Aplikacion
British Vogue ka nisur një epokë të re e cila duket se do të vendos në qendër të vëmendjes modën afrikane. Kopertina e muajit shkurt paraqet nëntë modele afrikane me lëkurë të errët.
Në dukje duke iu referuar kopertinës “Supers” të Vogue të Peter Lindbergh në vitin 1990, e cila prezantoi botën me idenë e supermodeles, fotografia tenton të nisë një kapitull të ri në industrinë e modës tradicionalisht të bardhë, e cila, që nga vrasja e George Floyd, ka qenë nën presion për të ndryshuar.
Fotografi i kopertinës, Rafael Pavarotti, e konsideroi atë një “nderim të grave, të matriarkatit dhe të bukurisë së grave me ngjyrë”. Kopertina përfaqëson kundërshtimin ndaj këndvështrimit paragjykues të modës, i cili prej kohësh e ka përfaqësuar Afrikën si një kontinent që ka nevojë për bamirësi dhe i mungon autonomia krijuese.
Kryeredaktori i British Vogue, Edward Enninful, tha se kopertina ishte një tjetër hap përpara në ndryshimin e qëndrimeve të vjetruara.
“Rritja e përfaqësimit afrikan në modë nuk ka të bëjë vetëm me simbolikën, as me standarde të thjeshta bukurie,” shkroi ai. “Ka të bëjë me lartësimin e një kontinenti. Bëhet fjalë për ekonominë, aksesin, kulturën, perspektivën, ndryshimin dhe mrekullinë.”
Burimi: Anabel.al
Si doli bllof PD dhe mediat pranë saj në përpjekjen për të përgenjështruar lajmin e Zoom.alLajmi i publikuar dy ditë më parë nga Zoom.al për ekzistencën e një projekti të krijuar nga “Ground 11 Architects” dhe i botuar nga revista “MGS Architecture” për ndërtimin e disa kullave luksoze në territorin e selisë së Partisë Demokratike, krahas reagimeve politike, solli edhe një angazhim të madhe të mediave pranë kryedemokratit Lulzim Basha për ta përgenjeshtruar atë.
E para që reagoi ishte Partia Demokratike, e cila e konsideroi të pavërtetë lajmin e publikuar nga Zoom.al, ndërsa e shfrytëzoi atë për të sulmuar ish-kryeministrin, Sali Berisha, meqë ai i bëri jehonë këtij lajmi në faqen e tij në facebook.
Por selia blu nuk u mjaftua vetëm me këtë deklaratë, por nëpërmjet lidhjeve të veta përdori disa media që i bëjnë fresk kryedemokratit Basha, që me një sërë shkrimesh të “sponsorizuara” u përpoqën të tregojnë se projekti nuk ekzistonte dhe se Zoom.al kishte publikuar një projekt të një studioje fantazëm, e cila, sipas tyre, sajonte projekte të pavërteta.
Gazeta “Panorama”, për të treguar se projekti nuk ishte i vërtetë, i mëshonte faktit se studioja “Ground 11 Architects” nuk ishte serioze, pasi ishte një “kompani e themeluar nga një indian”.
Sipas kësaj gazete “Ground 11 Architects” në faqen e saj ekspozon disa ndërtesa të ndryshme në vende “si India, Etiopia, Nigeri dhe kështu me radhë”, por që sipas gazetës “qartazi bëhet fjalë për ndërtesa nuk ekzistojnë”.
Ndërsa mediat e tjera, si gazeta “Dita” apo “Newsbomb” u përpoqën në mënyrë të qëllimshme të bënin pjesë e këtij projekti ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar atë se ishte ai që kishte firmosur në 2013 projektin në fjalë.
Ky pretendim ra, pasi projekti i firmosur nga Berisha rezulton se ishte ai për ndërtimin e xhamisë dhe një godine multifuksionale, që u rrëzua më pas nga gjykata, ndërsa projekti i publikuar nga Zoom.al përfshin territorin mes xhamisë dhe katedrales katolike.
E deri diku PD dhe mediat pranë saj arritën që të krijojnë një kakofoni në informacionet e përcjella opinionit publik, por kjo deri të enjten në mbrëmje, kur me zë dhe figurë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku hodhi poshtë të gjitha pretendimet e tyre.
Gjatë një emisioni në Syri.net, Mazniku do të pranonte se projekti i publikuar nga Zoom.al, jo vetëm që ishte i vërtetë, por ai ishte dorëzuar edhe në Bashkinë e Tiranës për të marrë lejen për zhvillimin e tij.
Me reagimin e saj dhe sponsorizimin e lajmeve të rreme, Partia Demokratike krijoi përshtypjen se dalja e projektit i zbuloi asaj një aferë që dukej se po përpiqej ta mbante sekret.
Ish-kryeministri Berisha deklaroi se pronarët e tokës i kishin thënë kryebashkiakut Veliaj, se ata kishin rënë dakort me Lulzim Bashën, kështu që ai mund t’jua jepte lejen, pasi opozita nuk do të krijonte probleme.
Vetë bashkia e pohoi që projektin e kishin dorëzuar pranë saj pronarët e tokës.
Për projektin pronarët kishin paguar 1.4 milionë euro, çka shton dyshimet se ata mund të kishin rënë në ujdi me Partinë Demokratike, pasi në të kundërt nuk do mund të kishin shpenzuar një shumë të tillë pa pasur garanci. /Zoom.al
Ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë natënNëse mendoni se jeni nga ata njerëz që nuk bëni një gjumë të qetë dhe të plotë gjatë natës, jeni duke lexuar artikullin e duhur sepse më poshtë abcnews.al do ju tregojë ushqimet që duhet të konsumoni për një fjetje sa më të qetë.
Salmon
Peshku yndyror, veçanërisht salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D. Ky është një kombinim unik dhe shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë. Arsyeja është se ëto dy elementë ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, e cilës është provuar se nxit gjumin. Më konkretisht, njerëzit me një mungesë të vitaminës D janë të prirur të kenë probleme me gjumin. Salmoni i egër është më efektiv.
Bajamet dhe arrat
Bajamet janë të pasura me melantoninë. Gjithashtu janë të pasura me magnez dhe kalcium, dy minerale që ndihmojnë në relaksimin e muskujve. Magnezi zvogëlon inflamacionin që mund të shkaktojë shumë ankth dhe dhimbje te i sëmuri, informon abcnews.al.
Ndërsa arrat ofrojnë veti shumë të ngjashme dhe gjithashtu përmbajnë triptofan, një aminoacid që shkakton gjumin. Ky acid është zbuluar se ofron ndihmë për pacientët që vuajnë nga pagjumësia e lehtë. Gjithashtu, arrat janë të pasura me acide yndyrore, të cilat rrisin edhe më shumë nivelet e serotoninës, duke ju ndihmuar të bini në gjumë edhe më shpejt.
Çaj bimor
Çaji i kamomilit, në veçanti, përmban doza të larta të flavones dhe apigenin. Nga njëra anë, flavones zvogëlojnë inflamacionin që shkakton një gjumë më pa stres. Nga ana tjetër, apigenina është një antioksidant i shkëlqyeshëm që ka aftësinë të promovojë përgjumje dhe të zvogëlojë efektet e pagjumësisë.
Lule pasioni është një hardhi e njohur që i ndihmon njerëzit të trajtojnë pagjumësinë, ankthin dhe dhimbjet. Është një ilaç pa recetë që, në shumë raste, ka ndihmuar njerëzit të ulin aktivitetin e trurit. Ky është ideal pasi shumë njerëz e gjejnë trurin e tyre plotësisht të aktivizuar edhe pasi të jenë futur në shtrat, informon abcnews.al.
Kivi
Një studim i vitit 2011, 24 pjesëmarres u ushqyen me dy kivi një orë para gjumit, për 4 javë. Në fund të kësaj periudhe, të gjithë pjesëmarrësit vunë re përmirësim të gjumit. Ata vërejtën se flinin më mirë, shtriheshin më herët dhe nuk zgjoheshin në mes të natës. Besohet se niveli i lartë i serotoninës së një kivi është arsyeja kryesore që ato mund të jenë kaq të dobishme kur bëhet fjalë për pagjumësinë.
Orizi i bardhë
Për shkak të nivelit të lartë të glikemisë, orizi promovon gjumin cilësor. Në një studim ku morën pjesë 1,848 njerëz, rezultoi se ata që hëngrën më shumë oriz flinin më shumë. I njëjti studim sugjeron që orizi promovon prodhimin e melatoninës dhe triptofanit. Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se japonezët konsumojnë sasi të mëdha orizi në baza ditore. Pra, pritet që vetitë e ushqimit të luajnë një rol të madh në ndikimin e gjumit të tyre në një mënyrë pozitive.
Qershi të tharta ose lëng qershie
Qershitë e tharta janë të pasura me fibra, antioksidantë , vitamina dhe minerale. Falë gjithë këtyre vetive, një studim zbuloi se ato ndihmojnë në luftimin e pagjumësisë, informon abcnees.al. Ato ulin inflamacionin, ndërsa rrisin nivelet e melatoninës.
Borziloku
Borziloku është një barishte nga Azia, i njohur për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Borziloku zvogëlon kortizolin, kështu që ju mund ta shtoni në makronat tuaja. Por gjithashtu mund ta bëni çaj, kur është i thatë.
Bollguri
Tërshëra përmban tripofan. Jo vetëm kaq, gjithashtu përmban vitaminë B3, që ndihmon në prodhimin e serotoninës. Kjo vitaminë është një mburojë e mrekullueshme kundër kolesterolit dhe është gjithashtu një antioksidant i shkëlqyer.
Është zbuluar se mungesa e vitaminës B3 mund të shkaktojë ankth, lodhje dhe humbje të kujtesës. Në shumë raste, njerëzit kanë vuajtur nga depresioni për shkak të kësaj mungese. Kjo do të thotë se ngrënia e tërshërës jo vetëm që do të rrisë serotoninën dhe ju ndihmon të flini më mirë, por gjithashtu do t’ju mbrojë nga depresioni.
Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, IGJEUM publikon të dhënat zyrtareMe magnitudë 4.3 righter, ishte tërmeti që u ndje mbrëmjen e kësaj të premte në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga IGJEUM, epiqendra e tërmetit është shënuar 9 km në lindje të Fushe Arrezit.
‘Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.3 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 10 km.
Epiqendra është lokalizuar 9 km në Lindje të Fushe Arrezit.
Nuk kemi njoftime për dëme’ thuhet në njoftim.
Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës britanike Elizabeta II, pasi është bërë e ditur se stafi i Qeverisë ka zhvilluar festë në zyrat e kryeministrisë, në periudhën e ceremonisë së funeralit të Princit Filip.
Në atë kohë, grumbullimet në ambiente të brendshme, kanë qenë të ndaluara.
Johnson është duke u përballur me krizën më të rëndë gjatë udhëheqësisë së tij, pasi pothuajse çdo ditë janë duke u publikuar dëshmi të organizimit të festave gjatë zbatimit të masave kufizuese për luftim të pandemisë.
Në atë periudhë, qytetarët nuk kanë mundur që t’iu thonë lamtumirën e fundit familjarëve të vdekur.
Tani Johnson po përballet me kërkesë për të dhënë dorëheqje.
Kundërshtarët besojnë se ai nuk ka aftësi për të udhëhequr shtetin dhe ka mashtruar parlamentin kur ka mohuar se janë shkelur rregulloret për koronavirus.
Fillimisht ka qenë e përditshmja britanike, Daily Telegraph që ka publikuar pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë së funeralit të Princit Filip.
“Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Johnsonit.
Sipas tij, Johnson nuk ka qenë pjesë e festës.
Sipas gazetës Telegraph, stafi ka blerë në dyqan një valixhe me pije alkoolike, dhe ka derdhur verën nëpër tepih.
Të nesërmen, Mbretëresha Elizabeta II, ia ka dhënë lamtumirën e fundit Princit Filip, bashkëshortit të saj për 73 vjet, i cili ka vdekur në moshën 99-vjeçare./REL
Telefoot: Mbappe më afër se kurrë rinovimitDuket se telenovelës rreth të ardhmes së Kylian Mbappe po i vjen fundi.
Sipas Telefoot , sulmuesi do të jetë më afër se kurrë rinovimit me Paris Saint-Germain, megjithëse bisedimet synojnë një marrëveshje afatshkurtër.
Kjo do të jetë mënyra e gjetur që golashënuesi më i mirë i Ligue 1 të fokusohet në golat e skuadrës deri në fund të sezonit dhe t’i japë fund spekulimeve rreth lëvizjes së tij te Real Madrid me “kosto zero”, pasi kontrata e Mbappe përfundon në fund të këtij sezonit.
A ka krisje mes çiftit që lindi në ‘Big Brother’?! Donaldi: Kam gjërat e mia për të menduarMarrëdhënia mes Donaldit dhe Trixës u duk se pësoi një krisje kohët e fundit. Çifti u pa më i distancuar dhe duke komentuar lidhjen e tyre. Por gjithçka është lënë pas krahëve dhe dyshja pak e nga pak po rikuperon atë që kishin ndërtuar për javë të tëra.
Pikërisht, për këtë marrëdhënie e ndjejnë të krijuar u pyet Donaldi dhe Trixa. Moderatorja Arbana Osmani pyeti Donaldin nëse ka ndryshuar ndjenja e tij ndaj Trixës. Aktori i humorit u tregua i qartë ku tha se ndjenjat e tij ndaj këngëtares nuk kanë ndryshuar, por kohët e fundit, ndikuar dhe nga 100 ditë qëndrimi në shtëpi, ka pasur shumë gjëra për të menduar.
Arbana Osmani: Kanë ndryshuar ndjenjat e tua ndaj Triksës?
Donald Veshaj: Jo, jo, thjesht kam gjërat e mia, momentet e mia. Ndoshta dhe Triksa ka të drejtë te pjesa e vëmendjes. Por unë kam qenë i tërhequr për problemet e mia, sepse kam 100 ditë këtu brenda. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që kam qenë i tërhequr. Unë e shoh si normale këtë gjë.
LAJM I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnitudaNjë tërmet është regjistruar këtë mbrëmje në Shqipëri. EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km.
Vijon…
Britani, një test i ri më i ndjeshëm ndaj COVID-itStudiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm PCR për COVID-19. Në ndryshim nga testet akuale PCR, testi i ri rezulton pozitiv vetëm nëse virusi vazhdon të jetë ngjitës. Ky zhvillim vjen rreth më pak se një ditë pas njoftimit të qeverisë britanike për reduktimin e numrit të ditëve që njerëzit duhet të izolohen, në vetëm pesë ditë.
Shkencëtarëve në universitetin ‘Exeter’ iu kërkua të prodhonin një test PCR më të ndjeshëm nga ato në qarkullim. Ata përshtatën testin ekzistues dhe e aplikuan atë në mostrat e marra nga 176 pacientë të shtruar në spital, për të zbuluar nëse virusi ishte potencialisht ende aktiv.
Testet PCR, me të cilat jemi familjarizuar gjatë pandemisë, zbulojnë materialin gjenetik nga një organizëm specifik, siç është koronavirusi. Problemi është se testi jo vetëm që zbulon praninë e një virusi nëse jemi të sëmurë me COVID-19 apo nëse jemi infektues në atë periudhë, por ai gjithashtu mund të zbulojë fragmente të virusit edhe pasi nuk jemi më infektues.
Sipas Lorna Harries, Profesoreshë e Gjenetikës Molekulare, në Universitetin e Shkollës Mjekësore ‘Exeter’, testi i prodhuar në këtë laborator funksionon paksa ndryshe. Ai është pozitiv vetëm kur je ende infektues.
“Një test normal PCR është në thelb si një fotokopje molekular, kështu që kërkon praninë e materialit gjenetik të virusit, e përforcon atë dhe e mat në mënyrë që të mund ta shihni nëse është aty ose jo. Testi konvencional nuk bën dallimin mes virusit, i cili është aty dhe aktiv, dhe virusit që ka mbetur pas infektimit. Testi ynë është pak më ndryshe. Ai kërkon posaçërisht për atë pjesë të virusit, që është i pranishëm vetëm kur ai është duke u ndarë në mënyrë aktive, ndaj ai e zbulon virusin vetëm kur ai është aktiv“, thotë ajo.
Zonja Harries dhe ekipi i saj filluan të punonin mbi testin e ri PCR, në fillim të pandemisë, që do të thotë se studimi i tyre i botuar në revistën mbi sëmundjet infektive (Journal of Infectious Diseases) nuk përqëndrohej tek variantet e reja, por kryesisht tek ajo se sa infektues ishin njerëzit pas dhjetë ditësh. Kjo ishte dhe kohëzgjatja që u këshillohej njerëzve që të izoloheshin, në fillim të pandemisë.
Zonja Harries thotë se studimi që ekipi i saj sapo ka përfunduar është i rëndësishëm për periudhën e re të izolimit prej pesë ditësh, e sapo shpallur nga qeveria britanike, pasi mostrat janë testuar në periudha të ndryshme.
“Në pesë ditë, një në tre (persona), pra një e treta e njerëzve ka të ngjarë të qarkullojnë me nivele ndoshta shqetësuese të virusit aktiv. Ndaj mendoj se në fakt PCR-i ynë është shumë i rëndësishëm“.
Zonja Harries beson se testi i prodhuar nga Universiteti ‘Exeter’ mund të përdoret si një mjet diagnostikues për të mbrojtur njerëzit më të prekshëm.
“Gjatë pandemisë në fakt shumica dërrmuese e vdekjeve kanë ndodhur në azile, ndoshta për shkak të zbehjes së imunitetit të siguruar nga vaksina, ndaj mendoj se testi ynë mund të jetë diçka me vlerë, duke ofruar më shumë siguri“.
Profesor Lawrence Young, nëndrejtor i Shkollës Mjekësore në universitetin ‘Warwick’ beson se nuk ka nevojë të ofrohen teste të reja PCR, për popullatën e përgjithshme.
“Nuk shoh ndonjë vlerë në përdorimin e këtij lloj testi PCR si pjesë të procedurave standarde. Mendoj se testet aktuale janë të mjaftueshme. Ky test është i dobishëm në përpjekjen për të dalluar kopjimin (e virusit) pra që të jemi në gjendje të kuptojmë më mirë se për sa kohë njerëzit janë infektues, duke pranuar sigurisht se me përdorimin e PCR-ve aktualë mund të rezultoni pozitivë për një kohë mjaft të gjatë edhe pasi të jeni shëruar nga infeksioni me COVID. PCR-i zbulon vetëm pjesë të vogla të virusit që nuk kanë të bëjnë fare me të qenit infektues, ndërsa ky test i ri arrin ta dallojë një gjë të tillë. Megjithatë mendoj se për qëllime të vetizolimit, testet e thjeshta janë mjaft të mira“.
Në Britaninë e Madhe ka patur kundërshti rreth kohëzgjatjes që u kërkohej njerëzve të vetizoloheshin pas infektimit me COVID-19, kryesisht nga bizneset, që janë ankuar për mungesë personeli, shkaktuar pjesërisht nga njerëzit e detyruar të karantinohen. Zonja Harries thotë se zgjatja e periudhës së ilozimit nuk është një gjë që ka gjetur mbështetje. Ajo shton se kur qeveria merr vendime mbi këtë çështje ajo përqiqet të krijojë një ekuilibër mes ndalimit të transmetimit të virusit nga njëra anë, dhe vazhdimit të rrjedhës normale të jetës./VOA
Arbana revoltohet me banorin: Mund të largohesh që sonte nga Big BrotherPasi Arbri i kërkoi Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, nisi një debat me Tan Bramën. Ky i fundit është shprehur se Arbri nuk ia ka thënë bisedën dhe për rrjedhojë kanë pasur disa përplasje gjatë ditëve të fundit. Debati mes tyre ka vijuar dhe mbrëmjen e sotme, ku Arbri tha se Tani i është drejtuar me fjalë fyese.
“Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori.“, tha Arbri.
Kjo ka sjellë reagimin e Arbanës e cila iu drejtua Bramës duke i thënë: “Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte”.