zoom

Day Archive8 policë të Mallakastrës në pranga, lejuan kultivimin e hashashit

5 zyrtarë policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër, mes tyre edhe shefi i Krimeve, janë lënë burg nga gjykata pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit.

Vendimi eshte marre nga gjykata e Fierit pas hetimeve te prokurorise dhe Drejtorise Rajonale te SHÇBA-së.

Ndërkohë që 3 efektivë të tjerë janë lënë me masën ‘detyrim paraqitje’.

Tete zyrtaret e policise dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021, duke lejuar kultivimin e lendes narkotike në Poçem të Mallakastrës.

Dejvi Bregu është “Topi i Arte” i superiores, ja si u ndanë çmimet e tjera për 2021

Në eventin e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me RTSH, u ndanë edhe vlerësimet për vitin 2021.

Për “Topin e Artë” votuan gazetarët sportivë në Shqipëri dhe çmimin e fitoi ish-futbollisti i Teutës që aktualisht luan te Boluspor.

Edicionin që shkoi ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion me Teutën duke shënuar 16 gola në kampionat.

Në ceremoninë e mbajtur nga moderatorja Hygerta Sako, çmimin si “Topi i Artë” për femra u fitua nga Megi Doçi, ndërsa si “Talent i Vitit” çmimi iu dorëzua futbollistit të Tiranës, Marsel Ismajlgecit.

Në formacionin e vitit janë përgjedhur: Bekaj, Gurishta, Adili, Belica, Hoxhallari, Lushkja, Aleksi, Asani, Bregu dhe Ibraimi. Ndërsa trajner i vitit është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

 

Çmimet e vitit 2021:

 

Top i Artë (Meshkuj): Dejvi Bregu

 

Top i Artë (Femra) : Megi Doçi

 

Talent i vitit: Marsel Ismajlgeci

 

Formacioni i vitit: Bekaj, Gurishta, Adili, Belica, Hoxhallari, Shehu, Lushkja, Aleksi, Asani, Bregu, Ibraimi.

 

Trajneri i vitit: Thomas Brdariç.

Gati për luftë, Ukraina nis trajnimin e civilëve për ti përgatitur për betejë

Ukraina ka përgatitur lëvizje të reja për shkak të tensioneve në rritje dhe raporteve për akumulimin e trupave ruse në zonën kufitare.

Një stërvitje ka nisur prej ditësh në një pyll me pisha jo shumë larg kryeqytetit të Ukrainës.

Sipas Neë York Times, mijëra civilë ukrainas kanë aplikuar për të mësuar artet marciale në programet stërvitore të krijuara dhe drejtuar nga qeveria dhe grupet private paraushtarake.

Programet janë pjesë e planit strategjik të mbrojtjes së vendit në rast të një pushtimi të mundshëm rus. Edhe pse nuk ka indikacione deri më tani se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur nëse do të nisë një sulm, ukrainasit nuk i lënë asgjë rastësisë.

“Ne kemi një ushtri të fortë, por jo aq të fortë për t’u mbrojtur kundër Rusisë,” tha Marta Yuzkiv, një mjeke që aplikoi për trajnim këtë muaj.

“Nëse jemi të pushtuar dhe shpresoj se nuk do të ndodhë, ne do të bëhemi rezistencë kombëtare”, tha ajo.

Mbrojtja civile nuk është e panjohur në Ukrainë – brigadat vullnetare ishin shtylla kurrizore e forcave të vendit në lindje në vitin 2014, kur ushtria ukrainase ishte në rrëmujë.

Kjo përpjekje tashmë po zyrtarizohet në njësi të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të sapoformuara që janë pjesë e ushtrisë. Vitin e kaluar, ushtria ukrainase filloi trajnimin e fundjavës për vullnetarët civilë në këto njësi.

Qeveria kryen dhe paguan për disa nga trajnimet nëpërmjet forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe grupet paraushtarake private si Legjioni i Ukrainës kryejnë seanca të tjera, për të cilat anëtarët e tyre paguajnë të gjitha shpenzimet. Këtë muaj, Legjioni zhvilloi një program në pyjet jashtë Kievit.

Qëllimi nuk është arritja e fitores kundër ushtrisë ruse, e cila gjithsesi do të ishte praktikisht e pamundur për Ukrainën, por formimi i rezistencës ndaj forcës pushtuese.

Gjenerali Anatoliy Barkhilevich, zëvendës komandant i forcave tokësore të Ukrainës, tha se vendi synon të dërgojë rreth 100.000 vullnetarë në rast të një konflikti. Ai shton se gjysmë milioni ukrainas kanë përvojë ushtarake.

Kritikët theksojnë rreziqet në planin e mbrojtjes civile dhe një nga shqetësimet është se ndarjet e brendshme politike mund të provokojnë dhunë nga policitë e armatosura. Disa skenarë parashikojnë se Moska mund të shfrytëzojë këtë dobësi, duke i kthyer policitë nacionaliste në një kërcënim destabilizues për qeverinë.

Të tjerë janë të shqetësuar se përpjekja inkurajon pronësinë private të armëve, e cila mbart rrezikun e krimit, vetëvrasjes dhe dhunës në familje. Ligji ukrainas kërkon një ekzaminim psikologjik për të marrë një leje për armë. Në një vend me rreth 40 milionë banorë, 1.3 milion ukrainas posedojnë armë zjarri civile të licencuara.

VIDEO/Lëvizjet e autorit të dyshuar pak para vrasjes së policit Xhuliano Prela

Emisioni ‘Në shënjestër’ ka publikuar sot një video ku shfaqet Brilant Martinaj, autori i dyshuar për vrasjen e policit, Xhuliano Prelës.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

“Dua të më ledhatosh”, Beatrix kërkon të kalojë Shën Valentinin me Donaldin. Aktori: Larg qoftë

Çifti më i përfolur në Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix duket se herë pas herë kanë edhe krisjet e tyre.

Edhe pse kohën më të madhe ata e kalojnë bashkë, Beatrix është ankuar se Donaldi nuk po i kushton vëmendjen që i ka kushtuar në fillim.

Sot mes të qeshurash Beatrix i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Teksa Beatrix i kërkoi që atë ditë ta trajtonte si princeshë, Donaldi ndërkohë lutej që ata të mos ishin brenda shtëpisë së Big Brother atë ditë.

DISKUTIMET

Beatrix: Unë jam një çikë fiksimaxhie me datat.

Donaldi: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donaldi: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

VIDEO/ Momenti kur Brilant Martinaj qëllon për vdekje ish-efektivin Xhuliano Prela

Janë publikuar pamjet ekskluzive të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela, i cili dyshohet se është vrarë nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2020.

Në videon e siguruar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.

 

 

 

Putin: Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2”, gati të eksportojë gaz

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” është i gatshëm që të eksportojë gaz. Ai tha se ky projekt do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë, që kanë arritur në nivele rekord.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” ka përfunduar në muajin shtator, por tani po pret që të marrë miratimin e rregullatorëve në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, lëshimi në përdorim i këtij gazsjellësi ka hasur në rezistencën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera, përfshirë Poloninë dhe Ukrainën, që thonë se do të rrisë varshmërinë e Evropës ndaj gazit rus.

Putin tha se pjesa e dytë e tubacionit është mbushur me gaz.

“Dua të përgëzoj Gazpromin dhe partnerët e tyre në ‘Rrjedhën Veriore 2’ për përfundimin e punës dhe për krijimin e kësaj rruge të rëndësishme e cila është e gatshme për punë”, tha Putin gjatë një mbledhjeje të Qeverisë ku mori pjesë edhe kreu i Gazpromit, Alexei Miller.

Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” është një projekt që ka kushtuar 11 miliardë dollarë. Ai është ndërtuar nga gjiganti i gazit, Gazprom që kontrollohet nga Kremilini. Gjysma e kostos së ndërtimit është paguar nga kompanitë energjetike evropiane.

Miratimi për lëshimin në funksion të këtij gazsjellësi pritet të ndodhë në pjesën e parë të vitit 2022. Ky tubacion do të sjellë gazin përmes Detit Baltik deri në Gjermani./ REL

Merr flakë në ecje makina në Tiranë

Tiranë- Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

VOA: Shqiptarët presin shumë nga SPAK-u, PD bëri kthesë pas Kokës

Në Tiranë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja, deklaroi sot se hetimet po vazhdojnë për tre inceneratorët në Tiranë, Fier e Elbasan si dhe për një seri denoncimesh mbi prokurimet publike.

Zoti Kraja, tha se, me plotësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezultatet e luftës korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë më të shumta vitin e ri.

Opozita ka shprehur mbështetje të plotë për SPAK, që të thellojë luftën kundër korrupsionit qeveritar, e inkurajuar nga arrestimi i ish ministrit të mjedisit, Lefter Koka.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, u shpreh sot se kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë subjekt i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i cili po fuqizohet dita ditës.

Zoti Kraja i bëri këto komente pas një mbledhje të përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ky vit, sipas tij, ishte vit i konsolidimit të institucionit të ri dhe plotësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimeve pas disa muajsh, ndërsa vitin e ri rezultatet do të jenë më të larta, se edhe hetimet janë të shumta.

“Për procedurat e prokurimeve publike ne kemi shumë procedime penale, që hetojmë. Burimi i informacionit dhe kallëzimet janë nga të gjitha fushat; nga Kontrolli i Shtetit, nga biznesmenë dhe individë të ndryshëm. Janë vlerësuar të gjitha dhe rezultatet janë publike. Ne kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore, që merret me menaxhimin e prokurimeve publike. Jemi shumë të fokusuar në punën tonë: Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë pa diskutim pjesë e hetimeve tona”, – tha drejtuesi i SPAK-ut.

Zoti Kraja tha se publikimi i të dhënave të qytetarëve nuk është kompetencë e punës së SPAK-ut, por për këtë po heton prokuroria e Tiranës, por mund t’u bashkohet atyre hetimeve nëse në to përfshihen subjekte që janë në kompetencën e SPAK.

Krahas hetimeve për tre inceneratorët, SPAK ka në duar edhe shumë çështje të tjera hetimore për abuzime të dyshuara me fondet publike, thotë ai.

“SPAK ka dy seksione: një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsionin. Në të dy seksionet jemi të përqëndruar; nuk dua ta kaloj më shumë në asnjë krah. Duhet të keni besim, që rezultatet do të jenë në vazhdimësi dhe më cilësore. Ka hetim për të tre inceneratorët. Çështja është në hetim dhe po vazhdojmë. Ne kemi çështje të hapura për shumë problematika, për shumë elementë dhe për rezultatet do të flasim, nuk mund të japim emra paraprakisht” – tha zoti Kraja.

Pritshmëritë e opinionit publik janë veçanërisht të larta ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Opozita gjatë gjithë kohës është shprehur për një kapje të drejtësisë nga Partia Socialiste në pushtet.

Megjithatë, pas arrestimit të ish ministrit të mjedisit, Lefter Koka, për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit, Partia Demokratike ka deklaruar mbështetje për SPAK në thellimin e luftës ndaj korrupsionit.

Shqipëria po kryen prej 5 vjetësh një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, ku gjatë vettingut janë larguar një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh e prokurorësh për pasuri të pajustifikuara, dhe prej 3 vjetësh ka themeluar institucionet e reja të tij./ VOA

Kritikoi presidentin, arrestohet shkrimtari i njohur dhe qe ka fituar disa çmime

Shkrimtari ugandas Kakwenza Rukirabashaija, që ka fituar çmim prestigjioz për shkrim të guximshëm, është arrestuar, ka konfirmuar avokati i tij, raporton BBC.

Arsyeja për arrestimin e tij është e paqartë, por ai kohët e fundit ka kritikuar në Twitter presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni dhe djalin e tij gjeneralin Muhoozi Kainerugaba.

Ai ka thënë se Musevenite i kanë sjellë Ugandës shumë vuajtje.

Policia ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e Rubirabashaijas, por avokati i tij Eron Kiiza, ka thënë se ai është arrestuar dhe po mbahet nga inteligjenca.