Aplikacion
Fifi ditën e sotme foli ekskluzivisht për “Fan Club” dhe tregoi disa të pathëna pa flitra. Ajo u ndal te miqësitë, për të cilat ka folur se kanë shumë rëndësi për të.
“Kam bërë miq, Kledin, shumë e lumtur që kam njohur një njeri si ai, i pastër, i saktë, shumë nice. Bushin tem, nëse në atë shtëpi janë futur 20 e ca banorë në kohën që isha unë, i vetmi banor që më ka mbështetur e mbrojtur është bushi. Kur më shikonte se kam pi 4 birra, më thoshte pastaj jo bush.
Pastaj Donaldin që e kam pas takuar vetëm 1 herë. Romeon e kam pas shumë shok e kisha pak kohë që nuk flisja me të. Kur e pashë Donaldin thashë po tani, e muajin e parë kam pasur përplasje me të.”
Ndërsa kur u pyet se pse nuk përshëndeti Ilirin dhe Arjolën gjatë spektaklit të Vitit të Ri, Fifi tha se balerinin nuk e përshëndeste dot pas atyre që kishte thënë.
“Ilirin nuk e përshëndes kur mendon se aktroj për një gjë timen shëndetësore, edhe pse kërkoi falje. Jo se e kam kuptuar pas se nuk ke aktruar, por të ka rënë të fikët vërtetë.
E kam qejf si lojtar, se di ta nxjerrë vetën nga situata ma së miri në botë. Iliti është 21 vite më i madh se unë, mundet me qenë babai im. Ai ka me dit me e nxjerr situatën ma mirë se unë. Ndoshta edhe ai ka qenë si unë kaq ekspresiv kur ka qenë në moshën time, ose unë si ai kur të shkoj në moshën e tij
Arjolën nuk e përshëndeta, se isha atë natë në koncert dhe nuk e dija se si ka shkuar rrjedha e spektaklit. Kur shkova më tha Paloma se e kam përshëndetur unë dhe përshëndeta ata që i kam xhan”, përfundoi Fifi.
“Tani është koha”/ Biden bën sërish thirrje për vaksinimPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bien, u është drejtuar amerikanëve duke thënë se nëse ata nuk janë të vaksinuar kundër virusit COVID-19, gjasat që të hospitalizohen janë 17 herë më të mëdha se nëse janë të vaksinuar.
“Nëse nuk jeni vaksinuar, bëjeni. Zgjedhja personale ndikon të gjithë ne spitalet, vendin tonë. COVID-19 është një nga gjërat më të frikshme me të cilat është përballur ndonjëherë Amerika. Ne duhet të punojmë së bashku, jo kundër njëri-tjetrit. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mund ta bëjmë këtë.”
Kjo nuk është hera e parë që Biden bën thirrje për vaksinim gjithandej botës.
Covid-i e ka “ndaluar” që të haje djathë, humb peshë diktatori i Koresë së VeriutLideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, nga fotot e publikuara në kohët e fundit, duket se ka humbur disa kilogramë. Diktatori dukej që kishte marrë një pamje tjetër ndërsa shfaqej në mbledhje e partisë në pushtet në fund të këtij viti.
Autoritetet këmbëngulin se Kim është duke ngrënë më pak “për të mirën e vendit”, që është përfshirë nga shkurtesa në ushqime.
Si duket edhe kufizimet anti-covid janë duke e kufizuar Kim-in që të ketë mundësi të konsumojë ushqimin e tij të preferuar. Diktatori ka një fiksim të njohur tashmë për djathin zvicerian të cilin e konsumon më shumë seç duhet.
Po ashtu thuhet se ai është një fans i madh i pulës së skuqur, vodka-s ruse, konjakut Hennessy dhe shampanjës.
Trump rinis fushatën për zgjedhjet e mes-mandatit 2022Donald Trump nis sërish ofensivën kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë, teksa ekonomia amerikane shfaq shifra të errëta rënieje në vitin e parë të presidencës Biden.
Nga Arizona të cilën në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2020 e humbi me pak vota diferencë, Trump u bëri thirrje mbështetësve të shumtë, të rimarrin në dorë Shtetet e Bashkuara.
Ish-presidenti tha se kryengritja e vërtetë ndodhi pikërisht ditën e zgjedhjeve që nxorrën fitues Bidenin dhe jo më 6 Janar 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin.
Ai i quajti të arrestuarit për këtë ngjarje si “të persekutuar politikë”. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë përsëriti akuzat se demokratët manipuluan rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa bëri thirrje që republikanët të fokusohen tek fitorja e zgjedhjeve të mesit të mandatit më 8 Nëntor, kur zgjidhen të 435 pjesëtarët e dhomës së ulët të Kongresit dhe 1/3 e senatorëve.
Sondazhet tregojnë se mbështetja popullore për politikat e Bidenit po rrokulliset me shpejtësi që në vitin e parë të presidencës së tij dhe aktualisht ndodhet nën 45%. Ndikim për këtë ka edhe rritja e indeksit të çmimeve të konsumit me 7% në 12 muaj, më e larta prej vitit 1982.
Jamie Dornan nuk mundi t’i jepte lamtumirën të atitJamie Dornan aktori i filmit të njohur ‘Fifty Shades of Grey’ ishte në anën tjetër të botës teksa mësoi lajmin e hidhur se i ati ishte ndarë nga jeta.
Ai ndodhej në Australi marsin e kaluar, kur iu kërkua të izolohej përpara xhirimeve të dramës ‘The Tourist’. Aktori nuk ishte në gjendje të kthehej në vendlindje, në Irlandën e Veriut, për t’u përballur me humbjen e rëndë, shkruan britanikja “The Sun”.
“Ka qenë një kohë e vështirë për shumë arsye dhe për shumë njerëz”, u shpreh ai. I ati e ndihmoi të kalonte humbjen e dhimbshme të nënës së tij Lorna nga kanceri i pankreasit kur ai ishte vetëm 16 vjeç.
Jim mbështeti vendimin e djalit të tij për t’u bërë aktor pasi ai u lodh nga puna e modelingut për market e njohura si Calvin Klein dhe Armani. Edhe pse aktorit i duhet të udhëtojë shumë nëpër botë ai përpiqet të gjejë kohë për fëmijët e tij.
Fifi tregon emrat e banorëve që janë të vërtetë në BBVE ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, Fifi rrëfeu për herë të parë pas daljes nga shtëpia gjithçka që mendonte tani që e shihte spektaklin si publik. E pyetur se cilët janë banorët më të vërtetë brenda BBV, këngëtarja tha emrin e Monikës, Donaldit dhe Triksës.
“Monika ka bërë lojën më të bukur dhe të vërtetë që prej fillimit. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveçse ka aktruar në disa vende, por më ka pëlqyer loja e saj. Një njeri tjetër që ka qenë origjinal është Donaldi. Besoj se edhe Triksa është shumë reale, por e ndrydhur në të njëjtën kohë. Më ka dhembur sa është gjykuar nga jashtë”, -është shprehur Fifi, duke shtuar: “Unë i dija gjërat nga jashtë dhe kur hyja aty i dëgjoja të transformuara historitë dhe në atë pikë nuk duroja dot. Ndryshimi im dhe i Triksës është pikërisht ky: ajo duron, unë jo. Dhe mendoj se duron ngaqë nuk do të humbë Donaldin. Ndërsa unë kisha për të humbur gjithë ata që më duan jashtë shtëpisë.”
Këngëtarja ka shtuar se falsiteti ka qenë arsyeja kryesore pse bëhej keq dhe dilte nga vetja.
E pyetur se pse nuk e përshëndeti Ilirin kur doli nga shtëpia, Fifi ka shprehur rezervat e saj ndaj tij.
“Nuk kam si përshëndes një njeri që mendon se kam aktruar kur më ra të fikët dhe mendon se aktroj për gjendjen shëndetësore. Ai dhe më vonë kur kërkoi falje, e bëri sa për sy e faqe, bëri sikur nuk e kishte kuptuar”, -tha ajo.
Netanjahu po negocion një marrëveshje për çështjen kundër tij për korrupsionIsh-kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është duke negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë lidhur me çështjen gjyqësore për korrupsion, tha të dielën një person i përfshirë në këto negociata.
Marrëveshja, e cila mund të nënshkruhet që në fillim të jave, mund ta largojë Netanyahun nga skena politike izraelite për vite të tëra, duke i hapur rrugën një gare për udhëheqjen në partinë e tij Likud dhe duke transformuar hartën politike të Izraelit.
Marrëveshja gjithashtu do të shmangte një gjyq të gjatë që do të rrezikonte të njolloste trashëgiminë e zotit Netanjahu.
Një zëdhënës i tij nuk pranoi të komentojë.
Zoti Netanjahu po gjykohet për mashtrim, shkelje detyre dhe pranim ryshfeti në tre raste të veçanta. Ish-kryeministri, tani udhëheqës i opozitës, mohon të ketë kryer shkelje.
Personi i përfshirë në negociata tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë do të bënte të mundur rrëzimin e akuzave për ryshfet dhe mashtrim dhe do të eliminonte plotësisht një nga çështjet.
Personi kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte për detajet e bisedimeve. Ai tha se një marrëveshje për pranimin e fajësisë ka të ngjarë të bëhet e njëhur në ditët në vijim.
Personi tha se një numër elementesh mbeten të pazgjidhura, përfshirë akuzën për “shkelje morale”, e cila sipas ligjit izraelit do ta ndalonte Netanyahu nga politika për shtatë vjet./VOA
Shpërthimi i vullkanit më të madh nën ujor, SHBA dhe Japonia paralajmërojnë për cunamShpërthimi i një vullkani të madh nën ujë pranë ishullit Tonga ka sjelle paralajmërimin e autoriteteve amerikane, japoneze dhe të Zelandës së Re për rrezikun e një cunami në oqeanin Paqësor.
Ato kanë këshilluar qytetarët që të largohen nga zonat bregdetare. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se varkat dhe mjetet e mëdha lundruese janë ankoruar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Ardern tha se Zelanda e Re po përgatitet për të dërguar një ekip të flotës ajrore për të parë nivelin e dëmeve pasi deri tani ka pasur raporte për viktima dhe dëme në Tonga.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte gati për të dërguar mbështetje. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si uji përfshin banesat ndërsa njerëzit përpiqen që t’i largohen vërshimit.
Shpërthimi i vullkanit është dëgjuar në të gjithë Paqësorin Jugor deri në SHBA, kurse në Japoni është regjistruar një cunami me 1.2 metra lartësi në ishullin Amami-Oshima.
Tonga, një vend në Polinezi përbëhet nga 169 ishuj nga të cilët 36 janë të banuar. Në total ajo ka një popullsi prej rreth 105 mijë banorë.
“Financial Times”: Shqipëria, nga shtet vetmitar në strehë
Në një artikull të gjatë që e përditshmja e njohur britanike “Financial Times” i ka kushtuar pritjes që Shqipëria u bëri mijëra afganëve që iknin nga frika e talebanëve vihet theksi tek ndryshimet që vendi ynë ka pasur ndër vite. Ndaj kryeredaktori i gazetës Alec Russell e ka titulluar: “Ditari i Shqipërisë nga një shtet vendimtar, në strehë”. Gazetari thotë se Rama nuk e priti mirë pyetjen se pse Shqipëria doli vullnetare për një gjest të tillë.
“Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë. Ne kemi qenë atje. Për ne lufta, arratisja nga regjimi kasap nuk është Netflix”.
“Financial Times” nënvizon se Shqipëria është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe se muajt e fundit Rama i ka kërkuar rajonit t’u rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina. Gazetari thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e integrimit në BE pavarësisht vonesave.
“Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat. Ne jemi tani duke kërkuar për një martesë të re”.
Në profilin që gazetari i bën kryeministrit shqiptar vihet në dukje edhe pasioni i Ramës për pikturën ndaj e provokon se çfarë do të shkruhej në gurin e tij të varrit. “Piktori më i mirë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes piktorëve”, përgjigjet Rama.
Erdogan të hënën në Shqipëri, pritet të firmosen 7 marrëveshjeTë hënën, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndalesën e parë do e ketë në Laç, aty ku qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga qeveria turke. Po në Lac, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.
Takimet më pas do të zhvendosen në kryeqytet ku në orën 13:00 do te zhvillohet takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Erdogan.
Në orën 15.00 do të nënshkruhen 7 marrëveshje, memorandum mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme, për ti lënë vendin më pas konferencës për shtyp Rama-Erdogan.
Në orën 16.00, Erdogan do te marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Mbylljen e vizitës një ditore në Shqipëri, Erdogan do ketë në hapjen e sesionit të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.
Për ardhjen e Erdogan janë angazhuar forca të shumta policie dhe për këtë është njoftuar se do të ketë bllokim të akseve rrugore ku do të kalojë presidentit turk.