zoom

Day ArchiveArrestohet gazetari turk me akuzën e fyerjes së Erdoganit

STAMBOLL, 22 janar – Një gjykatë turke të shtunën urdhëroi burgosjen e gazetarit të mirënjohur Sedef Kabas në pritje të gjykimit me akuzën për fyerje të presidentit Tajip Erdogan, tha CNN Turk, duke e vënë në shënjestër atë me një ligj sipas të cilit dhjetëra mijëra janë dënuar dhe ndjekur penalisht.

Policia e ndaloi Kabas rreth orës 2 të mëngjesit (23:00 GMT) dhe e çoi së pari në stacionin kryesor të policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatë më pas vendosi në favor të arrestimit të saj zyrtar, tha transmetuesi.

Fyerja e supozuar ishte në formën e një proverbi të lidhur me pallatin që Kabas e shprehu si në një kanal televiziv opozitar ashtu edhe në llogarinë e saj në Twitter, duke shkaktuar dënime nga zyrtarët e qeverisë.

“Nderi i zyrës së presidencës është nderi i vendit tonë… Dënoj fyerjet vulgare të bëra ndaj presidentit tonë dhe zyrës së tij”, shkroi në Twitter Fahrettin Altun, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë.

Ligji për fyerjen e presidentit shkon nga një deri në katër vjet burg.

Tetorin e kaluar, gjykata më e lartë europiane për të drejtat e njeriut i bëri thirrje Turqisë të ndryshojë legjislacionin pasi vendosi se ndalimi i një burri sipas ligjit shkelte lirinë e tij të shprehjes.

Kreu i Pfizer: Një vaksinë e përvitshme do ishte ideale, më e mirë se dozat përforcuese

Albert Bourla, shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer shprehet se një vaksinë e përvitshme kundër Covid-19, do të ishte më efektive se sa dozat përforcuese që rekomandohen.

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Pfizer/BioNtech ka treguar se është efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.

Në një intervistë me N12 News të Izraelit, Zoti Bourla u pyet nëse ai sheh vaksina përforcuese duke u administruar çdo katër deri në pesë muaj në baza të rregullta.

“Ky nuk do të jetë një skenar i mirë. Ajo që unë shpresoj (është) se ne do të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëni një herë në vit,” tha Bourla.

“Një herë në vit është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë këtë. Është më e lehtë për njerëzit të kujtojnë.

Stresi për 8 Janarin: Ne do hynim në PD dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Për herë të parë, ai ka falenderuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen pasi sipas tij, në të kundërt protesta do të kishte degraduar më tej.

I ftuar në një intervistë, Stresi thotë se protestuesit mund të hynin në seli dhe mund të hidhnin nga kati të gjithë pa përjashtim.

Stresi gjithashtu ka folur dhe për arrestimin e tij dhe qëndrimin në paraburgim.

“Unë isha me familjen në protestë. Nuk i kam gjuajtur askujt të partisë time atë ditë as me gurë as me asgjë. Jam ndier keq realisht atë ditë mirëpo revoltat kështu janë në të gjithë botën. Revoltën nuk mund ta drejtosh siç donte doktori apo dikush tjetër. Unë dhe familja ime kemi vendosur të qëndrojmë mbrapa në protestë. Vetëm kam qenë aty në turmë me njerëzit. Kemi ecur qetë dhe u ndamë nga mami dhe motra. Në momentin që po shkoja në makinë jam rrethuar nga forcat policore operacionale dhe komisariati nr.4. Dy forca policore qetësisht më thanë kemi urdhër nga drejtoria e policisë Tiranë.”, tha ai për intervistën me MCN.

Ai foli edhe për ndërhyrjen e forcave policore në protestë ku theksoi se ishte i gabuar veprimi i policisë që hodhën “helm” ndaj protestuesve mes të cilëve shtoi se kishte edhe gra të moshave të ndryshme. Nga ana tjetër reperi tha se kësaj radhe gjithsesi e falendëron Policinë e Shtetit sepse ndërhyri në një moment të rëndësishëm.

“Në fakt kësaj radhe dua ta falenderoj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë patriota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë bixhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti “, shprehu Stresi.

Për sa i përket qëndrimi të tij në paraburgim, Stresi tha se kushtet ishin “çnjerëzore” dhe shtoi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi autoritetet nuk kishin asnjë provë kundër tij. Ai tregoi gjithashtu rastin e një protestuesi të plagosur që u shoqërua në komisariat pak moment pasi kishte dalë nga spitali.

“Më mbajtën 4 ditë, mbi 72 orë. Kanë qenë shumë momente të këqija. Kushtet ishin çnjerëzore, mund të jetë stafi aty që merren me ty dhe të gjithë të paraburgosurit e tjerë por kushtet ishin mizerabël. Për mua është arrestim i paligjshëm, ai është sekuestrim personi. Unë nuk jam marrë as në deklaratë. Janë munduar 24 orë të gjejnë diçka kundër meje por nuk gjetën. Ishte një protestues nga Korça që ishte në strukturat e PD. Ai u godit me një predhë në kokë, në ballë. E lashë shumë keq dhe u mundova ta ndihmoja derisa të hipte në ambulancë. Kishte 7 qepje në ballë një plagë jashtëzakonisht shumë të keqe. E kishin çuar në spital dhe qepur shpejt e shpejt dhe më pas e sollën në komisariat. Atij filloi ti infektohet plaga dhe ia shtrëngova penjtë sepse i kishte shumë të lirë.”

Stresi foli dhe për ish-Kryeministrin Sali Berisha ku theksoi edhe një herë adhurimin që ka për të si figurë, por deklaroi gjithashtu se përveç respektit dhe simpatisë që ka për të, Berisha është i afërm i tij.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë. Unë Berishën e kam të familjes nga gjyshi, kushëri të afërt shumë. Gjyshi im nga babai e ka kushëri të parë. Shumë pak veta e dinë”, tha ai.

Lulzim Basha uron Friderich Merz për konfirmimin si kryetar i CDU

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Friderich Merz për konfirmimin e tij në krye të CDU si udhëheqësin e saj të ri. Zoti Basha shkruan se PD-ja dhe ai pret të punojë gjithnjë e më afër së bashku, në partneritet të fortë për vlerat dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Urimet më të përzemërta për partinë tonë simotër @CDU për konfirmimin e @FriderichMerz si udhëheqësin e saj të ri. @pdshqiperi dhe unë presim të punojmë gjithnjë e më afër së bashku, në partneritet të fortë për vlerat evropiane dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”- shkruan Lulzim Basha.
Edi Paloka: Basha është një deputet i shkarkuar nga partia

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa për zhvillimet e fundit brenda PD-së. Paloka foli për protestën e dhunshme të 8 janarit tek selia blu duke thënë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij kanë qenë thirrur për të bërë atë që bënë.

Paloka theksoi se nuk ka angazhim total edhe me lëvizjen e Berishës, pasi siç sqaroi ai vetë “Ti e di që unë kam qenë Nënkryetar i asaj partie dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë Nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut”.

“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.

Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve? Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj?

Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del Basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria.

Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht. Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë. Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.

Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti. Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë Nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

I pyetur për vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për pezullimin e tij nga Partia Demokratike, zoti Paloka tha se partia nuk është Lulzim Basha.

Sipas tij, Basha është një deputet i shkarkuar nga partia.

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi tërheq kandidaturën për Presidencën e Italisë

Në Itali priten të zhvillohen zgjedhjet presidenciale më 24 janar 2022. Një nga vendimet që bëri bujë  ishte vendimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për të kandiduar.

Por dy ditë përpara zgjedhjeve, ish-kryeministri duket se është tërhequr. Reuters shkruan se Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë. Ky vendim është marrë nga mbledhja e partive të qendrës së djathtë të Italisë e cila është ende ne vazhdim në kuadër të hapjes të hënën të procesit të zgjedhjeve presidenciale në parlamentin italian.

Për kandidaturën e Berlusconit ishte mbështetës edhe Manfred Weber, politikani konservator gjerman që kryeson grupin e Partisë Popullore Europiane (EPP).

Më 24 janar, politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit. Deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për tu shpallur fitues, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri raundet e para të votimit.

Në të katërtin, një shumicë është e mjaftueshme.

Egjiptiani dhe sudanezi kapen me pistoletë çakmak dhe 60 mijë euro në Rinas

Dy persona janë kapur pasditen e sotme në Rinas, një egjiptian dhe një sudanez.

Egjiptiani me inicialet N.B është kapur me pistoletë në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte nisur drejt Gjermanisë, por kontrolli i skanerit zbuloi që ai kishte një pistoletë çakmak në bagazh.

Pas verifikimit rezultoi se për të kishte edhe një vendim dëbimi nga vendi ynë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas kontrollit po në Rinas është ndaluar edhe një person nga Sudani me inicialet E.M. të cilit iu gjetën 62 mijë euro të padeklaruara.

Ai ishte duke u kthyer nga Dubai dhe në Shqipëri ka leje qëndrimi.

Spektakël i Brojës, ndëshkon Man.City, por VAR i prish festën

Armando Broja arriti të shënonte gol në sfidën që Southampton është duke luajtur ndaj Man City. Sulmuesi kuqezi u shkëput bukur nga mbrojtja e City dhe me një veprim prej sulmuesi klasi mposhti Ederson.

Festa për bomberin kuqezi do të do të zgjaste pak sekonda pasi gjyqtari anësor e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Nga pamjet duke që Broja ishte një hap përpara, por veprimi i tij tregoi edhe një herë talentin e padiskutueshëm të sulmuesin kuqezi.

Pak minuta më vonë, sulmuesi shqiptar u fut në zonë dhe u rrëzua nga portieri i Sitit, Ederson. Por për fat të keq, në vend të penalltisë në favor të tij, ai u sinjalizua përsëri për pozicion jashtë loje dhe aksioni i tij ishte i pavlefshëm.

Deri në këto momente, Southampoton është duke kryesuar me rezultatin 1-o ndaj Man City falë golit të shënuar nga Walker-Peters.

Plumbat drejt lokalit në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Një ditë më parë, Kristian Kroni, 31-vjeç qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokal, e ndërsa i janë vënë prangat një ditë më pas.

Ai u arrestua sot nga uniformat blu të Shkodrës, pasi qëlloi me armë, por që fatmirësisht nuk përfundoi me persona të lënduar.
Nga sa mësohet referuar burimeve zyrtare nga Policia, e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive banale. 31-vjeçari ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, njofton Policia.

Omicron “mbërthen” Shqipërinë, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos harroni maskat

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët në mes të rritjes së rasteve të reja me COVID në vendin tonë. Ajo bën apel që të mos harrohen maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj Omicron.

Bashkangjitur ambasada ka vendosur edhe në link që të dërgon në faqen e CDC për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga COVID.

Postimi i ambasadës së SHBA

Ndërsa rastet e Covid-19 janë në rritje, ju lutemi mos harroni se maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese janë mbrojtja më e mirë kundër Omicron. Kur mbani një maskë, ju ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19. Mësoni më shumë: https://bit.ly/3aPXQ1v

Në 24 orët e fundit në vendin tonë  janë shënuar 2,230 qytetarë të infektuar nga 6,598 testime dhe 5 humbje jete, ndërsa 1,894 raportohet se janë shëruar nga sëmundja, që deri tani ka marrë miliona jetë në të gjithë botën.