zoom

Day ArchiveCovid-19 “godet” përsëri Juventusin, infektohet mesfushori uellsian

Covid-19 ka “goditur” përsëri Juventusin. Pas lajmit se numri 1 i klubit, Andrea Agnelli kishte rezultuar pozitiv, një tjetër rast bëhet i ditur nga “Zonja e Vjetër”.

Bardh e zinjtë kanë njoftuar se mesfushori uellsian, Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv në testet e bëra së fundi dhe është izoluar menjëherë, për të shmangur kështu edhe përhapjen e virusit tek shokët e skuadrës.

“Juventus Football Club njofton se Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim”, shkruhet në njoftim.

 

Aaron Ramsey tests positive for Covid-19https://t.co/ZNJ76V862y pic.twitter.com/06vq5hYS01

— JuventusFC (@juventusfcen) January 10, 2022

 

Napoli po mendon për zëvendësuesin e Insigne, “peshkon” në Holandë

Lorenco Insigne do të largohet nga skuadra e Napolit në verë, dhe do t’i bashkohet Toronto FC si lojtar i lirë.

Që tani skuadra e Napolit ka menduar për të gjetur zëvendësuesin e Insigne, dhe drejtuesit kanë spikatur në Holandë, lojtarin e dëshiruar.

Sipas mediave italiane, në radarët e skuadrës napolitane ka përfunduar sulmuesi i Feyenoordit, Luis Sinisterrra.

22-vjeçari shikohet si zëvendësuesi ideal i sulmuesit italian në sezonin e ardhshëm. Sinisterra ka kontratë më Feyenoordin deri në qershor të vitit 2024.

Sulmuesi 22-vjeçar në 28 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë edhe 14 gola.

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli do të fillojë bisedimet për çmimin e lojtarit dhe mënyrën si do ta veprojë në këtë operacion.

Brighton i vendos çmimin Bissouma, ja sa duhet të paguajnë skuadrat e interesuara

Lojtari i Brighton, Yves Bissouma është një nga lojtarët e shumë kërkuar në këtë merkato, teksa disa skuadra janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij.

Sipas “Marca”, duke parë interesimin e lartë nga skuadra të mëdha europiane, Brighton ka menduar t’i vendos çmim xhevahirit të saj, teksa ajo skuadër që kërkon të sigurojë shërbimet e Bissoumas duhet të derdhë në arkat e klubit anglez shumë prej 50 milion funtash.

Disa prej skuadrave të cilat kanë shfaqur interes për lojtarin janë Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid të gjitha të lidhura me një transferim të mundshëm të  mesfushorit të talentuar 25-vjeçar. 

“Dërguat njerëzit për t’i vrarë”/ Përplasje e ashpër mes Mark Markut dhe Belind Këlliçit

Protesta e të shtunës ka shkakuar debat të ashpër mes Mark Markut dhe Belind Këlliçit në “Opinion”.Këlliçi ka mohuar çdo akuzë e pretendim se protestuesit  shkuan në seli për ta shkatërruar atë ndërkohë që Mark Marku ka reaguar ashpër duke u shprehur se episodi i të shtunës është një turp për të gjithë shqiptarët dhe demokratët.

Debati

Këlliçi: Ngjarja po shitet sikur u mblodhën protestuesit dhe donin të sulmonin selinë. Absolutisht jo.

Marku: Po çfarë është?

Këlliçi: Sot ke një njeri që ka uzurpuar selinë

Marku: A e ke hedh në gjyq? Prisni të bëhet gjyqi. Pse i futët njerëzit me i vrarë

Këlliçi: Ka 4 muaj Basha që thotë se nuk ka krizë në PD.

Marku: Me këtë zgjidhët krizën ju? I vutë një njollë PD-së. Të vjen turp që je shqiptar me këtë që bëtë  ju.

Këlliçi: Nuk e bëme ne

Marku: Të keni turp. Merren e hidhen  hunj e lopata e tulla mbi kolegë

Këlliçi: Nuk njihni asnjë vullnet

Marku: Keni bërë me turp të gjithë. Aty ishin 800 vetë. Nuk futen në seli me varre

Këlliçi: Kam gjetur të vjedhur zyrën time para 1 muaji

“Ky është fillimi në një karrierë tjetër”, Agolli: Kjo Kombëtare merr fryte më të mira se e 2016-s

Karrierën si futbollist ka pak kohë që e ka mbyllur, teksa vitin e fundit po provon veten e tij në një tjetër fushë të futbollit, atë të trajningut, ndërsa ka hapur një Akademi të tijën në New York.
Bëhet fjalë për Ansi Agollin, një nga legjendat e Kombëtares shqiptare, ish-kapiteni i ekipit kuqezi që numëron plot 73 paraqitje në radhët e skuadrës, tre prej të cilave në finalet e kampionatit europian “Francë 2016”, ku Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë në historinë e saj.

Së fundmi Ansi Agolli është bërë pjesë e edicionit të radhës të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA A që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në një rrëfim special për fshf.org, ish-futbollisti i Kombëtares flet për shkëputjen nga futbolli i luajtur dhe për hapin e rëndësishëm që ka marrë tashmë drejt rrugës së trajnerit, teksa e sheh këtë kurs si një mundësi pozitive për këdo që dëshiron të çertifikohet si trajner futbolli.

Kombëtarja ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek Ansi, i cili edhe pse nuk është më pjesë e saj si futbollist, vijon ta ndjekë. I pyetur për ecurinë e ekipit në eliminatoret e fundit, ai e vlerëson si një nga edicionet më të suksesshme në 20 vitet e fundit e më tej, jo vetëm për rekordin e pikëve por edhe për grupin aktual. Nisur nga kjo gjë, Ansi Agolli beson se kjo skuadër mund të arrijë sërish të kualifikohet në finalet e një tjetër kampionati europian.

Rruga e re drejt trajningut dhe kursi UEFA A – “Si çdo ish-futbollist, edhe unë, pavarësisht se jashtë futbollit bëjmë gjëra të tjera, por ajo që na tërheq më shumë, apo aty ku e ndjejmë veten më mirë është pjesa e futbollit, atë që kemi bërë gjithë jetën, që fëmijë, e deri në nivele profesioniste. Një hap shumë i rëndësishëm në këtë pjesë është edhe marrja e licencës UEFA A, që aktualisht unë po bëj. Mendoj që është një gjë mjaft pozitive për çdo ish-lojtar profesionist, por edhe për çdo individ që aspiron të bëhet trajner, t’i bëjë këto licenca, të bëjë kurset e të vijë në kurse, jo vetëm sepse çertifikohet si trajner, por më e rëndësishmja është shkëmbimi i eksperiencave me profesionistë të tjerë që vijnë në këtë kurs dhe marrja sa më shumë e eksperiencës”.

Ëndrrat si trajner dhe planet për të ardhmen – “Për momentin, ky është vetëm fillimi. Prej një viti e pak kam një akademi në New York, rreth 200 fëmijë. Siç e thashë edhe më parë, pjesa më me pasion që bëjmë është futbolli, kështu që kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsecili e ka një fillim dhe besoj që ky është fillimi im në një karrierë tjetër”.

Paraqitjet e Kombëtares në kualifikueset e “Katar 2022”– “Këto eliminatore që ekipi Kombëtar sapo përfundoi, mendoj që ka qenë një nga më të suksesshmit në 20 vitet e fundit ose më shumë. Jo vetëm sepse ekipi grumbulloi një rekord pikësh në një eliminatore botërori, por i mblodhi këto pikë me lojtarë apo një grup që ende nuk është rritur nga eksperienca. Mendoni sikur i njëjti grup të luajë pas dy vitesh ose katër vitesh. Mendoj se skuadra e ekipit Kombëtar është në një rrugë mjaft të mirë dhe besoj në një afat të shkurtër ose të mesëm, besoj do marrë fryte edhe më të mira se sa i morëm ne në 2016”.

A është i arritshëm EURO 2024? – “Mendoj se është e arritshmme, kualiteti është aty, grupi është formuar. Duhet të kalojë pak kohë që ato futbollistë, ato lojtarë të rriten nga eksperienca, që ka shumë rëndësi. Eksperienca si individ dhe eksperienca si skuadër. Kjo është e vetmja gjë që ata nuk e kanë siç e kishim ne në 2016. Por kjo është diçka që fitohet me kalimin e kohës. Nuk është diçka që fitohet me shkopin magjik. Kohën e kanë, grupin e kanë dhe duke u nisur nga këto eliminatore botërori, mendoj se në të ardhmen do të jetë akoma më mirë”.

Partizani rikthen ish-futbollistin, pritet vetëm firma

Partizani ka zhgënjyer pjesën e parë të sezonit teksa nuk ka mundur të jetë në vendet e parë që luftojnë për titullin kampion, për shkak të rezultateve negative.

Për këtë drejtuesit po punojnë të sjellin në skuadër lojtarë që e njohim mirë ambjentin e kuq si dhe kampionatin shqiptarë.

Siç bëhet e ditur nga burime pranë kampit të kuq, demat kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në skuadër të Eneo Bitri.

Mbrojtësi u largua në fund të sezonit të shkuar nga skuadra e Partizanit drejt Astanas, një eksperiencë që nuk shkoi siç mbrojtësi shtatlartë kishte menduar, dhe lojtari ndërpreu kontratën me klubin nga Kazakistani.

Duke e njohur mirë ambjentin e skuadrës, drejtuesit kanë arritur të bindin Bitrin të veshë përsëri fanellën e demave, ndërsa të kuqtë fitojnë “përballjen” me Kukësin, skuadër tjetër që kishte shfaqur interes për mbrojtësin.

Bitri pritet nesër të dalë në stërvitje me skudarën e Partizanit, teksa në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet si afrimi i radhës te skuadra e kryeqytetit. 

Për të dytën javë radhazi, bien rastet me Covid-19 në Premier League

Rastet me Covid në Premier League, kanë rënë për të dytën javë radhazi dhe janë regjistruar 72 infeksione në shtatë ditët e fundit.

Ndërmjet të hënës, 3 janarit dhe të dielës, 9 janarit, janë kryer 12,973 teste te futbollistët dhe punonjësit e klubeve, nga të cilat 72 rezultuan pozitive.

Premier League përdor teste ditore të antigjenit dhe përdor  PCR për të konfirmuar rezultatet pozitive. Për të reduktuar infeksionet, pak javë më parë u zbatuan protokolle specifike për këtë situatë, me respektim më të madh të distancës sociale, përdorimin e maskave në natyrë, më shumë analiza dhe reduktim të kohës në trajtime si masazhet, për të reduktuar kontaktet në ambiente të brendshme.

Shpërthimi i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e paraqitjes në dhjetor të variantit omicron, ka shkaktuar tashmë shtyrjen e 19 ndeshjeve të Premier League, e fundit prej tyre Everton-Leicester City këtë javë.

Paralajmëroi vrasjen e Alibeajt në protestë, Berisha: Spartak Braho të thirret në prokurori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin Ilir Meta. Berisha tha se do të bëjë gjithçka për të frontin opozitar.

“Kjo do përcaktohet nga qëndrimet që kjo lëvizje do mbaje ndaj qeverisë. Unë do bëj gjithçka për frontin opozitar më të gjerë të mundshëm për çmontimin e narkoshtetit. Nëse do përputhen programet duhet t’ia lëmë kohës. Janë zgjedhjet nga njëra anë, por është dhe beteja deri në zgjedhje. Ai mendoi se do i japë duart Berishës, por Berisha do i japë duart atij”, tha Berisha.

Berisha foli në “Now” edhe për deklaratën e Spartak Brahos një ditë para protestës, i cili paralajmëroi se më 8 Janar do të vritet një deputet i PD duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

E morët vesh çfarë po ndodh me seancën e Metës. Para 5 ditësh, një ish-xhelat i diktaturës deklaron se me datë 8 një deputet i PD-së do të vritet. Zylyf Braho. Cili ishte deputeti? Ishte anëtarja e gjykatës kushtetuese, bashkëjetuesja e Alibeajt. Menjëherë bodiguardët për të shpëtuar. Ja dërguan apostafat për ta marrë në mbrojtje. I duhet vota e saj. Nuk jam në brendi, por kjo është kristal kapje në një shantazh të turpshëm.

Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte. Dihet Edi Rama e ka atë njeri intim. Nuk ndodh kund kjo. Kjo vetë personalisht nuk mbrapa këtij kurthi të turpshëm. Ky kurth stiset nga Rama. Kjo është shumë e hapur. Sa mora vesh që do vritej Enkelejd Alibeaj më shkoi mendja te zonja Alibeaj, që kam respekt për të”, deklaroi Berisha.

A e zbulojnë Omicronin testet antigjen?

Varianti Omicron i koronavirusit, që është më i transmetueshëm, ka bërë që shumë njerëz, përmes testeve të shpejta antigjen, të testohen në shtëpi për të kuptuar nëse janë infektuar me COVID-19. Por, a duhet që njerëzit kur bëjnë teste të tilla të marrin strisho edhe nga fyti dhe jo vetëm nga hunda?

Tash për tash, udhëzimet për këtë çështje dallojnë nga shteti në shtet.

Disa shkencëtarë kanë thënë se njerëzit mund ta transmetojnë Omicronin kur ky variant ka infektuar fytin dhe pështymën e tyre, përpara se virusi të arrijë në hundën e tyre, prandaj marrja e strishove përmes hundës në fillim të infeksionit nuk do ta detektojë atë.

Një studim i kryer së fundmi në Shtetet e Bashkuara e mbështet këtë qëndrim. Testet PCR të kryera në 29 persona të infektuar me Omicron gjetën se duhen mesatarisht tre ditë para se strishot e marra prej hundës të dilnin pozitiv në testet antigjen.

Në përgjithësi, testet e shpejta kanë ndjeshmëri më të ulët sesa testet PCR, të dhënat e të cilave përpunohen në laboratorë. Kjo nënkupton se testet e shpejta mund të nxjerrin më shpesh rezultatet të gabuara. Por, nëse një person del pozitiv, gjasat janë shumë të larta që ai është prekur nga COVID-19, duke i bërë testet antigjen si një mjet të fuqishëm në luftën kundër pandemisë, pasi kërkesa për teste PCR për shkak të Omicronit, po mbingarkon laboratorët.

Si pasojë e studimeve të fundit, disa ekspertë në SHBA tani kanë filluar që të rekomandojnë që njerëzit që përdorin testet antigjen të marrin strisho fillimisht nga fyti dhe më pas nga hunda.

Të gjitha llojet e testeve antigjen që kanë marrë miratimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna përdorin strishot e marra nga hunda. Ky institucion ka shprehur shqetësime lidhur me bërjen e testeve në shtëpi duke marrë strisho nga fyti, duke argumentuar se përdoruesit e këtyre testeve duhet të ndjekin instruksionet e prodhuesve të testeve antigjen.

Në Izrael, një zyrtar i lartë shëndetësor ka thënë se njerëzit që kryejnë vetë teste për COVID-19, së pari duhet ta bëjnë testin përmes fytit dhe më pas hundës, teksa përdorin testet antigjen edhe pse një gjë e tillë mund të mos rekomandohet nga prodhuesit e këtyre testeve.

Disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë miratuar testet antigjen që mundësojnë kryerjen e testeve edhe përmes fytit dhe hundës, ose vetëm përmes hundës.

Në Gjermani, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se do të studiojë sesa të besueshme janë testet e shpejta antigjen për të detektuar variantin Omicron dhe më pas do të publikojnë listën e testeve që mund të përdoren për zbulimin e këtij varianti. /REL

“T’ju vijë turp për këtë që u bëtë demokratëve”, Artan Hoxha shpërthen ndaj Mark Markut

Emisioni “Opinion” në Tv Klan po diskuton sot lidhur me atë që ndodhi në protestën e 8 janarit në partinë Demokratike. pjesë e panelit janë edhe ish-deputeti I kësaj force politike, Mark Marku dhe gazetari Artan Hoxha, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre.

Gjithccka nisi teksa gazetari Hoxha po fliste për dhunën në protest, duke bërë përgjegjëse të dyja palët për të.

Por kjo nuk i pëlqeu ish-deputetit marku, i cili tha se është e turpshme që të barazosh fajin mes palëve.

Kjo ndërhyrje solli reagimin e ashpër të Artan Hoxhës, i cili tha se “turp është për ata që e kanë ccuar Partinë Demokratike dhe demokratët në këtë gjendje”.