zoom

Day ArchiveOpinion: Putin do të zhvillojë bisedime me SHBA dhe NATO-n përpara se të ndërmarrë veprime

“Bilanci i Gjenevës sot: mund të kishte qenë më keq”.

Samuel Charap, një ekspert amerikan për Rusinë nga Korporata Rand e SHBA dhe një nga zërat më të fortë të Perëndimit në favor të “akomodimit” të Putinit, u përpoq me këto fjalë të dallonte një moment pozitiv në bisedimet e së hënës midis delegacioneve amerikane dhe ruse.

Por zoti Charap e ka gabim.

Kalendari i Putinit

Kremlini nuk do të lejojë kurrë që bisedimet për kërkesat e Putinit – veçanërisht në lidhje me “garancitë e sigurisë” të SHBA dhe NATO-s – të dështojnë kaq shpejt. Putini dihet se e vlerëson imazhin e tij si i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm. Por ai e di gjithashtu se për t’u dukur bindës, duhet të respektojë rregullat e artit politik ndërkombëtar dhe të tregojë se ka bërë përpjekje për të bindur kundërshtarët e tij perëndimorë.

Edhe nëse ai ende planifikon të ringjallë armiqësitë me Ukrainën, ai duhet të bëjë të besojë se kjo është rezultat i jozhdërvjelltësisë së Perëndimit, si për opinionin publik rus, ashtu edhe për ata që janë ende të gatshëm t’i dëgjojnë argumentet e tij gjetkë.

Një sesion i Këshillit NATO-Rusi është planifikuar për të mërkurën në Bruksel dhe një tjetër me OSBE-në të enjten. Megjithatë, janë bisedimet me administratën amerikane që Moska i sheh me rëndësi thelbësore.

Është e sigurtë të parashikohet se do të ketë edhe disa raunde të tjera bisedash diplomatike përpara se Putini të vendosë t’u japë fund – ose të vazhdojë të bisedojë, po të mendojë se mund të fitojë të paktën një pjesë të asaj që dëshiron.

Emisari i Putinit në Gjenevë, zëvendësministri i Jashtëm Sergej Rjabkov, këmbënguli, pasi përfundoi bisedimet e tij me homologen e tij amerikane, Wendy Sherman, se Moska ende pret që NATO të japë garanci “të pagabueshme”, se NATO-ja nuk do ta miratojë kurrë pranimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, dhe se ajo do të kufizojë aktivitetet e saj në Evropën Qendrore dhe në Shtetet Baltike. Zyrtarët rusë vazhdojnë të përsërisin se nuk mund të ketë kompromis për këto kërkesa. Zyrtarët amerikanë gjithashtu i kanë përshkruar ato vazhdimisht si të destinuara të dështojnë.

Uashingtoni këmbëngul se nuk do të diskutojë për Ukrainën pa ukrainasit dhe me NATO-n pa të gjithë aleatët e saj. Ai është gati të diskutojë me Moskën vetëm një ulje të ndërsjellë të numrit të manovrave ushtarake, plus “masa të ndërtimit të besimit”, një term diplomatik për transparencën dhe mekanizmat e njoftimit për të parandaluar aksidentet ushtarake.

USA Russland Putin und Biden

Amerikanët gjithashtu duken të gatshëm të shqyrtojnë mundësinë e një traktati të ri raketash me rreze të mesme veprimi në vend të atij që Shtetet e Bashkuara e braktisën në vitin 2019, pasi pretenduan se Rusia po e shkelte atë.

Megjithatë, Kremlini thotë se këto çështje nuk kanë të bëjnë me garancitë e sigurisë që ai dëshiron të marrë brenda një kohe të shkurtër. Rjabkovi i hodhi poshtë përpjekjet e SHBA për të bërë presion për tërheqjen e forcave ruse të grumbulluara në kufirin ukrainas.

Cilat janë opsionet e Kremlinit?

Si politikan me përvojë, Putini duhet ta ketë ditur reagimin e Shteteve të Bashkuara edhe para se të bënte ultimatumin e tij dhjetorin e kaluar. Ajo që duket se dëshiron ai është ose një kolaps i plotë i bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n, në mënyrë që të jetë i lirë të kërcënojë Ukrainën, të njohë të ashtuquajturat “Republikat Popullore” në Donetsk dhe Luhansk, ose të përpiqet të kapë më shumë territor ukrainas, duke pretenduar se e gjitha ishte për shkak të intrasigjencës perëndimore.

Kjo do të nënkuptonte më shumë sanksione ndërkombëtare, megjithëse Putini mund të ketë arritur tashmë në përfundimin se Rusia mund t’u rezistojë atyre.

Një tjetër opsion për Kremlinin do të ishte që t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë edhe më tej në negociata, ndoshta duke shtuar tema të tilla si ndihma e Rusisë për të frenuar kërcënimin e talibanëve nga Azia Qendrore dhe zhvillimi i një marrëveshjeje të re bërthamore me Iranin, dhe më pas të formulojë një grup të ri kërkesash të ndryshuara të fokusuara te Ukraina dhe NATO-ja.

Moska atëherë mund të shpresojë që mbrojtësit e saj evropianë të kërkojnë më shumë lëshime. Bisedimet e tij të ardhshme me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz do t’i japin atij një mundësi të parë për të testuar vendosmërinë e aleatit kryesor të SHBA.

Ajo që duket pa gjasa është që Putini të jetë i kënaqur me menunë standarde të bisedimeve të çarmatimit SHBA-Rusi, sepse amerikanët do të kishin biseduar gjithsesi me të për këtë. /DW 

Armenia dhe Azerbajxhani me akuza të ndërsjella për luftimet në kufi

Një ushtar i Azerbajxhanit dhe dy ushtarë të Armenisë u vranë më 11 janar gjatë luftimeve të fundit në kufirin mes dy shteteve, thanë zyrtarët në Baku dhe Jerevan.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunën vdekjeprurëse dhe të dy palët kanë paralajmëruar se tensionet përgjatë kufirit janë duke u përshkallëzuar.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se forcat azerbajxhanase hapën zjarr në orën 15:15 sipas kohës lokale, në zonë kufitare pranë Verin Shorzha, që gjendet në provincën lindore armene, Gegharkunik.

Fillimisht, kjo ministri njoftoi se ishte plagosur një ushtar armen, por më pas tha se dy ushtarë armenë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.

Ministrja armene e Mbrojtjes më pas tha se forcat azerbajxhanase kishin shtënë me artileri përgjatë kufirit dhe kanë përdorur edhe dronë, duke shtuar se këto veprime të forcave të Azerbajxhanit “u shtypën për shkak të veprimeve hakmarrëse të palës armene”.

Pothuajse dy orë pas fillimit të luftimeve, Armenia tha se situata në kufi ishte “relativisht stabile” dhe “nën kontrollin e plotë të Forcave të Armatosura armene”.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se një ushtar është vrarë përgjatë kufirit me Armeninë “si rezultat i një provokimi nga Armenia në drejtim të qarkut Kalbacar të Azerbajxhanit”.

Ministria azerbajxhanase mohoi se ushtria ka përdorur artileri apo dronë, duke thënë se ushtria i është “përgjigjur provokimit të armikut”.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit po ashtu tha se ushtria ka ndërmarrë veprime të nevojshme për të vënë nën kontroll situatën.

Baku tha se “e gjithë përgjegjësia për tensionet e fundit qëndron tek udhëheqja ushtarako-politike e Armenisë”.

Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë më 2020 për rajonin e Nagorno Karabakut, ku mbetën të vdekur të paktën 6,500 persona. Ndërkaq, nëntorin e vitit të kaluar, dy shtetet arritën një marrëveshje armëpushimi që kishte për qëllim ndërprerjen e luftimeve përgjatë kufirit./REL

Basha: Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë

Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh për demokratët në Facebook, duke thënë se PD-ja do të ketë një ardhme më të mirë gjithashtu dhe Shqipëria. 

POSTIMI I PLOTË

Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë.
Do ta sjellim sëbashku!

 

 

SHBA arrin rekord të ri të të shtruarve në spital me COVID-19

Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arritën rekordin më të lartë të hënën, sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, ndërsa një rritje e infektimeve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane.

 

Rezultuan 132.646 persona të shtruar në spital me COVID, duke ia kaluar kështu rekordit prej 132.051 të vendosur në janar të vitit të kaluar.

 

Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i dhjetorit, duke u dyfishuar në tre javët e fundit, pasi varianti Omicron shpejt ia kaloi variantit Delta si versioni dominues i virusit në Shtetet e Bashkuara.

 

Shtetet Dellauer, Illinoi, Mein, Merilend, Mizuri, Ohajo, Pensilvania, Puerto Riko, Ishujt Virgin, Vermonti, Virxhinia, kryeqyteti Uashington DC dhe Wisconsin kanë raportuar kohët e fundit nivele rekord të pacientëve të shtruar me COVID-19, sipas analizës së agjensisë së lajmeve Reuters.

 

Megjithëse ndoshta më pak të rënda, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i madh i infektimeve të shkaktuara nga varianti Omicron mund të mbingarkojë sistemet spitalore, disa prej të cilave tashmë kanë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente, ndërsa luftojnë për të menaxhuar rritjen e numrit të pacientëve, ndërkohë që kanë edhe mungesa në personel.

Njerëzit duke pritur në radhë për t'u testuar për COVID-in në Los Anxhelos, Kaliforni (4 janar 2022)
Njerëzit duke pritur në radhë për t’u testuar për COVID-in në Los Anxhelos, Kaliforni (4 janar 2022)

 

Mesatarja shtatëditore për rastet e reja është dyfishuar në 10 ditët e fundit në 704.000. Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht mbi gjysmë milioni raste për gjashtë ditët e fundit, sipas një raporti të agjensisë Reuters.

 

Vetëm shtatë shtete nuk kanë vendosur rekorde për rastet e të infektuarve me COVID-19 në vitin 2022 – Arizona, Aidaho, Mein, Montana, Dakota e Veriut, Ohajo dhe Uajoming, sipas një raporti të agjensisë Reuters.

 

Kryeqyteti Uashington, D.C., po udhëheq vendin me infektime të reja gjatë javës së kaluar në bazë të raportit të popullsisë, i ndjekur nga Roud Island, Nju Jorku, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Vermonti.

 

Vdekjet janë mesatarisht 1.700 në ditë, nga rreth 1.400 ditët e fundit, por sidoqoftë brenda niveleve të parë në fillimet e këtij dimri. /VOA

U takua me Ramën në Vlorë, reagon deputeti i PD: Ja si qëndron e vërteta

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu pak javë më parë në Vlorë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në tavolinë kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë. Takimi edhe pse sipas deputetit demokrat ishte rastësor, referuar luftës brenda PD-së merr një tjetër interpretim nga grupi i Berishës.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!

Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik!

Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.

Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin”,shprehet ai për ABC News.

A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë.

Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë.

Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike.

Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët.

Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës.

Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D./AgroWeb.org

Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi kur zgjoheni me marrje mendsh

Marramendja në mëngjes dhe ndjenja e të fikëtit mund të ndodhin për një sërë arsyesh.

Por nëse jeni duke përjetuar marramendje të përsëritura, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek, i cili mund të vlerësojë siç duhet situatën tuaj dhe t’ju ndihmojë të adresoni çdo problem shëndetësor.

AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me disa nga arsyet pse kjo gjë ndodh dhe çfarë mund të bëni për ta parandaluar.

Jeni të dehidratuar

Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, vëllimi i gjakut dhe presioni i gjakut bie.

Kështu truri juaj nuk merr mjaftueshëm gjak dhe ju ndiheni të trullosur.

Këshillohet të që pini më shumë ujë dhe lëngje për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar këtë shqetësim.

Sheqeri i ulët në gjak

Kur nuk keni glukozë mjaftueshën në gjak, puna e organizmit juaj ngadalësohet për të mbrojtur veten.

Kjo është arsyeja pse ju mund të zgjoheni të trullosur apo edhe pak të hutuar.

Mund të konsumoni ose të pini diçka të ëmbël por nëse kjo ndodh shpesh është më mirë të shihni mjekun tuaj.

Jeni duke marrë medikamente të caktuara

Një shembull për këtë është një ilaç për hipertensionin, që mund të ulë shumë presionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje.

Nëse mendoni se ilaçi juaj është fajtori, flisni me mjekun tuaj, i cili mund të rregullojë dozën ose t’ju japë një ilaç tjetër.

Mund të keni probleme me veshin e brendshëm

Kanalet në veshin e brendshëm kanë lëngje që lëvizin kur koka juaj lëviz dhe ndonjëherë formimi i gurëve pengon rrjedhën e lëngut, duke shkaktuar marrje mendsh. Për të zgjidhur këtë problem vizitoni mjekun tuaj.

Ngriheni shumë shpejt nga shtrati

Ngritja e menjëhershme nga shtrati mund të shkaktojë edhe një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut.

Në këtë rast ngritja graduale nga shtrati do ta ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me ndryshimin e pozicionit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit e moshuar, pasi marramendja mund të rrisë rrezikun e rrëzimit.

Jeni shtatzënë

Kjo është një simptomë e zakonshme në shtatzëninë e hershme për shkak të luhatjeve hormonale dhe presionit të lartë të gjakut. Dhe për fat të mirë, marramendja e lidhur me shtatzëninë është e përkohshme.

Ju keni apnea të gjumit

Njerëzit me apnea të gjumit mund të kenë vështirësi në frymëmarrje, gjë që mund të ulë nivelin e oksigjenit në gjak.

Dhe kur trurit tuaj i mungon oksigjeni gjatë natës, ju mund të zgjoheni duke ndjerë marrje mendsh./AgroWeb.org

“A Kanye trilogy” mbi jetën e reperit, në Netflix nga 16 Shkurti

‘Dokumentari i Ye Jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy’ do të shfaqet premierë më 16 Shkurt në Netflix dhe do të transmetohet për tre javë. Njoftimi u bë me një ‘trailer’ të dokumentarit, ku shfaqet Ye duke folur me reperin Rhymefest në 2002.

“Unë dhe Fest u grindëm”, thotë Ye në klip. “Ndjehem sikur ai nuk më ka respektuar,si burrë. U përpoqa të them që nuk isha gjeni”, Fest përgjigjet: “Po kush je ti që e quan veten gjeni?”.

Kjo përmban gjithashtu një sërë klipesh ndër vite, duke përfshirë Ye ëith Jay-Z dhe Pharrell; ngjarja e tij debutuese për “The Life of Pablo”; dhe pamjet e nënës së tij të ndjerë, Donda.

Jeen-Yuhs po ashtu do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit Sundance më 23 Janar. Pjesa e parë, “Act 1 (Vision)” do të jetë gjithashtu në kinematë kombëtare më 10 Shkurt, disa ditë përpara se të shfaqet në Netflix.

Nga titulli tek data e publikimit,ja ku i keni detajet për projektin muzikor të Dafinës dhe Majkut!

Bashkëpunimet e shumta muzikore mes artistëve shqiptarë nuk kanë munguar duke sjellë hite të shumta. Mesa duket fansat duhet të bëhen gati pasi shumë shpejt do të vijë një bashkim forcash mes dy emrave shumë të dashur të publikut, Dafinës dhe Majkut.

Artistët kanë zbuluar së fundmi se bashkëpuniumi i ture më i ri me titull “Më fal” do të vijë më shpejt nga se po mendonim. Dyshja kanë publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës në Instagram që mesa duket do të prekë shumë zemra.

View this post on Instagram

A post shared by MAJK (@majkaveli)

Nuk na duhet të presim dhe shumë gjatë pasi projekti më i ri muzikor të vijë në datën 13 Janar!

Sjellim në vëmendje se ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë së bashku dhe gjithë mezi po e presin.

Aksident me një viktimë në Elbasan, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.

Një automjet ka aksidentuar për dekje një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi I ngjarjes. Policia bën të ditur se po punon për kapjen e autorit.