zoom

Day ArchiveArrihet akordi, Vlahovic te Juvja

“Zonja e Vjetër” dhe Fiorentina kanë gjetur marrëveshjen për sulmuesin serb, “Vjollcët” do të përfitojnë 67 milionë Euro, shto bonuset

Juvja e gjeti më në fund bomberin që kërkonte me ngulm. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Fiorentinën për të sjellë në Torino Dusan Vlahovic. Sulmuesi 22-vjeçar do të largohet nga “Vjollcët” një vit përpara përfundimit të kontratës.

Fiorentina do të përfitojë 67 milionë Euro, shto këtu edhe bonuset, raproton “Gazzetta dello Sport”. Detajet e fundit që kanë ngelur për t’u vendosur, janë ato me përfaqësuesit e futbollistit, por ky është vetëm një formalitet.

Blerja e Vlahovic është një investim afatgjatë për “Zonjën e Vjetër” . Sulmuesi serb do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 7 milionë Euro në sezon. Ai këmbënguli të transferohej në Torino dhe refuzoi ofertën e Arsenalit.

Vlahovic ka realizuar 17 gola në 21 takime të luatjura në Seria A këtë vit futbollistik.

7 mënyra natyrale për të fjetur më mirë

Nëse mendoni se nuk po flini mjaftueshëm ose nuk po shijoni gjumë cilësor, këto mënyra të thjeshta mund të ndihmojnë për një natë më të qetë.

1. Zhvilloni një rutinë gjumi

Mund të duket joshëse, por gjumi deri në mesditë të dielën do të prishë orën tuaj biologjike dhe do të shkaktojë më shumë probleme me gjumin. Të shkosh në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë edhe gjatë fundjavave, festave dhe ditëve të tjera të pushimit ndihmon në vendosjen e orës së brendshme të gjumit/zgjimit dhe redukton sasinë e lëvizjeve dhe rrotullimeve për të fjetur.

2. Stërvitje!

Studiuesit në Departamentin e Neurobiologjisë dhe Fiziologjisë të Universitetit Northwestern raportuan se të rriturit të cilët bënin stërvitje aerobike katër herë në javë, përmirësonin cilësinë e gjumit.

3. Ndryshoni dietën

Mos konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë kafeinë, si kafeja, pijet joalkoolike dhe çokollata. Bëjeni darkën vaktin më të lehtë dhe përfundojeni disa orë para gjumit. Hiqni dorë nga ushqimet pikante ose të rënda, të cilat mund t’ju mbajnë zgjuar.

4. Mos pini duhan

Një studim zbuloi se duhanpirësit kanë katër herë më shumë gjasa të mos ndihen mirë pas një gjumi të plotë sesa joduhanpirësit. Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins ia atribuojnë këtë efektit stimulues të nikotinës gjatë natës. Pirja e duhanit gjithashtu përkeqëson apnenë e gjumit dhe çrregullime të tjera të frymëmarrjes si astma, të cilat mund ta bëjnë ta vështirësojnë.

5. Thuaji “jo” alkoolit

Alkooli prish modelin e gjumit dhe mund të ndiheni të freskët në mëngjes. Një martini mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë fillimisht, por pasi të mbarojë, ka të ngjarë të zgjoheni dhe ta keni të vështirë të flini përsëri, sipas Mayo Clinic.

6. Mos qëndroni në telefon, laptop etj

Drita nga këto pajisje stimulon trurin, duke e bërë më të vështirë gjumin. Lërini pajisjet një orë para gjumit për të fjetur më shpejt dhe për të fjetur më mirë.

7. Përdoreni shtratin vetëm për të fjetur

Shtrati duhet të lidhet me gjumin: mos punoni, mos hani ose mos shikoni TV. Nëse zgjoheni gjatë natës, mos ndizni laptopin ose televizorin dhe bëni diçka qetësuese si meditimi ose leximi derisa të ndiheni përsëri të përgjumur.

FOTO/Ja kush është personi që i vuri tritolin Armand Dukës një natë më parë

Arlen Hasanaj është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së Armnd Dukës në Durrës.

Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërsa Zoom.al siguroi edhe një foto nga moment që ai është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Durrësit.

Sicc edhe shihet aim ban thuajse të njëjtën veshje si ajo e përdorur nga personi që vuri tritolin.

The Weeknd bëhet artisti më i dëgjuar në Spotify

The Weeknd është bërë këngëtari më i dëgjuar në Spotify. 31-vjeçari tani ka dëgjuesit më të flaktë në aplikacionin e njohur të muzikës. Mediat bëjnë të ditur se artisti ka arritur të lërë pas  këngëtarin kanadez Justin Bieber i cili mbante  vendin e parë në Spotify. Ai ka arritur të grumbullojë 85.6 milionë dëgjues në platformën e njohur muzikore.

Bieber mbante më parë këtë pocizion  me 83.3 milionë dëgjues çdo muaj. Ky sukses i këngëtarit vjen pasi publikoi albumin e tij të pestë të titulluar Dawn FM. Pas publikimit të tij, albumi dominoi listat e Spotify si albumi më i mirë në mbarë globin dhe në SHBA.

Në album ka bashkëpunime të ndryshme muzikore  me Tyler, Creator dhe Lil Wayne, si dhe mikun e tij Jim Carrey, i cili  ka shërbyer si DJ duke e bërë albumin edhe më të veçantë.

Po ashtu kënga “Blinding Lights” ka hyrë edhe në historinë e “Billboard” si e para që kryesoi të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndroi në vendin e parë të “Billboard 100”.

I lidhur me Julia Fox, Kanye West bën deklaratën e papritur për Kim Kardashian

Edhe pse ka nisur një lidhje të re me aktoren Julia Fox, Kanye West duket se e ka ende mendjen tek ish gruaja e tij, Kim Kardashian. Megjithëse, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” duket mjaft e lumtur krah partnerit të ri në moshë, reperi beson se marrëdhënia e Kardashian me Pete Davidson nuk është e vërtetë.

“Ai beson se Kardashianët krijojnë linja historish për jetën e tyre dhe është mërzitur nga kjo. Ai ndjen se ajo do të bëjë krejtësisht të kundërtën e tij për ta mërzitur dhe kjo e pengon atë,” ka thënë një burim pranë reperit për The Sun. Burimet thonë se reperi shqetësohet gjithashtu dhe për fëmijët e tyre.

Kanye West claims Kim Kardashian's romance with Pete Davidson is 'FAKE &  disses him as a bad dresser who shops at mall'

“Ai gjithashtu ndihet sikur fëmijët po duken si ‘mini Paris Hiltons’ me mënyrën se si ajo i vesh tani. Ai është gjithashtu i mërzitur se North ka një TikTok, pasi nuk i do fëmijët në mediat sociale.“, është shprehur burimi.

Kanye West and Julia Fox Make Their Paris Fashion Week Debut

Tiranë/ Mbeten pa energji elektrike disa zona dhe institucione

OST njofton se është stakuar celësi i transformatorit nr. 3 në kryeqytet dhe si rrjedhojë janë stakuar edhe celësat e të gjithë fiderave të këtij seksioni.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, mes tyre edhe institucione si spitali ‘Nënë Tereza’, Spitali Ushtarak dhe shumë institucione të tjera të rëndësishme.

OSSH po kryen manovrimet e mundshme për të bërë të mundur rikthimin e energjisë, vecanërisht të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic është edhe qendra spitalore ‘Nënë Tereza’.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacionit paraprak nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST eshte stakuar celesi 20kV i Transformatorit nr3.
Për rrjedhojë, jane stakuar edhe çelesat 20kV të te gjithe fidrave te ketij seksioni.

Paralelisht me informacionet qe po jep OST, OSSH po ben manovrimet e mundshme per ti dhene energji institucioneve te rendesisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Zonat pa energji jane:

Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Theksojme se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tirane jane ne funksion te plote, por lidhja me to eshte paksa e veshtire per shkak te fluksit.

Lajçak takon Bislimin në Vjenë flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel. Ka qenë vetë Lajçak ai që ka njoftuar për takimin në fjalë.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011. Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç është mbajtur në korrik 2021.

Monika fiton përballjen, Arbri largohet përfundimisht nga shtëpia e ”BBV”

Spektakli i sotëm, përveç surprizave dhe debateve ka rezervuar edhe një eleminim.

Për më shumë se një javë, publiku ka votuar se kë dëshiron të largojë mes Arbrit dhe Monikës.

Kjo rezultoi të ishte një përballje e fortë për aq kohë sa po i afrohemi gjithnjë e më shumë finales.

Fatkeqësisht Arbri ishte ai i cili ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme.

Fifi hyn brenda shtëpisë së ‘Big Brother’/ I flet Donaldit në vesh: Mos u qurravit se je burrë

Fifi ka hyrë mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës isht edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”.

Arrestohet autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës

Identifikohet autori i dyshuar për shpërthimin me eksploziv pranë shtëpisë së Armando Dukës.

Grupi hetimor ka mundur të identifikojë personin e dyshuar përmes shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës që ka ndjekur autori. Burime të sigurta bënë me dije se po shoqërohet për të dhënë shpjegime shtetasi Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar.

I dyshuari është  sipërmarrës dhe ende nuk dihet konflikti që ka mes tij dhe Armando Dukës. Nga hetimet rezultoi se shtetasi që vendosi dhe aktivizoi lëndën eksplozive pranë portës së oborrit të familjes Duka është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. I riu me kapuç është parë të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.

Nga veprimet hetimore rezulton se Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedentë penalë. Do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin motivet që e shtynë atë drejt ngjarjes kriminale që u regjistrua natën e së hënës në lagjen 3 të qytetit ku banon kreu i FSHF-së, i cili pak pas ngjarjes teksa kërkoi gjetjen e autorit u shfaq dyshues nëse autoritet do të zbardhnin në kohë rastin.