Aplikacion
Tartufi është një lloj kërpudhe aromatike që përdoret zakonisht në një shumëllojshmëri gatimesh.
Ky ushqim ka fituar vëmendje të gjerë kohët e fundit, duke u bërë i preferuari i kuzhinierëve.
Përveç aromës së fortë dhe të mprehtë që e karakterizon, tartufi është gjithashtu shumë ushqyes dhe lidhet me një sërë efektesh të fuqishme shëndetësore.
AgroWeb.org në këtë atikull ju njeh me 5 përfitimet befasuese shëndetësore të tartufit.
Tartufi ka një profil mbresëlënës të lëndëve ushqyese dhe është i pasur me shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme.
Ai është i lartë në karbohidrate, proteina, fibra dhe përmban acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura.
Gjithashtu ai është i pasur edhe në mikronutrientë, si vitamina C, fosfori, natriumi, kalciumi, magnezi, mangani dhe hekuri.
Hulumtimet tregojnë gjithashtu se tartufi mund të jetë një burim i plotë proteinash, duke siguruar të nëntë aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit.
Megjithatë profili i lëndëve ushqyese mund të ndryshojë midis llojeve. Për shembull, tartufi i bardhë është më i lartë në proteina, yndyrë dhe fibra se llojet e tjera.
Tartufi është i pasur me disa antioksidantë të rëndësishëm si vitamina C, likopeni, acidi galik dhe acidi homogjentisik.
Të cilët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike, zvogëlojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe reduktojnë inflamacionin.
Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ulë rritjen e disa llojeve të baktereve.
Megjithatë, kërkimet tek njerëzit mungojnë.
Edhe pse provat aktualisht janë të kufizuara, disa kërkime sugjerojnë se tartufi mund të ketë veti të fuqishme antikancerogjene.
Një studim tregoi se përbërësit e nxjerrë nga lloje të ndryshme tartufi ndihmuan në bllokimin e rritjes së qelizave të tumorit të mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.
Megjithatë, nevojiten studime shtesë për të vlerësuar se si tartufët mund të ndikojnë në rritjen e kancerit tek njerëzit kur hahen dhe jo në formë ekstrakti të koncentruar.
Disa studime me epruveta tregojnë se tartufi mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit për të promovuar shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, nevojiten më shumë studime te njerëzit./AgroWeb.org
Brentford ofertë Christian EriksenBrentford është skuadra e parë që kompleton ofertë zyrtare për Christian Eriksen. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, skuadra e Premier Ligës angleze është gati për t’i dhënë një kontratë gjashtëmujore 29-vjeçarit danez.
Një vendim për të ardhmen e tij nuk pritet deri në fund të këtij muaji, edhe pse lëvizja drejt Anglisë shihet si ajo më bindëse.
Eriksen është një njohje e vjetër e trajnerit aktual të Brentford, Tomas Frank, i cili e ka drejtuar danezin në radhët e të rinjve të kombëtares skandinave.
Gjithashtu, në organikën e skuadrës angleze gjenden edhe tre futbollistë danez, Matias Jensen, Kristian Norgard dhe Matias Jorgensen.
Mesfushori me tipare sulmuese është gati për të rifilluar karrierën e tij pasi pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së Euro 2020 me Finlandën. Kjo ngjarje solli zgjidhjen e kontratës me Interin, që e kishte blerë kartonin e tij nga Tottenham Hotspur.
Nuk do shiten bileta në Pekin 2022Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022 kanë vendosur që të mos t’u shesin bileta qytetarëve, për shkak të frikës nga Covid-19.
Komuniteti Olimpik Ndërkombëtar ka tentuar që t’i bindë organizatorët që të lejojnë fansat vendas të marrin pjesë në eventin, që mbahet nga 4 deri në 20 Shkurt.
Por pak ditë pasi u vërtetua rasti i parë me Omicron në kryeqytetin kinez, organizatorët e Pekin 2022 kanë konfirmuar se nuk do të shiten bileta për publikun.
Por ka plane për një program të përshtatshëm që do të ftojë grupe spektatorësh që të jenë prezent në evente gjatë lojërave, edhe pse pritet që numri i tyre të jetë i reduktuar.
Ndërkohë që shitja e biletave te spektatorët e huaj është ndaluar tashmë.
Autoritetet vendosën që të merrnin një vendim të tillë nisur nga situata e rëndë e dhe e komplikuar për shkak të Covid-19 e që të sigurojnë shëndetin e të gjithë spektatorëve dhe pjesëmarrësve.
Edhe Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020 të zhvilluara në verën e shkuar u mbajtën pa spektatorë nga frika e Covid-19.
4 ushqimet që duhet të shmangni në 2022 për të humbur peshëEdhe pse nuk ka asnjë ushqim që mund t’ju bëjë të shtoni apo të humbisni peshë, ka disa ushqime që mund të kenë efekte të dëmshme në peshën tuaj.
AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë për të mësuar rreth ushqimeve që duhen shmangur ose kufizuar në vitin 2022 për të humbur peshë.
Bukës së bardhë i hiqen fibrat, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes.
Kështu ju mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa ju nevojiten në vakt dhe të shtoni peshë me kalimin e kohës.
Për të parandaluar shtimin në peshë është më mirë të zgjidhni bukë me drithëra të plota.
Konsumi i ushqimeve të skuqura duhet të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur.
Ushqimet e skuqura në përgjithësi janë të larta në kalori dhe nëse konsumoni më shumë kalori sesa digjni, kjo nxit shtimin në peshë.
Sipas dietologëve zëvendësuesit e sheqerit mund të jenë shqetësues kur po përpiqeni të humbni disa kilogramë edhe pse teknikisht janë pa kalori.
Është e rëndësishme të pranohet se edhe pse këta zëvendësues kanë zero kalori, ato ende shkaktojnë një rritje të niveleve të glukozës në gjak, gjë që mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të humbur peshë.
Këtë vit ju duhet të shmangni ushqimet që janë të ulëta në fibra si buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera që nuk kanë një bazë drithërash integrale.
Kjo pasi ato mund të kontribuojnë në shtimin e peshës në disa mënyra. Për shembull, ushqimet e pasura me fibra ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Kështu ju keni më pak gjasa të hani më tepër në vaktin tuaj të ardhshëm./AgroWeb.org
Australia dhe Zelanda e Re nisin punën për të vlerësuar dëmet në ishujt TongaAustralia dhe Zelanda e Re kanë dërguar avionë zbulimi për të vlerësuar shkallën e dëmtimit në ishujt Tonga, pasi shpërthimi vullkanik i së shtunës shkaktoi një cunam në Paqësor.
Shpërthimi preu gjithashtu lidhjet me internetin, duke e izoluar më tej Tongën nga pjesa tjetër e botës, shkruan Euronews.al
Ndërkohë Australia po bëhet gati të dërgojë edhe ndihma ushqimore në arkipelag.
“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për Tongën. Komunikimet janë dëmtuar rëndë nga shpërthimi i vullkanit. Shpërthimi vullkanik u ndje edhe në pjesë të tjera të rajonit. Ne kemi parë efektet në vijën tonë bregdetare, por edhe në Fixhi në veçanti”, u shpreh Marise Payne, ministre e Jashtme e Australisë.
Cunami preku bregdetin verior të Nuku’alofa, kryeqytetit, të vendosur rreth 65 kilometra nga vullkani Hunga Tonga, shpërthimi spektakolar i të cilit u filmua nga satelitët ditën e shtunë.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua deri në Alaskë, gati 10.000 milje larg dhe shkaktoi valë që përmbytën brigjet në Kaliforni, Japoni apo edhe në Peru, ku dy gra humbën jetën.
Gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç në GreqiNga kjo e hënë në Greqi hyn në fuqi vendimi se të gjithë personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten me nga 100 euro çdo muaj.
Fillimisht gjoba për janarin do të jetë 50 euro si një mënyrë për të rritur nivelet e vaksinimit dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se 90 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç janë vaksinuar ose kanë rezervuar një takim vaksinimi.
Nga ky vendim i ndëshkimit pritet të preken rreth 300.000 njerëz.
Punonjësit shëndetësorë që nuk kanë marrë një dozë kundër Covid-19 janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat e vaksinimit.
Britania e furnizon me armë Ukrainën, mbrojtje nga Rusia
Britania po e furnizon Ukrainën me pako të reja të sistemeve të sigurisë, për ta ndihmuar që të rrisë kapacitetet mbrojtëse, teksa ky shtet përballet me sjellje kërcënuese nga Rusia, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.
“Ne kemi marrë vendimin që ta furnizojmë Ukrainën me sisteme të lehta të armëve mbrojtëse anti-blindë”, tha Wallace para parlamentit britanik.
Ai shtoi se ka ftuar homologun e tij rus që në javët në vijim të vizitojë Londrën për të diskutuar lidhur me krizën me Ukrainën.
“Këto nuk janë armë strategjike dhe nuk paraqesin kërcënim për Rusinë. Ato përdoren për vetëmbrojtje”, tha ai.
Kievi dhe Perëndimi janë të shqetësuar pas grumbullimit të mijëra trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Por, Moska thotë se nuk ka plane për ta sulmuar Ukrainën.
Javën e kaluar, shtetet perëndimore dhe NATO u takuan me zyrtarët rusë dhe biseduan për çështjen e grumbullimit të trupave ruse. Por, këto bisedime nuk nxorën ndonjë rezultat konkret./REL
FIFA ndan çmimet “The best”, Lewandowski mposht Messin, Lamela me golin më të bukurFIFA shpërndau çmimet më të mira për vitin e kaluar, ku në garë ishin shumë protagonistë të futbollit. Lewandowski është shpallur më i miri i vitit 2021, duke lënë pas Messin dhe Salah. Erik Lamela fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lojtari i Tottenham e mori këtë çmim për golin me finte kundër Arsenalit.
Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Chelsea mundi në këtë garë Donnarumman dhe Neuer. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mancinin dhe Pep Guardiolan.
Ndërkohë, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit, ku binin në sy katër sulmues, si rrallëherë. Ronaldo, Haaland, Messi dhe Lewandowski kanë “prishur” skemën, por e pamundur t’i ndaje.
Mungoi sot në Kuvend, Berisha tregon arsyen: Kam pasur kontradikta të hapura me Erdogan-inIsh-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet se përse nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka sqaruar, se mungesa e tij kishte të bënte me vizitën e Erdogan në tempullin e ligjeve.
Berisha ka thënë në një emision televiziv, se e respekton kombin turk, por ka kontradikta të hapura me Presidentin Erodogan, në vitet e fundit të qeverisjes së tij.
“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam pasur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votojnë në OKB rezoluta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.
Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Dy vite më pas, mu kërkua në mënyrë jo diplomatike që të ndryshoja votën, unë nuk e bëra. Atë e premtoi Edi Rama dhe ai ndryshoi qëllimin e Shqipërisë. Më mori në telefon në një moment feste. Në një kohë kur diplomacia turke nuk kishte thënë asnjë fjalë dy vite më radhë. Kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez që Erdogan ishte i zemëruar nga kjo. Ai insistoi që unë të ndryshoja qëllimin. Por, ajo që mund të bëja ishte të abstenoja, por nuk do të votoja kurrë për atë rezolutë. Unë bëra të qartë se Shqipëria nuk mund të jetë një vend në sferën e influencës së Turqisë”, është shprehur Berisha në Vizion Plus.
Një moment epik u regjistrua në minutën e 92-të të sfidës, Milan-Specia, ku protagonist u bë gjyqtari Serra, që me vendimin e tij të nxituar, i “dogji” golin e fitores kuqezinjve të Piolit. Milani humbi ndaj Specias 1-2 në “San Siro”, ku polemikat nuk munguan aspak nga ana e kuqezinjve.
Teksa Milani po sulmonte, një nga futbollistët e Specias, shkaktoi faull në hyrje të zonës ndaj Rebiç, gjyqtari në këto moment, nuk lejoi avantazhin, duke i fryrë bilbilit, teksa topi shkoi te Mesias, që e shndërroi në gol, por goli nuk vlejti pasi gjyqtari e kishte dhënë vendimin e tij për faull jashtë zonës. Ky vendim tërboi futbollistët e Milanit.
Rebiç & CO e rrethuan menjëherë Serrën, teksa ky i fundit e kuptoi gabimin, duke kërkuar ndjesë, por vendimi ishte marrë dhe nuk mund të kthehej pas dhe Milani doli i humbur nga kjo sfidë. Një vendim që lë shumë vend për interpretim, aq më tepër nga reagimi i arbitrit pasi anuloi golin. Në video shihet edhe Rebiç, teksa e përqafon gjyqtarin, duke i vendosur duart në fytyrë.
L'arbitro fischia erroneamente fallo su #Rebic ed annulla il vantaggio del #Milan siglato da #Messias. Sull'azione seguente, al 90+6', #Gyasi firma il 2-1 dello #Spezia. Gli aquilotti si portano così a tre vittorie consecutive fuori casa.
Ringraziano #Napoli e #Atalanta. pic.twitter.com/2yK4jmCyUl
— Tuttoilcalcio (@Tuttoilcalcio7) January 17, 2022