zoom

Day ArchiveTërmet në Greqi, ndjehet në disa qytete të Shqipërisë

Një tërmet i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tirana.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Basha nxjerr videon: Berisha urdhëroi dhunën

Basha nxjerr videon: Berisha urdhëroi mercenarët që të godasin selinë e PD-së

 

Për Lulzim Bashën sulmin ndaj selisë se Partisë Demokratike e ka urdhëruar Sali Berisha. Kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD

http://https://www.facebook.com/watch/?v=344300673890323

Pas daljes, flet Meridiani: Ato lotët e Donaldit m’u dukën…

Meridian Ramçaj është i eliminuari i radhës nga reality show më i famshëm në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Teksa po fliste për eksperiencën televizive, ai u shpreh se gabimi i tij ishte të mos i besonte instinktit, ndërsa hodhi akuza për aktorin Donald Veshaj.

Ishte ky i fundit që bëri zgjedhjen për të çuar në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

“Mjafton të kujtojmë lotët e Donaldit kur dola nga shtëpia, m’u dukën si lot narcizisti, se ishte ai gëzimi që nxora dikë… E përqafova nga ana njerëzore sepse ky është Merdiani, kurse ai tregoi veten e tij. Nuk doja t’i besoja instinktit tim që ai është aktor, që ai po aktron gjithë kohës aty, sepse vetëm ashtu mund të fitonte pikë. Ajo që bën ai është se në moment që ka frikë dikë, i qëndron në distancë, bën batuta, ama pret momentin që ta rrëzojë, por atëherë kur të mos ketë mundësi dikush të ngrihet”, u shpreh Meridian për Fan Club.

E vrau burri me kallashnikov/ Xhuliana Topalli u ekzekutua në sy të vajzës

Policia ka arritur të mësojë arsyen e vërtetë të vrasjes tronditëse që ndodhi pasditen e sotme në Vaun e Dejës.

Sipas autoriteteve, 50-vjeçari Niko Hila dhe ish-partnerja e tij debatonin prej kohësh për kujdestarinë e vajzës.

Që prej ndarjes së tyre, Xhuliana Topalli kishte shkuar të jetonte me prindërit dhe mori edhe vajzën me vete.

Këtë pasdite, Hila shkoi në shtëpinë e vajzërisë së Topallit, ku 40-vjeçarja jetonte me të atin e sëmurë e të bijën e mitur.

Ai e qëlloi ish-partneren me breshëri kallashnikovi në sy të atit të sëmurë të 40-vjeçares e vajzës së mitur. Më pas qëlloi veten duke tentuar vetëvrasje. Hila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi dhe nuk njihej si njeri me probleme.

Duke pirë cigare, dalin fotot nga spitali të Klodian Stafukës. “Fushë-Kruja” zbret te Trauama

Zoom.Al ka ka siguruar foto nga Spitali i Traumës, ku gjenden Gentian Betja dhe Klodian Stafuka, të cilët ranë pre e një atentati.

Në foton e siguruar nga Zoom.al shihet Klodian Stafuka, i cili në prani edhe të pol;icisë është duke pirë cigare.

Ndërsa në një foto tjetër ai shihet i rrethuar nga persona të shumtë të cilët mbërritën nga Fushë-Kruja sapo morrën vesh atentatin që iu bë atij dhe Gentian Bejtjas.

Ku e kaloi natën e parë pas daljes nga BB VIP? Flet Sarah

Sarah Berisha ishte sot e ftuar në studion e emisionit “Fan Club BB VIP”, ku ka folur për marrëdhënien me Dj PM. Duke qenë se fansat kanë qenë kuriozë të dinë se ku e ka kaluar blogerja natën e parë pas daljes nga BB VIP, ajo ua hoqi këtë kuriozitet.

“Me PM jam takuar në studio e më pas jemi ndarë te parkimi. Kam shkuar më pas te shtëpia dhe kam fjetur në një krevat me motrën. Të nesërmen në mëngjes kam parë në ëndërr Meridianin dhe nuk e dija se ku isha. Natën e dytë jemi mbledhur për një darkë me ish-banorët. Pyetja e radhës cila ishte”, thotë duke qeshur Sarah.

Teksa fliste për PM, blogerja tha se avash-avash duhet parë marrëdhënia e saj me Dj dhe do të vendosin se ku do të jetojnë. Berisha u shpreh se Pajtimi nuk e ka takuar më babanë e saj, por vetëm Ditean.

Gjithashtu Sarah tha se ka folur me dy motrat e PM-së, edhe pse ka tre.

“Fansat më pyesin pse nuk i ke follow 3 motrat e PM, por më lini të marr frymë”, përfundoi ajo.

“Ish-shiks”, Bejko flet për agresionin në protestë

Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko ka dhënë një sqarim për opinionin publik mbi dhunën e militantëve në protestën e thirrur nga Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit.

Bejko thotë se mes personave që e qëllonin nga këmbët dhe pas qafës dalloi edhe një person që e ka takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër si njeri i doktorit.

“Pra ajo lëtyra që ngriti dorën mbi mua, të cilit ia thash në sy, “edhe ti Brut?!”, nuk ishte miku im “familjar”, por një fytyrë e njohur, njeri i Sali Berishës, ish punonjës i SHIK dhe policisë doganore”, shprehet Bejko.

“Ai më qëlloi mua dje, pavarësisht mishit të pjekur që ka ngrënë në Gjirokastër kur vinte si njeriu i Doktorit, dhe që unë i prisja me pekule, me nderet e mikut, jo se kish ndonjë hesap të pa mbyllur me mua, por sepse Sali Berisha kishte vendosur ta përdorte besimin e tyre tek ai si mish për top, si Edi Rama të vetët në 21 Janar”, vijon ai.

POSTIMI

Sot dëgjova nëpërmjet mediave që z. Sali Berisha ka thënë nga vendi i krimit pranë selisë së shkatëruar të Partisë Demokratike pas revolucionit të tij të “qetë” dhe “paqësor”, se goditjet, sharjet, ofendimet që bënë dje njerëzit e tij mbi personin tim, ishin thjesht një keqkuptim midis njerëzish të njohur, miq familjarë që kanë ngrënë bukë në shtëpinë e njëri-tjetrit… etj.

Lipset të sqaroj opinionin publik, (jo Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, se ata janë të qartë), se midis shumë personave që më qëllonin pas shpine, nga këmbët dhe pas qafës, dallova edhe një fytyrë që e njihja, por që emri i të cilit nuk më kujtohet.

Sqaroj se këtë person e kam takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër me disa të tjerë tropojanë, për të cilët ruaj miqësi dhe respekt, si njeri i afërt i Doktorit. ( Në atë kohë unë isha kryetar i PD-së aty, dhe më vonë anëtar i kryesisë së PDSH-së, pra bashkëpunëtor i afërt i z. Berisha deri në 2005.) Si të tillë unë i prisja të gjithë me nderet e mikut për respekt të tyre dhe të z.Berisha, me dreka e darka.

Sa herë që z. Berisha vinte në jug, edhe ky tipi, ishte gjithmonë pas tij. Ne, si gjithmonë ua shtronim me të ngrëna e të pira.

Pra ajo lëtyra që ngriti dorën mbi mua, të cilit ia thash në sy, “edhe ti Brut?!”, nuk ishte miku im “familjar”, por një fytyrë e njohur, njeri i Sali Berishës, ish punonjës i SHIK dhe policisë doganore. Atij njeriu, unë nuk i kam ndonjë borxh, as ai mua deri dje, prandaj ai nuk kishte asnjë arsye personale për të ngritur dorën në pabesi e në mes të turmës, ndaj meje. Ai ishte aty pasi i ishte përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të pushtuar dhunshëm selinë e PD-së. Ai ishte aty sepse Sali Berisha i ka premtuar se po të nxirrnin Bashën dje nga zyrat, pas gjashtë muajsh do rrëzojë edhe Ramën dhe do ta sjellë PD-në në pushtet. Dhe ata me të drejtë duan punë, duan pushtet. Sali Berisha e di mirë ç’do të thotë t’i jepësh dikujt shpresën dhe pastaj shiko se çfarë është në gjendje të bëjë i pashpresi për ty!

Në sytë e tij dhe të gjithë atyre që më sulmuan, unë pashë urrejtje. Fytyrat e të gjithë atyre që më skërmitnin dhëmbët me urrejtje, nuk ishin të tyre, ishin fytyra e Sali Berishës, po kështu edhe mendja. Kjo ishte arsyeja pse nuk ndieva frikë. Fare. Provova gjithfarë lloj emocionesh në ato çaste. Por atë të frikës, fare  sepse ata njerëz dje mendonin me trurin e Sali Berishës. Çfardo që t’u thoje, ishte e kotë. Nuk të kuptonin. Vetëm gjuanin, të skërmiteshin në fytyrë, të shanin, të shtynin. Pashë urrejtje në fytyrat e tyre, sepse Sali Berisha na ka idendifikuar të gjithëve ne që jemi kundër tij, si armiq. Dhe armikut duhet ti çahet kafka.

Ai më qëlloi mua dje, pavarësisht mishit të pjekur që ka ngrënë në Gjirokastër kur vinte si njeriu i Doktorit, dhe që unë i prisja me pekule, me nderet e mikut, jo se kish ndonjë hesap të pa mbyllur me mua, por sepse Sali Berisha kishte vendosur ta përdorte besimin e tyre tek ai si mish për top, si Edi Rama të vetët në 21 Janar.

Kështu që vetëm një killer gjakftohtë i kthyer në vendin e krimit siç bëri Sali Berisha sot, mund ta thotë me një qetësi olimpike atë që më ka ndodhur mua, njërit prej mbështetësve të tij më të fortë në ditët e tij më të errëta të karrierës së tij politike të viteve 1997-2005, veç të tjerash. Mua pra, studentit të Dhjetorit 90, të dekoruarit prej tij me “Medaljen e Trimërisë”, ish prefektit të shtetit të tij, ish themeluesit të Shkollës Shqiptare të Administrstës Publike, ASPA, etj.etj.

Unë nuk jam i pari, e di.

Sali Berisha këtë sjellje e ka bërë edhe me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Eduart Selamin, Genc Rulin, Tomor Dostin, Leka Toton, Alfred Sereqin, Albert Brojkën, Vrionin, Pollon, Xhaferin, Tritan Shehun, Leonard Demin, Bamir Topin, etj, etj, etj, pra, i ka rrahur, e denigruar me njerëzit e vet të gjithë ata që i kanë dalë kundër në një moment të caktuar politik. Por, shpresoj të jem i fundit që rihet nga kamikazët e tij.

Në një situatë të tillë, nën dhunën e të turmës së egërsuar e kam gjetur veten vetëm në shkurt të vitit 1991, kohë kur “vullnetarët e Enverit” na sulmuan ne studentëve në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës gjatë kohës kur po zhvillonim grevën tonë kundër diktaturës në vendlindjen e diktatorit. Por 31 vite më parë na sulmuan e na rahën “vullnetarët e Enverit” , ndërsa sot 31 vite më pas u gjeta i sulmuar nga “vullnetarët e Saliut”.  ( I distancoj nga demokratët paqësor që ishin aty rrotull dhe që u distancuan prej dhunës.)

Gjithsesi, unë i kam falur të gjithë ata që dje përfituan nga eksitimi i turmës, dhe guxuan të më qëllonin duke më shkaktuar hematoma në trup e shoqëruar kjo me vjellje dhe dhimbje të forta koke e brinjësh. Nuk kam bërë dhe nuk bëj padi për asnjë.

I kam falur sepse fajtori i vërtetë është ai që i ka organizuar dhe i ka nxitur të jenë të dhunshëm ndaj atyre që nuk e pranojnë kthimin e tij në krye të PD-së. Dhuna verbale që ushtronte për muaj të tërë  Z.Berisha në foltoret dhe para kemerave, do reflektohej patjetër një ditë në dhunë fizike ndaj “armiqve” personalë nga idhtarët e tij. Pra, i vetmi fajtor për dhunën është frymëzuesi i saj Sali Berisha.

Nuk kam ça them më shumë, veçse ti qofsh o Sali Berisha, një burrë plak 77 vjeçar që për interesat e tua personale je duke i bërë gjëmën  PD-së. Je duke i bërë demokratët, anëtarët e një familjeje politike që kanë ndarë së bashku ditë të vështira, dhe për 31 vite me rradhë të kanë mbështetur pa kushte mes sakrificash të pamata, të vriten me njëri-tjetrin.

Për vitet e shumta që kemi ndarë së bashku, pavarësisht qëndrimeve të mia politike kundër rikthimit tënd në krye të PD-së pasi je shpallur “non grata”, do ishte në nderin tënd, por edhe të bashkëpunëtorëve të tu, ish miq të mi, në mos të më telefononit për të pyetur për shëndetin, të paktën të ishit distancuar formalisht nga dhuna që e panë të gjithë live në tv, si ndodhi.

Kaq e meritoja, për aq mbështetje sa të kam dhënë në ditët e tua më të vështira të 1997-2005, z. Berisha.

Por ti nuk mund ta pranosh që ndaj meje u ushtrua dhunë nga njerëzit e tu sepse të bie alibia e “revolucionit paqësor” që ska gjethe fiku, florianë a fjorentinë që ta mbulojë dhunën dhe krimin ndaj selisë së PD-së dhe demokratëve me format, nurin dhe hiret e veta.

Ti dje i gënjeve përsëri mbështetësit e tu. Ty të dështoi me turp “grushti i shtetit” për t’u bërë me dhunë kryetar i PD-së. Kështu që përditë e më shumë do të mbeten gjithnjë e më pak ndjekës në aksionet e tua të marrëzisë që për interesa pesonale po i vë flakën gjithçka që të pengon në qëllimet e tua.

Politikani mendon për pushtetin personal, thotë dikush, burri i shtetit për gjeneratat.

Detajet humane të bëjnë burrë shteti më shumë se sa aktet politike.  Së fundmi ty të mungojnë të dyja për fat të keq.

Ps. 1. Falenderoj Zotin e madhërishëm së pari dhe pastaj nga zemra falenderoj edhe tre demokratët tropojanë që më ndihmuan dje t’u shpëtoja thonjve të njerëzve iracionalë dhe i ftoj për kafe pas qetësimit të “gjakrave” pavarësisht se kë mbështesin. Kjo nuk më intereson.

Do t’u bëj bllok dhe do t’i fshij të gjitha komentet që do më shqetësojnë.

 

Mbeti i plagosur/Kush është Gentian Bejtja, ish-gardiani që iu bë një tjetër atentat në 2016

Mbrëmjen e kësaj të diele, i është bërë një atentat, Gentian Bejtjas, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me mikun e tij, Klodian Stafuka. Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi një antenati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë.

Mina ishte vendosur në automjetin e Bejtjes tip “Tuareg” dhe shpërtheu pak çaste pasi ai doli nga shtëpia. Bejtja, ka qenë në të kaluarën ish-gardian burgu, e disa herë ka qenë i arrestuar nga policia.

 

Ngjarja e ndodhur në 19 shtator 2016:

Ngjarja ka ndodhur në orën 09 e 30 të mëngjesit në afërsi të banesës së Bejtes prind I dy fëmijëve. vetëm pak caste nga ndezja dhe nisja e mjetit fuoristrade tip “Touareg” me targa AA 020 BH.ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi një sasi e vogël lënde eksplozive i ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, në afërsi të derës së shoferit. Si rezultat I shpërthimit Bejtja ka mbetur I plagisur lehtë dhe hstë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, pa plagë serioze.

Vrasja në Vaun e Dejës, çifti ishte ndarë para 1 viti, kishin konflikte për …

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës, ku Niko Hila vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Xhuljana Topalli. Burime nga blutë e Shkodrës kanë bërë të ditur se Niko Hila dhe Xhuljana Toplli kishin rreth një vit që ishin ndarë. Prej atëherë ata kishin konflikte të vazhdueshme njëri me tjetrin për kujdestarinë e fëmijës së tyre 4 vjeçar.

Ditën e sotme, Niko Hila ka marrë armën dhe ka shkuar në banesën e Xhuljanës e cila jetonte bashkë me babanë e saj dhe fëmijën dhe e ka qëlluar atë në oborrin e shtëpisë duke e lënë të vdekur.

Më pas ai është larguar nga vendi I ngjarjes dhe ka tentuar të vrasë veten në shtëpinë e tij.

“E ndoqën nga pas si në filma”: Kushëriri i Gentjan Bejtjas tregon si i ka shpëtuar atentatit

Skënder Bejtja, djali i xhaxhait të Gentjan Bejtjas, i cili i shpëtoi një atentati në Fushë-Krujë, thotë se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka vetëm një gërvishtje në dorë. Sipas tij, ai ka shpëtuar pasi ka manovruar me makinë duke ecur shpejt. Ato e kanë qëlluar me armë nga pas, ndërsa ka thënë se nuk i ka parë atentatorët.

‘Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. Tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. Sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar, ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy. Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t’ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë.’- tha ai për mediat.