zoom

Day ArchiveSHBA: Përgjigje të shpejtë dhe të ashpër ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi një përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, nëse Rusia pushton Ukrainën. Komentet e sekretarit Blinken në Berlin janë një tjetër përpjekje për të qartësuar konfuzionin e mundshëm për pozicionin e Uashingtonit dhe vendeve aleate të NATO-s, pasi Presidenti Joe Biden u kritikua gjerësisht për frazën se “një ndërhyrje e vogël” nga Rusia do të merrte një përgjigje më të ulët.

Nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin ukrainas dhe kryejnë akte të reja agresioni ndaj Ukrainës, ato do të marrin një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë,” tha Sekretari Blinken gjatë një konference për shtyp me homologen e tij gjermane.

Në vazhdim, Sekretari Blinken e akuzoi Rusinë se po rrezikon themelet e rendit botëror me grumbullimin e rreth 100 mijë forcave ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Paralajmërimi i ashpër u bë nga Berlini, qyteti dikur i ndarë simbol i Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit. Sekretari Blinken përgatitet të takohet të premten në Gjenevë me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, në kuadrin e përpjekjeve për të ulur tensionet që nuk duket se do të jenë të suksesshme.

“Çështjet me të cilat po përballemi janë të vështira, dhe zgjidhja e tyre nuk do të bëhet me shpejtësi. Sigurisht që nuk pres t’i zgjidhim në Gjenevë,” tha Blinken.

Fjalimi u mbajt pasi Sekretari Blinken dhe kryediplomatët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin për të projektuar një front të përbashkët përballë Rusisë, të shqetësuar se ajo mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës. Një ditë më parë, ai u takua në Kiev me presidentin ukrainas për të diskutuar rreth këtij rreziku.

PSG-Real Madrid: Në një “Parc Des Princes” të plotë

Paris Saint Germain do të presë Real Madridin për ndeshjen e parë për fazën “16” të Champions League .

Konkretisht, “Parc des Princes” pritet të jetë i mbushur, pasi qeveria franceze vendosi që masat kundër koronavirusit në vend të jenë të vlefshme deri më 2 shkurt.

Kjo do të thotë se kapaciteti prej 5 mijë tifozësh në stadiume pas fillimit të shkurtit do të ndryshojë dhe njerëzit do të lejohen të shkojnë normalisht në stadium, pa kufizimin e mësipërm.

 

El gobierno francés acaba de confirmar que la reducción de espectadores en los estadios, ahora mismo fijadas en 5.000, se acabarán el próximo 2 de febrero. Es decir, el PSG-Real Madrid del 15 de febrero se disputará con la totalidad del público en el Parque de los Príncipes.

— Andrés Onrubia Ramos (@AndiOnrubia) January 20, 2022

 

?| PSG – Real Madrid #UCL first leg will be played in front of a full Parc Des Princes. #rmalive

— Madrid Zone (@theMadridZone) January 20, 2022

Shpërthim në Gana, të paktën 20 viktima

Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi komunitetin e Apiate në perëndim të Ganës. Tragjedia ndodhi kur një kamion që transportonte eksploziv në minierën e arit Chirano u përplas me një motoçikletë.

“Motoçikleta u fut në rrugën në të cilën lëvizte kamioni dhe përplasja shkaktoi shkëndija që shkaktuan shpërthimin”, tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive për agjencinë kineze të lajmeve.

Sipas tij, nga shpërthimi i tmerrshëm u shkatërruan rreth 500 shtëpi, ndërsa familjet e shpërngulura kanë gjetur strehim të përkohshëm në kisha dhe shkolla në qytetet fqinje.

“Është një ngjarje vërtet e trishtueshme, fatkeqe dhe tragjike”, tha presidentja ganeze Nana Akufo-Ando në një postim në Twitter, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. 

Austria detyron vaksinën anti-COVID

Nga 1 shkurti vaksina anti-COVID në Austri do të bëhet me detyrim.

Qeveria e ka planifikuar diçka të tillë që në nëntor duke parë dhe numrin në rritje të infeksioneve.

Që prej asaj kohe mosha detyrueshme për t’u vaksinuar është bërë nga 14 në 18 vjeç.

Projektligji duhet të kalojë tani dhoma e sipërme dhe të nënshkruhet nga presidenti Alexander Van der Bellen, hapa të cilët do të jenë kryesisht formalitete.

Afërsisht 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti jashtëzakonisht ngjitës Omicron i ka shtyrë infeksionet në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër bllokim.

Mes Bashës dhe Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit, flasin aleatët: Ja kë preferojmë për koalicion

Partitë politike kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetarë që janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta të mbahen në datën 6 Mars. Partia Socialiste njoftoi sot se nuk e ka ende listën e kandidatëve, por theksoi se do të përjashtohen deputetët dhe personat që janë djegur njëherë nga ligji i dekriminalizimit duke i prerë shpresat në këtë mënyrë Valdrin Pjetrit për Shkodrën.

Në kampin tjetër, demokratët duken të përçarë. Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë nisur sot të parin proces përzgjedhjeje kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Nga ana tjetër PD-ja zyrtare përmes nënkryetares Jorida Babaku tha sot në një deklaratë për mediat se do të ftojnë aleatët për të krijuar një front opozitar përballë maxhorancës. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha për Abcnews.al se nuk ka ende një ftesë nga Basha dhe në momentin që do të ketë një diskutim dy palësh do të bëjë publik qëndrimin e tij. “Nuk kam marrë ftesë zyrtare nga PD. Nëse marr ftesë do të flas për qëndrimin tim”, tha ai.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK Dashamir Shehi është i vendosur për një variant të mesëm. Shehi kërkon që të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat të vetëm për çdo bashki pasi në të kundërt, thekson ai, favorizohet Rama. “Ne si LZHK jemi që të dalim me një kandidat të përbashkët. Të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat. Nëse bëhen 2-3 kandidatë ia bëjmë peshqesh Edi Ramës. Këto zgjedhje nuk duhet të kthehen në garë mes opozitës. Nëse nuk arrihet dakordësi ne nuk shkojmë me asnjërën palë”, thotë Shehi.

Aleati tjetër që doli në zgjedhjet e 25 prillit krah demokratëve, kreu i PAA Agron Duka tha sot për ABC se nuk ka asnjë ftesë nga Basha. Ai theksoi se ka pasur një takim me Berishën por shton se bërja e një koalicioni nuk i ndihmon bashkimit por përçarjes. “Me Bashën nuk jemi takuar. Nuk kemi asnjë lloj ftese. Gjasat janë që nuk do ketë takim. Sepse për një javë fillojnë regjistrimet. Nga zoti Berisha kemi pasur takim Unë personalisht e kam takuar. Kemi vendosur të mbështesim një kandidaturë që na duket më e përshtatshme për një bashki të caktuar.

Kjo mund të jetë e një grupi apo edhe një grupi tjetër. Bërja e një koalicioni me Bashën tashmë nuk është se kemi ndonjë kërkesë, por me Berishën që kemi një farë kërkese nuk i ndihmon bashkimit, por i ndihmon përçarjes”, shprehet Duka.

 

Papa Benedikti XVI heshti ndaj 4 rasteve të pedofilisë

Papa Benedikti 16 është inkriminuar në një raport të ri mbi abuzimin e fëmijëve në Kishën Katolike në Munih, kur ai njihej si Kryepeshkopi Kardinal Ratzinger.

Hetimi i shumëpritur, i publikuar këtë të enjte në Gjermani nuk lë vend për dyshime.

SOT “Në një total prej 4 rastesh, kemi dalë në konkluzionin që Kryepeshkopi akuzohet për sjellje të pahijshme në raste të abuzimit seksual”, tha Martin Pusch, avokat dhe hartues i raportit.

Këto raste kanë ndodhur ndërsa Ratzinger ishte Kardinal në Munih, nga 1977 deri më 1982, përpara se të bëhej kreu i Kongregacionit të Vatikanit për Doktrinën e Besimit dhe më vonë, në vitin 2005, të zgjidhej si Papë.

94-vjeçari, i cili u tërhoq nga pozita papnore thuajse 10 vite më parë, refuzoi akuzat.

Në raport gjithashtu përmendet edhe kryepeshkopi aktual i Munihut, një aleat i njohur i Papës aktual.

Në 2018, një raport i kërkuar nga kisha doli në përfundimin se të paktën 3677 persona ishin abuzuar nga kleri në Gjermani, mes viteve 1946 dhe 2014.

Më shumë se gjysma e viktimave ishin 13 vjeç ose më të rinj, dhe thuajse 1/3 e tyre shërbenin në altar.

Para apo pas mëngjesit? Mjekët shuajnë dilemën se kur duhet t’i lajmë dhëmbët

Kur duhet t’i lajmë dhëmbët, para apo pas mëngjesit? Kjo është një dilemë që na shoqëron prej kohësh. Ndërsa disa praktikojnë pastrimin e dhëmbëve sapo të ngrihen nga shtrati, të tjerë mendojnë se është më mirë t’i lajnë pas mëngjesit, në mënyrë që të largohen mbetjet e ushqimit nga goja.

“Lani dhëmbët, hani mëngjes dhe pini kafe në më pak se 30 minuta dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë”, këshillon dentisti Dr. Suhail Mohiudin. Ai shton se dhëmbët nuk duhen larë pas mëngjesit sepse acidi në gojë mund të shkatërrojë smaltin e tyre.

Një nga dentistët më të famshëm britanikë, Dr Richard Marquez pretendon se nuk ka rëndësi nëse i lani dhëmbët para apo pas mëngjesit, por rëndësi ka sa kohë kalon mes dy aktiviteteve. Këshilla e tij është që të mos lani dhëmbët të paktën gjysmë ore pas vaktit ose t’i lani të paktën dhjetë minuta para vaktit.

“Ajo që ka rëndësi është sa kohë prisni ndërmjet këtyre aktiviteteve. Domethënë, smalti i dhëmbëve që mbulon dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies për shkak të acideve të pranishme në ushqim, kështu që larja menjëherë pas ngrënies rrezikon ta dëmtojë atë”, shpjegoi ai. 

Akuza e fortë, Veliaj: Agron Duka ka shitur ndeshje, duhet të shkojë në prokurori

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ajo çka ka ndodhur në drejtimin e Federatës së Futbollit nga ana e Armand Dukës është një trashje e zullumit. Për këtë arsye sipas tij, Duka duhet të japë llogari në prokurori. “Kur trashet zullumi duhet të japësh llogari, të paktën në prokurori”, tha Veliaj mbrëmjen e sotme në Neës 24.

I pyetur nëse ky është një sulm politik, duke qenë se Armand Duka është i vëllai i deputetit të Opozitës Agron Duka, Veliaj shpjegoi se nuk ka asnjë sulm politik në këtë mes, dhe për këtë çështje ai ka të njëjtin qëndrim që mbajti ndaj ngjarjes së Astirit. Ndërsa shtoi se nën drejtimin e Armand Dukës janë shitur ndeshje dhe janë shuar ëndrrat e shumë të rinjve për t’u bërë futbollistë.

Biseda në studio:

Pyteje: Armand Duka ka vëlla Agron Dukën që është në radhët e opozitës dhe secili ka pasur karrierën e tij, dikush mund të thotë se ky është një sulm politik dhe del ideja, edhe këtë doni ta merrni?

Veliaj: Kësaj i përgjigjem siç iu përgjigja asaj të Astirit, ato tre vjet që humbëm duke djegur goma do të na rikthejë njeri. Sapo iu referove që sapo ka 20 vjet.  Të ketë djegur rininë e çunave që janë rritur me këtë dhe kanë parë që ka shitur ndeshje, ke ekipe që janë skualifikuar nga UEFA, që ke parë në TV se si lihen gola.

Pyetje: Ne kthehemi si në vitin 2007 kur shikojmë qeverinë përballë Federatës po shikojmë të njëjtën sjellje, a ka një mënyrë tjetër si zgjidhet kjo?

Veliaj:  Po ka një mënyrë tjetër; Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushat, ku janë pagat e luftës, pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? More 2 mln dollarë, ku shkuan? Zhduken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet. Kur shikon që në 20 vjet të kanë ikur bashkëpunëtorët tregon se çfarë lidershipi je.  Ajo që ndodhi në Durrës, ku u falsifikua firma e kryetarit të bashkisë së  Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak.

 

Cilat media sociale na bëjnë më të lumtur dhe më të trishtuar

Mediat sociale tashmë janë pjesë e jetës së përditshme jo vetëm për të rriturit, por edhe për shumë fëmijë. Megjithatë, përdorimi në rritje i tyre, siç tregohet nga hulumtimet, ka efekte negative në shëndetin mendor të ekspertëve.

Disa prej tyre duket se shkaktojnë më shumë emocione negative dhe të tjera më pak. Sipas studiuesve nga Universiteti i Lorraines, platformat e mediave sociale nuk janë të gjitha njësoj. Secili duket se ka një efekt të ndryshëm në psikologjinë e përdoruesit. Për shembull, përdorimi i Facebook dhe Instagram shoqërohet me mirëqenie më të ulët mendore.

Twitter-i shoqërohet me më shumë emocione pozitive dhe kënaqësi më të madhe nga jeta. Një shpjegim i mundshëm është se Facebook dhe Instagram si platforma dhe mjedise dixhitale janë të mira për vetëpromovim pozitiv, ndërsa Twitter përdoret më shumë për postimin e opinioneve dhe lajmeve. 

A keni gisht në sulmet me vezë ndaj Bashës? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mohoi të jetë ai organizatori i sulmeve me vezë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Berisha u shpreh se reagimi i njerëzve ndaj Bashës ka të bëj me inatin e atyre që janë zhgënjyer ndaj dikujt që e mbështetën për 8-vite.

“Partia Demokratike është Parti Demokratike, është shumë e qartë kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, se zoti Basha përfaqëson pengun e Edi Ramës. Basha ka bërë një anti-Kuvend, kryetari është zyrtar i cili nuk mund të thotë se unë nuk pashë dhe nuk dëgjova 1958 delegatë në vend të 5004.

Motivohem çdo ditë e më shumë nga këto zhvillime që tejkalojnë fantazinë e Markezit, nuk mund të gjesh një personazh që thotë 1958 janë 5004. Mos harro se i mbyti në gaz dhe i trajtoi në mënyrën më barabare.

Nuk merrem unë kurrë me atë, por ai ka prit ata që vinin në shtëpinë e tyre me gaz dhe me blinda. Këto nuk janë të policisë janë të bandës së tij. Sa do vazhdoj inati i njerëzve, nuk e di. Është gjithçka spontane ndaj një njeriu që e kishin mbështetur për 8-vite. Kur e gjuajnë me vezë inat është”, tha Berisha.