Aplikacion
Qarqet dhe bashkitë e vendit shfaqen me tregues ekonomik paradoksal në të dhënat zyrtare.
Për shembull qarku i Lezhës u rendit me papunësinë me të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shume funksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone).
Sipas INSTAT më shumë se 80 për qind e familjeve në Lezhë zotëronin pajisje shumë funksionale (tablet, telefona të zgjuar dhe iPad) më 2020 në një nivel 20% më të lartë se mesatarja kombëtare.
Pandemia Covid-19 nxiti shitje jo të zakonta shumëfunksionale. Izolimi në shtëpi dhe kufizimet në lëvizje rriten interesin për komunikim në distancë nëpërmjet tablateve dhe pajisjeve smart.
Më shumë se 60% e familjeve shqiptare zotërojnë pajisje me shumë funksione komunikimi, tregues i cili ka pësuar rritje prej rreth 2,9 pikë përqindje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e lartë e përqindjes së zotërimit të pajisjeve me shumë funksione, është regjistruar në qarkun Kukës, me 20,8 pikë përqindje.
Durrësi ishte qarku i dytë në vend për blerjen e pajisjeve smart, me një rritje 17% të familjeve më 2020.
Lezha, Durrësi dhe Kukësi janë tre qarqet e para me numrin më të lartë të familjeve që zotërojnë pajisje IPAD dhe telefona të zgjuar.
Në anën tjetër të Berati dhe Elbasani kanë numrin më të ulët të familjeve që zotërojë pajisje smart me 39.9 dhe 53.4% secila.
Gjatë vitit pandemik, tre qarqe, Tirana, Vlora dhe Korça shënuan rënie të familjeve që zotëronin pajisje smart. Psh në Korçë gjatë vitit 2020 mbi 53% e familjeve zotëronin pajisje smart, ndërsa në vitin 2019 ishin 61.4 për qind e familjeve që i zotëronin ato.
Vlora shënoi rënien më të madhe të familjeve që zotëronin IPAD dhe telefona të zgjuar. Gjatë vitit pandemik 67.3% e familjeve në Vlorë zotëronin pajisje kundrejt 74.9 % në vitin 2019.
Pajisjet kompjuterike dhe telefonat smart pësuan rritje jo të zakontë të shitjeve gjatë pandemisë. Mësimi në distancë nxiti blerjen e këtyre pajisjeve sidomos nga stafet shkollore dhe nxënësit. Tabletat dhe IPAD u blenë si mjete kryesore të punës dhe mësimit gjatë pandemisë Covid-19./Monitor/
Rrëfimi i shqiptarit, si u rekrutova në shtëpinë e barit në Spanjë. Ata që drejtojnë janë …Të dekurajuar nga kriza e shkaktuar nga pandemia në Shqipëri dhe të tërhequr nga premtimet për para pa djersë, mijëra shqiptarë po përfshihen në ekonominë kriminale në Spanjë, të pavetdijshëm për koston që mund të paguajnë.
Në prill Shkëlqimi – emri i tij është ndryshuar nga redaksia – po bëntë gati valixhet në qytetin e tij të lindjes në Vlorë për të udhëtuar drejt rajonit të Katalonisë në Spanjë.
Miqtë e tij i kishin premtuar punësim në një ‘shtëpi bari’ dhe 15,000 euro për tu kujdesur për katër muaj për bimët e kanabisit – cikli i rritjes nga fidani në paketim.
39-vjeçarit, i cili është pronar i një dyqani të vogël, i tha BIRN se situata e vështirë ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë së COVID-19 e kishta shtyrë ta merrte zeriozisht ofertën.
“Gjatë 2020 dhe fillimit të 2021, pandemia ndikoi keq në biznesin tim. Të ardhurat ranë me 80 për qind dhe unë e gjeta veten në një situatë të keqe,” tha ai.
Shkëlqimi është një nga mijëra të rinjtë dhe mezoburrat shqiptarë, të cilët janë larguar ose po shqyrtojnë mundësinë të largohen drejt Spanjës, për të punuar në fermat e kanabisit.
Këta burra, të cilët vijnë kryesisht nga bashkitë e Vlorës, Selenicës, Fierit, Mallakastrës, Tepelenës dhe Sarandës, ku kultivimi i kanabisit ka qenë prezent prej dekadash, kanë gjetuar një hapsirë të re kultivimi në Spanjë.
Faktorët shtytës për zhvendosjen në Spanjë, sipas të intervistuarve janë, ulja e sasisë së kanabisit të prodhuar në Shqipëri dhe vështirësitë në rritje për ta trafikuar jashtë vendit, të ndërlidhura me efektet negative të pandemisë në ekonominë shqiptare.
Trendi është përshpejtuar edhe nga perceptimi se Spanja ka politika liberale ndaj kultivimit të kanabisit.
Punëtorët me eksperiencë në kultivimin e kanabisit janë më të kërkuarit. Megjithatë, vala po merr me vete dhe punëtorë pa eksperiencë, të papunë dhe pa të ardhme – njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë.
Disa e konsiderojnë veten investitorë dhe marrin rolin e përgatitjes së infrastrukturës për kultivimin e kanabisit. Shumica janë kultivues dhe e kalojnë kohën brenda ‘shtëpive të barit’ ku kanabisi kultivohet, ose nëpër male, duke kultivuar parcela në qiell të hapur. Të tjerë merren me trafikimin e kanabisit nga Spanja në vende të ndryshme të Europës.
“Është si seriali “Squid Game”. Ata që e drejtojnë këtë biznes gjejnë njerëz si puna ime, që janë në një situatë të vështirë ekonomike, me borxhe dhe halle,” tha Shkëlqimi.
Por Shkëlqimi nuk e ka prerë biletën e tij për në Spanjë akoma. Planet e tij filluan të lëkundeshin kur i tha së ëmës dhe të vëllait për vendimin për tu zhvendosur në Spanjë. Ato u bënë shumë merak dhe kërkuan ta mendonte dy herë, duke i ofruar para si ndihmë për të kaluar situatën e vështirë financiare duke qendruar në Shqipëri.
“Po e mbaj pezull vendimin për momentin. Po i jap dyqanit tim pak më shumë kohë, për të parë nëse do eci,” tha ai.
Por ai akoma mban kontakte me miqtë e tij në Spanjë, përshirë një 27-vjeçar nga Tepelena, i cili tani po punon në një shtëpi bari në periferi të Barcelonës. Dy burrat shkëmbejnë mesazhe në rrjetet ‘Signal’ dhe ‘Facebook Messenger’.
“Ai do gjithmonë të shkëmbejë mesazhe sepse është i izoluar brenda një apartamenti të vogël gjatë gjithë ditës. Më dërgon foto të bimëve [të kanabisit] duke u rritur, por gjithashtu ‘meme’ dhe video për të qeshur,” tha Shkëlqimi.
Pandemia e re
Alketa Lamani, një manaxhere projektesh në Qendrën Rinore në Vlorë, e krahason eksodin e të rinjëve nga Vlora drejt Spanjës me një pandemi të re që e ka prekur zonën.
Lamani punon me programe që synojnë të ulin rrezikun e të rinjëve nga krimi i organizuar dhe ka frikë se trendi i tanishëm do të ketë efekte negative në jetët e tyre.
“Të rinjtë nga zonat urbane dhe rurale po marrin pjesë më pak në programet tona. Ato janë janë tashmë në Spanjë, ose ëndërrojnë të shkojnë atje. Në rrugët dhe kafenetë e Vlorës shohim më pak të rinjë se më parë. Një zinxhir emigrimi i paligjshëm është krijuar, i cili është i rrezikshëm,” tha ajo.
Policia spanjolle e ka vënë re trendin gjithashtu. Me 19 nëntor, ajo bastisi 42 adresa na Kataloni, duke zbuluar 51 ‘ferma kanabisi’ dhe arrestoi 107 të dyshuar. Shumica ishin shqiptarë.
Megjithatë, policët spanjollë nuk janë shqetësimi kryesor i kultivuesve shqiptarë. Iliri, 27-vjeç – emri është ndryshuar – shpenzoi 5 muaj në Spanjë në vitin 2021. Tani punon si kamarier në një bar-kafe në periferi të Vlorës, edhe pse miqtë i kishin premtuar 3 mijë euro në muaj për të qendruar në Spanjë.
“Ata më thanë se edhe në qoftëse policët e bastisin apartamentin, si i proceduar për herë të parë si kultivues, autoritetet do më jepnin një dënim të lehtë. Bonus është premtimi që bosët e kanabisit do na japin paratë kur të dalim nga burgu, në qoftë se arrestohemi,” ai i tha BIRN.
Kultivimi i kanabisit në Shqipëri më i vështirë
Për gati tre dekada, Shqipëria ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të paligjshëm që rritet jashtë. Disa gjenerata shqiptarësh tashmë kanë eksperiencë, jo vetëm në kultivimin e bimës, por edhe në trafikimin e saj në Europë dhe përtej.
Në vitin 2016, kur kultivimi i kanabisit arriti kulmin në Shqipëri, njerëz nga shtresa të ndryshme të shoqërisë u përfshinë në këtë aktivitet, duke e parë si një mundësi për të bërë ca para shtesë.
Megjithatë, pas vitit 2017 e në vazhdim, autoritetet dhe policia shqiptare e ashpërsuan luftën kundër kultivimit të drogës, duke e ulur ndjeshëm nivelin e prodhimit.
Gjatë një konference për shtyp me 10 dhjetor, së bashku me Guardia di Finanza, drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Gledis Nano, e trumbetoi suksesin e përbashkët për uljen e nivelit të kultivimit të kanabisit në vend. Ai gjithashtu, nënvizoi uljen e kapjes së kanabisit shqiptar në Itali. Në vitin 2021 nuk ka patur raste trafikimi.
Kjo nuk do të thotë se kultura e kultivimit të kanabisit nga shqiptarët është zhdukur. Një pjesë ekziston akoma në vend, kur se pjesa tjetër është zhvendosur në vende të tjera, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
Ndërsa trafikimi në Mbretërinë e Bashkuara konsiderohet i shtrenjtë dhe disa vende të BE-së, si Belgjika dhe Hollanda, kanë vendosur ndëshkime penale më të forta për kanabisin e paligjshëm, Spanja shihet si një opsion më i mirë, dhe shumë vetë po vërshojnë drejtë kësaj mundësie.
Jeta e vështirë e një kultivuesi në Spanjë
Jo të gjithë janë të vetdijshëm për sakrficat që duhet të bëjë një kultivues kanabisi. Iliri arriti në Kataloni në mars për kultivuar kanabis në fushë, pasi miqtë e tij i kishin siguruar një vend në një zonë kodrinore afër Gironas.
Aty gjeti 10 djem të rinjë nga Tepelena, Vlora dhe Mallakastra, shumica me eksperiencë në kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
“Në fillimin duhet të përgatisnim fidanët dhe terrenin për kultivim, duke hapur rrëke uji dhe duke bërë punë të tjera të rënda. Ishtë e vështirë, pasi flenim në tenda, në një terren të vështirë me baltë,” kujtoi ai.
Pas tre muajsh, ai i tha miqve që ishin investitorët në plantacion ta zhvendosnin, pasi nuk e përballonte dot punën jashtë, dhe ata i ofruan punë në një ‘shtëpi bari’ në Barcelonë. Por edhe kjo e fundit nuk ishte punë e lehtë.
“Në momentin që arrita atje, bimët donin dhe një muaj që të korreshin dhe era që lëshonin ishte e padurueshme,” tha ai.
“Ne nuk lejoheshin të dilnim jashtë më shumë se dy-tre orë në ditë. Unë isha dru non-stop dhe fillova tu bëhesha me ankth,” shtoi Iliri.
Ai theksoi se kishte armë në të dyja vendet ku kishte punuar. Jo për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur kanabisin nga grupe shqiptarësh, ose kriminelë marokenë dhe algjerianë që vidhnin.
Ai u kthye në Vlorë me një ekspulsë 5-vjeçare nga zona ‘Schengen’ në pasaportë, pasi kishte qëndruar më gjatë se afati i lejuar. Iliri ndjehet i zhgënjyer nga e gjithë eksperienca.
Sipas Alketa Lamanit, nga Qendra Rinore në Vlorë, eksperienca ka qenë traumatike për shumë të rinjë që kanë shkuar në Spanjë.
“Pasi kthehen, i duhen muaj të tërë rehabilitimi, pasi bëhen të varur nga kanabisi dhe të distancuar nga shoqëria,” tha ajo.
Ajo beson se shumica e emirgantëve, në mënyrë të veçantë të rinjtë, nuk janë të përgatitur për vërshtirësitë me të cilat do të përballen në Spanjë, ose pasojat që kjo eksperiencë do të ketë në jetët e tyre.
“Ne duhet të bëjmë më shumë. Institucionet duhet të zgjohen nga letargjia dhe të krijojnë vende pune në Shqipëri, për atë të rinjë që janë në rrezik të shfrytëzohen,” përfundoi ajo. /BIRN/
Atentati ndaj Pirolit, gazetari Artan Hoxha zbardh te shkuarën e herët të 34-vjeçaritGazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga plagosja me pistoletë që ndodhi sot në Kurbin, ku si pasojë e plumbave ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma 34 vjeçari Vinçenc Piroli.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka treguar të shkuarën e errët të Pirolit, i cili kërkohet për vrasje në Malin e Zi, ndërsa shton se edhe pse ishte i shpallur në kërkim ai sërish vijonte jetën i lirë në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Sot pasdite, rreth ores 17:30, personeli i spitalit te Lezhes ka mbetur i befasuar, kur ne urgjencen e tij eshte paraqitur nje shtetas ende i panjohur, i cili ka kerkuar ndihme te menjehershme mjekesore. Personi i panjohur ka zbritur nga mjeti i tij nje shtetas te palgosur, i cili me pas u identifikua si 34 vjeçari Vinçenc Piroli, me origjine nga Kurbini, por banonte ne Shkoder.
I panjohuri ka lene te plagosurin ne spital dhe eshte larguar me shpejtesi pa mundur te identifikohet.
Policia e Lezhes po kontrollon kamerat e sigurise per te bere te mundur identifikimin e mjetit dhe personit te panjohur, qe dorezuan te plagosurin ne spitalin e Lezhes.
Mjeket e spitalit ne Lezhe jane perpjekur ti japin ndihmen e pare te plagosurit, por kur kane pare se kishte nevoje per ndihme me te specializuar, e kane nisur ate me urgjence drejt spitalit te Traumes ne kryeqytet.
Nga te dhenat e para rezulton, se Vinçenc Piroli eshte plagosur ne Shkoder, ne rrethana ende te pasqaruara mire. Autori e ka qelluar Pirolin ne gjoks dhe ne bark.
Policia nuk ka patur dijeni per ngjarjen e Shkodres, deri sa i plagosuri eshte derguar per ndihme ne spitalin e Lezhes.
Jane marre masa per sigurine e Pirolit, nderkohe po hetohet se çfare ka ndodhur ne te vertete. Kush e ka qelluar Pirolin ne Shkoder?! Pse te plagosurin nuk e kane derguar per mjekim ne spitalin e Shkodres, por ne ate te Lezhes?!
Po cili eshte ne te vertete Vinçenc Piroli?!
Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli eshte ne kerkim nderkombetar per shkak se akuzohet direkt si autori i nje atentati te kryer ne komunen e Ulqinit, ne Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrare shtetasi malazes Momçillo Gjurishiç 68 vjeç.
Policia e Malit të Zi, hetoi per me shume se tre muaj e gjysem, duke bashkepunuar dhe me policine shqiptare, deri sa arriti te provonte se kush ishin autoret e vrasjes se 4 korrikut te vitit te kaluar ne Ulqin.
Ne nje konference shtypi, me date 12 tetor 2021, policia malazeze deklaroi publikisht se kishte zbardhur atentatin ndaj Momçillo Gjurishiç.
Sipas policise se Malit te Zi, autoret e ketij krimi jane shtetasit shqiptar,
Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjine nga Kurbini.
Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
“Zyrtarët e sektorit kundër kriminalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht, dy shtetas shqiptarë Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.
Boshkoviç tha se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së autoreve”.
Nga hetimi i policise malazeze ka rezultuar se autoret jane futur ne territorin e Malit te Zi ne menyre legale ne oret e para te 4 korrikut.
Ata jane larguar ne drejtim te Shqiperise menjehere pasi kane kryer krimin ne Ulqin, permes pikes se kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.
Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese, te cilet jane kontraktuar per te kryer krimin per motive te hakmarrjes.
Ne 2 mars te vitit 2017, djali i viktimes, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me arme zjarri ne qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.
Autori u kap vetem 20 minuta pas krimit dhe familjaret e tij u shprehen te shqetesuar, se i druheshin nje hakmarrje nga 3 vellezerit e tjere te viktimes nga Kosova.
Policia malazeze dyshon se te afermit e viktimes nga Kosova, kane paguar per tu hakmarre, dy vrasesit nga Shqiperia.
Djali i Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç, u denua si autor i vrasjes se 53 vjeçarit nga Kosova. Por te afermit e Likajt, kane mbetur te pakenaqur nga ky vendim, dhe kane menduar ta vendosin vet drejtesine.
Sipas hetimeve te policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, perpara lokalit te tij ne Ulqin, eshte kryer nga Vinçenc Piroli, ndersa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmesit.
Edhe pse jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga 12 tetori i vitit te kaluar, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kane vazhduar te qendrojne te lire ne territorin e Shqiperise, deri sa sot pasdite, Piroli ka rene prej e nje atentati te papritur.
“Bëni kujdes”/ Të tjera detaje nga atentati i Vinçens Pirolit, 34-vjeçari u qellua me silenciatorDetaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje sonte ka marrë dy plumba afër stomakut. Piroli eshte qelluar tek Ura e Bunes. Ai ka qene ne kembe duke ecur kur eshte qelluar me pistolete me silenciator. Ai ka telefonuar familjen dhe u ka thene te kene kujdes.
Me makinen e nje kusheririt te tij, qe i eshte dhene ne perdorim nje prej te njohurve te Pirolit eshte trasferuar ne spitalin e Lezhes, pasi ne Shkoder ka patur frike.
Më në fund një mesazh nga qielli për Monikën, emocionohet aktorja ne shtepine Big BrotherSurprizat me parashutë apo dron për banorët e “Big Brother VIP” tanimë janë bërë të zakonshme. Këtë fillimviti duket se fatlumja ishte Monika Lubonja.
Donaldi i punoi një rreng Monikës pak ditë më parë, kur e zgjoi nga gjumi për t’i thënë se dikush ka ardhur për t’i dhënë një dedikim, por artistja u zhgënjye kur doli jashtë dhe pa se nuk kishte asgjë.
Sot aktorja nuk i fshehu emocionet kur pa parashutën me një shpreheje të bukur dedikuar asaj.
Banorët nisën diskutimet se nga kush mund të jetë mësazhi.
“E ka bërë Sabiani”, tha Arjola.
“E ka bërë PM”, tha Sarah, meqë parashuta kishte flamurin e Kosovës.
“E ka bërë PM ose fansat e mi kosovar”, tha Monika e emocionuar.
“Unë mendoj se e ka bërë piloti”, shtoi Einxhel.
Aktorja e cilësoi si një surprizë shumë të bukur që do ta mbajë mend gjatë.
Donaldi tha me shaka se parashuta po lëvizte shumë pranë tokës dhe drejtuesi i saj po e bënte qëllimisht.
Donaldi: E pe çfarë ngjyre i kishte sytë”
Monika: U emocionova
Donaldi: A do të shkoje në një fluturim me të? Ku doje të të çonte
Monika: Ku të donte ai, në çdo cep të hapësirës. Në ajër, atje ku është liria…
Djali i Rudi Vatës, mes 40 talenteve më të mira të ditëlindjes 2005Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, po tregon që në moshë të vogël se është një futbollist i cili duhet ndjekur me kujdes se ka një të ardhme të sigurt përpara. Jo vetëm me paraqitjet me bashkëmoshatarët e tij në përfaqësuesen U17 të Irlandës, pro edhe me ekipin e Sëlltik B, ku po luan gjithnjë e më shumë rregullisht.
Ndaj nuk është aspak rastësi që portali i njohur për evidentimin e talenteve, “Football Talent Scout”, e ka përzgjedhur Vatën mes 40 futbollistëve më premtues të datëlindjes 2005. Vata, një mesfushor ofensiv, ka bindur ekspertët e këtij portali të njohur dhe që ka shpjeguar disa nga karakteristikat e futbollistit si shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e tij.
Lufta me top dhe pa top, sulmi i hapësirave dhe mundësia për të vënë në vështirësi me driblime kundërshtarë edhe më të mëdhenj në moshe kur luan me Sëlltik B, tregojnë qartësisht se aftësitë e Vatës nuk janë të zakonshme. E megjithatë, ky portal ndalet sidomos te loja e tij para portës, pasi cilësohet një finalizues i mirë.
“Roko ka një sy për golin dhe ka tregar se ka finalizim të akullt në çdo pozicion në fushë. Ai ka një gjuajtje nga distanca të mirë në bagazhin e tij, siç e ka treguar në disa raste. Përveç kësaj, ai ruan qetësinë para portës pasi mund të finalizojë edhe në kënde të ngushta dhe nuk shqetësohet në situata një kundër një”, shkruhet ndër të tjera në vlerësimin e kësaj faqeje për Vatën.
Publikohet fotografia, ja kush është 34-vjeçari që u plagos sot me armë zjarriËshtë publikuar fotografia e 34-vjeçarit, Viçens Piroli, që u plagos pasditen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Piroli morri dy plumba në pjesën e barkut dhe opasi u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës ku dhe mori ndihmën e parë, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Kush e solli në spital? Policia në kërkim të personit që ndihmoi të plagosurin me armëDy plumba kanë depërtuar trupin e Vincens Piroli, 34-vjeçarit që u la në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të hënë nga një automjet tip “Ford” nga persona ende të paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga spitali i Lezhës për të identifikuar personin që solli në spital të plagosurin, çka mund të çojë edhe në zbardhjen e një pjese të ngjarjes.
Mësohet se gjendja e Pirolit është e rëndë, pasi ka humbur edhe shumë gjak gjatë transportimit të tij në spital.
Përfundon takimi mes Çelsit dhe Lukakut, merret vendimi për sulmuesinRomelu Lukaku nuk lëviz nga Çelsi. As në janar dhe as në verë, Ky është vendimi që ka dalë nga mbledhja e zhvilluar sot në ambientet e klubit londinez mes drejtuesve të skuadrës dhe futbollistit, pas pakënaqësive të këtij të fundit.
Sipas “Sky Sport” në Angli, edhe pse klubi është i pakënaqur me mënyrën se si Lukaku ka pranuar publikisht se do të dëshironte të kthehej në Itali, blutë nuk duan që të heqin dorë nga një futbollist për të cilin kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme financiare. Nga ana tjetër, edhe Lukaku duket se është zbutur në qëndrimin e tij për të ardhmen në Londër dhe ka shprehur gatishmërinë që tani e tutje të flasë vetëm në fushën e lojës.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë masash të tjera disiplinore do të marrë klubi ndaj Lukakut, pasi përjashtimi për ndeshjen ndaj Liverpulit ishte vetëm një prej hapave, Atij do t’i duhet shumë punë për të fituar besimin e Tuchel e sidomos shokëve të skuadrës të cilët raportohet se kanë mbetur të çuditur nga shpërthimi i sulmuesit.
“Alo policia hajde na ndihmo të …”, gazetarja ironizon aksionin per kapjen e 119 kg kokainëGazetarja e njohur Anila Hoxha duke u bazuar te faktet ka komentuar ngjarjen e fundit të sekuestrimit të 119 kg kokainë.
Gazetarja shprehet se ka aq shumë përplasje faktesh saqë bindesh se trafiku i drogës ndodh në një mjedis të kompromentuar, ku njësia antidrogë duket krejt jashtë aktualitetit.
Anila Hoxha thekson se edhe në filmin më të dobët me trafikantë dhe police nuk ngjan aspak si aksion, por si komedi.
Ajo shprehet se fakti që bërtet është që trafikantët e kokainës e kanë kthyer Shqipërinë në një vende të sigurtë të futjes së ngarkesave të drogësë.
KOMENTI I ANILA HOXHËS
Alo policia hajde na ndihmo te shkarkojme 20 tone banane?
Sekuestrimi i 119 kilograme kokaine qe solli arrestimin e 3 personave, midis tyre shoferi dhe te punesuar ne kompanine Zico ka aq shume perplasje faktesh saqe te bind se gjithcka lidhet me trafikun e droges ndodh ne nje mjedis te kompromentuar, me nje njesi antidroge qe duket se eshte krejt jashte aktualitetit . Ose trafikantet pertonin te shkarkonin 20 tone me banane dhe ndaj telefonuan policine e cila pasi autorizoi punetoret e ngarkim shkarkimit degjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi menget e kqyri 100 arka . Ata e telefonuan policine qe te shkonte ne Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje te cuditshme nderkohe dhe policia nuk ishte kurrkund. Ose serisht trafikantet mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u keshilluan me bossin e firmes shtetasin T.M, qe jeton ne USA vendosën të ishin “policë” . Po te besosh dosjen , tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtare policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi. Pa ironi per te qene te sakte, ne daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit te shitjeve M.M ne burg , menjehere sapo kamioni me 20 tone banane doli nga porti ne afersi te nje pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bene shenje ca njerez te maskuar qe te ndalonte..
‘Ata ishin 4 veta – thote shoferi , ishin me bluza dhe kapuce , dhe pastaj i kane thene : jemi shteti , hape krahun. Mbasi e kercenuan “mbylle gojen se do te zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore te kontenierit, kane qendruar aty rreth 30 minuta dhe kane kontrolluar.
Shoferi ka vijuar udhetimin me avari te tjera mbasi zbriten “pasagjeret”e cuditshem si dëmtimi i gomës. Nje dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë verejten se poshte 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe qe u kuptua qe ishte droge”.
Me pak fjale kjo eshte historia e zbulimit te 119 kilograme me kokaine te derguar serisht nga Ekuadori, qe edhe ne filmin me te dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi. Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër.
Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve . Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.