Aplikacion
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike shpalli kandidatët që do të garojnë më 6 mars ne zgjedhjet e pjesshme për 6 bashki.
• Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota
• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota
• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota
• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota
Komisioni pritet t’i kandidojë kandidatët përmes partive aleate ose si të pavarur, për shkak se KQZ njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD./ Zoom.al
Shpallet fituesi i primareve në Shkodër, ja kush është kandidati zyrtarKa përfunduar procesi i numërimit të votave të primareve në Bashkinë e shkodrëqs. Pas numërimit të treja kutive të votimit, fitues ka dalë ish-deputeti Bardh Spahia.
Ai morri shumicën dërmuese të votave në të treja qendrat e votimit.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të numërimit të votave Spahia e cilësoi procesin e votimit demokratik dhe një standard tëq ri të vendosur nga Partia Demokratike.
“Unë besoj se përgjigjen më të mirë për të gjitha këto deklarata e dhanë qytetarët shkodranë që për orë të tëra radhë për të votuar. Kjo faktoi edhe një herë se mënyra më e mirë për të partur një demokraci direkte është vota e qytetarëve”, tha Bardhi.
Ish-kampioni i botës në boks: Nëse Rusia sulmon do të marr mitralozin e do të nisëm për luftë!
Kryetari i Kievit dhe njëherësh ish kampioni i Botës në kategorinë e rëndë në Boks, Vitaly Klitschko, ka thënë në televizionin Ukraina 24, se në rast të sulmit rus në Ukrainë, do të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e vendit
“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtarak do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë”, tha Klitschko.
Më herët Klitscho pati kritikuar vendimin e Gjermanisë që në Ukrainë të dërgojnë 5 mijë helmeta.
“5 mijë helmeta duhet të jetë shaka, çfarë të na dërgojë gjermania tjetër si përkrahje, jastëkë?”, pati thënë i nervozuar Klitschko.
VIDEO/Aksidentoi të renë dhe u largua, kamerat e sigurisë tradhtojnë drejtuesin e mjetitNjë aksident serioz është shënuar rreth orës 13.00 pranë Fakultetit Ekonomik këtë të diel në kryeqytet. Makina përplasi një 27 vjeçare K.S e cila ishte duke kaluar rrugën. Pasi e përplasi, autori e la vajzën në rrugë pa I dhënë ndihmën e parë dhe u largua në drejtim të paditur. Kalimtarët njoftuan policinë rrugore e cila transportoi për në spital të renë e cila ka marrë dëmtime serioze në gjymtyrë dhe nisi hetimet për rastin.
Nga pyetja e dëshmitarëve okularë rezultoi se mjeti që shkaktoi aksidentin ishte një Benz i bardhë. Policia rrugore sekuestroi një sërë kamerash sigurie në zonë ku përftoi targën e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe identifikoi drejtuesin e tij.
Pas vetëm pak orësh policia vuri nën pranga 24-vjecarin Ardjan Tujani mbi të cilin rëndojnë veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi I aksidentit.
Primaret, Komisioni i Rithemelimit: Vota e lirë ka zëvendësuar zarfat e Lul BravësKomisioni i Rithemelimit ka reaguar pas deklaratave të eksponentëve të Partisë Demokratike për procesin e primareve. Një deklaratë për mediat Komisioni thotë se demokratët vendosën me votën e lirë se cilët do jenë kandidatët për kryetar bashkie, ndryshe nga koha e Bashës kur ata përcaktoheshin me para.
Deklarata
E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund.
Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit.
Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem.
Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!
Babai më la në moshë të vogël, Dashamir Shehi rrëfen jetën e vet
Deputeti Dashamir Shehi ka rrëfyer sot gjatë një emisioni televiziv pjesë nga jeta e vet duke nisur që nga fëmijëria.
Deputeti zbuloi se ka qenë një fëmijë me fëmijëri normale dhe ka qenë një nxënës i mirë. Gjatë bisedës Dashamiri tha se nuk do të donte ta ndryshonte fëmijërinë e tij, “Fëmijëria është e lidhur me prindërit, me disa elemente të patjetërsueshme dhe nuk mund ta rindërtosh”.
Ai rrëfeu se i ati është ndarë nga jeta kur ai vet ishte në moshën 15 vjeç, dhe në formimin e tij nuk ka mundur t’i lërë shumë gjëra. “Më la një emër të mirë, më dha dinjitetin, mbiemrin”, tha ai, teksa shtoi se, “Nëna më dha lirinë”.
Dashamir Shehi tha se e ëma e tij, e cila tashmë prej vitesh ka ndërruar jetë, ishte një grua që rriti tre fëmijë pa praninë e burrit, është treguar me liberale ndaj tyre, ndaj ai ka qenë më i pavarur se moshatarët e tij.
Deputeti zbuloi se talenti i tij ka qenë dhe është komunikimi me të tjerët dhe aftësia për të ndenjur në grup, gjë të cilën ai dëshiron që ta kenë edhe fëmijët e tij.
Shifra të konsiderueshme, ja sa do të paguajë klubi i La Liga-s për UzuninMyrto Uzuni do të zyrtarizohet ditën e nesërme si blerja e re e klubit të Granada në Spanjë. Një transferim që shton koloninë shqiptare në këtë kampionat, ku aktivizohen edhe Keidi Bare me Espanjol dhe Ivan Balliu me Rajo Vajekano.
Sigurisht, transferimi do të jetë shumë fitimprurës për klubin e Ferencvarosh, i cili për një vit e gjysmë ka dalë me fitim edhe financiarisht nga marrëveshja me lojtarin e përfaqësues shqiptare. Klubi hungarez shpenzoi 1,8 milionë euro në verën e vitit 2020 për transferimin e lojtarit nga radhët e Lokomotiv Zagreb.
Ndërkohë, në mediat pranë klubit spanjoll raportohet se transferimi i Uzunit është bërë për shifrën 3 milionë euro, me një fitim të ndjeshëm për klubin hungarez ku sulmuesi kuqezi kaloi një nga etapat më të suksesshme të karrierës së tij. Një shifër e përafërt me vlerësimin e tij në “Transfermarkt”, ku vlera e kartonit përllogaritet 3,5 milionë euro.
Numërohet kutia e dytë në Shkodër, ja kush siguroi shumicën e votaveBardh Spahia është drejt fitores së garës së primareve brenda radhëve të demokratëve për tu zgjedhur kandidat për kryetar Bashkie në Shkodër.
Ai ka mundur të fitojë edhe shumicën dërmuese të votave në kutinë që i përket zones së Rrethinave, duke siguruar kështu fitoren në kutinë e dytë.
Në proces numërimi është edhe kutia e qytetit të Shkodrës.
? “Primaret”, numërohet kutia e Rrethinave:
Astriti Bushati 23 vota
Bardh Spahia 301 vota
Irma Kopliku 6 vota
Irena Shestani 79 vota
Aksident i rëndë në Lushnje, plagosen 4 personaNuk përmbahet Monika Lubonja, shfaqet mbi karrige duke kërcyer, heq edhe bluzënBanorët e Big Brother Vip shpesh bëhen pjesë e argëtimeve të shumta. Së fundmi ata janë shfaqur duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe ajo që bie në sy është aktorja Monika Lubonja.
Aktorja e njohur, shfaqet duke kërcyer mbi një karrige dhe në një moment shihet teksa heq bluzen. Banorët ndërkohë, teksa ajo bëri këtë veprim nuk i ndalën ovacionet dhe thirrjet motivuese.
Monika ndodhet prej më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë dhe ruan raporte të mira thuajse me të gjithë për shkak të energjisë pozitive.
53-vjeçarja brenda BBV ka rrëfyer edhe për ndarjen nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Tea.
Theksojmë që këtë javë në nominim është Tani së bashku me aktorin Donald Veshaj.
http://https://www.instagram.com/reel/CZXDvanhXgm/?utm_medium=copy_link
https://www.instagram.com/reel/CZXDvanhXgm/?utm_medium=copy_link