zoom

Day ArchiveA do të krijojë përsëri aleancë me Ramën? Flet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se nuk do të bashkëpunojë kurrë politikisht me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Opinion”, Meta tha se Rama ka cenuar sovranitetin e Shqëiprsë dhe interesat kombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunojë.

A shihet një aleancë e mundshme me Edi Ramën në të ardhmen?

Asnjëherë, asnjëherë. Me një politikan që vë në diskutim sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë dhe interesat kombëtare. Nuk ka e nuk do të ketë bashkëpunim me Ilir Metën. Meta e ka raportin me shqiptarët.

“Jam si Cristiano Ronaldo”, Habit Meta: Jam si 18 vjeç, mezi pres të shkoj …

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” Kreu i Shtetit ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, duke theksuar se ndihej si i ri dhe se do vijojë të mbetet në politikë. Ai nuk ngurroi ta krahasojë veten me lojtarin Cristiano Ronaldon, duke theksuar se ndihet i ri dhe se mezi pret që të kthehet te populli.

“Jam si Cristiano Ronaldo, ndihem si 18 vjeç, ndaj mezi pres të kthehem te populli i 2 marsit”, tha Meta.  

 

 

VIDEO/ Bajrami i shënon Interit dhe feston me shqiponjë në “San Siro”

Inter po barazon 2 me 2 me Empolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Protagonist në këtë ndeshje është bërëq edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili shënoi golin e barazimit 1 me 1. 

Nedim Bajrami pasi ka shënuar ka festuar duke bërë shqiponjën me duar në San Siro.

http://

 

“Vendimet e opozitës ndihmuan qeverinë”, Meta: Në nivelet e larta ka tradhti

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar përsëri djegien e mandatave nga ana e opozitës në vitin 2019, pasi në këtë mënyrë kanë ndihmuar qeverinë socialiste.

Teksa foli për veprimet e opozitës deri para 25 prillit, Presidenti tha në emisionin “Opinion” se në nivelet e larta të politikës nuk ka gabime, por vetëm tradhti.

“Opoziten shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje per te ashtuquajturen ceshtja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Per LSI mund te them qe beri nje vetevrasje me djegien e mandateve dhe u be bisht i kesaj opozite te dirigjuar nga Kryeministri.  Ne nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”,-tha Meta.

Meta: Unë non grata? Do zhgënjehesha nëse nuk ndodh sa jam President

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me raportet e tij me SHBA. Në emisionin “Opinion”, Meta ka thënë se ka raporte të mira me SHBA, pavarësisht se disa nga zyrtarët amerikan të ardhur në Shqipëri nuk kanë përfshirë në axhendën e tyre takim me presidentin.

Meta tha se është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer SHBA dhe se çdo qëndrim i tij iu është thënë në sy zyrtarëve amerikanë.

Presidenti u pyet nëse mund të shpallej non grata nga SHBA. Meta tha në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA dhe nuk ka bërë asgjë kundër Shqipërisë.

Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në xhendën e tyre?

Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, ë2shtë një qëndër këtu shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.

Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?

Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur fletë me partnerët…

Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?

Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.  Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.

Situata në PD, Meta: Zgjidhja e vetme është vota

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me situatën brenda në PD duke thënë se opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend, por sipas tij, opozita e vërtet është populli.

Meta ka sugjeruar në emisionin “Opinion” se PD duhet t’i drejtohen PPE që të dërghojë një mision për të vlerësuar situatën brenda partisë.

Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.

“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD anetare e PPE? Ju PD e dashur e Shqiperise, me merita te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, kerkojini nje mision PPE per te vleresuar gjendjen brenda jush.  Zgjidhja per situaten ne PD eshte vota”,-tha Meta.

I prishën shtëpitë, Policia procedon penalisht 4 qytetarë që protestuan te “5 maji”

Vuajtja për banorët e lagjes “5 maji” nuk ka përfunduar me prishjen e shtëpive nga Bashkia Tiranës. Disa prej tyre janë proceduar penalisht nga policia pasi protestuan kundër prishjes së shtëpive. Në një njoftim për mediat policia bën të ditur se ka paditur 4 persona të cilërt nuk iu bindën urdhërave për të punonjësve të policisë. 

 

Njoftimi 

 

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

 

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

 

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Ambasadore bazike me standard të dyfishtë/ Gazetari sulmon Yuri Kim

Gazetari i njohur Andi Bushati ka komentuar intervistën e ambasadores amerikane Yuri Kim në Euronews Albania. 

 

Postimi i plotë 

Ambasadore me bazike hiperfuqia nuk ka sjelle ndonjehere ne kete vend.
Kur pyetet per mekatet e pales qe do te mbroje, ruan standartin “s’ me takon mua te komentoj”, kur duhet te godase, i haron keto skrupuj diplomatike.
Pra, kerkon vete te dale ne nje interviste, per te konfirmuar standartin e dyfishte per te cilin e akuzojne 

 

27 Shkurti apo 6 Marsi, cilën datë do të dekretojë Meta për zgjedhjet e pjesshme

Presidenti Ilir Meta është shprehur se po të dekretonte sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të ishte 27 shkurti nëse do i dekretojë nesër do të jetë data 6 mars.

Meta tha në emisionin “Opinion” se afati ligjor prej 45 ditësh do i japi kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet.

“Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi. Ka një hapsirë të caktuar dhe unë jami disponuarpër të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë. Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve”,-tha Meta.

Kim: SHBA u skandalizua më 8 janar, Basha mbetet kryetar i zgjedhur i Partisë Demokratike

Ambasadorja Yuri Kim gjatë intervistës komentoi edhe zhvillimet brenda PD-së që erdhën si pasojë  e vendimin të DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo tha se ngjarjet 8 janarit skandalizuar shumë amerikan. Por pavarësisht asaj që po ndodh aktualisht në PD, Kim tha Lulzim Basha është kryetar i zgjedhur dhe legjitim i partisë.

 

Erla Mëhilli: Qartë. Zonja Ambasadore, nëse pas gjithë kësaj që po ndodh, sigurisht që PD është e përçarë, dhe nëse kjo force politike kthehet në një forcë irrelevante për të marrë pushtetin, për ndërruar pushtetin, drejt fitores, a ia vlejti kjo masë? 

 

Ambasadorja Kim: Shiko, kur flasim për demokraci, mbrojtje dhe biznes, ajo që mbështesim në Shqipëri është një demokraci reale dhe e gjallë. Për të pasur një demokraci reale, të gjallë, të duhet një opozitë reale, e gjallë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Faktet janë që Partia Demokratike ka qenë jetike për zhvillimet e këtij vendi. Në momente kyçe, Partia Demokratike e ka udhëhequr këtë vend përpara. Nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësim. Nuk do të thotë që duhet të qëndrojë e ngrirë tek e kaluara. Ajo që duam të shohim është një Shqipëri, është demokracia në Shqipëri, një opozitë në Shqipëri që shehh përpara, me këmbët përpara, me sytë përpara. Do t’i kthehem 8 janarit, mendoj kur njerëzit pane pamjet, kur njerëzit dëgjuan retorikën, mendoj se u skandalizuan. Siç e dini Shtetet e Bashkuara u skandalizuan. Nuk duam të shohim askënd ta tërheqë këtë vend mbrapsht në të kaluarën, në një lloj politike që nuk do ta shohë askush. Askush nuk do që të shohë dhunë politike. I përket të kaluarës. Lereni në të shkuarën.  Askush nuk do të shohë gaz lotsjellës në rrugë. I përket të kaluarës. Duhet ta hedhim tej këtë lloj gjëje. Duam të shohim një Shqipëri që është vendosmërisht në familjen perëndimore, që do të bëjë pjesën e saj si anëtare e NATO-s, që bën përparimin e nevojshmë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, që vepron në një mënyrë që është në përputhje me staturën e saj në rritje në botë. Për shembull, Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky është një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shqipëria ulet në krah të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar. Ulet në një tryezë serioze dhe mendoj se udhëheqësit e saj, qofshin në opozitë dhe sidomos nëse janë në qeveri, duhet të sillen në përputhje me këtë staturë. 

 

Erla Mëhilli: Qartë. Megjithatë, Zonja Ambasadore, vendi ka nevojë të shkojë përpara, jam dakord. Por a jeni ju dakord që për shkak të kësaj të sakrifikohet pluralizmi politik? Sepse me këtë përçarje që ka sot Partia Demokratike dhe opozita e vendit, rrezikon që kjo qeveri, Partia Socialiste dhe Edi Rama të rrijë 16 vjet në pushtet. 

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se doni ta mbani vështrimin përpara dhe mendoj se është me rendësi të mos kapeni tek ajo që gjendet në një çast përpara syve. Nuk është aty ajo që ka rendësi. E pranoj që është një periudhë e dhimbshme dhe se është arsye për dhimbje dhe konflikt dhe e shohim këtë, por është edhe një moment qartësues. Partia Demokratike duhet të vendosë se çfarë përfaqëson; duhet të vendosë se nga e ka drejtimin; duhet të vendosë se cila do të jetë marrëdhënia e saj me Shtetet e Bashkuara. Shpresojmë që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, më e bashkuar, dhe se do të shohë përpara, se do të marshojë drejt së ardhmes, se do ta vendosë veten në pozitat ku është e aftë të fitojë zgjedhje, e aftë të jetë qeveria, të jetë e aftë për të qenë partnere e Shteteve të Bashkuara, këtë duam të shohim.

 

Erla Mëhilli: E qartë. Zonja Ambasadore, një partner i besueshëm ka nevojë edhe për stabilitet në sjelljen e tij, qoftë nga opozita apo nga mazhoranca. Ju i keni dhënë mbështetje të hapur Z. Basha këto kohë. Megjithatë, Z. Basha në të shkuarën jo shumë të largët ka marrë vendime qartazi kundër kërkesave dhe qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç është djegia e mandative, bojkoti i zgjedhjeve, tentativat për të prishur zgjedhjet e 29 qershorit 2019. Ndërkohë, opinion publik ka dëgjuar edhe për një lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. Veprime më anti-amerikane në kuptimin e principeve amerikane, nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë udhëheqës në Shqipëri, ndoshta edhe në Ballkan. Ju sot e deklaroni një partner të besueshëm. Ia keni falur këto veprime Z. Basha? Mund të themi që e keni falur? 

 

Ambasadorja Kim: Së pari, keni futur shumë komente aty dhe keni përfshirë shumë nga opinionet tuaja ndaj më lejoni të sqaroj. Pa iu përgjigjur komentit tuaj editorial mbi natyrën e marrëdhënies sonë me Z. Basha apo vlerësimin tonë për performancën e Z. Basha, do të them vetëm këtë: PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Z. Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i PD-së. Ne besojmë në marrëdhënie me institucionet. Institucionet janë kritike për demokracinë. Ne do të vazhdojmë të takohemi me udhëheqësin e zgjedhur të PD-së dhe, në përvojën tonë, kemi pasur një partneritet të mirë me Z. Basha, dhe kjo do të vazhdojë. 

 

Erla Mëhilli: Në një demokraci, vota është mekanizmi që zgjidh çdo debat. E tha edhe Z. Escobar. Kjo vlen edhe për demokracinë brenda një partie politike. A do ta inkurajoni ju votën për zgjidhjen e këtij konflikti brenda Partisë Demokratike? 

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se partitë kanë rregullat e tyre dhe duhet t’i vendosin udhëheqësit e tyre bazuar në rregullat e tyre dhe në përputhje me ligjin më gjerësisht. Nuk më takon mua ta them. 

 

Erla Mëhilli: Okay, zonja Ambasadore, përpara se t’ju pyes edhe për 8 janarin, kohët e fundit ka pasur disa koncesione dhe afera korruptive nga ana e qeverisë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e nënvizon korrupsionin. Cili është pozicioni juaj ndaj këtyre aferave?

 

Ambasadorja Kim: Do ta përsëris – jemi seriozë sa më s’ka për korrupsionin dhe jemi seriozë sa më s’ka për t’iu kërkuar llogari atyre që përfshihen në akte korrupsioni domethënës, atyre që abuzojnë dhe tradhtojnë besimin publik për përfitimet e tyre. Ndaj, nuk mendoj se mund t’i shtoj shumë këtyre fjalëve për të sqaruar se cili është pozicioni ynë por duhet të jetë shumë, shumë e qartë për cilindo se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje. 

 

Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, protesta e 8 janarit. Ju bëtë një tëeet gjatë asaj proteste ku u fokusuat tek forca e përdorur nga protestuesit, ndërkohë që edhe prokuroria edhe mediat pamë se kishte dhunë edhe nga ana tjetër, pra që vinte nga brenda godinës. Si do t’iu përgjigjeshit akuzave se ju ishit e njëanshme në këtë reagim tuajin?

 

Ambasadorja Kim: Nuk jam fort e sigurt ç’doni të thoni? Si mund të jesh e njëanshme kur thua se s’duhet të ketë dhunë politike? Vetëm nëse pala tjetër thotë se duhet të ketë dhunë politike, rast në të cilin, po, jam e anshme. Jam kundër dhunës politike. Shtetet e Bashkuara janë kundër dhunës politike. Shiko, mendoj se njerëzit u skandalizuan. E di që njerëzit në Uashington, miqtë e Shqipërisë kudo në botë u skandalizuan kur panë ato pamje njerëzish që thyenin dritare, shkulnin dyer, dhunën, grushtet, gjakun. Ka një hetim për këtë çështje tani dhe mendoj se nuk më takon të jem ajo që përcakton fajin. Të presim dhe të shohim çfarë do të nxjerrë hetimi. 

 

Erla Mëhilli: Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte në selinë e PD-së ditën përpara protestës. Besoj e pa situatën brenda që kishte dyer të blinduara, fortifikime. A jut ha se çfarë kishte parë atë ditë aty?

 

Ambasadorja Kim: Kemi shumë biseda, të cilat nuk kam për t’i zbuluar në televizion. 

 

Erla Mëhilli: Okay. A është normnale në gjykimin tuaj Zonja Ambasadore që deputetët të mos lejohen të hyjnë në selinë e tyre, në partinë e tyre?

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se nuk më takon të komentoj. Partitë kanë rregullat e tyre dhe duhet të respektojnë rregullat e veta. 

 

Erla Mëhilli: Okay, dhe një pyetje tjetër. Çfarë do të ndodhë në rast se demokratët do të zgjedhin Sali Berishën kryetar të tyre? Çfarë raporti do të keni?

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se anëtarët e partisë duhet të mendojnë me shumë kujdes, siç e thashë më parë, lidhur me kush janë, lidhur me rolin që do të luajnë në politikën shqiptare dhe në demokracinë shqiptaree, lidhur me çfarë do të duhet për të fituar zgjedhje, lidhur me çfarë duan të jetë marrëdhënia e tyre me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se i kanë faktet. Unë do të vazhdoj si përfaqësuese e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe specifikisht e Presidentit Amerikan që të bëj të qartë se cili është pozicioni i SHBA, dhe të ofroj informacion që njerëzit ta shqyrtojnë si pjesë e procesit të tyre vendimarrës. Por është një vendim vërtet i rëndësishëm dhe është një kohë vërtet e rëndësishme. Shqipëria është në një pikë kthese dhe ne shpresojmë që Shqiptarët, pavarësisht nëse i përkasin kësaj apo asaj partie, që do të vazhdojnë të shohin nga e ardhmja, të zgjedhin të ardhmen, të vazhdojnë ta ndërtojnë këtë vend në një mënyrë që forcon demokracinë e tij, çrrënjos korrupsionin, bën të qartë që askush nuk është mbi ligjin, që bën të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë partnere. Ky është partneriteti më i forte që mund të shoh se ekziston kudo në botë dhe ndoshta në atë kuptim jam e anshme, që favorizoj Shqipërinë, por në dy vitet që kam qenë këtu, nuk mendoj dot për një tjetër vend ku kemi një mik më të mirë, ku populli Shqiptar, ku vendasit janë më miqësorë, më mirëseardhës dhe mikpritës se sa populli Shqiptar. Ndaj, në fakt jam optimiste se njerëzit do të marrin një vendim të mençur, por në fund të fundit është vendimi i tyre.