Aplikacion
Ekipi hetues i librit sugjeroi që një hebre i quajtur Arnold van den Bergh ishte përgjegjës për arrestimet e saj dhe të familjes së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë e kanë kritikuar librin që nga botimi i tij, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Ana Frank ishte një vajzë hebreje që vdiq në një kamp përqendrimi nazist në vitin 1945, pasi qëndroi dy vite e fshehur. Ditari i saj, i botuar pas vdekjes, është tregimi më i famshëm i dorës së parë të jetës hebreje gjatë luftës.
BBC i është drejtuar botuesit holandez Ambo Anthos për koment, si dhe autorit të librit dhe botuesit të tij në gjuhën angleze. Publikimi i kohëve të fundit se kush e tradhtoi Anne dhe familjen e saj thotë se noteri hebre Van den Bergh ndoshta kishte hequr dorë nga vendi ku fshiheshin Frankët për të shpëtuar familjen e tij.
Ekipi hetues, i përbërë nga historianë dhe ekspertë të tjerë, duke përfshirë një ish-agjent të FBI-së, kaloi gjashtë vjet duke përdorur teknika moderne hetimore duke përfshirë teknologjinë e AI në përpjekje për të goditur “rastin e ftohtë”.
Por libri ka marrë kritika që nga botimi i tij. Për shembull, Fondi Anne Frank me bazë në Zvicër, duke folur me shtypin zviceran, tha se hetimi ishte “plot me gabime”. Pas kritikave, botuesi holandez i shkroi në një email të brendshëm autores kanadeze të librit, Rosemary Sullivan, se duhej të kishte mbajtur një “qëndrim më kritik” ndaj librit.
“Ne presim përgjigjet nga studiuesit për pyetjet që janë shfaqur dhe po vonojnë vendimin për të shtypur një tjetër version,” tha ai. “Ne i kërkojmë faljet tona të sinqerta kujtdo që mund të ndihet i ofenduar nga libri.”
I cituar nga transmetuesi publik holandez NOS, një nga hetuesit e përdorur në libër, Pieter van Twisk, tha se ishte i hutuar nga emaili dhe nuk kishte qenë në dijeni se si ndihej Ambo Anthos për pritjen e librit.
Ai shtoi se grupi hetimor nuk kishte pretenduar kurrë se kishte zbardhur të vërtetën e plotë. Ai vlerësoi se teoria e tyre kishte një “përqindje probabiliteti prej të paktën 85%” dhe ata shpresonin se kërkimi i tyre do të ndihmonte në plotësimin e boshllëqeve në kërkimin ekzistues.
Anne dhe shtatë hebrenj të tjerë ishin fshehur në një aneks sekret mbi një magazinë në Amsterdam përpara se të zbuloheshin nga nazistët. Ata u deportuan të gjithë dhe Anne vdiq në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në Gjermani. Ditari i saj, i botuar për herë të parë në vitin 1947, është përkthyer në 70 gjuhë. g.v/abcnews.al
Raporti për festat e qeverisë britanike: “Dështim i udhëheqjes” e “shkelje të rënda të rregullave”.Me njëfarë vonese, kryeministri britanik Boris Johnson mori raportin e hetimit të brendshëm për të ashtuquajturën afera “Partygate”. Raporti nuk i paraqet si do të dëshironin përgjegjësit në rezidencën e qeverisë britanike.
Përballë kufizimeve të koronas, të vendosura ndaj qytetarëve, disa nga sjelljet është “vështirë të justifikohen”, shkruan nëpunësja e lartë civile Sue Gray në raportin e saj paraprak. Në raportin e saj, ajo konstaton “dështime serioze në udhëheqje dhe gjykim” në krye të qeverisë së Johnsonit.
“Dështim i qartë i udhëheqjes”
Gray thekson se disa takime nuk duhej të qenë zhvilluar apo të ndodhnin ashtu siç ndodhën në fund. Sipas tij, ka pasur një dështim të qartë të udhëheqjes në zona të ndryshme të Downing Street Numri 10 dhe Zyrës së Kabinetit pranë, autoriteti qendror i qeverisë.
“Të paktën disa nga takimet në fjalë përbëjnë një shkelje serioze, jo vetëm të standardeve të larta që priten nga ata që punojnë në qeveri, por të standardeve që priten nga e gjithë popullata britanike në këtë kohë,” shkruan Gray.
Gjithashtu, duket se nuk është menduar mjaftueshëm për rrezikun shëndetësor që mund të kishin paraqitur disa takime dhe se si ato mund të shfaqeshin para publikut në kuadrin e emergjencës kombëtare. “Ndonjëherë duket se nuk është menduar mjaftueshëm për atë që po ndodh në të gjithë vendin, duke pasur parasysh se sa të përshtatshme janë disa nga këto takime, rreziqet që ato paraqesin për shëndetin publik dhe se si mund të paraqiten para publikut,” thuhet në raport.
Pjesërisht “konsum i tepruar i alkoolit”
“Dështimi i udhëheqjes” dhe “keqvlerësimet” e situatës kanë ndodhur vazhdimisht “në kohë të ndryshme”, vëren Gray në raportin e saj dymbëdhjetë faqesh. Për ta bërë këtë, ajo kishte studiuar gjithsej 16 takime të ndryshme, gjatë të cilave kishte pasur edhe “konsum të tepruar të alkoolit”.
Javët e fundit, mediat britanike kanë raportuar vazhdimisht për festat që mbaheshin në rezidencën zyrtare të kryeministrit Johnson në kohën e koronës. Këto ndonjëherë u zhvilluan kur në fuqi në të gjithë vendin qenë kufizime të rrepta për grumbullimin e njerëzve.
Kryeministri britanik Johnson, që ndodhet nën presion të madh, në asnjë moment nuk është kritikuar drejtpërdrejt në raport. Opozita megjithatë kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij. Scotland Yard po kryen paralelisht hetimin e vet mbi takimet në Downing Street – sipas Gray, në dymbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë ngjarjet e ekzaminuara.
Raporti paraqitet i reduktuar
Kjo është arsyeja pse autoriteti i kishte kërkuar zyrtares që në raportin e saj të bënte vetëm një referencë minimale për këto mbrëmje. Prandaj, raporti konsiderohet i zbehtë në krahasim me versionin e tij fillestar – të cilit i referohet vetë zyrtarja. Ajo që ajo mund të thotë për ngjarje të caktuara është “jashtëzakonisht e kufizuar” dhe prandaj është e pamundur të ofrohet një përmbledhje kuptimplotë e të gjithë informacionit të saj.
Në vend të kësaj, Gray citon pika konkrete që ajo beson se duhet të ndryshojnë në rezidencën e qeverisë britanike. “Konsumimi i tepërt i alkoolit nuk është kurrë i përshtatshëm në një mjedis pune profesional,” shkruan ajo. Përveç kësaj, numri i punonjësve në Downing Street është rritur ndjeshëm, por nuk ka përgjegjësi të qarta, gjë që pengon mbarëvajtjen e operacioneve. /DW
Kryemadhi ia merr valles, sensibilizohet me profesorin nga Kosova që u bullizuaKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është sensibilizuar me profesorin kosovar që u bë objekt fyerje e bullizimi.
Profesori nga Kosova Lulzim Paci është bërë temë e mediave ditët e fundit pasi u bullizua për kërcimet e tij me muzikë popullore.
Videot e tij të postuara në Tik-Tok u shpërndanë dhjetëra herë, ndërsa një deputete e Vetëvendosjes kërkoi pushimin e tij nga puna.
Kjo gjë nxiti sensibilizim në Kosovë. Me të u sensibilizuar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit ka postuar një video në Tik Tok duke kërcyer me flamurin e Shqipërisë në duar muzikë popullore e shoqëruar nga ish-deputetja Floida Kërpaçi dhe me hashtagun e emrit të profesorit Lulzim Paci.
Turqia kundër programeve televizive që shkelin vlerat familjare@monika.kryemadhi #shqiperi #kosove #lulzimpaci #tiktok @Floida Kerpaci
Në një qarkore të publikuar të shtunën ai tha se vendimi synon të mbrojë kulturën turke e të eliminojë efektet e dëmshme të programeve televizive me përmbajtje të huaj, të përshtatura për publikun turk.
Në qarkore thuhet se duke përdorur ligjet dhe kushtetutën, do të ndërmerren të gjitha masat paraprake kundër atyre programeve televizive që ndikojnë negativisht tek familja, fëmijët e të rinjtë. Në vendim thuhet se fëmijët dhe të rinjtë do të mbrohen nga ‘mesazhet e përcjella përmes simboleve të caktuara’, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Autoriteti turk që mbikëqyr median, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit, ka tashmë kompetenca të gjera dhe mund t’i gjobisë mediat ose të urdhërojë ndërprerje të përkohshme të kanaleve televizive që janë kryesisht kritike ndaj qeverisë, për shkelje të vlerave turke. Autoriteti gjithashtu ka gjobitur kanalet për përmbajtje erotike ose që lidhen me komunitetin LGBT.
Ilhan Tasci, anëtar i autoritetit mbikëqyrës të medias që përfaqëson partinë kryesore opozitare, e quajti masën një “qarkore censure” dhe tha se ajo shkel kushtetutën e cila garanton mbrojtjen e lirisë së shtypit.
Shumica e kompanive mediatike në Turqi janë tashmë në pronësi të bizneseve të afërta me qeverinë konservatore e nacionaliste dhe në transmetimet e tyre ndjekin linjën e qeverisë.
Për vitin 2021 organizata Reporterët pa Kufij e ka renditur Turqinë në vendin e 153-të nga 180 vende ku është matur Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit. Sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë të paktën 34 punonjës të medias janë aktualisht pas hekurave.
Javën e kaluar, gazetarja e njohur Sedef Kabas u arrestua në pritje të një procesi gjyqësor nën dyshimet për fyerje të Presidentit Erdogan, pasi ajo përmendi një fjalë të urtë në një televizion si dhe në median sociale duke iu referuar një kau. Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë ndjekur penalisht nën dyshimet për fyerje të zotit Erdogan.
Qarkorja pason fillimin e transmetimit të një programi ndërkombëtar nga televizioni amerikan ‘Fox’, i përshtatur edhe në turqisht me titullin ‘Këngëtari i maskuar’. Gjatë programit këngëtarë të njohur interpretojnë të maskuar me kostume, për të fshehur identitetin e tyre. Shfaqja është kritikuar në internet për përmbajtje të supozuar satanike e pagane.
Po kështu filmi i parë arab, transmetuar në Netflix ka ngjallur debate te forta në Egjipt e në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Kritikët thonë se filmi është një kërcënim ndaj familjes dhe vlerave fetare dhe inkurajon homoseksualitetin.
Por ata që i kanë dalë në mbrojtje thonë se kritikët mohojnë atë që ndodh në jetën reale pas dyersh të mbyllura, duke shtuar se ata që nuk e pëlqejnë filmin me titull “Ashab Wala A’azz”, thjesht të mos abonohen në Netflix.
Meta për Këshillimin Kombëtar: Mirë që konsultoheni virtualisht, po nënë Liza?Pas bashkëshortes së tij, edhe Presidenti Meta ka reaguar ironikisht mbi Këshillimin Kombëtar të qeverisë dhe duke i këshilluar për të dëgjuar qytetarët.
“Mirë që konsultoheni virtualisht qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?!”,-shkruan Kreu i shtetit, referuar të moshuarës, që mori vëmendjen e mediave dhe jo vetëm pas protestave të vazhdueshme nga shembja e shtëpive në Lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët , Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!
Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar një foto të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin me biznesmenin Pëllumb Salillari.
Ata janë në një lokal dhe nga mënyra e të qëndrimit duket se nuk bëhet fjalë thjesht për një takim formal, por se të dy kanë njohje dhe relata miqësore.
“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan Zhupa.
10 fotografi që do t’ju ngrohin zemratJanë disa ditë të vështira të cilat të gjithëve iu nevojitet një përqafim i ngrohtë.
Brightside ka përmbledhur disa foto të thjeshta të cilat është e vështirë që mos t’ju ngrohin zemrat
2.“Në universitet – kur punoja me kohë të plotë. Djali im 9-vjeçar la këto shënime për mua sepse e dinte që më nevojitej kurajo”
“Punë e mirë mami. Kujtohu të studiosh.”
3. “15- vjeçe, nuk e dija nëse do ia dilja deri në moshën 20- vjeçare. Sot, u diplomova në moshën 24- vjeçare. Kjo është një foto e imja dhe e babait tim.”
4. “Pyeta dashurinë e jetës time nëse ajo donte të martohej me mua – përgjigjia e saj ishte PO”
5.“Tyson është një fisnik dhe një studiues”
6.“Gjërat e thjeshta”
7. “Doja një mace, por mora një pinguin”
8. “Po pres një fëmijë. Praktikova mbi fëmijën tim me gëzof”
9.“Mamaja ime e bëri këtë për mua”
10. “Anxhela do të bëhet së shpejti 16- vjeçe dhe është e lumtur që jeton çdo ditë”
Brightside/Përshtati: Alesia Doçi – Zoom.al
Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar do të dështojë si dialogu për universitetet
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se Këshillimi Kombëtar i nisur nga qeveria do të dështojë njësoj si dialogu për universitetin, sepse, ” Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale”.
Kryemadhi thekson se miratimi sa më parë i një ligji europian për referendumet është domosdoshmëri dhe se sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.
“Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”-, deklaron Kryemadhi në rrjetet e saj sociale.
Pyetjet që Partia Demokratike heziton t’i bëjë për avionin e Edi RamësPrej dy ditësh me radhë Partia Demokratike, në dy deklarata për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për një intervistë të dhënë per “Manager Magazine” ka udhërtuar drejt Gjermanisë me avionion qeveritar “Ismaili”, duke abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Sipas selisë blu vetëm për karburantin e përdorur nga avioni në këtë udhëtim janë harxhuar rreth 120 mijë euro.
Duke e denoncuar këtë si një keqpërdorim të parave të shqiptarëve, Partia Demokratike, fillimisht me deputeten Oriola Pampuri dhe më pas edhe me deputetin Kreshnik çollaku, i bëri kryeministrit Edi Rama disa pyetje publike.
Më konkretisht ata e pyetën kryeministrin nëse e përdori charterin privat në këtë udhëtim dhe sa para ka shpenzuar vetëm për këtë fluturim.
Pyetje të cilave sot kryeministri me anë të një video të shpërndarë në formën e përgenjeshtrimi publik, nuk e pati të vështirë t’i përgjigjet se nuk e ka përdorur avionin në këtë rast dhe se kishte udhëtuar me një avion komercial me një biletë ekonomike që kushtonte afro 350 euro personi.
Madje ai, pa dhënë shumë shpjegime, hodhi poshtë edhe peretendimet e selisë blu se vetëm kosto karburanti për një udhëtim me avionin qeveritar harxhohen 120 mijë euro.
“Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4.623.089 lek në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetikë fantastiko-shkencore, që nga 1958 ulëset e Pallatit të Kongreseve nxori 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime” ironizoi Rama pretendimet e PD.
Partia Demokratike nuk reagoi më pas këtij shpjegimi nga ana e kryeministrit, ndoshta e ka lënë për ndonjë ditë tjetër, por ajo që bie në sy në pyetjet e saj është se nuk merret me thelbin e çështjes.
Thelbi ka të bëjë me mënyrën sesi qeveria ka arritur ta marrë në pronësi këtë avion, i cili kushton të paktën 60 milionë euro, por përpiqet ta kapë kryeministrin me një udhëtim të veçantë, të cilin vërtetë ndoshta e kryer me një avion komercial dhe jo me avionin qeveritar.
Pak javë më parë Zoom.al publikoi një artikull me të dhëna të plota për këtë çështje, duke faktuar përdorimin e këtij avioni nga ana e kryeministrit në të paktën 27 fluturime me një kosto mesatare prej 60 mijë euro për udhëtim.
Gjithashtu Zoom.al faktoi se avioni, pavarësisht pretendimeve të qeverisë, se i ka siguruar shërbimet e tij falë një marrëveshje me air Albanian, në të gjitha faqet ndërkombëtare të aviacionit rezulton i regjistruar si një aset i qeverisë shqiptare.
Por për të dyja rastet, si atë të blerjes apo edhe atë një marrëveshje përdorimi, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë. Madje në asnjë prej regjistrave shtetërore nuk rezulton asnjë gjurmë e një marrëveshje të tillë apo edhe pronësisë së këtij avioni. E ndërsa në vendin tonë edhe një motorçikletë je i detyruar ta regjistrosh, qoftë kur e merr në përdorim apo edhe kur e ble, në rastin e një avioni që shërben afro 60 milionë euro ky detyrim nuk vlen.
E në fakt, krahas medias, ajo që mund ta zbardhë deri në fund këtë çështje është pikërisht opozita, e cila në radhë të parë duhet të ngrejë pyetjet publike dhe të kërkojë llogari nga qeveria se cili është statusi juridik dhe pronësor i këtij avioni.
Në rast se ai është marrë nëpërmjet një marrëveshje përdorimi apo dhurimi, pse nuk është publikuar kjo marrëveshje.
Nëse është dhuratë e Turqisë, cili është interesi i kësaj të fundit për një dhuratë kaq të shtrenjtë?
A ka rol në këtë mes biznesmeni Sinan Idrizi që qëndron pas “Air Albania” dhe nëse po, cili është roli i tij?
Si paguhen paratë e operimit të këtij avioni nga qeveria shqiptare?
Nëse ato paguhen nga “Air Albania”, cili është interesi i kësaj të fundit dhe a mos ndoshta këto kosto po e falimentojnë?
Por përveç të bërit pyetje publike, Partia Demokratike si një forcë parlamentare ka të drejtën kushtetuese dhe ligjore që të kërkojë edhe zyrtarisht informacion nga qeveria dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore për avionin qeveritar që përdoret nga kryeministri Edi Rama.
Madje në rast se ato do hezitojnë sërish të japin informacion për këtë çështje, opozita parlamentare ka të drejtën të kërkojë edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje.
Çështja është nëse është vërtetë e interesuar opozita ta mësojë të vërtetën apo shtiret të bëjë opozitën me pyetje që nuk prekin thelbin e problemit. /Zoom.al
Bindja Demokratike përkrah kandidatët e Komisionit të Rithemelemit për zgjedhjet e 6 marsitBindja Demokratike, e themeluar nga Astrit Patozi, ka treguar mbështetje për 6 kandidatët e dalë nga procesi i primareve për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Përmes një deklarate, partia thekson se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore. Por kjo është një kosto, të cilën duhet ta mbajnë më shumë ata që e shkaktuan, edhe pse ajo cënon drejpërsëdrejti interesat e zgjedhësve të tyre.
“Kjo është një faturë e madhe, që përmbledh vendimin e marrë për djegien e mandateve, që u shoqërua më pas me bojkotimin e zgjedhjeve, si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike. Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore”,- thuhet në deklaratën e BD.