Aplikacion
Anila dhe Ardit Gjebrea janë një nga çiftet publikë më të dashur.
Sot ata kanë festuar 31-vjetorin e tyre mes dhuratash e urimesh speciale.
Djali i tyre, Jon i ka uruar përmes një postimi ku shkruan “Gëzuar 31 vite plot dashuri, ju dua!”.
Vetë Anila ka vendosur ta surprizojë bashkëshortin e saj me disa lule që formojnë një zemër, çokollata dhe luleshtrydhe. Një dhuratë e ëmbël kjo fiks për një rast të tillë.
Me 31 vitet e dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Jon dhe Anna.
Elon Musk bën parashikimin “bombë” për vitin 2022Themeluesi i Tesla parashikon një recesion të thellë në ekonomi deri në pranverën e vitit 2022. Goditjet pritet të prekin ekonominë globale deri në fund të pranverës apo fillim të verës, ka thënë Elon Musk. Themeluesi i Tesla parashikon se ekonomia do të zhytet në recesion, ndërsa vlerëson se shumë biznese fillestare nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.
“Vlerësimet makroekonomike janë të vështira. Ndjenja ime është se recesioni i ardhshëm do të vijë rreth pranverës ose verës së vitit 2022 , por jo më vonë se 2023”, ka thënë Musk.
Në këtë rast, vlen të theksohet se vetëm rreth një muaj më parë Musk vuri në dukje se SpaceX mund të përballet me spektrin e falimentimit në recesionin e ardhshëm.
“Nëse një recesion i rëndë global do të shteronte disponueshmërinë e kapitalit/likuiditetit ndërkohë që SpaceX po humbte miliarda në Starlink & Starship , atëherë falimentimi, megjithëse ende nuk ka gjasa, do të ishte i mundur”, shkroi Musk në Twitter pak para Krishtlindjeve.
Sulmi i RENEA-s ndaj gazetarit, reagon NanoTeksa duhej të ndalonin persona të rrezikshëm e banditë që lëvizin e bëjnë “ligjin” në Shkodër, RENEA, ka harruar sonte misionin e saj dhe të gjithë “forcën” e ka treguar ndaj gazetarit të ABC, Simon Shkreli i cili ndodhej në krye të detyrës e po filmonte aksionin. Në sy të familjes së tij dhe fëmijëve, trupat e RENEA-s kanë dhunuar korrespondentin e ABC në Shkodër edhe pse ky i fundit u ka treguar atyre “badgen” e gazetarit dhe se ishte në punë. Gjithçka ka nisur se pse gazetari po filmon aksionin në Shkodër.
“Jam gazetar, jam në punë, ja ku e kam “badgen””. Këto fjalë nuk kanë mjaftuar për “trup mëdhenjtë” e RENEA-s të cilët duke dhunuar gazetarin i kanë marrë edhe “badgen” identifikues si punonjës në media. Si për ironi të fatit kjo situatë është parë edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi. Këta dy të fundit kanë pasur një komunikim të shkurtër me gazetarin dhe e kanë njohur, por pavarësisht kësaj trupat e RENEA-s nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë ndaj tij, sapo ai ka shkëmbyer disa fjalë me drejtuesit e policisë në Shkodër.
Kujtojmë se Shkodra është një nga qytetet më problematike për sa i përket bandave dhe kontrollit të tyre në qytet. Shpesh herë janë raportuar ngjarje kriminale “nën hundën” e policisë, por pavarëisht këtyre edhe në një aksion që duhej të ishte kundër bandave, RENEA-n e bezdis më shumë fakti që një gazetar po filmon aksionin e tyre.
Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:
“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”
Në qarqet më të mëdha në orët e fundit po organizohen kontrolle nga RENEA. Kryesisht në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Ky aksion vjen pas urdhrit të dhënë nga Gledis Nano, i iniciuar pas masakrës së ndodhur në “Don Bosko” ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.
Reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit :
Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij.
Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.
Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij.
Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Joe Biden fajësoi sot hapur parardhësin e tij Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit dhe për pasojat e pretendimeve të tij për zgjedhjet tek demokracia amerikane. Në një fjalim në një vjetorin e sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej 200 vjetësh, Presidenti Biden theksoi nevojën e mbrojtjes së vlerave demokratike. Ai e Majit fjalimin të enjten pikërisht në ndërtesën e Kongresit, një zgjedhje që e nxirrte edhe më shumë në pah simbolikën e komenteve të tij. Kolegia Keida Kostreci njofton.
Një vit pas sulmit të 6 Janarit, Presidenti Biden foli pa doreza duke bërë plotësisht përgjegjës për ngjarjen, ish-Presidentin Trump.
“Për herë të parë në histori një president jo vetëm i humbi zgjedhjet , por u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit, ndërsa një turmë e dhunshme, hyri me forcë në Kapitol. Por ata dështuan, dështuan”, tha ai.
Ai e akuzoi zotin Trump, të cilin nuk e përmendi asnjëherë me emër se “ka thurur dhe përhapur një rrjet gënjeshtrash rreth zgjedhjeve të vitit 2020.
“Ai e ka bërë këtë sepse vë pushtetin mbi parimet, sepse ai e konsideron interesin e tij si më të rëndësishëm sesa interesin e Amerikës. Dhe sepse për të, egoja e tij e lënduar është më e rëndësishme sesa demokracia ose Kushtetuta jonë”, tha presidenti Biden.
Presidenti e fajësoi zotin Trump për nxitjen e trazirave më 6 janar, që shkaktuan vdekjen e pesë vetëve dhe më shumë se 130 të plagosurve. Turma që ndërmori sulmin para një viti, u nis drejt Kapitolit pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë nga ish-Presidenti Donald Trump.
Në një reagim menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, ish-presidenti Trump nuk u tërhoq nga pretendimet e tij të pambështetura në prova se zgjedhjet ishin të manipuluara, duke akuzuar Komisionin e Kongresit që po heton 6 janarin si të paragjykuar dhe të njëanshëm.
“Pse Komisioni i Pazgjedhur mashtrues, tërësisht politik, gjykimi i të cilit është bërë kohë më parë, nuk diskuton për zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 2020? Sepse ata nuk kanë përgjigje apo justifikime për atë që ndodhi”, shkruante ai në një deklaratë.
Ai shtoi se Gënjeshtra e Madhe ishin vetë zgjedhjet. Komisioni i Posaçëm, i ngritur në fund të qershorit, pritet të publikojë një raport mbi rezultatet e hetimit përpara zgjedhjeve për Kongresin në nëntor 2022.
Presidenti Biden, megjithëse e pranoi se 6 janari ishte një sulm i rëndë, theksoi se demokracia “mbijetoi” dhe ish-presidenti Trump “dështoi”.
Ai tha se zgjedhja që Shtetet e Bashkuara bëjnë në këtë moment në histori do të përcaktojë se “çfarë vendi jemi”:
“A do të jemi një vend që e pranon dhunën politike si normë? A do të jemi një vend që lejon zyrtarë partiakë të zgjedhjeve të përmbysin vullnetin e shprehur në mënyrë legjitime të popullit? A do të jemi një vend që nuk jeton në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës? Ne nuk mund t’ia lejojmë veten të jemi një vend i tillë. Rruga përpara është ta pranojmë të vërtetën dhe të jetojmë me parimin e së vërtetës“, tha Presidenti Biden në fjalimin e tij.
Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se rreth 70% e republikanëve nuk e konsiderojnë legjitime fitoren e zotit Biden në zgjedhje, megjithëse nuk ka asnjë provë se zgjedhjet ishin të manipuluara. /VOA/
Meghan Markle do të dëmshpërblehet vetëm 1 Paund“The Mail on Sunday” do t’i paguajë Dukeshës së Sussex-it vetëm 1 Paund si dëmshpërblim për cenimin e privatësisë së saj ,pasi publikoi një letër private që ajo i kishte dërguar babait të saj.
Shuma është përcaktuar në dokumentet e gjykatës që konfirmojnë gjithashtu zyrtarisht se gazeta – dhe faqja e saj simotër “Mail Online”, kanë pranuar humbjen dhe nuk do ta çojnë çështjen afatgjatë në një apel të gjykatës së lartë. Media do të paguajë gjithashtu një shumë të papërcaktuar për rastin e veçantë të shkeljes së të drejtave të Meghan duke publikuar pjesë të mëdha të letrës.
Botuesi i gazetës ka pranuar gjithashtu të paguajë një shumë konfidenciale si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të autorit. “The Mail on Sunday” gjithashtu përballet me detyrimin për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të kostove ligjore të Meghan, të cilat mund të jenë më shumë se 1 milion Paund.
Dukesha kishte thënë gjithmonë se beteja e saj ligjore trevjeçare kundër “Associated Newspapers”, botuesja e “Mail on Sunday dhe faqes së internetit MailOnline, ishte më shumë për parimet sesa paratë. Meghan e festoi fitoren duke bërë thirrje për një riformulim të industrisë së tabloidëve dhe foli se si ajo kishte qenë e duruar përballë “mashtrimeve, frikësimeve dhe sulmeve të llogaritura“.
Pija e bananes shkakton 11 viktimaNjëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Ruanda, Afrikë që prej ditës së Krishtlindjeve pas konsumimit të një pijeje vendase të prodhuar nga bananet. Katër të tjerë ndodhen në spital për trajtim.
Në stomakun e viktimave u konstatua nivel i lartë metanoli, që mund të jetë i lidhur me shkakun e vdekjes, kanë raportuar autoritetet përkatëse.
Pesë persona janë arrestuar, duke përfshirë edhe pronarin e fabrikës së pijes. Kjo e fundit nuk ishte e licensuar dhe për momentin, aktiviteti i saj është pezulluar. Ndërkohë në vend ka nisur një fushatë për mbylljen e punishteve të tilla.
Alarm nga piranjat, vrasin 4 njerëzKatër pushues janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar nga një sulm i beftë piranjash në Paraguai. Një djalë 22-vjeçar ndërroi jetë pasi u kafshua nga peshqit grabitqarë ndërsa notonte në lumë, në jug të kryeqytetit, Asuncion.
Familja e tij vuri re se ai u zhduk dhe kontaktuan policinë, që pas 45 minutash gjeti trupin e të riut të kafshuar keqani nga piranjat. Skenare të ngjashme kanë ndodhur me viktimat e tjera, ndërsa kafshimet kanë ndodhur edhe në plazhe. Është e pazakontë që piranjat të shfaqin sjellje kaq agresive, por ndërkohë kanë shkaktuar mjaftueshëm sulme në vend.
Disa nga menaxherët e klubeve që ndodhen pranë plazheve kanë konsideruar mundësinë e hedhjes së kimikateve në ujë për t’i mbajtur larg peshqit mishngrënës. Piranjat shfrytëzojnë bimësinë e dendur të lumenjve për t’u fshehur përpara se të sulmojnë.
Bilogët janë shprehur se ka më shumë gjasa të gjuajnë gjatë sezonit të riprodhimit ose në mot të nxehtë kur niveli i ujit të lumenjve bie. Përgjithësisht piranjat lëvizin në grupe dhe është mashkulli i tufës që sulmon për të mbrojtur të vegjlit. Kafshimet ndodhin nën ujë pasi këta peshq nuk kërcejnë nga uji siç portretizohet shpesh në filmat e frikshëm.
FIFA i jep goditjen e rëndë klubit të SkënderbeutSkënderbeu e mbylli vitin 2021 me buzëqeshje pasi u largua nga vendet e fundit në klasifikim dhe shpresonte që me disa përforcime të mund të shkëputej përfundimisht nga lufta për mbijetesë. Por planet e Memellit mund të prishen nga vendimi i FIFA-s për t’i bllokuar merkaton klubit korçar.
Nuk dihet ende se pse është vendosur kjo ndalesë transferimesh për klubin korçar, por pa u zgjidhur çështja që i mban në FIFA, nuk do të mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri në radhët e tyre.
Erlis Frashëri ishte lajmëruar si blerja e parë e klubit gjatë merkatos së janarit dhe futbollisti ishte në pritje të aktivizimit të tij me Skënderbeun rregullisht në këtë pjesë të sezonit. Por tashëm më parë duhet zgjidhur çështja me FIFA-n, pasi as Frashëri nuk mund të regjistrohet me korçarët, ndonëse ka nisur stërvitjet me ta.
Vijojnë kërcënimet, Koreja e Veriut teston me sukses një tjetër raketëKoreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë hipersonike të mërkurën. Në një raport nga media shtetërore e Koresë së Veriut bëhet me dije se ky është testi parë i madh për armët për vitin 2022.
Mësohet se raketa ka goditur me saktësi një objektiv të caktuar rreth 700 kilometra larg. Provat nga vendi diktatorial janë quajtur një kërcënim nga vendet e tjera, pasi Japonia një ditë më parë lëshoi alarmin për një raketë balistike.
Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike. Testi vjen pasi udhëheqësi i saj Kim Jong-un ishte zotuar më herët se do të forconte mbrojtjen e Phenianit.
Kim është shprehur se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.
Koreja e Veriut testoi një sërë raketash vitin e kaluar edhe pse nuk lejohet nga OBK dhe është në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Papa Françesku: Çiftet nuk duan më fëmijë, por mbajnë mace dhe qenPapa Françesku ka kritikuar ashpër çiftet që zgjedhin të mos kenë fëmijë.
“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan ose kanë vetëm një sepse nuk dëshirojnë më. Por, ata kanë dy qen apo dy mace. Qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve. Po, e kuptoj, është qesharake, por ky është realiteti”, u shpreh Papa.
Ati i Shenjtë vuri në dukje se në këtë mënyrë qytetërimi po plaket. Ai vuri theksoi edhe lehtësimin e procesit të birësimit për të gjithë ata që nuk mund të kenë fëmijë. Papa tha se nuk mjafton që të lindësh një fëmijë për t’u quajtur baba apo nënë, duke vlerësuar vlerën e birësimit.
Kjo nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë bën deklarata të tilla pasi edhe në vitin 2014 foli për këtë çështje për të përditshmen italiane Il Messaggero. Ai u shpreh në atë kohë se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve është “një fenomen i degradimit kulturor”.
Papa Françesku vuri në dukje se marrëdhëniet emocionale me kafshët shtëpiake janë “më të lehta” sesa marrëdhëniet “komplekse” midis prindërve dhe fëmijëve duke bërë që çiftet ta kenë gjithnjë e më shumë më të vështirë të marrin këtë vendim.