zoom

Day Archive‘Të humbasësh në kohë’ në Katedralen e Notre Dame

Katedralen e famshme të Parisit Notre Dame mund ta njihni edhe përmes realitetit virtual.

Përmes syzeve te teknologjisë së fundit keni mundësinë të udhëtoni në kohë dhe të shihni sesi ka qenë godina. Realiteti virtual  i çon vizitorët në një udhëtim 45-minutësh, të kompletuar me efekte vizuale dhe zanore.

“Ju e harroni plotësisht faktin që jeni në një hapësirë të mbyllur sepse mjedisi është absolutisht i mrekullueshëm. Më mirë të mos kini frikë nga lartësitë, ajo jep ndjenja të pazakonta”, tha Carine Garcon, vizitore.

Zonat e rikrijuara përfshijnë rrethinat e katedrales kur po ndërtohej në mesjetë, brendësinë e ndërtesës gjatë një shërbimi  dhe majën e një prej kullave të saj në ditët e sotme.

Figura historike franceze si arkitekti francez Eugène Viollet-le-Duc ose ish-presidenti francez Charles de Gaulle i udhëzojnë njerëzit nëpër epoka të ndryshme.

“Më bën shumë përshtypje , të lejon të zhytesh në kohë. Nuk ka të bëjë vetëm për  parë katedralen , por për të parë Notre-Dame gjatë gjithë historisë”, thotë Edward De Lumley.

Projekti u zhvillua gjatë dy viteve nga një ekip prej 50 personash duke përfshirë historianë dhe arkitektë. Ai është i aksesueshëm për 30 euro dhe pritet të hapet në qytete të tjera anembanë botës si Nju Jorku, Romë dhe Moskë.

Notre Dame e cila u përfshi nga flakët rihapet për publikun në vitin 2024. Katedralja, e cila u shfaq në romanin klasik të Victor Hugosë është një trashëgimi botërore dhe çdo vit vizitohej nga 13 milionë turistë./Euronews.al

City fiton më shumë para se United për herë të parë në histori

Manchester City dhe Manchester United rivalizojnë me njëra-tjetrën dhe jashtë fushës së blertë.

City fitoi Premier League sezonin e fundit me 12 pikë diferencë nga United, duke siguruar titullin e pestë. Në Evropë, u mundën në finale nga Chelsea.

Këto arritjen kanë bërë që City të fitoi sezonin e kaluar rreth 644 milionë euro, 17% më shumë se në sezonin 2019/20.

Kurse Manchester United ka arritur të grumbulloi 557 milionë euro, 87 milionë më pak se sa rivalët, Manchester City.

United ka qenë prej vitesh ekipi që fiton më shumë të ardhura, por vitet e fundit fitimet kanë pasur rënie për shkak të rezultateve të dobëta që kanë arritur në fushë.

Manchester City u ble në shtator 2008 nga Sheikh Mansour. Me strukturën e krijuar gjatë 14 viteve, City ka parakaluar United jo vetëm në fushë por edhe në pjesën financiare.

 

Djokoviç do të luajë në ‘Australian Open’, rrethanat e paqarta

Ylli i tenisit Novak Djokovic do të mund të marrë pjesë në turneun e parë të Australian Open, edhe pse fati i qëndrimit të tij në Australi mbetet i paqartë, pasi autoritetet mund t’ia anulojnë vizën për herë të dytë.

Pjesëmarrja u njoftua në një ceremoni të mbajtur të enjten në Melbërn, nga organizatorët e turneut prestigjioz të tenisit.

Ndërkohë, ministri australian i Emigracionit, Alex Hawke po shqyrton mundësinë e ushtrimit të kompetencave të tij për t’i hequr vizën Djokovic, veprim ky që do të pengonte përpjekjen e sportistit serb për të regjistruar titullin e 21-të në turneun “Australian Open”.

E ndërsa paqartësitë mbeten, kryeministri australian Scott Morrison deklaroi po të enjten se politikat e qeverisë mbi poseduesit e vizës dhe çështjen e vaksinimit nuk kanë ndryshuar.

“Çdo individ duhet të tregojë se është vaksinuar dy herë, ose të provojë se nuk mund të vaksinohet për arsye shëndetësore. Kjo është politika jonë dhe kjo politikë nuk ka ndryshuar. Natyrisht ne presim që autoritetet përkatëse të implementojnë politikat e qeverisë kur bëhet fjalë për raste të tilla”, ka thënë Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Më herët gjatë ditës, sportisti 34-vjeçar, aktualisht numri një në botë, u pa teksa stërvitej në arenën “Rod Laver” të Melbërnit, i rrethuar nga anëtarët e ekipit të tij.

SHBA masa të reja për të luftuar përhapjen e COVID-19

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se qeveria do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19 që do t’u shpërndahen falas amerikanëve për t’i bërë në shtëpi, duke e çuar atë në 1 miliardë, si edhe sasinë falas të maskave më mbrojtëse N95.

Ai tha gjithashtu se administrata do të intensifikojë përpjekjet për për të ndihmuar vendin të përballojë rritjen e rasteve të koronavirusit.

Po ashtu duke filluar nga java e ardhshme, 1000 pjesëtarë të personelit mjekësor ushtarak do të fillojnë të dërgohen në gjithë vendin për të ndihmuar spitalet dhe klinikat e mbingarkuara, në kushtet e mugesave të personelit për shkak të variantit Omicron.

Presidenti Biden e vuri theksin tek nevoja për vaksinim në kushtet e përhapjes së shpejtë të rasteve, pasi megjithëse si të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit po infektohen, të dhënat mjekësore tregojnë se të vaksinuarit kanë shumë më pak gjasa të sëmuren rëndë ose të vdesin kur preken nga virusi.

Tashmë shumica e amerikanëve mund të marrin dozen e tretë të vaksinës.

Presidenti Biden foli nga Shtëpia e Bardhë ndërsa përpjekjet e administratës së tij po zhvendosen tek lehtësimi i problemeve të tjera të krijuara, përfshirë mungesat në furnizimeve dhe anulimet e fluturimeve, për shkak të infektimit të personelit.

Në kushtet e përhapjes së shpejtë, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, FDA po thotë se Omicroni do të infektojë “shumicën e njerëzve” dhe se vëmendja duhet të kthehet tek fakti që shërbimet kritike të vazhdojnë pa ndërprerje.

Përpjekjet për të siguruar maska më mbrojtëse ndërmerren ndërsa autoritetet amerikane po theksojnë nevojën e përdorimit të tyre./VOA

Përleshja në ballkonin e PD/ Bardhi: Nuk i njoh personat. Ministri Çuçi: Nuk ka zyrtarë të policisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se nuk i njihte personat që dilnin nga selia e PD-së dhe përlesheshin me protestues në ballkonin e katit të dytë. Bardhi la të kuptohej që ata ishin punonjës të gardës që ndodheshin brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së Bashës.

Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?

Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambient ku kanë hipur është brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…

Artan Hoxha: Janë gardistë?

Bardhi: Nuk i njoh.

Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….

Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambientet e PD-së ka pasur një numër të shtuar të punonjësve të gardës.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përmes një mesazhi të dërguar në emisionin “Opinion” ka mohuar që personat që shihen gjatë protestës së 8 Janarit duke u konfliktuar me protestuesit, të jenë punonjës të gardës apo policisë.

“Ç’është kjo pyetje? Si mund të jenë policë apo gardistë me bishta kazmash? Janë demokratë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje. Nuk ka zyrtarë të policisë, as oficerë”, tha Çuçi përmes një mesazhi.

Bardhi i cili më herët tha se nuk i njihte personat në fjalë dhe se zona nga ku ata dilnin ishte në perimetrin e vijës së kuqe që mbrohej nga garda, vijoi:
“Nuk thashë që kanë qenë punonjës garde. Garda e Republikës ka pasur në seli 6 punonjës sikundër ka pasur edhe një sasi të caktuar të pajisjeve që përdoren nga Garda e Republikës, unë nuk e di kush janë personat që janë në video”.

Tela: Nuk keni pyetur kush janë?

Bardhi: Jo nuk kam pyetur.

Fevziu: A dalin nga zyra e zotit Basha?

Bardhi: Kanë dalë nga ballkoni i zyrës.

Hoxha: Si i ka lejuar garda këta njerëz?

Bardhi: Ballkoni është jashtë zyrës. Dhe dritarja që është aty është dritarja e mesit të zyrës së kryetarit. E përsëris, në rrethana të tjera nëse aty do kishte dashur gjak ajo zonë është brenda zonës së kuqe të mbrojtjes së kryetarit.

Vocaj-Bardhit: Padi për shpifje!

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka akuzuar zyrtarin e Policisë së Shtetit Tonin Vocaj se ka mbajtur padrejtësisht zyrtarë të PD në qeli për 72 orë.

“E përsëris, është kriminel. Është një njeri që ka inskenuar ngjarje të pavërtetë për të implikuar individë të pafajshëm në ngjarje të sajuara prej tij. Personalisht ka mbastjur 11 zyrtarë të PD me urdhra ndalimi të paligjshëm të Policisë së Shtetit, e dini pse? Kanë lagur me ujë protestuesit”, tha Bardhi në emisionin “Opinion”.

Përmes një mesazhi Tonin Vocaj u shpreh se këto janë shpifje dhe do të dërgojë një kallëzim penal ndaj zyrtarit të PD-së.

“Lidhur me deklaratat e Zotit Gazment Bardhi ne emisionin tuaj, hedh poshte me neveri te gjithe shpifjet dhe akuzat qe hedhin balte mbi figuren time dhe ate te Policise se Shtetit. Kam 40 vite pa nderprerje qe jam pjese e Policise se Shtetit dhe gjate gjithe karrieres time nuk kam qene asnjehere pjese e inskenimeve dhe manipulimit te provave, por kam ushtruar detyren time me  devotshmeri dhe pergjegjshmeri vetem ne zbatim te ligjit. Pas ketyre akuzave, jam duke konsideruar me seriozitet nje kallzim penal per shpifje ndaj zotit Bardhi”, informoi Vocaj.

Deklarata e Bardhit, reagon policia: Nuk ndërhymë me vonesë në protestë

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, i cili tha se policia ka reaguar me vonesë më 8 janar.

“Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinin në TV KLAN, sqaron dhe informon opinonin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se:

Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.

Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022.

Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.” 

Megan Fox është zyrtarisht e fejuar

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë zyrtarisht të fejuar! Lajmin e dha vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Ne kërkuam për magjinë. Ishim të pavëmendshëm ndaj dhimbjes që do të përballonim bashkë në një periudhë të shkurtër kohe dhe shumë intensive.  Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrficat që do të kërkonte kjo marrëdhënie, por të dehur nga dashuria. Dhe karma. Një vit më vonë, pasi kishim ecur bashkë në ferr dhe kishim qeshur më shumë nga çfarë unë besoja se mundesha, ai më kërkoi të martoheshim. Si në çdo jetë para dhe pas kësaj që po jetojmë tani, do të thoja gjithmonë “po”!”- shkruan Megan.

 

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

 

Nga ana tjetër, muzikanti i cili ishte betuar të mos binte kurrë në dashuri (derisa doli Megan dhe i prishi planet), tregoi unazën që do të simbolizojë lidhjen e tyre.

“Dy gjysma të së njëjtit shpirt që formojnë atë që është dashuria jonë.”- vazhdon ai.

 

View this post on Instagram

A post shared by the Blonde Don (@machinegunkelly)

Për herë të parë dyshja pranoi romancën në qershor të 2020 dhe prej atëherë në çdo dalje publike kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Machine Gun është baba i një vajze nga një lidhje e mëparshme ndërsa Fox nënë e tre fëmijëve nga martesa me Brian Austin Green.

Mërkuri në prapavijë: 3 shenjat që do të preken më shumë

Kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e prapavijës së Mërkurit (14 janar), që siç mund ta dini do të ndikojë tek komunikimi dhe jetët e të gjithëve, por jo në të njëjtën masë. Deri në 3 shkurt duhet të gjithë të bëjmë kujdes me mënyrën si flasim, çfarë firmosim dhe sesi i kuptojmë mesazhet që marrim shkruan Anabel.al

Aq më tepër nëse i përkisni një nga 3 shenjave më poshtë:

1. Demi

Mund të ndjeni më shumë tension se zakonisht në vendin e punës. Mërkuri në prapavijë do t’ju sfidojë duke ju vënë para disa vendimeve të caktuara. A është imazhi juaj publik në të njëjtën linjë me besimet tuaja personale?

Bëhuni gati të prisni më të papriturën. Planetet do të sjellin ndryshime të mëdha në jetën tuaj, prandaj lidhni mirë rripat e sigurimit dhe prisni surpriza!

2. Bricjapi

Mërkuri në prapavijë do të ndikojë tek shtëpia jote e identitetit dhe sigurisë. Do të jetë një periudhë e gjatë reflektimi për veten. Nëse nuk ndiheni mirë në mjedisin aktual është koha të bëni një hap pas dhe t’i zgjidhni ato probleme që prej kohësh kanë nisur të dalin në sipërfaqe.

Duhet t’i qartësosh vetes çfarë është vërtetë e rëndësishme për ty. Mërkuri do të të japë një lloj presioni, por shfrytëzoje për mirë. Kujdes me mënyrën sesi flet me njerëzit e afërt gjatë kësaj kohe.

3. Ujori

Gjatë kësaj prapavije gjithçka vërtitet rreth dualizmit. Do ta ndjesh sikur të tjerët s’të kuptojnë pasi do ta nxjerrësh në pah edhe ënën tënde që qëndron në hije edhe pjesën tjetër. Eshtë koha për të kthyer kokën pas. Duhet të rimendoni sesi të komunikoni dhe të vendosni me veten çfarë prisni nga kjo botë.

Bardhi ndan detaje nga 8 janari: Kam telefonuar policinë në orën 12:28, ndërhyrja ka vonuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka treguar detaje nga protesta e ndodhur më datë 8 janar.

I ftuar në “Opinion” zyrtari i lartë të PD, në seli ditën e protestës ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës, që ndodhej aty për të mbrojtur Lulzim Bashën.

“Kam njoftuar zv drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve i kam kërkuar që të ndërhynte. Ai ma tha se po njoftonte dhe policia po mbërrinte. Njëkohësisht në seli me mua ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës. Ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve. Po ashtu dhe drejtori i Gardës njoftoi policinë.

Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtar… Pasi kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, më ka kërkuar që të dërgojë shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit”, tha ai.

Për sa i përket ndërhyrjes së policisë, Bardhi u shpreh se ka qenë brutale, pasi personat që kanë qenë brenda selisë janë rrezikuar nga gazi lotsjellës.

“Së pari policia ishte e vonuar dhe ndërhyrja ishte brutale dhe ka rrezikuar jetën jo vetëm që ata ishin jashtë, por dhe ata që ishin brenda godinës. Ne që ishim brenda nuk dinim ku të shkonim, pasi kishte shumë gaz”, shtoi numri 2 i PD.

Më tej Bardhi tha se kanë telefonuar policinë në orën 12:27, por shtoi se ndërhyrja e tyre ka vonuar.

“Policia një ditë përpara protestës i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike një letër zyrtare ku i thotë nesër një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë. Për çdo çështje që lidhet me zhvillimet në protestë pika e kontaktit në polici është zv/drejtori në Policinë e Shtetit. Në momentin që protesta është kthyer në një protestë masive dhune, në orën 12:27 kam telefonuar zv/drejtorin”, u shpreh Bardhi.