zoom

Day ArchiveÇfarë ndodh me trupin kur nuk konsumoni mish?

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së konsumuari mish? Të dhënat e mëposhtme do t’ju befasojnë.

Me siguri do të humbni peshë

Shumë herë njerëzit habiten se sa e lehtë është të humbasësh peshë kur kalojnë në një dietë me bazë bimore. Kjo është pjesërisht prej faktit se ushqimet me origjinë bimore që përmbajnë proteina kanë më pak kalori sesa mishi.

Ndjesia juaj e shijes do të ndryshojë

Shumë njerëz që kanë provuar një dietë vegane thonë se shija e tyre ka ndryshuar ndjeshëm. Shkenca konfirmon se nëse nuk hani ushqime të shpejta dhe produkte me origjinë shtazore të mbushura me kripë, yndyrë dhe sheqer për disa javë, ndjenja e shijes ndryshon dhe bëhet shumë më e mprehtë.

Do të keni më shumë energji

Për momentin, nuk ka të dhëna shkencore se një dietë vegane rrit vërtet nivelet e energjisë, por është e mundur që kjo të jetë për shkak të një diete më të shëndetshme, duke shmangur ushqimet e shpejta dhe sheqerin, të cilat çojnë në ndryshime të papritura të sheqerit në gjak.

Lëkura do të jetë më e pastër

Veganët thonë se kjo lloj diete ka “ringjallur” lëkurën e tyre dhe se tani ajo është shumë më e pastër. Arsyeja për këtë, sërish, mund të jetë eliminimi i sheqerit nga dieta, që dihet se nuk është i mirë.

Mund të jeni më shpesh të uritur

Ndërsa disa njerëzve u pëlqen shumë dieta vegane, të tjerë thonë se vuajnë nga uria e vazhdueshme, gjë që i lodh shumë në fund të ditës.

Aksident i trefishtë në Durrës-Tiranë, plagoset një person

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës- Tiranë.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Atentat mafioz në Itali, i riu qëllohet për vdekje. Një tjetër në gjendje të rëndë

Një atentat mafioz ka ndodhur pasditen e sotme në Itali.  Një  i ri ka humbur jetën në Messina i goditur nga të shtënat me armë zjarri teksa ishte në një motoçikletë, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë.

Viktima quhej Giovanni Portugal dhe ishte 31 vjeç. Vrasja ndodhi në via Edoardo Morabito, në lagjen Camaro.

“Nuk dua ta pengoj në lojë”/Beatrixi flet për Donaldin

Mbrëmjen e djeshme, Beatrixi ka biseduar me Meridianin dhe Arjolën në lidhje me situatën e saj me Donaldin.

“Nuk dua ta pengoj në lojë,as në gjendjen e humorit”, tha Beatrix.

“Po ku ka më mirë se ai këtu,ai ka dikë që e ka përzemër afër,te gjithë ne jemi vetëm,ai të ka ty”, deklaroi Meridiani.

“Ti nuk e ke penalizuar asnjëherë,nëse të mundon diçka me Sarën e sqaron,nëse e keni sqaruar mbylle aty mos e zgjasni më”, iu kthye Arjola.

Real Madrid e nis keq, Getafe i shkakton humbjen e pare për vitin 2022

Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe vitin e ri 2022.

Los Blankos u mposhtën në transfertë nga Getafe me rezultatin 1-0 në sfidën për llogaritë e javës së 20 në La Liga.

Unal shënoi golin e vetëm në minutën e 9-të, që vulosi edhe përballjen. Reali mbetet në vendin e parë me 46 pikë, tetë më shumë se Sevillia e vendit të dytë, por që ka dy ndeshje më pak.

Jeta iu bë film! Ndërron jetë bosja e parë grua e Camorra-s

Assunta Maresca, e njohur si “bosja e parë grua” e Camorra-s ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Guvernatori i rajonit ndaloi një funeral publik për Maresca për të parandaluar trajtimin e saj me bujë në publik.

E lindur në qytetin Castellammare di Stabia, pranë Napolit, Assunta Maresca fitoi një konkurs bukurie në rininë e saj dhe u mbiquajt pupetta “kukulla”.

“Pupetta Maresca”, siç njihej zakonisht, u martua me bosin e “Camorra-s” Pasquale Simonetti kur ishte 20 vjeç.

Simonetti vdiq në një sulm mafioz rreth tre muaj pas dasmës. Disa muaj më vonë, Maresca qëlloi dhe vrau dëshmitarin e tyre të martesës, Antonio Esposito, në një kafene, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës për vrasjen e burrit të saj.

E dënuar për vrasjen e Espositos, Maresca lindi fëmijën e saj të parë në burg dhe u lirua 10 vjet më vonë. Pasi doli nga burgu u martua me Umberto Ammaturo një ndër krerët e “Camorra-s” dhe nga kjo lidhje lindën dy fëmijë.

Djali i parë i Maresca-s, Pasqualino, i cili lindi në burg dhe u zhduk në moshën 17 për shkak të luftes së mafias. I dashuri i Maresca, Ammaturo, u akuzua për vrasjen e Pasqualino-s, por u lirua për mungesë provash.

“Ta vras fëmijën në djep”

Maresca u kthye sërish në qendër të vëmendjes në vitin 1982, me një konferencë shtypi që ajo mbajti ndërkohë që konfliktet brenda mafias vazhdonin. Duke i dërguar një mesazh Raffaele Cutolo-s, një prej protagonistëve të konflikteve midis klaneve të “Camorra-s”, përmes shtypit, Maresca i tha Cutolo-s: “Nëse prek familjen time, unë do të vras ​​vrasësit e tu, shërbëtorët , gratë dhe fëmijët në djep”.

Jeta iu bë film

Maresca, e cila gjithashtu luajti në një film të frymëzuar nga jeta e saj, ishte kundër serialit “Gomorra” për mafian Camorra, me arsyetimin se do të “ndikonte negativisht tek fëmijët”.

Roberto Saviano, autori i librit që frymëzoi serinë, shkroi një artikull në gazetën Corriere della Sera mbi lajmin për vdekjen e Maresca-s. “Unë kam qenë gjithmonë i befasuar kur, pak para se të vdiste, ajo tha se e shikonte Gomorrën me neveri, sepse ajo lavdëronte dhunën,” tha Saviano.

Maresca, e cila u referua në shtypin italian si “Zonja Camorra”, “e veja e zezë e Camorra” dhe “bosja e parë femër e mafies”, vdiq një javë më parë në shtëpinë e saj në qytezën e lindjes, Castellammare di Stabia.

Merasca u varros në varreza pas shenjtërimit të arkivolit me vetëm disa njerëz të pranishëm.

Zjarr në mes të dimrit, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Zjarret rekord në Kolorado llogaritet se mund të kenë shkatërruar deri në 1000 shtëpi; mijëra vetë u detyruan të evakuohen ndërsa tre persona konsiderohen të zhdukur.

Fillimisht u mendua se nuk pati viktima, madje zyrtarë vendin thane se fakti që nuk ishte raportuar asnjë viktime, duhej konsideruar një mrekulli. Zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse në veri të Denverit, i nxitur nga era e fortë me një shpejtësi prej 169 km në orë.

Për pasojë flakët u shpërndanë me shpejtësi duke djegur lagje të tëra. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës, ndërsa ekspertët thanë se kriza klimatike dhe zgjerimi ne periferi kontribuan në këtë nivel shkatërrimesh.

Qindra banorë që prisnin të bënin zile në 2022 në shtëpitë e tyre, në vend të kësaj të shtunën duke filluar vitin e ri u përpoqën të shpëtonin atë që kishte mbetur prej tyre, thotë Guardian.

Të paktën 7 vetë kanë mbetur të lënduar nga flakët. Ky zjarr po përshkruhet si më shkatërruesi në historinë e Kolorados. Biden urdhëroi që ndihma federale t`i vihet menjëherë në dispozicion të prekurve.

Rëndohet bilanci, 2 humbje jete dhe 179 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Dy qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit duke e çuar në 3220 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu se nga 1150 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 179 qytetarë.

Njoftimi

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1150 testime, 179 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 213 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 179 qytetarë, në këto bashki:

79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.

Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2

pozitiv: një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (2 Janar 2022)

Raste të reja ditore         179

Të shëruar në 24 orë       213

Të shtruar në spitale       98

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 1150

 

Testime totale              1,487,339

Raste pozitive                 210,885

Raste të shëruara             201,282

Raste Aktive                        6,383

Humbje jete                         3,220

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           2944

Fier                 660

Durrës             578

Shkodër          430

Elbasan           405

Vlorë                396

Berat               256

Lezhë              196

Gjirokastër     193

Korçë               153

Dibër                101

Kukës               71

Sulm i armatosur ndaj kryeministrit të Haitit, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një i vdekur dhe disa të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi të armatosur kundër kryeministrit të Haitit, Ariel Henry.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 1 janar, në qytetin e Gonaives.

Kryeministri dhe shoqëruesit e tij po largoheshin nga një kishë, ku sapo kishte përfunduar një festë e përvjetorit të pavarësisë, kur një bandë e armatosur hapi zjarr. Ka pasur një përplasje me forcat e sigurisë dhe një person ka mbetur i vrarë, ndërsa fatmirësisht kryeministri nuk ka pësuar lëndime.

FOTO/Më në fund e puthi, zyrtarizohet çifti i ri në Big Brother

Zyrtarizohet edhe një tjetër histori dashurie në ”Big Brother Vip’

Bëhet fjalë për Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, marrëdhënia e të cilëve është komentuar tepër si në publik ashtu edhe mes banorëve.

Dyshja prej ditësh kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin derisa raportit mes tyre. Derisa të gjithë ishin në gjumë, Einxhel ishte shtrirë tek krevati i Dj Dagz, aty ku dhe ndodhi puthja e shumërpitur romantike.