zoom

Day ArchiveEMRI/ Ky është personi që iu vendos eksploziv në derë të shtëpisë

Një sasi lënde plasëse artizanale është hedhur para portës së banesës së shtetasit me iniciale Ervin Kajas.

Policia njofton se shpërthimi nuk ka shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

I vihet tritoli një banese në Vorë

Vorë- Në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Fatmirësisht ky shpërthim nuk ka shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Vorë. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë. Burime për Zoom.al bëjnë me dije se sasia e eksplozivit ishte vendosur në banesën e Ervin Kajës.

Atentati në “Don Bosko”, Artan Hoxha: Ja kë donin të vrisnin…

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që u shënua një mbrëmje më parë në Don Bosko, ku i vdekur mbeti Erion Çela e u plagosën 4 të tjerë, përfshirë vëllain dhe dajën e viktimës.

Hoxha, ka treguar në emisionin “Opinion”, se autorët kanë tentuar të vrasin njëherësh, vëllezërit Çela dhe dajën e tyre, Edmond Crroj.

“Ka qenë një goditje për ti goditur njëherë e mirë. Pse objektivi është daja dhe pse objektivat janë bashkë. Ata që kanë menduar se mund të jenë kërcënim. Përball lokalit ndodhet Tabakino që e kishin dy vëllezërit. Ata nga tabakino janë ulur tek lokali përball që të kishin dhe një sy për klientët tek biznesi. Duket që ata kanë përzgjedhur momentin e goditjes dhe kanë ruajtur që mos ketë njerëz të tjerë aty që mos krijojnë dëme anësore. Duket që është goditje fatale që me një të shtënë ti mbaronin hesapet. Itinerari i vrasjes Ata vijnë nga spitali ushtarak dhe i çojnë viktimat në spitalin ushtarak. Është parë gjithë skedarët e policisë kriminale që hynë tek justifikimi që ky ka bërë këtë, por kjo gjë duhet bërë për ta parandaluar.

Nuk është se nuk ka të dhëna, po punohet shumë me kamerat e sigurisë dhe do të duhen orë dhe ditë të tëra për të analizuar pamjet. Është një ngjarje e planifikuar. Daja, Edmond Croj ak qenë në hetim në Shqipëri, Itali dhe Francë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh por ka rezultuar i pafajshëm. Po ka qenë i skeduar, një ndër akuzat është për trafik narkotikësh në Milano të Italisë. Ajo që të shqetëson tek kjo ngjarje, mënyra se si është kryer krimi, pas datës 31 trafiku në Shqipëri ka rënë dhe kanë patur mundësi të lëvizin më shpejt. Vigjilencën e kanë humbur”,-tha Artan Hoxha.

Çfarë po ndodh në selinë e PD? Disa persona heqin logot e FRPD

Pasi u blinduan dyert, në PD kanë nisur të ndërmarrë aksione të tjera.

Rreth orës 22:00, persona të paidentifikuar raportohet se kanë hequr logon e FRPD nga selia, si dhe ka ndërruar adezivët.

Ky moment, është publikuar edhe nga deputeti Belind Këlliçi në rrjetin e tij social Facebook.

Këlliçi shkruan se demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme, ndërsa shton se FRPD do vijoj të jetë motori i PD, pavarësisht se sipas tij nuk do pakica uzurpuese.

Këlliçi thekson se në 8 janar do marrë fund kjo marrëzi e Lulzim Bashës.

Italia bën të detyrueshëm vaksinimin për qytetarët e kësaj moshe

Italia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për qytetarët mbi 50 vjeç. Vendimi sapo është marrë nga kabineti qeverisës i Mario Draghi. Këshilli i Ministrave miratoi njëzëri dekretin e ri anti-Covid i cili përmban një shtrëngim të mëtejshëm për të frenuar Omicron.

Dispozita parashikon që për qytetarët mbi 50 vjeç që nuk punojnë, kërkohet drejtpërdrejt vaksinimi i detyrueshëm. Për qytetarët, gjithmonë të së njëjtës moshë, që punojnë (në sektorin publik, privat, tregti) “super green pass” (që kërkon të paktën dy doza vaksine) shtrihet në përdorimin e mjeteve të transportit dhe eksesit, në teatro, kinema, kafene, restorante, stadiume, konferenca.

Italianët si dhe të huajt që banojnë në vend do të kenë afat deri më 15 shkurt për t’u përshtatur me këtë vendim të ri. Italia është kështu vendi i parë në Evropë që e bën më detyrim vaksinën duke filluar nga kjo kategori moshore.

As nuk kuptohet fare, Adriana Matoshi shfaqet mjaft simpatike pas operacionit në tru (FOTO)

Deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi duket se tashmë i është rikthyer 100% normalitetit.

Pas operacionit me sukses që bëri në tru, ajo është në formën e saj më të mirë.

Madje, edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente të ndryshme.

Së fundmi, Adriana ka publikuar disa foto të reja, në të cilat shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe plot stil.

Aktorja nuk ka nguruar të kombinojë edhe aksesorët siç është kapelja e zezë dhe varëse rreth qafës.

Kujtojmë që pas nëntë vitesh Adrianës iu rikthyer tumori dhe se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë kritike.

Macron kritikon të pavaksinuarit

Në një kohë kur zgjedhjet presidenciale po afrojnë, Presidenti francez Emmanuel Macron ka ashpërsuar tonet ndaj francezëve të pavaksinuar, që përbëjnë pakicën në vend. Një zhvillim që u komentua si një përpjekje e dukshme për të fituar mbështetje nga votuesit e zakonshëm, por që rrezikon të thellojë ndasitë mbi këtë çështje.

Zoti Macron përdori një fjalë vulgare për të përshkruar strategjinë e tij për të ushtruar trysni ndaj atyre që refuzojnë vaksinat duke u kërkuar atyre të imunizohen kundër COVID-it.

Gjuha e tij e hidhur dominoi transmetimet e lajmeve të mërkurën.

Të pavaksinuarit, dua t’i irritoj. Dhe kështu ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, deri në fund. Kjo është strategjia”, tha ai gjatë një interviste në Pallatin Presidencial Elysee me një panel lexuesish të kësaj gazete. (Në këtë citim fjala “irritoj” është një perifrazim i fjalës vulgare që ai përdori. )

Presidenti centrist dhe i zëshëm 44-vjeçar, shprehu gjithashtu dëshirën për të rikandiduar për zgjedhjet presidenciale të prillit. Megjithatë, ai tha se po pret që të deklarojë zyrtarisht kandidaturën sepse përqëndrohet fillimisht tek pandemia.

Komentet e zotit Macron vijnë ndërsa ligjvënësit po debatojnë me forcë rreth masave të reja që do të lejonin vetëm të vaksinuarit të marrin pjesë në aktivitete gjatë kohës së lirë, sikurse e ngrëna jashtë. Më shumë se 91% e të rriturve në Francë janë plotësisht të vaksinuar.

Qëllimi i zotit Macron është “të tërheqë vëmendjen” dhe “e që konkurentët e tij të zhduken, sipas modelit Trump”, shkruante eksperti i komunikimit politik Philippe Moreau Chevrolet në Twitter.

Është gjithashtu një mënyrë për të drejtuar gishtin tek njerëzit që nuk janë vaksinuar si përgjegjës për situatën, në vend që të mbahet përgjegjës për numrin rekord të infeksioneve, shkruante ai më tej.

Gazetari Frédéric Says, një vëzhgues i politikës franceze, tha në radion France Culture se duket se zoti Macron dëshiron të “krijojë avamtazh mbi zemërimin e shprehur nga shumë votues francezë. Zoti Macron po i përgjigjej pyetjes së një gruaje që shprehte indinjatën për anulimin e operacioneve të planifikuara për personat e vaksinuar, ndërsa pacientët e pavaksinuar po zënë shumicën e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Komentuesit vunë në dukje se vërejtja duket të jetë edhe më befasuese vetëm tre javë pasi Macron shprehu keqardhjen se kishte lënduar ndjenjat e njerëzve me disa komente.

Berisha infektohet me covid, në pikëpyetje pjesëmarrja në protestën e 8 Janarit kundër Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha është infektuar sërish me covid. Zoom.al mëson se ai nuk është ndjerë mirë ditët e fundit dhe ka kryer një tampon, i cili ka konfirmuar se ai është infektuar me koronavirus. 

Kjo shpjegon edhe mungesën e tij në takimet festive për përvjetoret e themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje dhe Kukës të zhvilluara dje dhe sot, ku në emër të Komisionit të Rithemelimit mori pjesë ish-presidenti Bujar Nishani. 

Gjithashtu Berisha nuk ishte sot as pjesë e delegacionit të Komisionit të Rithemelimit që u paraqit në Partinë Demokratike.

Kjo në fakt është hera e dytë që Berisha infektohet me covid. Pak ditë para ndërimit të viteve, ai, në një intervistë në OraNeës, do të bënte të ditur se e kishte kaluar covidin një herë dhe se ishte vaksinuar.

Infektimi i tij me covid vë në pikëpyetje edhe pjesmarrjen në protestën e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të shtunën, më 8 Janar. 

Natyrisht që pjesmarrja e tij në këtë protestë do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, por nisur nga fakti se ai është infektuar ditët e fundit, prania e tij në këtë tubim vihet seriozisht ne dyshim.   

 

Vasili: Rama të rimbursojë qytetarët e infektuar me COVID

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, të rimbursojë personat e prekur nga COVID-i, njëjtë si po veprohet sipas tij me personat që fshihen pas inceneratorëve.

Vasili thotë se e bën këtë kërkesë duke marr shkas nga numri i rasteve të sotme, që ishte 1.236 persona të infektuar.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rame lëri dëdëllitjet, po rimburso Covidin siç paguan hajdutet e inceneratoreve!
Sot jane 1236 raste te reja me Covid.
E informova opinionin se duke ulur testimet qeveria po genjente per shifrat e verteta.
Kjo eshte shifer kritike, qe kalon edhe pikun e pandemise se nje vit me pare.
Situata reale eshte edhe me e rende se kaq.
Qeveria ka lene gjithshka ne meshire te fatit megjithese e kam paralajmeruar vazhdimisht.
Vetem per personat e deklaruar nga qeveria pra,1236 raste sot duhen minimumi 125 mije dollare rimbursim.
Por asgje nuk rimbursohet.
Megjithese ne 1 muaj e gjysem jane mbi 25 mije raste me Covid, qe do kerkonin rimbursim se paku 2 milion e 500 mije dollare asgje nuk eshte rimbursuar.
Mbi Ramen bie pergjegjesia shume e rende e lenies se qytetareve pa mbeshtetje per kete semundje kaq problematike si Covid.
Asnje nuk ka nevoje qe te degjoje dërdëllitjet prej injoranti te Edi Rames, por duan ndihme konkrete ashtu sic paguan perdite hajdutet e inceneratoreve.
Rama qan e lan perdite per inceneratoret dhe nuk thote nje fjale per rimbursimin e mijra shqiptareve qe kane nxjerre mbi 200 milion dollare nga xhepi.
Krim i madh per te gjithe, qe ky sadizem shteteror vazhdon te qeverise vendin.

Anulohet ndeshja mes Bolognas dhe Interit, autoritetet shëndetësore fusin në karantinë lojtarët

Sfida mes Bolognas dhe Interit nuk do të luhet më datën 6 janar, e programuar për të startuar në orën 12:30.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Bologna, të cilët kanë urdhëruar karantinë për lojtarët e ekipit bolonjezë, duke qenë se 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin.

“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.

Por nga kjo situatë mund të përfitojnë zikaltërit. Sipas informacioneve të deritanishme nga mediat italiane, Interi, është i detyruar të futet në fushën e lojës dhe në mungesë të prezencës së skuadrës së Bolognas, mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Megjithatë, dinamika të shumta mund të ketë në orët në vijim dhe vendimet që mund të merren mund të jenë nga më të ndryshmet.