes Putin dhe Xi, sipas deklaratës për shtyp, ishin shumë të ngrohta. “Miqësia mes Rusisë dhe Kinës nuk njeh kufij dhe nuk ka fusha ku palët të mos bashkëpunojnë”, thuhet në deklaratë.
BBV: Arjola merr surprizën e papritur!Gjatë prime-it të sotëm, Arjola takoi tre fëmijët e saj për herë të parë pas 4 muajsh qëndrimi në Big Brother. Pas videos prekëse që tregonte jetën e vështirë të saj, Arbana i kërkoi të dalë në oborr ku e prisnin vogëlushët.
Pas takimit shumë emocional, një kuti dhurate priste Arjolën e cila shkoi për ta hapur bashkë me fëmijët. Brenda kutisë ndodhej një çelës, simboli i surprizës që Top Channel kishte përgatitur për Arjolën.
“Sonte televizioni i Top Channel ka vendosur të të bëjë një surprizë të jashtëzakonshme. Top Channel të dhuron një shtëpi!”- u shpreh Arbana, teksa në monitor shfaqej shtëpia e re.
Që prej fillimit, Arjola është shprehur se qëllimi për hyrjen në shtëpinë e famshme është një shtëpi ku ajo mund të qëndrojë me 3 fëmijët e saj.
Gigi Hadid i ra rrotull, por i tha nja dy fjalë për ZaynPas muajsh heshtjeje nga ndarja e saj e bujshme me Zayn Malik, Gigi Hadid ka dhënë intervistën e parë për “InStyle”. Duke mos dhënë asnjë emër apo diçka më konkrete, modelja është ndalur te mësimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Kam kuptuar se kur kalojmë kohë me njerëzit, duhet ta vlerësojmë vërtet dhe ta shijojmë, pa kërkuar gjëra të tjera. Edhe nëse është e vështirë, përpiquni të gjeni diçka të bukur në të”.
Gigi dhe Zayn u ndanë në muajin Tetor, pas 6 vitesh së bashku, pas akuzave se këngëtari kishte sulmuar mamanë e modeles. Ndonëse nuk janë më çift, ata kanë vendosur të mbajnë një marrëdhënie bashkëprindërimi për vajzën e tyre, Khai.
Gjendet një makinë e shkrumbuar në Tiranë-Elbasan, brenda edhe një person i djegurNjë makinë është gjetur e djegur në aksin Tiranë-Elbasan në rrugën e vjetër të Krrabës.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për djegie apo vrasje.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.
Samir Mane: Politikanët kompleksohen kur ju them një ide biznesiBiznesmeni Samir Mane duke folur në emisionin “Tiranë Prishtinë, ku gabuam?”, ka theksuar se në Shqipëri politikanët kompleksohen nga idetë e biznesit.
Mane ka bërë apel që politikanët duhet të shikojnë interesin publik dhe jo se kush po ia thotë idenë e biznesit. Sipas Manes shpesh herë politikanët stepen për shkak se duan të dinë nëse ka ndonjë përfitim nga ai që u thotë idenë e biznesit.
“Në përgjithësi mendoj, që politikanët shqiptarë kompleksohen nga ju vjen ideja. Nëse unë shkoj ata kompleksohen nga pse ja them unë këtë ide. E dyta nëse kam unë ndonjë interes. Por ata duhet të shikojnë interesin publik dhe jo atë se kush e thotë. Dhe kjo ndodh kudo. Paragjykimi për ide të një biznesi. Natyrisht biznesi nga njerëz si unë do vijnë. Se ne ndeshemi përditë me problemet e përditshme të ekonomisë. Duhet të largohen nga kompleksi se kush e sjellë.” tha Samir Mane.
Meta: Basha ka bashkëpunuar me qeverinë, tradhtarin nuk e do askushPresidenti Ilir Meta akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka tradhtuar kauzat e opozitës duke bashkëpunuar me qeverinë.
Gjatë një interviste televizive, Meta tha se Basha është një tradhtar që nuk e do askush, ndërsa tha se ai nuk është lider pasi blindon selinë për t’u mbrojtur nga demokratët.
“Lulzim Basha është mësuar vetëm me dhurata. Është tejet i llastuar dhe tërësisht jashtë realitetit. Fundi i tij politik është i qartë. Lulzim Basha ka tradhëtuar të gjitha kauzat e opozitës, në bashkëpunim të plotë me Qeverinë. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do. Si mund të quash lider dikë që blindon selinë dhe aktivitetet ja organizon FNSH-ja?”,-tha Meta.
“Kapitull i ri”, Rita Ora arrin suksesin e radhësRita Ora ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re me agjencinë diskografike “BMG”. Lajmin e bukur e dha vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram duke treguar se shënoi një ‘kapitull të ri’ pasi siguroi një kontratë me këtë agjenci prestigjioze, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS , KSI dhe Run The Jewels.
View this post on Instagram
“Jam e emocionuar të njoftoj se jam partnere me BMG!!! Ndihem shumë e motivuar që do të punoj me një kompani globale kaq dinamike, kreative dhe që mendon vetëm përpara. Dua të them një FALEMINDERIT të madhe për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që arrita të bëj atë që dua, për të gjithë njerëzit e veçantë me të cilët kam pasur fatin të punoj dhe për fansat e mi që janë GJITHÇKA për mua – e bëj të gjithë këtë për ju! Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Ky është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!”, ka shkruar artistja.
Ceferin “zbyth” Erion Veliajn nga lufta me FSHFKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në eventin që shënon edhe nisjen e aktiviteteve që do të organizohen në kryeqytet me rastin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti europian i rinisë.
Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ai mbajti një fjalë të gjatë ku foli për mundësitë që kanë të rinjtë për të ndryshuar, jo vetëm komunitetin ku jetojnë, por edhe mbarë botën.
Por ajo që ra në sy gjatë fjalimit të sotëm ishte fakti se, megjithëse ishte një aktivitet kushtuar tërësisht të rinjve, në asnjë moment ai nuk foli për sportin dhe në mënyrë të veçantë për Federatën Shqiptare të Futbollit, çështje të cilën e ka pasur shumë përzemër javët e fundit.
Që prej nisjes së kësaj beteje, gati dy javë më parë, Veliaj nuk ka lënë asnjë lloj aktiviteti pa folur dhe pa sulmuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në mënyrë të veçantë presidentin e saj Armand Duka.
Madje edhe dje gjatë një tjetër aktiviteti të mbajtur për Tiranë ai foli për një bandë me bazë në Shijak që po mban peng të ardhmen e futbollit në Shqipëri.
Por duket se vizita e djeshme në vendin tonë e kreut të UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe takimi që ai pati me kryeministrin Edi Rama ka bërë të vetën.
Ishte vet Ceferin ai që në një intervistë për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve bëri të ditur se kishte marrë garanci nga kryeministri se nuk do të kishte më ndërhyrje politike.
“Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam”, tha Ceferin për Associated Press.
Dhe pa kaluar as 24 orë nga ky takim Rama duket se e ka mbajtur fjalën e dhënë dhe ka detyruar kryebashkiakun Veoliaj që të ndërpresë sulmet e tija ndaj kreut të FSHF-së dhe procesit të zgjedhjeve që po zhvillohen në këtë institucion.
Shpesh thuhet se kryebashkiaku shpërndan në media kronika të montuara prej disa ditësh, e nëse kjo është e vërtetë, nuk dihet sesa prej tyre që mbaheshin rezervë janë djegur nga vizita e Ceferin dhe angazhimi i Ramës për të mos ndërhyrë më në çështjet e FSHF. /Zoom.al
Aleksia Peleshi: Një ditë nuk do thonë më ‘vajza e Nikos’, por…Në përpjekjen për të ndërtuar një emër për veten, fëmijët e të famshmëve ndodhen shpesh nën hijen e prindërve apo peshën e mbiemrit të tyre. Siç tregojnë edhe të ftuarit e panelit në “Rudina” në Tv Klan, Sindi Tona, vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani, Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Xhonatan, djali i trajnerit Alket Islami, ata etiketohen si “vajza” apo “djali” i prindit të tyre të famshëm.
Aleksia shprehet se pavarësisht lehtësirave që i ka sjellë mbiemri dhe posti i babait të saj, dëshiron të njihet për atë që është.
Aleksia Peleshi: Nuk dua të njihem thjesht si vajza e Niko Peleshit, unë dua të njihem si Aleksia dhe këtë gjë e kam thënë gjithmonë. E kam ndierë edhe kur kam qenë fëmijë, diku te 10 vjeç, mbaj mend i kam shkruar një letër babit se kur isha e vogël i shkruaja shumë letra, zakonisht kur bëja ndonjë faj për t’i kërkuar falje.
Rudina Magjistari: Edhe e bëje me letër këtë gjë?
Aleksia Peleshi: E bëja me letër se gjithmonë kam qenë më e sigurt në të shkruar se sa në të folur verbalisht. Në moshë shumë të vogël, i kam shkruar “të premtoj që një ditë nuk do thonë më vajza e Nikos, por do thonë babai i Aleksias” dhe babi ma kujton shpesh këtë histori.
Ti je i fortë!/Ish-kryebashkiaku i Vlorës mesazh Sajmir TahiritIsh-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka publikuar një mesazh per ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.
Gjika teksa e konsideron Tahirin vëlla, e inkurajon që të bëhet i fortë dhe të tregojë durim.
“Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!”, thotë Gjika.
Mesazhi i Shpëti Gjikës
I dashur Saimir!
Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë!
Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!
Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!