zoom

Day ArchivePSG beson se Mbappe do qëndrojë

Kilian Mbappe mund të vendosë që të qëndrojë te PSG-ja, pas bisedimeve pozitive mes familjes së tij dhe klubit. Sulmuesi francez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi, e për të veshur fanellën e Real Madridit. Por sipas “ESPN”, ai po e mendon seriozisht që të qëndrojë për pak më shumë kohë te parisienët.

Kontrata Mbappe-së i përfundon në verë dhe drejtuesit e Realit shpresojnë që ta marrin sulmuesin si futbollist të lirë. Por midis francezit dhe klubit është folur për të firmosur një zgjatim të kontratës.

Mbappe do të qëndronte me qejf nëse në stol do të ulej Zinedin Zidan, një nga idhujt e fëmijërisë së lojtarit. Për më tepër që synimet e PSG-së për të sjellë në “Park de Prins” edhe futbollistët Paul Pogba dhe Frank Kesi mund ta bindin sulmuesin 23 vjeçar të rinovojë.

Nuk e prisnin, ja kush është e eleminuara nga BBV

Xheisara është e eleminuara e radhës në Big Brother Albania Vip.

Xheisara ishte në nominim me Tan Bramën dhe Egzonën, por ajo mori me pak vota se të gjithë të tjerët për të qëndruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndonëse këngëtarja qëndroi në shtëpi për një kohë të shkurtër, energjia e pozitive që përcolli ishte e madhe.

Europa përballë krizës energjetike

Europa është duke u përballur me një krize energjetike që po iu kushton qytetarëve të saj çdo ditë e më shumë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se rritja e çmimeve në faturat e energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve po sforcon buxhetin e shumë familjeve.

Gjatë vitit 2020 familjet europiane shpenzonin mesatarisht 1200 euro në vit për energji elektrike dhe  gaz. Këtë vit kjo shifër pritet të rritet në 1850 euro në vit sipas analisteve të ekonomisë pasi tensionet gjeopolitike kanë katërfishuar çmimin e gazit natyror dhe kanë shënuar një rritje edhe të energjisë elektrike.

Banka Qendrore Europiane tha në Dhjetor se priste që ekonomia e Eurozonës të zgjerohej me 4.2% në vitin 2022 e nxitur nga një rritje prej 5.9% e konsumit privat.

Por përballë rritjes se çmimeve në faturat e energjisë kjo duket diçka e vështirë. Energjia përbën rreth  6% të konsumit privat në Eurozone, konsum i cili mund të rritet nga 8-10% përgjatë këtij viti duke kufizuar kështu përdorimin e financave nga familjet europiane për të blerë mallra të tjerë.

Gjukanoviç mbështet nismën e Abazoviçit për ndryshimin e qeverisë

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka njoftuar se do të mbështesë çdo nismë që do të çojë në largimin e qeverisë aktuale të shtetit.

DPS-ja mirëpret gatishmërinë e një pjese të shumicës parlamentare për të propozuar zgjidhje me përfaqësues të disa partive të pakicave, që do të çonin në zhbllokimin e institucioneve dhe përshpejtimin e procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha partia e presidentit të Malit të Zi.

Kështu u përgjigj DPS-ja ndaj nismës për të formuar një qeveri të pakicës, si një model për tejkalimin e krizës politike në Mal të Zi. Këtë propozim e ka prezantuar Lëvizja Qytetare Ura, që është në pushtet, dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS.

Këto dy subjekte, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kishin garuar në kuadër të listës “E zeza mbi të bardhë”. Në ato zgjedhje, DPS-ja u rrëzua nga pushteti pas tre dekadash.

Gjatë prezantimit të propozimit për qeveri të pakicës, Lëvizja Qytetare Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS thanë më 17 janar se në një qeveri të tillë nuk do të kishte vend për partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike të Socialistëve dhe partinë më të fortë të koalicionit aktual, Frontit Demokratik, parti pro-serbe.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç ka thënë se ky model është një zgjidhje e mundshme, por të cilën nuk do t’ia imponojnë askujt.

Është koha që të zhbllokohet rruga për në Bashkimin Evropian. Nëse kjo situatë nuk mund të zgjidhet, zgjedhjet mbeten zgjidhje e qartë”, tha Abazoviç më 17 janar.

Për të iniciuar shkarkimin e qeverisë në Kuvend nevojiten 27 vota, ndërsa për largimin e saj duhet një shumicë prej 41 deputetësh.

Me mbështetjen e DPS-së, e cila ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç kundërshtoi ashpër paralajmërimin për formimin e një qeverie të pakicës, duke e cilësuar si “mashtrim” këtë nismë.

Qeveria e Krivokapiçit, e cila ka një votë më shumë se sa duhet në Parlament, ka humbur mbështetjen e shumicës qeverisëse, kryesisht të partisë pro-serbe, Frontit Demokratik.

Megjithatë, Fronti Demokratik nuk ka nisur asnjëherë një nismë formale për të shkarkuar Qeverinë, e cila nuk ka pasur mbështetjen e kësaj partie që nga mesi i vitit të kaluar.

Ndër të tjera, DF-ja nuk është pajtuar me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe me shkarkimin e ministrit Vlladimir Lleposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, që mban postin e zëvendëskryeministrit.

Që nga formimi i kësaj qeverie, ajo ka qenë cak i kritikave dhe pengesave që vijnë nga strukturat e shumicës qeverisëse, në radhë të parë nga Fronti Demokratik, që vazhdimisht ka kërkuar, por asnjëherë nuk i ka zyrtarizuar kërkesën për zgjedhjen e një qeverie të re.

Fronti Demokratik është deklaruar për mundësinë e krijimit të qeverisë së pakicës, duke thënë se “nuk janë për rrëzimin e Qeverisë aktuale, por për zgjedhjen e një të reje”. Sipas kësaj partie, ata duan një ekzekutiv që do të pasqyronte vullnetin elektoral të qytetarëve, që e kanë shprehur në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Kurse partitë e komuniteteve e mbështesin propozimin e Lëvizjes Ura, duke e cilësuar si mundësi reale dhe optimale për të dalë nga kriza aktuale politike, u tha në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga liderët e Partisë Boshnjake, Listës Shqiptare dhe Koalicionit Shqiptar.

Inter Miami interes për Luis Suarez

Luis Suarez mund të transferohet tek Inter Miami në verën e ardhshme. Uruguajani ndiqet prej disa muajsh nga klubi amerikan, ndërsa atij kontrata i përfundon në fund të sezonit.

Imteri Miami përpara se të bëjë një ofertë konkrete për sulmuesin uruguaian, duhet që të largojë një futbollist me peshë. Gjasat janë që të ikë nga skuadra Matuidi, e kjo do të hapte një vend për Suarezin.

Rregullorja e MLS lejon që një ekip të mund të ketë vetëm tri futbollistë me paga të larta.  Presidenti i ekipit Devid Bekam beson se me blerjen e uruguaianit, cilësia do të përmirësohet shumë.

Edhe vetë 34-vjeçari e shikon si një opsion mjaft të mirë transferimin në kampionatin amerikan të futbollit. Por interesim për të kanë edhe klube nga Amerika e Jugut.

Rihanna ngre temperaturat me koleksionin e ri

Të shumtë janë fansat që presin rikthimin e saj në skenë si këngëtare, por Rihanna vijon të punojë fort në karrierën si sipërmarrëse dhe këtë e ka treguar përsëri me koleksionin e ri të të brendshme SavageXFenty.

Koleksioni i quajtur “Më shkruaj një letër dashurie zemër” pritet të jetë krijimi special për festën e Shën Valentinit.

Nëpërmjet një klipi prezantues, 33 vjeçarja duket mjaft joshëse ,dhe me një pamje mjaft të freskët teksa pozon e veshur me setin e të brendshmeve i gjithi në ngjyrë të kuqe. Ajo gjithashtu në videon e shkurtër në të cilën shkruhet “Trëndafilat janë të kuq, manushaqet blu, është koha për të veshur diçka seksi “ ka promovuar dhe linjën e saj të make up-it Fenty ku një nga lip- glosset shihet si aksesori i saj shoqërues.

 

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Deri tani suksesi i brandit me shitjet online ka qenë global, ku ylli nga Barbados pritet të hap dhe 5 dyqane të reja në 2022.

“Pashë një psikopate”, Beniada rrëfen shqetësimin për Beatrix

Kur Beatrix Ramosaj nisi të zbatonte misionin që i kërkoi “Vëllai i Madh”, banorët u shqetësuan për sjelljen e saj.

Ajo nisi të dramatizonte çdo situatë, duke reaguar me tone të larta në shtëpi dhe duke shfaqur skena xhelozie për afrimitetin e Egzonës me Donaldin.

Duke diskutuar për këtë temë në spektaklin e sotëm, Einxhel tha se veprimi i Beatrix nuk ishte i drejtë, për sa kohë që e bëri Egzonën të ndihej keq.

Ndërsa Beniada tha se u shqetësua shumë kur e pa këngëtaren me ato sjellje të çuditshme.

Dola nga dentisti dhe pashë një psikopate, një të çmendur. Unë kam menduar që Triksa nuk bëhet më”, tha Beniada.

Në ato momente menduam që Triksa humbi lojën, humbi imazhin”, tha Einxhel, ndërsa Egzona nga ana tjetër shprehu keqardhje për faktin se banorët në ato momente qëndruan pranë Beatrix dhe jo pranë saj, që po qante në një cep të shtëpisë, e lënduar nga akuza e aktores, që në një moment i tha “merre Donaldin, ta kam falur”.

Jeta e Antonellës në Paris si në ferr, po shtyn Messin të kthehet te Barcelona?

Lionel Messi i Parisit ende nuk është ai që të dashuruarit me futbollin kanë parë te Barcelona.

Përshtatja në skuadrën e re, ku luajnë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Neymar e Mbappe, ka kërkuar kohë. Por nuk është vetëm kjo. Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm, që mund të ketë ndikim në të ardhmen e afërt të sulmuesit.

Gazeta katalane “El Nacional” siguron se bashkëshortja e “Pleshtit”, po jeton një makth të vërtetë në Francë. Bukuroshja Antonela Roccuzzo thuhet se është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar. Familja e Messit jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por nuk mjafton.

Antonela kërkon të kthehet në Katalunjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër. Sipas “The Sun”, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë në vitin 2023./ Supersport

Njihuni me 6 mënyra të thjeshta si të forconi mushkëritë në kohën e COVID-19

Mushkëritë e shëndetshme janë një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e të gjithë organizmit tuaj. Sidomos në kohët kur gripi dhe viruset po qarkullojnë gjithnjë e më shumë rreth jush.

Virusi më i ri Covid-19, që është përhapur në të gjithë botën, sulmon pikërisht mushkëritë ndaj forcimi i tyre është i domosdoshëm. Në këtë artikull ju tregojmë 6 mënyra si të forconi mushkëritë tuaja për më shumë shëndet.

Merrni frymë thellë përmes hundës
Mënyra më e lehtë për të mbajtur mushkëritë tuaja të forta dhe të shëndetshëm është të merrni frymë përmes hundës. Shkencëtarët kanadezë thonë se sinuset teksa punojnë lëshojnë oksid nitrik, një përbërje që më pas futet thellë në mushkëri. Oksid nitrik frenon zhvillimin e viruseve dhe baktereve, hap rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri, duke rritur thithjen e oksigjenit me 20%. Specialisti fytit Len Zhang, shton se thithja në këtë mënyrë e ajrit e bën më të lehtë frymëmarrjen nëse keni alergji, bronkit ose një infeksion serioz të mushkërive.

Hani një mollë në ditë
Lëkurat e mollëve përmban përbërje (polifenole) që zvogëlojnë inflamacionin e dëmshëm të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu ato shërojnë dhe forcojnë indet që veshin mushkëritë tuaja sipas imunologëve. Ngrënia e një molle çdo ditë rrit rezistencën ndaj pneumonisë, bronkitit dhe kollës kronike me 32% dhe e bën frymëmarrjen tre herë më e lehtë kur jeni të sëmurë.

Lini duhanin
Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se lënia e duhanit ul rrezikun e bronkitit me 90%, gjithashtu zvogëlon rrezikun e ndërlikimeve të rënda të mushkërive COVID-19 me 70%. Prandaj mundohuni të qënroni sa më larg duhanit.

Ndërroni perderdet e dushit
Studimet tregojnë se 80% e perdeve të dushi janë të mbushura me baktere që irritojnë mushkëritë dhe krijojnë myk. Fatmirësisht, studiuesit e UCLA thonë se perdja e dushit duhet larë me uje të ngrohtë dhe sapun të paktën dy herë në muaj. Në këtë mënyrë do të largoni mikrobet dhe mykut që mund të thithni teksa bëni dush.

Konsumoni vaj peshku
Marrja e 2,000 mg vaj peshku çdo ditë ushqen indet dhe ngadalëson plakjen e mushkërive deri ne 70%. Ul rrezikun e bronikit kronik me 69% dhe përmirëson funksionimin e përditëshëm të tyre edhe gjatë kohës kur ushtroheni.

Bëni avull me kripë
Për mushkëri më të forta kujdesuni që të bëni të paktën dy herë në javë avull me kripë. Kjo do të relaksojë rrugët e frymëmarrjes tuaj, do të eliminojë mukozën dhe do të stimulojë qarkillimin e gjakut në zonën e mushkërive. Kështu do të arrini të zvogëloni çdo inflamacion të mundëshëm.

Si ta përgatisni
Përzieni dy lugë kripë të trrashë në 500 ml ujë të nxehtë që lëshon avull. Vendosni sipër tij fytyrën tuaj e sidomos pjesën e hundës duke bërë kujdes q ëtë mos afroheni shumë pasi mund të digjeni. Më pas mbuloni kokën me një peshqir apo napë dhe qëndroni në atë pozicion për 10 minuta./AgroWeb

Donald preferon të bisedojë me Egzonën dhe jo me Beatrixën, çfarë ndodhi?

Biseda e gjatë mes Egzonës dhe Donaldit ka sjellë shfaqjen e dyshimeve nga ana e Beatrixës.

Ajo tha se Donaldi nuk ka preferuar të flasë me të, natën kur bëri autoportretin, por me Egzonën.

Ndërsa dy të tjerët thanë se biseda mes tyre nisi krejt spontanisht.

“Ftohja që Egzona ka mendu se ka ardh nga ana ime, nuk ka ardh nga ana ime, kam dasht me të përqafu, por kam mendu që pse me të ardh me të përqafu kur t’i mi the ato në prime. Nuk më erdhi as keq as mirë që ata folën”, tha Beatrix.

“Më erdhi keq që Triksa u ndje keq. Unë qëllova në një moment, Donaldi ka qenë një prej banorëve që e njoh nga jasht. Më erdhi mirë që kur ai kishte nevojë unë isha aty për ta dëgju. Ndodhi krejt spontanisht kur lindi për një pikturë”, tha Egzona.

“Gjithçka nisi për një pikturë, unë po bëja një autoportret dhe u pasqyrua gjendja ime e brendshme, ku isha i trishtuar dhe Egzona u habit”, tha Donaldi.

“Unë erdha aty dhe dukej që nuk e doje prezencën time”, tha Beatrix.