zoom

Day ArchiveXheisara: U pendova që zbulova historinë e familjes

Xheisara, banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP gjatë spektaklit të së martës tregoi se donte të bënte një tjetër lojë, por zgjodhi të qëndronte e qetë.

Në emisionin “Fan Club”, Xheisara u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes, po ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj, që ndodheshin jashtë.

Xheisara: Unë qaja dhe kot aty brenda, por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.

Nedim Bajrami shënon golin e gjashtë në Serie A

Një tjetër derbi shqiptarësh në Serie A. Empoli i Bajramit, Ismajlit dhe Asllanit priti Romën e Marash Kumbullën, ku në fund doli i fituar ky i fundit 2-4, edhe pse Mourinho nuk preferoi ta fuste në fushë.

Bajrami dhe Ismajli e nisën nga minuta e parë. Roma ishte e papërmbajtshme, duke shënuar 4 gola në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht Abraham në 23’, e pastaj Mancini në 33’, Oliveira në 35’ dhe Zanilo në 37’.

Empoli u mundua shumë në pjesën e dytë dhe u fut në lojë, teksa fillimisht në 55’ ngushtoi me Pinamontin. Ndërsa në 72’ Bajrami realizon të dytin, duke hapur ndeshjen. Goli i gjashtë personal për fantazistin e Kombëtares shqiptare në Serie A, që për fat të keq, nuk vleu, pasi Roma fitoi 2-4.

Përhapja e Omicron-it, kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka marrë vendimin për të anuluar dasmën, nisur nga situata epidemiologjike në vend.

Zelanda e Re ka njoftuar kufizime të reja kundër koronavirusit dhe kjo ka bërë që Ardern të marrë një vendim të tillë.

Shpërthimi i variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet, të cilët kanë njoftuar edhe masat e reja.

Kufizimet përfshijnë mbajtjen e maskave në dyqane dhe transportin publik dhe se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar në rast se janë në një aktivitet me rreth 100 persona.

Në një intervistë për mediat, ajo gjithashtu konfirmoi se dasma e saj është anuluar.

Zelanda e Re ka regjistruar rreth 15, 104 raste me COVID dhe 52 viktima.

Trazirat në Armeni, jep dorëheqjen presidenti Sarkisian

Presidenti armen Armen Sarkisian dha dorëheqjen e tij të dielën, duke thënë se ai beson se kushtetuta e vendit nuk i jep atij fuqi të mjaftueshme për të ndikuar në ngjarje të jetës politike të vendit.

Zoti Sarkisian, president që nga viti 2018, ka qenë prej vitit të kaluar në një përplasje me Kryeministrin Nikol Pashinyan për një sërë çështjesh, përfshirë shkarkimin e kreut të forcave të armatosura.

Roli i kryeministrit shihet si më i fuqishëm se ai i presidentit.

“Jam menduar për një kohë të gjatë dhe kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës pasi kam punuar aktivisht për rreth katër vjet“, thuhej në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Presidentit Sarkisian.

“Mund të lindë pyetja se pse Presidenti nuk arriti të ndikojë në ngjarjet politike që na çuan në krizën aktuale kombëtare. Arsyeja është përsëri e qartë, mungesa e mjeteve të përshtatshme, Kushtetuta. Rrënjët e disa prej problemeve tona potenciale fshihen tek ligji bazë aktual”, tha presidenti.

Në një referendum në dhjetor 2015, Armenia u bë një republikë parlamentare, ndërsa kompetencat presidenciale u kufizuan ndjeshëm.

Zoti Sarkisian në deklaratën e tij nuk iu referua drejtpërdrejt ndonjë ngjarje apo çështje të veçantë.

Nëntorin e kaluar Armenia ra dakord për një armëpushim me Azerbajxhanin në kufirin mes tyre, pasi Rusia u kërkoi dy vendeve të tërhiqen, pas përplasjes më të përgjakshme që nga një luftë gjashtë-javore në vitin 2020, kur Moska gjithashtu ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund armiqësive.

Kryeministri Pashinyan që atëherë ka qenë nën trysni, me protesta të rregullta në rrugë që kërkonin dorëheqjen e tij lidhur me kushtet e marrëveshjes së paqes. Sipas marrëveshjes së vitit 2020 të ndërmjetësuar nga Rusia, Azerbajxhani rifitoi kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Armenia u shkëput nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, por mbetet e varur nga Rusia për ndihmë dhe investime. Shumë armenë akuzojnë qeverinë për korrupsion. /VOA/

 

“Benzi” përplaset me motorin në Vlorë, një i plagosur

Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në rrugën Kosova në Vlorë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motorin tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 23.01.2022, rreth orës 20:30, në rrugën ” Kosova”, Vlorë, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motomjetin tip ” Honda”

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur Arben Shaka

Arti shqiptar është në zi.

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka. 

Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta të aktorit.

Vlen të theksohet se Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj. Po atë vit Arben Shaka kishte filluar punë si elektro-auto në Parkun e Kamionëve dhe këtë pantomimë e paraqitën në festivalin e estradave amatore. Ishte 16 vjeç dhe u befasua krejtësisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin qe arriti në rolin e shoferit. Ne moshën 17-vjecare , ne muajin Prill te v . 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës, duke e filluar me këtë pantomimë “…. nuk më harrohet në kulmin e suksesit të saj në skenën e estradës, kur unë interpretoja duke u dhënë i tëri pas rolit, rastësisht hodha vështrimin nga spektatorët dhe për çudinë time të gjithë hidheshin nga karriget duke më imituar mua, në ato çaste magjike interpretonin së bashku me mua gjashtëqind spektatorë…”

Arben Shaka ka patur një fat qe e ka ndjekur gjate 30-vjeteve te karrierës se tij .

Pjesëmarrja në filma ishte shkas i daljes në skenë me sukses dhe as qe e mendonte që do ta merrnin kaq shpejt për të xhiruar në ndonjë film.

Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore dhe këtu ka një të përbashkët me artin e bukur të cirkut. Ai ne fillim , dëshironte që të luante vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e detyroi që te merrte pjese edhe në Cirk edhe në Estradë, pasi ishin në një drejtori. Ustai i cirkut e kishte nuhatur që kishte perspektivë në këtë art të bukur dhe ashtu doli… Me punë të lodhshme, shumë djersë dhe pasion, Arben Shaka arriti të jete i suksesshëm në Cirkun dhe Estradën e Tiranës.

FOTO/Ky është Ergys Dashi, 34-vjeçari qe u vra mbrëmjen e djeshme në Ekuador

Personi në foto është Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal në Ekuador, pranë portit të Guayaquilit ku hyjnë sasi të mëdha kokaine.

Dyshohet se vrasja ka të bëjë pikërisht me betejën mes bandave për trafikun e kokainës.

Dy persona, njëri prej të cilëve me një buqetë me lule në dorë hynë në lokal mbrëmjen e së shtunës më 22 janar duke qëlluar drejt Ergys Dashit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit.

Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.

Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.

Nedim Bajrami shënon golin e gjashtë, por Empoli i tij mundet nga Roma

Një tjetër derbi shqiptarësh në Serie A. Empoli i Bajramit, Ismajlit dhe Asllanit priti Romën e Marash Kumbullën, ku në fund doli i fituar ky i fundit 2-4, edhe pse Mourinho nuk preferoi ta fuste në fushë.

Bajrami dhe Ismajli e nisën nga minuta e parë. Roma ishte e papërmbajtshme, duke shënuar 4 gola në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht Abraham në 23’, e pastaj Mancini në 33’, Oliveira në 35’ dhe Zanilo në 37’.

Empoli u mundua shumë në pjesën e dytë dhe u fut në lojë, teksa fillimisht në 55’ ngushtoi me Pinamontin. Ndërsa në 72’ Bajrami realizon të dytin, duke hapur ndeshjen. Goli i gjashtë personal për fantazistin e Kombëtares shqiptare në Serie A, që për fat të keq, nuk vleu, pasi Roma fitoi 2-4.

VIDEO/ Publikon pamjet e vrasjes, ja si u ekzekutua Ergys Dashi mbrëmjen e djeshme në Ekuador

Mediat në Ekuador kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të shqiptarit, Ergys Dashi, mbrëmjen e djeshme në Ekuador.

Sic shihet edhe në video, një person që mban një tuf lule në dorë hyn me shpejtësi në lokalin ku darkonte Dashi bashkë me disa persona të tjerë dhe qëllon në drejtim të tij duke e vrarë. Menjëherë autori largohet me vrap, ndërsa një nga personat që shoqëronte viktimën e ndjek nga pas.

Dëborë dhe ngrica, autobusi bie nga 30 metra lartësi në Turqi

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi.

Autobusi me të cilin po udhëtonin pasagjerë është përfshirë në një aksident. Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit si pasojë e dëborës dhe ngricës në rrugë duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethin Beykoz të Stambollit, ndërsa si destinacion udhëtarët kishin provincën e Denizli.

Mësohet se mes tre viktimave të konfirmuara deri tani është edhe shoferi.

Të plagosurit nga ky aksident janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.