Aplikacion
Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës.
Duket se për ta mbajtur nën kontroll vajzën, ka shprehur qëndrim pranues edhe e ëma.
Në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo ka vendosur të trokasë në polici me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.
Historia e pazakontë ka ndodhur nen juridiksionin e komisariatit numër 4, ku hetuesit pasi i kane peshuar mirë faktet dhe provat dhe kane parë kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, kane vendosur mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë.
Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç, thotë dhe si fillim, ai u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë, pasi policia ka kryer verifikime dhe është bindur se ajo po denonconte pas dhunës psikologjike prej tij dhe të ëmës për çdo takim dhe dalje nga shtëpia.
Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën:
“Ti po përpiqesh të na nxjerrësh nga shtëpia e të bësh ç’të duash”, – i ka thënë ajo.
Në rrëfimin e saj pranë komisariatit numër 4 të policisë në Tiranë, 38-vjeçarja ka akuzuar vëllain.
“Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, – nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. – Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s… me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë, ‘që më ke motër, gjej dikë tjetër se je çun Tirane’. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait”, – tregon ajo.
38-vjeçarja e pyetur nga policia, kujton se ka pasur raste që për të qëndruar në shtëpi, është detyruar të bëjë sikur nuk kupton asgjë, por kjo dëshmi e saj është krejtësisht e pabesueshme, shton policia.
Policia e pyet ish-prostitutën, a ka kryer marrëdhënie apo jo i vëllai me të? Ajo përgjigjet që jo. Por e ëma ka dalë përpara policisë në mbrojtje të djalit të vogël, duke kujtuar se i biri është i rregullt dhe po përpiqet ta vendosë në shina motrën që për të marrë drogë, kanë frikë se mos kthehet sërish në prostitutë.
I vëllai, hedh poshtë gjithçka. “Motra synon të na nxjerrë nga shtëpia e të na çojë në burg kot, sepse do të bëjë çdo ajo. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo gjë që thotë motra, është e pavërtetë, ajo vjen e ikën sa herë do dhe në e kritikojmë”, – deklaron i riu.
Policia e pyet nëse është e vërtetë që e ngacmonte prej 8 vitesh të motrën dhe i riu akuzon nga ana e tij: “Nuk është e vërtetë, sepse ajo nuk jetonte me ne më parë. Iku nga shtëpia, u arrestua, bëri burg. Kurse unë, gjatë gjithë kohës kam jetuar me nënën, ne mezi ushqehemi, ndonjëherë na ndihmojnë shoqatat. Kur kthehet motra ne nuk e prekim, nuk e dhunojmë, por bëjmë sherr, sepse nuk duam të përfundojë keq dhe në rrugë”.
E moshuara i kujton policisë, se vajza është përdoruese droge dhe se ata dyshojnë që ajo ka nisur sërish të shesë trupin e saj.
Policia shkruan në dosjen hetimore se intervista e denoncueses u mor në prani të një psikologu, jo për shkak të moshës, por për shkak të mos sqarimit dhe mos përputhjeve të deklaratave të saj.
Psikologia shkruan për 38-vjeçaren se ato çfarë thotë, “nuk kanë koherencë, ajo mendon dhe thotë gjëra që nuk ekzistojnë dhe me shumë mundësi ajo vuan nga depresioni dhe stresi post-traumatik”.
Policia, deklaron se ish-prostituta iu nënshtrua trajtimit nga një psikiatër për të krijuar një kuadër më të qartë të çrregullimit dhe shëndetit mendor. Ndërsa i vëllai dhe e ëma, u referuan në gjendje të lirë për dyshimet e dhunës në familje./Burimi: GazetaSi
Meta: Koha e opozites, “gervisht pak dhe fito shume”, mbaron me 24 korrik 2022Gjatë intervistës me gazetaren Erla Mëhilli, Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se Ramën dhe bashën nuk i ka miq. Ai ka theksuar se sapo të përfundojë mandatin si president do ti kthehet fuqishëm aktivitetit të tij si opozitar.
“Koha e opozites “part time” mbaron me 24 korrik 2022. Koha e opozites, “gervisht pak dhe fito shume”, mbaron me 24 korrik 2022.
Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk janë miqtë e mi.
Në çdo pozicion shtetëror që do jem në të ardhmen, do te kem bashkëpunim vetëm institucional. Kam qene, jam, dhe do jem Ilir Meta qe njohin të gjithë. Në të ardhmen do të ketë vetëm; “kontrollo, kontrollo dhe pastaj beso”. Unë nuk kam shpërdoruar kurrë besimin e askujt. Në të ardhmen Kushtetuta do të jetë tabu, ajo nuk do të preket kurrë më. Ai që e prek shkon në burg”, tha Meta.
Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, nga vrasës kolumbian
Ekzekutimi i 34-vjçarit shqiptar, Ergys Dashi, është kryer nga vrasës tipik mafioz, sipas të dhënave që vijnë nga mediat ekuadoriane.
Ekspertët e hetimit vendas kanë siguruar dëshminë e rojave të restorantit në të cilin darkonte shënjestra e dy personave që kanë mbërritur në derë si mysafir që donin t’i dhuronin lule dikujt.
Ata kanë treguar se dy personat që më pas kryen vrasjen ishin folës shumë të mirë të spanjishtes, çka ka krijuar idenë që bëhet fjalë për vrasës nga vendet latine.
Po ashtu rojet kanë dëshmuar se edhe nga pamja vizive ata ngjanin me kolumbianë, ndonëse hetuesit kanë dyshime që vrasësit të kenë qenë me maskë fytyre.
Rojet kanë biseduar me ta në momentin kur personi që mbante lulet në dorë kërkoi të hynte brenda me çdo kusht, ndërsa rojet i kanë kërkuar pasaportën e vaksinimit.
Ai nuk e ka pasur këtë mjet, e për pasojë, personi shoqërues iu ka thënë se ai do të qëndronte aty me ta ndërsa duhej ta lejonin shokun e tij të çonte lulet tek tavolina në fund të lokalit sepse edhe ai do të dilte menjëherë jashtë.
Ky moment i dialogut mes vrasësve dhe rojeve ka krijuar idenë se bëhet fjalë për vrasës spanjishtfolës, ndonëse mënyra se si dhuruesi i luleve ka nxjerrë armën nga tufa e luleve dhe ka qëlluar Dashin është mënyrë e përdorur në ekzekutim nga shqiptarët prej më shumë se dy dekadash.
DYSHIMET
Autoritetet policore të Ekuadorit kanë kërkuar ndihmë për të identifikuar vrasësit në bazë të fotove që kanë mundur të sigurojnë nga kamerat e restorantit.
Po ashtu, është kërkuar informacion edhe në lidhje me të dhëna konkrete për të shkuar te shkaqet e vrasjes që tronditi gjithë vendin.
Të dhënat më të fundit që kanë mbledhur dhe po studiojnë hetuesit tregojnë se Dashi është ekzekutuar për shkak të një dyshimi për vjedhjen e një sasie të madhe lënde narkotike.
Kjo vjedhje, sipas mediave vendase, dyshohet se i ka ndodhur një grupi të fuqishëm të trafikut të kokainës me origjinë nga Kolumbia dhe që veprojnë në tregun e qytetit-port.
Dyshimet e para flasin për një sasi prej 5 mijë pakosh me kokainë por ende grupi i hetimit nuk ka asnjë fakt që e provon këtë akt të kryer nga ana e viktimës!
Prag lufte në Ukrainë, NATO bën gati 5 mijë trupaSekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur një konference urgjente në lidhje me krizën në Ukrainë. Kundërpërgjigja ndaj 100 mijë trupave të Rusisë në kufi me Ukrainën ka qene e drejtpërdrejte kur Stoltenberg u shpreh se rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Megjithatë shefi i NATO-s i bëri thirrje Moskës për dialog dhe zgjidhje diplomatike.
“Sot i nisëm përgjigje Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet” theksoi Stoltenbeg.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës. Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat.
Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Çelsit i thur elozhe BrojësArmando Broja është njeriu i momentit te Sauthemtoni! Të gjithë flasin më cilësitë e shqiptarit, teksa së fundmi nuk kanë munguar elozhet e zv.kapitenit, të “Shenjtorëve”, Oriol Romeu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Barcelona dhe Çelësi.
Në një prononcim të bërë së fundmi, 30-vjeçari beson se Broja ia ka dalë shumë mirë, duke dhënë maksimumin në këtë periudhë huazimi nga blutë e Çelësit.
Vlen të theksohet fakti se në vitin 2011, Romeu, iu bashkua Çelësit, nga Barcelona, teksa e gjeti veten në huazim për 2 vite nga 4 sezonet e tij si pjesë e bluve.
Kur mesfushori u pyet për eksperiencat e tij si i huazuar teksa ishte pjesë e Çelësit, Romeu deklaroi për “Daily Echo”: “Nuk është e lehtë. Unë mendoj se Armando ka bërë shumë mirë që u transferua në një klub të ri, për një sezon ose dy maksimumi. Kam menduar se ishte gjithmonë e vështirë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Armando po bën shumë mirë.
Duhet të performosh mjaft mirë për të qenë titullar siç po bën Armando. Ai është një kërcënim për ne tani, ai është një lojtar që ne kemi nevojë. Me shpejtësinë e tij, ai me të vërtetë iu hap telashe të gjithëve dhe mund të krijojë shanse nga shumë pozicione. Mendoj se ta kesh atë në skuadër është një gjë mjaft e mirë dhe me të vërtetë po na ndihmon të marrim disa pikë, veçanërisht muajt e fundit.”, është shprehur Oriol Romeu.
Prishja e pazareve të drogës/Si zhdukja e Tauland Malshit solli edhe një zinxhir atentateshRrëmbimi dhe zhdukja e Tauland Malshit në Spanjë, në fundgushtin e vitit 2018, mendohet se solli edhe një zinxhir atentatesh, ku personazhe kryesorë rezultonin të ishin njerëz që kishin gisht në eleminimin e tij.
Ngjarje kriminale, ku në qendër të të gjithë përplasjeve, duket se ishin sasitë e mëdha të humbura të kokainës, apo pazaret e prishura të drogës, midis bandave shqiptare që operonin në vende të ndryshme të Evropës.
Një ndër këto emra që do të dilte i përfshirë në këto atentate, është edhe Edmir Vlashi. Ai që do të rezultonte të ishte edhe personi i fundit që shoqëroi dhe pa në të gjallë në Spanjë, Tauland Malshin. Ai që i dha lajmin familjes së këtij të fundit për pengmarrjen dhe zhdukjen e tij nga Fatbardh Dervishi Doda. Personazh i cili sot akuzohet dhe është në kërkim nga policia si një nga organizatorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Prend Paluca, me banim në Kamëz.
Ngjarje kriminale kjo, e cila u parandalua nga policia më 8 dhjetor 2021. Ku Edmir Vlashi me shokun e tij Hektor Ndoka, kishin mundësuar të gjithë bazën e duhur materiale për të kryer vrasjen, e cila do të kryhej me minë të telekomanduar. Atentat, i cili nëse do të përfundonte me sukses do të ishte i treti në radhë që do të kryhej ndaj sipërmarrësit Paluca.
Lidhur mbi atentatin e fundit të dështuar, policia arrestoi Nikollë dhe Marije Markun. Të cilët kishin vendosur lokalin e tyre në Lezhë, në dispozicion për armatimin që do të përdorej në eleminimin e Palucës.
Gjatë kontrollit u gjetën dy mina me telekomandë të prodhuara jashtë vendit si edhe një arsenal i madh armësh, ndër to edhe me shënjestër optike dhe silenciator, si edhe radiomarrëse policie.
Ndërsa në pranga ra edhe Mark Lamkja, dhëndrri i çiftit të bashkëshortëve, Marku.
Po përse Edmir Vlashi dhe shoku i tij Hektor Ndoka ishin të interesuar të eleminonin Prend Palucën?
Zyrtarisht Prokuroria e Lezhës thotë që Edmir Vlashi që mban edhe mbiemrin Marku, dhe Hektor Ndoka që mban edhe mbiemrin Sadiku, po kërkonin të vrisnin Prend Palucën për shkak të një përplasje të lindur jashtë vendit midis Edmirit dhe vëllezërve të Palucës. Konflikt, që ishte përshkallëzuar, për shkak të humbjes së një sasie të madhe kokaine në Belgjikë. Ndaj për këtë arsye, ata kishin vendosur që të hakmerreshin ndaj Palucës në Shqipëri.
Sipas organit të akuzës, përplasjet për drogën midis Vlashit dhe vëllezërve Paluca kishin nisur që në vitin 2017. Prend Paluca mësohet se ka disa vëllezër të shpërndarë në Evropë.
Por, në pamundësi për të rënë në gjurmët e tyre, Edmir Vlashi dhe baxhanaku i tij Hektor Ndoka, të dënuar më herët në Belgjikë për grabitje me armë dhe drogë, vendosën të vrisnin, Prend Palucën. Njërin nga vëllezërit e Palucajve që jeton në Shqipëri.
Atentat që ishte i fundit në radhë ndaj tij, por që ishte paraprirë nga dy të tjerë. Më i rëndi, i ndodhur më gusht të vitit 2021. Ku Prend Paluca mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në pragun e banesës së tij në Kamëz.
“Më datën 7 gusht 2018 rreth orës 07:30 kam dalë nga banesa dhe kam shkuar në aktivitetin tim privat, i cili ndodhet pranë kthesës së Valiasit. Në punë kam qëndruar deri rreth orës 17.30. Më pas me furgonin tim dhe me dy shokë kam shkuar tek një lokal në rrugën “Berisha”. Aty kemi qëndruar deri rreth orës 19:30- 20.00. Më pas kam ikur në shtëpi me njërin prej shokëve, ndërsa shoku tjetër ka ikur me biçikletë. Kur kam shkuar në shtëpi, bashkëshortja më ka thënë se do të shkonim tek shtëpia e një të njohurës tonë që quhet Vojsava. Në banesën e saj kemi qëndruar deri rreth orës 21.40, ku kanë ardhur dhe vajzat tona. Më pas me mjetin tonë kemi ikur drejt shtëpisë. Fillimisht kemi ndaluar tek një furrë buke dhe më pas kemi vazhduar për në rrugën “Kosova”. Sapo kam hapur derën më është afruar një person i veshur me rroba të errëta dhe me maskë, më ka qëlluar me armë zjarri pa më folur fare. Për t’u mbrojtur nxorra dorën, por u plagosa në dorë dhe në bark.Bashkëshortja dhe vajzat kanë hapur derën e krahut të djathtë dhe janë larguar në drejtim të hyrjes së banesës. Më pas më kanë marrë dhe më kanë dërguar në spital. Gjatë kohës që kam qenë në lëvizje nuk kam vënë re asnjë person apo mjet të dyshimtë. Po atë ditë rreth orës 08.30 më ka telefonuar një numër që nuk e kujtoj. Personi ishte femër dhe më pyeti se kush isha. Sapo i thashë emrin tim e mbylli telefonin. ”
Në këtë sulm me armë ndaj familjes Paluca, mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e shënjestrës së atentatit, Antoneta. Teksa plumbave u shpëtuan fatmirësisht vajzat e çiftit, njëra prej tyre e mitur.
“Pasi mbërritëm në banesë, rreth orës 21.45-22.00 na u afrua një person i cili mbante një kapuç të zi. Ku në trup mbante të veshur një xhaketë ngjyrë ushtarake. Ndërsa në dorë mbante një pistoletë me silenciator të zi. Ky person u afrua në krahun e shoferit. Në momentin që doja të hapja derën e furgonit dëgjova një zhurmë të mbytur, kohë në të cilën bashkëshorti më tha se e kishin qëlluar. Bashkë me vajzën e tërhoqëm për dore duke e nxjerrë jashtë. Kam parë se personi që qëlloi u largua duke dalë pas automjetit, por drejtimin nuk e pashë sepse nuk ma lejonte furgoni. Menjëherë thirra kunatin i cili quhet Aleks Kola ku i thashë që kishin qëlluar Prendin. Aleksi doli nga banesa dhe së bashku me të e kemi ulur bashkëshortin tim në oborrin e shtëpisë. Më pas shkova të merrja makinën që kishim në banesë për të dërguar Prendin në spital. Aty kam vënë re që kisha dhe unë një plagë në këmbën e majtë sepse po më digjte. Bashkëshorti im aktualisht ka një biznes të tijin ku merret me punime elektrike në pallate dhe banesa.”
Biznesi është hapur së bashku me vëllain e tij Mark Paluca i cili aktualisht ndodhet në shtetin belg. Atë natë gjatë lëvizjes nuk kam vënë re ndonjë person të dyshimtë. Të njëjtat dëshmi u përforcuan edhe nga vëllai i objektivit të sulmit.
Aleks Kola, tha për hetuesit se në dijeninë e tij, vëllai i tij nuk kishte ndonjë përplasje.
“Rreth orës 21.00 kam dëgjuar zërin e kunatës e cila kërkonte ndihmë. Kam lëvizur mjetin dhe me ndihmën e fqinjëve kam dërguar Prendin në spital. Gjatë rrugës vëllai më ka treguar se ishte qëlluar me armë zjarri. Rrugës vura re se ishte dëmtuar edhe kunata.Ajo më tregoi se ishin plagosur nga një person i veshur me të zeza, rreth 1.70 i gjatë, rreth moshës 35 vjeç. Nuk kam dëgjuar të shtëna armësh. Në dijeninë time vëllai im nuk ka patur konfikte apo hasmëri me ndonjë familje. Gjithashtu nuk kam parë ndonjë person të dyshimtë afër banesës.”
Por edhe pse Palucët kishin rënë dy herë pre e atentateve, ata nuk dhanë emra mbi personat që ishin investuar për t’i hequr qafe. Por kjo duket se nuk e pengoi policinë të mbante në vëzhgim Edmir Vlashin. Ku hetimet kishin zbuluar se Vlashi kishte tentuar edhe më herët të hakmerrej ndaj familjes Paluca. Ku dyshohet se ishte edhe organizatori i atentatit të parë të shpërthimit me lëndë eksplozive. Ngjarje kjo e ndodhur në banesën e familjes Paluca, e cila fatmirësisht u shoqërua vetëm me dëme materiale. Ku shkak për të gjithë këto atentate, duket të jetë fakti se Palucët i kishin rrëmbyer Vlashit në Belgjikë një sasi droge, të cilën nuk ia kishin kthyer. Por ky atentat i dështuar do të ishte vetëm perdja e fundit e skenës kriminale ku në qendër do të ishin personazhet e sipërpërmendur. Kjo, pasi më herët një sërë ngjarjesh të tjera, kishin shërbyer si prelud i rrëmbimeve dhe atentateve të ndërsjellta. Më 9 shtator 2021, vetëm një muaj pasi Prend Paluca u sulmua me armë në banesën e tij, persona të paidentifikuar tentuan të rrëmbenin Hektor Ndokën. I cili është shok me Edmir Vlashin. Personat që do të ishin edhe kokat e atentatit më të fundit të dështuar ndaj Prend Palucës.
Sipas policisë, ngjarja u shënua në orën 15:40 minuta të datës 9 shtator 2021, në afërsi të kryqëzimit që të çon për në godinën e Njësisë Administrative Shëngjin, në aksin Porti i Shëngjinit-Lezhë. Hektor Ndoka mësohet se po udhëtonte me një automjet tip Audi me targa italiane, me nënën e tij, kur një tjetër automjet u preu rrugën. Sipas dinamikës së ngjarjes, nga automjeti dolën dy persona.
Të cilët pasi qëlluan në tokë me pistoletë, tentuan të rrëmbenin objektivin e tyre. Por, nuk ia arritën qëllimit.
Kjo, pasi Hektor Ndoka, i dha shpejtësi makinës dhe u largua nga vendngjarja. Skena e rrëmbimit të dështuar, u fiksua edhe nga kamerat e sigurisë, të një banese private. Ku u dallua edhe profili i njërit prej autorëve.
Hektor Ndoka
“Unë jam emigrant prej 3 vitesh në Spanjë, ku jetoj me leje të rregullt qëndrimi. Në Shqipëri jam kthyer më datë 8 shtator 2021 rreth orës 11.00. Më datë 9 shtator 2021 rreth orës 12.00 jam kthyer në qytetin e Lezhës dhe kam drekuar me dy miqtë e mi në një lokal që ndodhet në lagjen ‘Besëlidhja’. Pasi u ndava prej tyre u nisa për në Shëngjin për të marrë nënën time, e cila punon në një fabrikë peshku. Aty, jemi nisur për t’u kthyer në shtëpi.
Sapo kam kaluar kryqëzimin e rrugës së komunës së Shëngjinit, një autoveturë tip A6 me ngjyrë kafe me targa malazeze, erdhi përballë meje, duke më bllokuar rrugën. Nga makina pashë që zbriti një person. Ndërsa me të ishin dhe dy persona të tjerë. I dhashë shpejtësi makinës dhe u largova.”
Edhe Hektor Ndoka, në dëshminë e tij, si në shumë raste të ngjashme, mohoi që të kishte konflikte. Pavarësisht të shkuarës së tij problematike.
Ndërsa tashmë është shpallur në kërkim bashkë me shokun e tij Edmir Vlashi, për organizimin e atentatit të dështuar ndaj Prend Palucës. Ku i duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, për një seri ngjarjesh, që kanë prodhuar gjak dhe dhunë, por edhe të zhdukur për të cilët mund të ketë dijeni. Ndërsa pazaret e drogës, duket se nuk do i ndalin këtu viktimat e tyre. Balkanweb
Qeveria shton 48 milionë dollarë borxhe për rrugën e Qafës së Plloçës
Qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua tjetër me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, me qëllimin për të përfunduar punimet në një segment rrugor 43 kilometra të gjatë, një rrugë me dy korsi që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.
Këshilli i Ministrave miratoi në parim të mërkurën marrëveshjen e huasë shtesë me Fondin Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas vendimit të publikuar, sauditët kanë rënë dakord të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.
Rruga në ndërtim
Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës. Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014. Punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018, por tre vjet pas tejkalimit të afatit, rruga nuk është ndërtuar dhe do të kërkojë, përveç kohës shtesë, edhe 48 milionë dollarë të tjera.
Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa. Megjithatë, ndërsa rruga mbetet e pandërtuar, taksapaguesit paguajnë interesat pa e përdorur investimin e kryer në këtë rrugë. Shqipëria filloi të paguajë principalin e kredisë së parë në vitin 2019, kohë në të cilën rruga duhej të kishte filluar të përdorej.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, mes të tjerave, duke u tallur me nismat e shumta të qeverisë paraardhëse për ndërtim rrugësh pa pasur paratë. Ai sajoi edhe togfjalëshin “rrugët e mbetura rrugëve”. Nëntë vjet më vonë, disa nga rrugët e nisura nga qeveria e tij kanë mbetur rrugëve gjithashtu dhe Qukës-Qafë Pllocë nuk është segmenti i vetëm. Rruga Kardhiq – Sarandë duhej të kishte përfunduar, por u përball me një tunel të shembur dhe me mbi 80 milionë euro investim, ndërsa rruga e Dibrës, e nisur me një kontratë koncesioni, është aktualisht e përbërë nga një segment malor që bie në kategorinë e rrugës së fshatit, pavarësisht se pritet t’i kushtojë taksapaguesve mbi 330 milionë euro./ Reporter.al
E akuzoi se ishte prostitutë, Cardi B fiton gjyqin me blogerenReperja e njohur Cardi B ka fituar një gjyq kundër krijueses së videove në “Youtube” Tasha K. Ajo e ka akuzuar atë për cënim privatësie, shpifje, dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit dhe shqetësimit emocional.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u vu në shënjestër nga Latasha Transrina Kebe, e cila njihet si Tasha K, në një fushatë për të “dëmtuar dhe shkatërruar” reputacionin midis fansave të saj, sipas një padie të ngritur në vitin 2019, në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në rrethin verior të Georgia-s.
“Kebe publikoi deklarata të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me Cardi B, duke përfshirë se ishte një prostitutë, përdoruese kokaine, dhe se ajo kishte e ka ende herpes,” thuhej në padi, e cila u ngrit kundër Tasha K dhe Kebe Studios LLC.
“Duke bërë dhe publikuar deklaratat dhe fushatën e videove ngacmuese, duke përfshirë videot shpifëse, të pandehurit synonin t’i shkaktonin paditësit shqetësim emocional,” thuhej në padi, dhe gjithashtu pretendonte se Cardi B “vuajti poshtërime mjaft të rënda” dhe “gjendje mendore ankthi”.
Kështu, Cardi B e ka fituar këtë gjyq duke u shpërblyer me jo pak, por me një shumë prej 1 milionë dollarësh.
Edhe 50 vite në politikë, Meta: Ishte detyrë e Bashës të bëhej lider, por …Presidenti Ilir Meta thotë se në situatën që ndodhet Shqipëria, ai do të qëndrojë në politikë edhe për 50 vite të tjera. Një deklaratë e tillë vjen si një përgjigje indirekte ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që prej disa muajsh tashmë në qëndrimet e tij publike shprehet se “Trekëndëshi i Bermudës”, Berisha-Meta-Rama duhen larguar nga politika.
Meta ka komentuar dhe marrëdhënien mes Bashës dhe Berishës. Sipas Kreut të Shtetit, Berisha e ka promovuar Bashën, por ishte detyra e kryedemokratit që të bëhej lider.
Meta: Kam bërë kullë në Tiranë unë? I dhashë Tiranës hapësira të gjelbra. Shqipëria do jetë akoma më e korruptuar. Pasi përsa kohë vidhen votat dhe zgjedhjet. Kam qenë dhe do jem edhe 50 vjet, në respekt të votës. Duke dhënë transparencë të plotë. Unë nuk po vetëjustifikohem. Jam krenar për atë që kam bërë. Nuk kam pasur plan për të qëndruar dhe 50 vjet, por duke qenë se si ka ardhur Shqipëria. Më pyet njëherë njëri, një eurodeputet i djathtë, kam qenë kryetar parlamenti. Më tha, puna e këtij Bashës me Berishën, nuk po e kuptoj. Si e mendon këtë gjë më tha. I thashë zotëri, çfarë po e pengon Berisha këtë, po e promovon. Tani nëse Berisha është tërhequr dhe në pension dhe bën 5 statuse në ditë, ky është i ri, duhej ta eklipsojë tjetrin. Të bëjë 15 postime në ditë.
Gazetarja: Nuk e ka lënë ka thënë.
Meta: Si nuk e ka lënë. Për çfarë nuk e kanë lënë, nuk e kanë lënë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Gazetarja: Që të dalë si lider.
Meta: Por si del si lider, të jesh si lider. Të mbash 5 qëndrime për të qenë lider. Një lider thotë se është kështu dhe mban një qëndrim të vetëm. Isha kryetar Kuvendi unë, koalicion me Ramën, kishte ministrinë e Transportit LSI-ja atëherë. Shoh televizorin shof Qafë-Thanë. Ishin të irrituar shoferët qytetarët kishte rënë borë dhe ishte bllokuar. Thashë çështë kjo, marrë ministrin, i shkëlqyer në formim dhe i them çfarë po ndodh atje. Nuk di gjë më tha, unë jam në Dubai për Krishtlindjet me familjen. Ja të flas me drejtorin. E mora unë drejtorin i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha po iki në Rinas do iki për pushime me familjen atje. Ore por dëborën të shkojë unë atje ta hap.
SHBA refuzon kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s
Shtetet e Bashkuara kundërshtuan të mërkurën(26 janar) kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte përgatitur Moskës një “rrugë serioze diplomatike” për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse.
“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha ai.
Blinken iu drejtua mediave menjëherë pasi zëvendësi i tij Ëendy Sherman tha se Shtetet e Bashkuara mbetën të bindura se Putini ishte gati të përdorte forcën kundër Ukrainës deri në mes të shkurtit.
Ai tha se letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s.
Blinken u tha gazetarëve se letra nuk do të bëhej publike, “sepse ne mendojmë se diplomacia ka shanset më të mira për të pasur sukses”.
Ai tha se do të flasë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në ditët në vijim për përgjigjen e tij ndaj qëndrimit të SHBA-së.
“Ne kemi trajtuar mundësinë e masave të transparencës reciproke në lidhje me tregimin e forcës dhe Ukrainën, si dhe masat për të rritur besimin në lidhje me stërvitjet dhe manovrat ushtarake në Evropë”, tha ai.
Letra, e cila u koordinua me Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë, hap gjithashtu derën për avancimin e bisedimeve për kontrollin e armëve me Rusinë mbi çështjen e raketave dhe armëve bërthamore të pozicionuara në Evropë./REL