zoom

Day ArchiveRisitë e koleksionit të ri të “Chanel”

Koleksioni i markës prestigjioze “Chanel”  pranverë/verë 2022 këtë vit nisi me modelen Charlotte Casiraghi, e cila qëndronte mbi një kalë.Shtëpia e modës së shpejti synon që të kapë nivelet e fitimit të vitit 2019 me koleksionin e ri.

Kërkesa e fortë ka çuar në rritje të jashtëzakonshme çmimesh, me disa stile klasike të çantave, tani me një çmim më të lartë se në muajt e parë të 2020-s.I ndjeri Karl Lagerfeld, i cili preferonte festat madhështore, me siguri do ta kishte adhuruar hyrjen me kalë në pasarelën e “Chanel”-it për këtë vit.

Megjithatë, Virginie Viard, e cila mori drejtimin e Chanel-it tri vjet më parë, ka sjellë ide inovative.Seti elegant me të gjitha veshjet u krijua nga artisti francez Xavier Veilhan.Për drejtoreshën artistike të ”Chanel”-it, Viard,koleksioni është një frymëzim pak nga vitet ’20, me pendët dhe thekët.

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Sondazhi/ Bashën, Berishën apo dikë tjetër, për kë votojnë demokratët

38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% kurse 33,3% preferojnë një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Kandidatët e tjerë më të pëlqyer nga demokratët janë Agron Shehaj (6,3%), Grida Duma (5.4%) dhe Belind Këlliçi (4.1%).

Ndërsa 17,5% e atyre që duan një kryetar të ri, shprehen se do të preferonin një tjetër figurë e ndarë në përqindje të vogël.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Rama për Berishën e Bashën: Njëri në shkretëtirë, tjetri në asfalt

Kryemnistri Rama vijon të fusë hundët në punët e opozitës. Në rastin e protestës së Berishës, ai veshi “kostumin” e analistit për të komentuar zhvillimet në PD. Prej asaj kohe, herë si analist, herë si kryeministër dhe lider i PS, nuk i ka ndalur komentet për zhvillimet e brendshme në opozitë. Mbrëmë në emisionin “Open”, tha se Berisha e Basha janë në rrugë të madhe dhe nuk kanë të ardhme si lider të opozitës shqiptare.

Rama: Ju nuk keni besuar shumë gjëra, nxirreni atë insertin që në 2018 ja kam thënë në parlament ty do të rrahin dhe ti këta që sheh këtu do të gjëmojnë rrugëve.

Tani mbetet për tu parë fundi. Por që në rrugë të madhe janë të dy, janë të dy.  Njëri është në shkretëtirë, tjetri është në asfalt, por janë në rrugë të madhe të dy palët. Nuk kanë të ardhme njëri as tjetri në atë pozicion, si lider të opozitës shqiptare.

Nëse pas largimit do të kishte 5004 karrige me 5000 e ca njerëz do ishte ndryshe, por 1000 e ca karrige me 5000 e ca njerëz është ndryshe. Nuk janë kufoma për të njëjtën arsye. Njërin e ka vrarë në lule të ballit Amerika.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes as Presidenti Ilir Meta, për të cilin Rama tha: “Kemi një president anormal. Kemi presidentin më anormal. Ky është anormaliteti vetë dhe na duhet një njeri normal, një president normal.”

“S’jam më tifoz me Juventus”, Rama: E kam tradhtuar me Interin një herë, këtë vit po flirtoj me…

Kryeministri zbuloi se nuk është tifoz i Juventus dhe se e ka tradhtuar me Romën këtë vit!

Jo kete vit jam me Romën. Juventusin e kam tradhëtuar vetëm një herë me Interin e Murinhos, këtë vit po flirtoj me Romën!”, tha Rama.

Shpallja e Berishës ‘non grata’,Rama: S’ka lidhje me konspiracion Soros-Rama…

Rama i cilëson si qesharake këto akuza, ndërsa shton se vendimi për shpallja ‘non grata’ nga SHBA nuk ka lidhje me konspiracione ‘Soros dhe Rama’, teksa shton se këto vendime merren me proces që zgjasin me vite!

“Kim përfaqëson SHBA, një shtet jo vetëm që i ka vënë vijën e kuqe Saliut por çështja është që po sfidohet në mënyrë qesharake nga një njeri që ka eksperiencën që e di edhe ai vetë që s’ka lidhje me konspiracione Soros dhe Rama, sepse po të ishte kështu, të kishte kapacitete të tilla, përpara se ta korruptoja unë, do ta kishin korruptuar oborret mbretërore të Lindjes së Mesme.

Ku ka këtu DASH të marrë vendime se ndërhyri Soros, vendimet për ‘non grata’ merren me procese që zgjasin me vite, dhe ky proces ka nisur që prej administratës së kaluar. Mos kalimi i oqeanit dhe shpallja non grata janë dy shkallë të ndryshme. Është një ndarje shumë e thellë dhe është shumë e qartë që SHBA njohin PD që drejtohet nga Basha, ka vulën, firmën!”, tha Rama.

Çfarë të ka mërzitur me Bashën se i ke thënë shumë herë të kam xhan? Si përgjigjet Rama

“Çfarë të ka mërzitur se i ke thënë shumë herë të kam xhan dhe gjuha që po përdor është shumë tallëse”, ishte pyetja e gazetarit Denis Dyrnjaja për kryeministrin Rama duke iu referuar komunikimit me Lulzim Bashën.

“Tallja është një kategori shumë e ulët. Sarkazma është mjet i retorikës. Nuk jam unë që po diskreditoj as njërin as tjetrin, por ata po diskreditojnë vetveten dhe historinë e tyre. Çfarë i thonë njëri tjetrit sot janë të tëra gjërat që njerëzit thonë për ta. Ndërkohë po tregojnë për njerëzit se çfarë politikanësh janë me mua”, tha Rama.

Do të tërhiqet nga politika pas mandatit të tretë? Ja si përgjigjet Rama

Pasi tha “Nuk do të bëhem mbret”, Rama shtoi se viti 2030 erdhi. Me këtë nënkuptoi se mund të jetë në garë dhe për mandatin e katërt.

E vetmja arsye përse do të tërhiqet do të jetë nëse nuk do të ketë pasionin dhe bindjen që ka sot.

“Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them”, tha Rama.

Berisha: Donald Lu më solli në zyrë dosjen “Muzin” për Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-ambasadori amerikan, Donald Lu i solli në zyrë dosjen “Muzin” në ngarkim të Lulzim Bashës, ku sipas tij, e implikonte kryedemokratin në pastrimin e parave.

Në intervistën për emisionin “Opinion”, Doktori thotë se sipas një raporti amerikan, Bashës i është kërkuar që të largojë ish-kryeministrin, në të kundërt pasojat do t’i vuante kryetari i partisë.

Berisha shprehet se për disa kohë, Lulzim Basha nuk mundej të shkonte në SHBA, për shkak të këtij paralajmërimi.

“Dosja ‘Muzin’ i është dhënë raporti i huaj një gazetari dhe ai e ka bërë publike. Dosja nuk bazohet nga raporti. Donald Lu më solli dosjen mua. Por pretendonte, për mua se ato para ishin para ruse. Ato nga Skocia, një kompani e krijuar në seashell ishte blerë nga një skocez por ishin nga dy rusë. Problemi është tek dosja Muzin. Në dosjen që solli Lu, kishte një dokument të MInistrisë së Drejtësisë për Nick Muzin që ishte lobist i Lul Bashës. Nick Muzin në dëshminë e parë kishte treguar vetëm këto, por në dëshminë e dytë sipas raportit që u publikua nga media, Muzin i tregoi të gjitha. Dhe kur Prokuroria e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, kërkoi dosjen Muzin. Muzin tregoi në dëshminë e dytë të vërtetën sepse u kap në çështjen flin albtekin, dhe deklaroi të gjitha.

Nuk kërkoi më të mbrojë klientin. Pas ii tregoi të gjitha, dosja erdhi këtu. U thirr Lul Basha në prokurori.Raporti, o largo Berishën, ose je këtu dhe atje në biruc.Atje nuk shkonte dot. Unë po them se çfarë thoshte raporti i huaj. Nuk është kundërshtuar nga askush. Unë dija ato që më kishte thënë, nuk dija që kishte shkelur çdo ligj të transferimit të parave. Më kishte thënë se ato para u mblodhën në Diasporë dhe u paguan këtu. Unë besova ato që më tha. Nuk është e shpikur dosja Muzin. Atij, për dy vjet ose më shumë nuk shkoi në SHBA. U mat dy herë që të shkojë por nuk u nis. Raporti ndërkombëtar nuk erdhi kurrë në Prokurori, por erdhi në Ambasadën amerikane” – deklaroi Berisha.

Rama për ‘betejën’ Basha-Berisha: Vulën e ka Lulzimi si kryetar, po unë kë të marr në telefon?

Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme në ‘Open’ lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike, betejën mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish liderit historik, Sali Berisha, ndërsa ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar pas shpalljes ‘non grata’.

Kryeministri Rama thotë se sipas tij as Basha dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet politik, edhe pse Kryedemokrati Basha njihet zyrtarisht nga Gjykata si kryetar i selisë blu.

“Kë të marr në telefon më thuaj ti kë të marr? Për mua jo nuk janë! Unë flas për legjitimitet politik, nuk flas për vulë. Vulën e ka Lulzimi! E shihni çfarë i kanë bërë demokratëve, çmenduri! Nuk po e përcaktoj unë kryetarin e PD. Kë të marr në telefon? Po bëj një analizë, i njoh të gjithë ata. I kam patur në kurriz! Amerikanët thonë që njohim këtë kryetar sepse ky ka vulën dhe ka legjitimitetin, unë flas për legjitimitet politik dhe them se në këto kushte kemi një PD që nuk është më PD, është një gjë e ndarë me dyer të blinduara”, u shpreh kryeministri.

I pyetur nëse i intereson që Partia Demokratike të jetë antiamerikane, Rama shprehet:

“Pse më interesoka mua, ti mendon që unë jam një burrë po kaq i ngushtë sa ti që je një profesion që ta kërkon të jesh provokativ. Jo un s’jam jam në mandatin e tretë dua që gjërat të mos jenë të lidhura me interesin tim por me interesin e vendit, dhe nuk është që të jetë një ish kryeministër non grata. Është dhe e meriton të jetë ‘nog grata’! Kemi të bëjmë me një legjitimitet formal, nëse bëhen komisione, ata janë formalisht por s’kanë legjitimitet politik. Sa më sfiduese të jetë po pozita aq më problem është që ti që qeveris të jesh në alert për të bërë gjëra dhe prandaj them që është një nga arsyet që kam pasur idetë që të flasim drejtpërdrejtë me njerëzit, pse me këta do merremi ne?”.