Aplikacion
Më shumë se 40 yje të industrisë së filmit si Mark Ruffalo e Susan Sarandon, kanë nënshkruar peticionin e aktores kryesore të Harry Potter në mbrojtje të palestinezëve nga shtypja e ushtrisë izraelite.
“Në i bashkohemi Emma Watson në mbështetje të deklaratës së thjeshtë se ‘solidariteti është një folje’, duke përfshirë dhe solidaritetin domethënës me palestinezët që përpiqen për të drejtat e tyre njerëzore bazë, sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhej në deklaratën e qarkulluar në rrjet, të nënshkruar nga më shumë se 40 figura të njohura të industrisë amerikane të filmit.
Në letër thuhej më tej: “Ne e njohim dis-balancën e thellë mes Izraelit si fuqi pushtuese, dhe palestinezëve, populli i shtypur nga një regjim pushtimi ushtarak dhe aparteidi”.
Më herët në një postim në rrjetin Instagram, Watson kishte shpërndarë një foto nga një miting pro-Palestinës me frazën “Solidariteti është një folje”. Aktorja njihet më shumë për rolin e saj si Hermione Granger në seritë e filmave Harry Potter.
Zyrtarët izraelitë dënuan shpejt postimin, i cili ishte pëlqyer nga më shumë se 1 milionë përdorues të mediave sociale.
“Të gjitha pikët e mundshme për të qenë antisemite,” komentonte ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.
Por në deklaratat e tyre profesionistët e filmit dënonin qartazi antisemitizmin, islamofobinë dhe të gjitha format e paragjykimit.
Të tjerë nënshkrues të peticionit pro-Palestinë ishin: skenaristi James Schamus (filmat Crouching Tiger, Hidden Dragon), regjizorët e nominuar pë Oscar, Asif Kapadia (Amy), Mira Nair (Salaam Bombay) dhe producenti Oren Moverman (filmi: The Messenger).
Firmosën gjithshtu fituesi i çmimit Palme d’Or, Ken Loach (Filmi: Daniel Blake), aktoret Michael Malarkey (The Vampire Diaries) e Matt McGorry (Orange Is the New Black, How to Get Away with Murder).
“Ne qëndrojmë kundër tentativave të vazhdueshme izraelite për të dëbuar me forcë familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor, nga zonat e Sheikh Jarrah, Silwan dhe kudo tjetër në territoret e pushtuara palestineze,” thuhej në letër.
Tritol në derë të shtëpisë, kush është pronari, vëllai i tij i zhdukur prej viteshI është vënë tritoli në derë të shtëpisë në Fushë Krujës, Naim Stafukës. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan vodhën makinën e përdorur në vrasjen e krye komisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.
Kujtojmë se pak ditë më parë Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Atij ju bë atentat nga persona të panjohur dhe në makinë me të ishte edhe Klodjan Stafuka. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur. /abcnews.al/
Itali/ Pezullohen rreth dy mijë mjekë për shkak të mosvaksinimitAutoritetet italiane kanë raportuar të premten se 1,913 mjekë dhe dentistë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Njoftimi i 21 janarit vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill.
Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali.
Mirëpo në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.
Përveç mjekëve, autoritetet kanë njoftuar edhe për pezullimin e rreth 6,000 infermierëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë për shkak të mosvaksinimit.
Një pjesë e tyre aktualisht janë të infektuar apo i janë nënshtruar masës së karantinës.
Në shtatë ditët e fundit në Itali janë regjistruar 2,011 raste të infektimit për 100,000 banorë, ka njoftuar Instituti Suprem i Shëndetësisë.
Rritja e shpejtë e rasteve të infektimit prej fillimit të vitit, ka shtyrë autoritetet që të ashpërsojnë kufizimet për luftim të pandemisë.
Prej të enjtes, banorët e Italisë duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus nëse vizitojnë sallonet e bukurisë.
Më herët gjatë këtij muaji, Italia ka prezantuar një masë për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi moshën 50-vjeçare.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i imunizimeve të kësaj grup-moshe është rritur pas marrjes së vendimit./ REL
Beatrix del nga BBV, përlotet DonaldiBeaterix Ramosaj lë Big Brother VIP. Pas 6 javësh në shtëpinë më të njohur të shqiptarëve, ajo humbi në televotim përballë Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.
Momenti ishte mjaft emocionues. Ajo e la shtëpinë e BBV mes lotëve. Po ashtu edhe miqtë e saj u perlotën, bashkë me Donaldin, i cili, ndonëse tentoi ta mbante veten, nuk arriti dot te mos përlotej.
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj krijuan një lidhje gjatë BBV pas ndarjes së bujshme të Donaldit me Bora Zemanin, duke u bërë çifti më i përfolur.
Të tjera lajme kanë nisur të qarkullojnë lidhur me shëndetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kohët e fundit presidenti ka marrë këshilla mjekësore nga një mjek izraelit, sipas faqes së internetit Ynet. Mjeku në fjalë është profesor Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv. Shapira këshillon liderët botërorë për çështjet dhe trajtimet mjekësore.
Lëvizja e presidentit turk ka ndezur sërish zëra për shëndetin e tij dhe se mund të ketë probleme me zemrën, megjithatë nuk ka asnjë informacion zyrtar për të mbështetur këtë spekulim.
Thashethemet për shëndetin e Erdoganit shpërthejnë nga imazhet që dalin herë pas here, që tregojnë se ai ka vështirësi edhe të ecë. Megjithatë, Presidenca ka mohuar informacionin dhe është përpjekur të bindë se Erdogani është i shëndetshëm.
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 53-vjeçariNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë. Një makinë tip “Corvet” ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi I saj, një 53 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.
Zgjedhjet në 6 bashki, KQZ nxjerr afatet: Fushata nis më 19 shkurtKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë me dije afatet kohore të procedurave për zgjedhjet e pjesshme lokale. Janë gjashtë bashki të mbetura pa kryetar, ku qytetarët do t’ju drejtohen kutive të votimit në 6 mars.
“Bashkitë në të cilat do të kryhen zgjedhjet e pjesshme dhe institucionet e tyre të varësisë janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 31 Janar 2022 deri më datë 06 Mars 2022”, sqaron KQZ.
Po ashtu njoftohet se fushata zgjedhore nis më 19 shkurt. “Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje fillon në datën 19 Shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Sakaq, partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme nga data 28 deri 31 janar 2022.
Sipas njoftimit, koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar, në KQZ brenda 24 orëve nga miratimi i të gjitha kërkesave për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për regjistrim si koalicion brenda 24 orëve.
E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Fushë-KrujëNjë shpërthim raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë. Paraprakisht mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë.
Vijon…
OBSH: Dozat përforcuese, duhet t’i marrin fillimisht ata që janë më të rrezikuarOrganizata Botërore e Shëndetësisë kërkon që dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit t’i ofrohen fillimisht personave me imunitet më të dobët.
Vitin e kaluar, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të shpallin moratorium për dozat përforcuese deri në fund të vitit 2021. Kjo thirrje ishte injoruar thuajse tërësisht.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se mbrojtja nga vaksinat zbehet pas një periudhe.
Studime të shumta kanë treguar se dozat përforcuese të vaksinave rikthejnë nivelin e imunitetit dhe ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë, duke përfshirë variantet Delta dhe Omicron të koronavirusit.
“Dozat përforcuese janë pjesë e programit të vaksinimit, por kjo nuk nënkupton përdorim të pakufizuar për të gjitha moshat”, ka thënë Kate O’Brien, drejtore për imunizim dhe vaksina.
“Ne vazhdojmë të kemi fokus të lartë në vaksinim të grupeve me prioritet të lartë”, ka thënë ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përkrahur dhënien e vaksinave të prodhuara nga Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 5 vjeç e lart, në dozë të reduktuar.
Edhe vendet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë kanë dhënë dritën e gjelbër për imunizim të fëmijëve, në vjeshtën e vitit të kaluar.
Moska njofton manovër ushtarake në shkallë të gjerëNdërkohë që janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për shmangien e konfliktit në Ukrainë, ushtria ruse demonstron forcë. SHBA u lejojnë vendeve të Baltikut furnizimin e armëve në Kiev.
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shqetësimin e Perëndimit nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në vendin fqinj, Rusia ka njoftuar për një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe. Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë gjithsej më shumë se 140 anije, mbi 60 aeroplanë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve. Rreth 10.000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër.
Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve”.
Devijim përmes Baltikut
SHBA u lejojnë shteteve baltike, që të furnizojnë në Ukrainë armët e prodhuara në SHBA. Ministria e Jashtme e SHBA-së njoftoi, se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhimit nga SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve. Një person i besuar me këtë proces, tha se Estonia lejohet të furnizojë në Ukrainë armë artilerie Javelin dhe Lituania raketa të mbrojtjes ajrore Stinger.
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, i konfirmoi agjencisë së lajmeve AFP furnizimet e planifikuara me armë për në Ukrainë. “Ne kemi vendosur të dërgojmë armë dhe të tjera ndihma, por nuk mund të përmend detaje”, deklaroi ai.
Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, përpara se të dërgojnë në vende të treta armë të marra nga SHBA-ja./DW