Aplikacion
Deputeti Xhelal Mziu nuk pranoi që t’i bashkohej lëvizjes së Berishës brenda PD-së duke qëndruar krah Lulzim Bashës. Por mbrëmjen e sotme duket se ish-kryetari i bashkisë së Kamzës është bërë nostalgjik duke postuar disa foto të dy viteve më parë në një aktivitetet të PD-së ku shfaqet me Edi Palokën, Ivi Kason dhe emra të tjerë që sot janë në krah të Sali Berishës.
“Lefter Koka, hajduti i dobishëm”, Berisha: Unë akuzoj Ramën dhe AhmetajnSali Berisha, në “Intervistë” në A2 CNN, u shpreh se “arrestimi i Lefter Kokës nuk kishte qëllim tjetër vetëm për t’i vënë kapakun një kazani që zien, që është një nga aferat korruptive më të rënda të këtij shteti”.
“Lefter Koka është hajduti i dobishëm. I çuan paratë te Lefteri sepse aty kishin mundësi që t’i merrnin më vonë me valixhe. Lefter Koka bëri aferën pa tender, këtë e dinte Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Ai që mori tenderin do të ndante paratë me ta. Unë e akuzoj Ramën dhe Ahmetajn pasi Koka nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për inceneratorët”, tha Berisha.
“Kjo do të thotë që për 22 milionë euro që kushtonte inceneratori, ato duhet të nxirreshin nga rezerva e Këshillit të Ministrave ose nga shkurtime në zërat buxhetorë, që mund t’i bëjë vetëm kryeministri ose ministri i Financave. Askush tjetër nuk e prek dot buxhetin. Pra, Lefteri ishte me duar në xhepa, priste që hajdutët t’ia sillnin atij paratë dhe t’i ndanin bashkë pastaj. Dhe kështu u veprua”, shtoi ish-kryeministri.
Man.United dhe Newcastle ndajnë pikët në “St. James’ Park”Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e parafundit të këtij viti kalendarik përballë Newcastle në shtëpinë e këtyre të fundit.
Ka qenë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 7 me anësorin e talentuar, Saint-Maximin. Pjesa e parë do të mbaronte me rezultatin e ngushtë 1-0 edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” do të tentonin me shumë me Rangnick që inkuadron në lojë Edinson Cavanin, por rrezikon shumë duke lënë hapsira prapa me një De Gea shpëtimtar në disa raste.
Do të ishte pikërisht Cavani autori i golit të barazimit në minutën e 71, por United nuk t’ia dali të përmbushë rezultatin me një Newcastle që ka bërë një nga ndeshjen më të mira të këtij sezoni.
Futbollisti më i paguari i Superiores/ Kaçe, milioneri i Partizanit që s’flet kurrë për skuadrënA e di njeri se ç’mendim ka Ergys Kaçe për Partizanin? Me siguri jo… Ai nuk flet kurrë për skuadrën ku ka disa muaj që luan. Që kur firmosi kontratën, nuk ka thënë një fjalë se përse e zgjodhi këtë klub, çfarë ndien për këtë fanellë, çfarë objektivash ka me 16 herë kampionët e Shqipërisë dhe çfarë përgjegjësish ka ai për situatën e vështirë që po kalon Partizani.
Thjesht injoron gjithçka. Që të kuptohemi qartë, ai është investimi më i madh i Partizanit gjatë merkatos së verës. Një lojtar i rëndësishëm, me cilësi të shkëlqyera, por që nuk ia ndien fare për opinionin publik dhe për tifozët e Partizanit, që edhe pse një pjesë të madhe të ndeshjeve i luajnë jashtë kryeqytetit, ata janë në çdo stadium: në diell dhe në shi. Natyrisht, nuk i ka kërkuar askush Kaçes të bëjë oratorin publikisht dhe as të mbajë fjalime brilante, por futbollistët e rëndësishëm marrin përgjegjësi. Shikoni Seferin, Gurishtën, Aleksin, Taipin dhe Meksin në klubet e tjera…
Ndërsa Ergys Kaçe as nuk do t’ia dijë. Nëse pyet në klub se përse mesfushori as nuk u prezantua kur erdhi dhe as nuk ka folur ndonjëherë për mediat, edhe vetë zyrtarët e klubit ndihen në vështirësi. Përgjigjja është: “Nuk do”. Imagjinoni për një moment që pasi shkoi Ronaldo te Mançester Junajtid apo Mesi te PSG-ja dhe klubet t’u thonë tifozëve se yjet e tyre nuk flasin se “nuk duan”.
Ergys Kaçe nuk është një lojtar i zakonshëm dhe as një 18-vjeçar pa përvojë, por është një futbollist që u afrua te Partizani të bëjë diferencën, të marrë përgjegjësi në fushën e lojës dhe të ndihmojë skuadrën që të arrijë objektivat. Ai nuk është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet skuadra, por ama ka detyrimin moral (nëse nuk e ka në kontratë) që duhet të ketë një komunikim herë pas here edhe me opinionin publik. Është shumë e thjeshtë të marrësh rrogën në një klub dhe të shmangësh çdo përgjegjësi apo të injorosh tifozët duke mos folur asnjë fjalë. Disa zëra thonë se “nuk është edhe aq mirë me gjuhën shqipe”, por kjo nuk pi ujë…
Po, sepse Kaçe ka dalë më parë në konferenca për shtyp kur ishte futbollist i Kombëtares. Fundja, ai nuk gjykohet për mënyrën se si artikulon, sepse të gjithë e dimë që është rritur në Greqi. Ai gjykohet për rendimentin në fushë dhe për sjelljen brenda dhe jashtë saj. Ka disa të tjerë që thonë se nuk është fort i lumtur që përfundoi te Partizani, sepse priste një klub më të madh gjatë merkatos së verës. Vështirë të besohet, por nëse do të ishte e vërtetë, djaloshi duhet t’i vërë gishtin kokës.
Partizani nuk është një klub dosido dhe nëse e konsideron “ulje në karrierë” transferimin te “demat”, më mirë të mos firmoste fare. Partizani është një nga fanellat më të rënda të kampionatit shqiptar dhe duhet t’i bësh mirë llogaritë kur vishesh i kuq. Sa për sqarim, gazeta ka kërkuar disa herë ta intervistojë Kaçen, të marrë një mendim prej tij se si është pritur, çfarë objektivash ka, çfarë mendon ai për klubin dhe për situatën, por ka refuzuar sistematikisht. Jo vetëm gazetën, për hir të së vërtetës, por të gjitha mediat dhe rrjedhimisht opinionin publik.
Ndërkohë, klubi rri e bën sehir, sepse çuditërisht i duket normale që një nga lojtarët më të rëndësishëm të injorojë opinionin publik. Ndoshta kjo sjellje e klubit dhe e lojtarëve të rëndësishëm si Kaçe shpjegon edhe një nga arsyet se përse distanca me tifozët sa vjen e thellohet dhe ka gjithnjë e më pak të tillë në shkallët e stadiumit./Panoramasport
Makina përplaset me trafikndarësen në rrethrrotullimin e Thumanës, shoferi përfundon në spitalNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Policia njofton se Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 22:20, në rrethrrotullimin e Thumanës, shtetasi Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Kledi Hysa pranon hapur lidhjen me Sheilën e Big Brother VIP?!Kledi Hysa prej disa javësh po përjeton një romancë me këngëtaren, Sheila Haxhiraj.
Modeli dhe këngëtarja janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin në kryeqyetet pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
I ftuar në N’fermë, Kledi Hysa ka konfirmuar se aktualisht është në një lidhje dhe menjëherë është aluduar se vajza që ka në krah është pikërisht Sheila Haxhiraj.
“Nuk jam single, jam i lidhur. Sigurisht një femër mund të dashurohet me mua”, tha ai.
Ndërkohë modeli tregoi se është ndjerë i përdorur nga vajzat e Big Brother pasi ai bënte punët e shtëpisë ndërsa ato kalonin kohën duke bërë make up dhe duke pirë kafe.
“Vajzat që kishim aty kishin qejf të bënin make up, të pinin kafe, të bënin fallxhoren kurse unë isha ai djali që kur vinin vajzat e gjenin vendin të pastër. Jam ndjerë i përdorur nga gocat e Big Brother, absolutisht që po (qesh). Sa më shikonin thoshin hë se i bën Kledi punët. Më vinte keq për gocat, thosha si nuk e morën mundimin që të bëjnë punë, të pija dhe unë një kafe.
Sa i përket fotove nudo s’do dilja kurrë lakuriq në koopertinë as për 80 mijë euro. Është pjesë e karakterit tim”, u shpreh ai.
“Mos na lodh kot…”/ Donaldin e lëshojnë nervat, nevrikoset me Beatrix (Foto)Vëllai i madh i ka caktuar banorëve të shtëpisë më të famshme provën e ardhshme javore. Ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.
Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me Beatrix.
Kjo e fundit e mori me sportivitet. “Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, kështu iu drejtua ajo Donaldit.
“Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi. Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.
Më pas ajo i tha se përse nuk qesh ndërkohë që ajo qeshte, kurse Donaldi ia ktheu një buzëqeshje, që sipas saj ishte ironike, çka bëri që mes çiftit të shtëpisë të niste një ‘luftë’ me jastëkë.
Përfshihet nga flakët makina në Sarandë, shkak u bë…Një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se mjeti ishte parkuar në lagjen nr.4 në qytetin bregdetar.
Zjarri ra në kabinën e mjetit, ndërsa falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit.
Nga hetimi u përcaktua se shkaku i zjarrit në mjetin tip ‘Opel’ ishte kondicioneri.
“Nëse sulmohet selia më 8 janar …”, Sekretari i PD-së: Ka kush e mbronIsh-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë kohë kreut të PD Lulzim Basha deri më 5 janar që të lirojë zyrën dhe të bërë dorëzimet, të kundërt ka kërcënuar se do ta nxjerrin demokratet.
I ftuar në emisionin ‘Log’, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, i emërur nga Basha, Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha se ai nuk është roje dhe as gardian.
“Unë roje sjam, as gardian. Nëse jam në zyrat e PD do jem për punët e mia, nëse sulmohet ka kush e mbron për ata përgjigjet shteti. Nëse protestohet le të protestohet ska asgjë të keqe. Ata 4o mijë janë fallco. Referendumi u bë në kushtet siç bëri Rama zgjedhjet e qershorit. Ajo që bëri Berisha qe thirrje krehsnikësh, më ngjau si në eposin e kreshnikëve, nëse ti sdel andej unë vi. Statutit të PD si është dhënë fare prioritet. Nëse PD nuk futet në hullinë e asaj partie që unë kam dashur me kryetar zotin Basha unë do të tërhiqem nga funksioni që unë kam” ,tha Bejko.
Berisha: Basha dhe Rama, bashkë në procesin e shpalljes sime “non grata”Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, nënvizoi se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë”, pasi, sipas tij, “u mor me një proces të shpalljes sime “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, tha Berisha.“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, shtoi Berisha.