Aplikacion
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të premten se do të zgjerojë skemën e përkohshme të vizave për punëtorët e huaj sezonalë deri në fund të vitit 2024, ndërsa gradualisht do të reduktojë kuotën nga viti 2023.
Vitin e ardhshëm Britania do të ofrojë 30,000 viza gjashtëmujore për punëtorët sezonalë, kryesisht për të mbledhur fruta, perime dhe lule, duke e rritur potencialisht këtë numër në 40,000. Por që nga fillimi i vitit 2023, numri i vizave “do të fillojë të ulet“, tha qeveria, duke shtuar se po kërkon “një plan nga sektori për të shkurtuar varësinë nga punëtorët e huaj“.
Sektori duhet të përmirësojë pagat dhe kushtet, tha qeveria, duke shtuar se po ndryshon rregullat e skemës në mënyrë që punëdhënësit të paguajnë një “pagë minimale“.
Zgjatja e kufizuar e kohës për punësimin e punëtorëve sezonalë “arrin ekuilibrin e duhur të mbështetjes së industrisë ndërsa ajo kalon në punësimin dhe u jep përparësi punëtorëve vendas“, tha KevinFoster, ministër për Migracionin.
Njoftimi se numri i vizave për punëtorët e sektorit të bujqësisë do të zvogëlohet nga viti 2023 u kritikua nga një udhëheqës i sektorit të bujqësisë në Skoci, ku punëtorët sezonalë janë veçanërisht të kërkuar.
Scott Walker, shefi ekzekutiv i Unionit Kombëtar të Fermerëve të Skocisë, shkroi në Twitter se qeveria “po nxirrte një lajm të keq në prag të Krishtlindjes“, duke shtuar se njoftimi se numrat e vizave do të reduktohen nga viti 2023 ishte “lajm shkatërrues për frutat dhe perimet e buta skoceze“.
Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Fermerëve, Tom Bradshaw, megjithatë, në një deklaratë tha se ishte pozitive që qeveria po u jepte kultivuesve “qartësi mbi të ardhmen e skemës për tre vitet e ardhshme“.
“Më ke sharë serbisht”/ Big Mama shpërthen kundër Antonelës: Pise femër, legeneDebati që kishte nisur për një temë si bërja e dhuratave për njeri tjetrin për vitin e ri, degjeneroi sonte live në Big Brother mes Big Mamës dhe Antonelës.
E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht.
Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.
Debati
Antonela: Jeni si ujqër, ju përballoj të gjithëve!
Iliri: Ti zë emrat e të gjithëve në gojë
Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët.
Big Mama: Unë me dash të shaj, të shaj shqip, jo serbisht, mos fol se nuk kam të sharë serbisht, turp të vij se je më e ulët , je legene, pise , ti je 17 fytyreshe, je idiotja me e madhe, e degjenerume, të kap prej flokësh e çoj jashtë.
Antonela: Unë asnjëherë s’kam ofenduar.
Big Mama: Ti je intrigante pise, ti ëndërron të bëhesh si unë. Kjo do më çojë mua, pise femër . Unë dua të dal. Më nxirrni tani!
Pas këtij debati Arbana e thirri Big Mamën në dhomën e rrëfimit, por ajo nuk ndryshoi qëndrim, dhe në fund la shtëpinë e Big Brother.
E rëndë/ 11 vjeçari shqiptar mbërrin i vdekur në spitalNjë fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.
“Sot me date 24.12.2021 ne ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Rastit iu eshte pergjigjur patrulla si dhe njesiti i hetimeve te SP Rahovec.
Per rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, tha Gjurkaj.
Sali Berisha thërret 44 mijë anëtarët e PD-së: Në datë 8 janar të marrim Selinë bluIsh-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetë kombëtare në datën 8 Janar 2022. Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Data 8 janar do të jetë një protesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban,”-tha Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Zonë e lirë”.
Por në janar, më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.
Shqipëria e 2021/ Rekord pikësh dhe cikël i ri, ja pse kombëtarja besonShqiperia perjetoi nje nga vitet me te mira kalendarike te historise se saj. Kryefjale e vitit ishte renditja ne vendin e trete te kualifikueseve te Boterorit pas Anglise dhe Polonise duke lene mbrapa nje perfaqesuese te kalibrit te Hungarise qe spikati me performancat ne Euro 2020.
Shumekush nxitoi ne dhenien e deklaratave te ngjyrosura nga euforia duke thene ‘Shqiperia, Katar 2022’ me guximin se atje mund te mberrihej. Por me mend ne krye, tani per tani duhet ti gezohemi kesaj Shqiperie te 2021, e cila pozicionohet ne 70-she te FIFAS, saktesisht e 66 midis 210 shteteve.
Nr. 1 i stolit te kuqezinjve, nje profesor i vertet i shkolles se vjeter italiane, Eduardo Reja, i cili fale eksperiences, pergatitjes tekniko-taktike dhe gjakftohtesise i dha shprese nje kombi qe eshte i shprendare ne skajet me te ndryshme te globit. 77 vjecari grumbulloi plot 55 lojtare ne kombetare ne vitin 2021, duke i dhene mundesine cdokujt te provoje veten dhe te shohe nese eshte realisht gati per stadin me te larte qe mund te arrije nje lojtar ne nivel nderkombetar. Pergjate 365 diteve, kuqezinjte zbriten ne fushen e lojes 12 here, duke dale fitues ne 6 prej takimeve, duke humbur 5 sfida dhe duke u ndare ne barazim pa gola ne nje miqesore me Uellsin. Viti startoi me nje fitore minimale ne fushen e Andorres, per te vijuar me humbjen ndaj Anglise, nenkampione Europe. Viti vijoi me nje tjeter triumf ndaj San Marinos, packa se u konsiderua formalitet nga nje pjese e opinionit, ishte nje fitore qe ndikoi masivisht ne moralin e skuadres, nje sukses qe konfirmoi me se miri se ‘mirazhet’ e frenimit ndaj ekipeve te vogla ishte zhdukur plotesisht.
Muaji Qershor, sherbeu si nje prove gjenerale per teknikun Edi Reja, per te pare vleren reale te grupit qe ka ne dispozicion ku nepermjet dy miqesoreve ndaj Uellsit dhe Cekise provoi edhe shume lojtare te rinj qe kishin premisat per te qene e ardhmja e futbollit shqiptar. E thene ndryshe, nje sprove ne porten e kombetares sone ne vigjilje te Shtatorit qe do percaktonte prioritetet e seciles perfaqesuesje te grupit F. Shtatori, erdhi shume shpejt! Fillimisht, nje udhetim drejt Europes Qendrore, ndaj nje Polonie te forte fizikisht, Polonise se Levandovskit, Polonise qe merr pjese rregullisht ne evenimentet kryesore.
Presioni i madh i sfumoi shpejt kuqezinjte, qe rane ne stadiumin Kombetar te Varshaves, me rezultatin 4-1, megjithate, shpresa ekzistonte ende per te besuarit e Edi Rejes, qe nuk do te dorezoheshin kaq shpejt! Me pas erdhi dhe perballja ndaj rivaleve direkt te Hungarise, qe ndryshe mund ta konsiderojme edhe si pika kulmore e Shqiperise ne keto kualifikuese. Nje ndeshje e dominuar nga entuziazmi i afrimit pas shume peripecish te nje 10shi klasik si Nedim Bajrami qe pritej ti ofronte kombetares nje dimension te ri ne loje, fantazine dhe klasin e munguar.
Por, suksesi erdhi ne minutat permbyllese nga nje magji individuale e Armando Brojes ku pas nje inkursioni te shpejte la me pasoja te renda hungarezet qe ende nuk i besonin syve se po mundeshin ne impiantin modest te ‘Elbasan Arenes’. Me shume se nje finalizim normal, finalizimi i Brojes kishte vlere 3 pikesh, nje finalizim qe nenkuptoi se ‘PO, Shqiperia di si te fitoje ndaj nje kundershtari te drejteperdrejte’ e sidomos kur behet fjale per nje rival qe i shkaktoi probleme Gjermanise, Frances dhe Portugalise ne Europianin e fundit. Nuk ishte nje fitore ‘alla catenaccio italiana’ sic jemi mesuar shpesh por ishte nje triumf bindes me loje, raste dhe volum te larte. Realizimi brilant nga kembet e nje 20 vjecari qe luan ne Premier League ndezi zjarrin e optimizmit dhe entuziazmit dhe ky ka qene casti kur shqiptaret ne eufori e siper, po i kerkonin trajnerit Eduardo Reja nje kualfikim per ne finalet e Katarit. Nderkohe, qe ai ne menyren me lakonike do te reagonte me keto fjale: ‘Te qendrojme me kembe ne toke’. Per ne shqiptaret edhe kjo deklrarate dukej e nje stili italian madje e stilit elegant te Italise se Lucinicos, te Gorizias se Eduardo Rejes.
Na duhej te prismim me qetesi edhe pse pozicionoheshim ne vendin e dyte ne renditje qe na jepte shansin per te shkuar per here te pare ne nje faze play off te Boterorit. 3 dite pas Hungarise, fitorja 5-0 ndaj San Marinos ne ‘Elbasan Arena’ me aktivizimin e 16 lojtareve, dukej se po e perforconte edhe me, deshiren qe shfaej ne vetem nje fjale dhe ne vetem nje shifer- te dyja ‘misterioze’: ‘Katar 2022’! Nderkaq, duhej kuptuar se pasioni, euforia, harete, marramendjet nuk sherbenin.
E verteta e deritanishme ishte vetem kjo: Kombetarja e Shqiperise- e dyta e grupit F te eliminatoreve te Boterorit. Mirepo, ja qe duhej pritur edhe dy muaj per te percaktuar verdiktin final. 9 Tetor, Puskas Arena, casti decisiv per djemte tane. Ne fund, rezultati dihet fitore 0-1 e Shqiperise, qe vjen serish nga e njejta formule: Broja vjen nga stoli, shenon golin e fitores, vesh pelerinen e heroit duke udhehequr kombetaren drejt nje endrre dhe nje pikesynimi te ri qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine tone. Nje fitore e cila na ngjiti ne nje kuote prej 15 pikesh, nje shifer rekord per kombetaren ne nje faze eliminatoresh, nje rekord qe dikur mbahej nga Gianni de Biasi me 13 pike ne kualifikueset e Euro 2016. Klasik dhe i bindur ndaj aftesisve te tij, Reja nuk u ndikua aspak nga opinioni sportiv per te ndryshuar modulin e zakonshem 3-5-2 dhe nese do bente dicka te tille do konsiderohej ‘vetevrasje’ pasi rregulli i arte i futbolli thote qe formacioni fitues nuk ndryshohet. Mirepo, papritmas trajneri Reja kishte thyer nje mit te pakapercyeshem duke e cuar Shqiperine shume prane prerjes se biletes se play off te nje Boterori.
Pak dite me pas, sfida percaktuese e grupit ndaj Polonise. Ne rast fitoreje Shqiperia ishte me nje kembe ne fazen e enderruar te play off, por ne ate takim u mblodhen shume situata kunder kombetares. Demtimet dhe Covid-19 lane jashte fushes se lojes Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulen dhe Berat Djimistin, me pak fjale shtyllat e kuqezinjve ne cdo repart te fushes. Megjithate, keto faktor nuk e zbehen entuziazmin e shqiptareve qe paten mbushur plot e perplot stadiumin ‘Air Albania’ me nje rekord te ri te shitjes se biletave, qe ishin ‘sold out’ 10 dite para dites se ndeshjes. Perballja ndaj polakeve ishte disi kontradiktore. Ajo ishte dramatike, taktike, emotive dhe me nje lloj ‘bukurie’ racionale, nese vertet mund te kishte dicka te tille. I kishte brenda saj kthesat dhe fundin e pakendshem.
Nje gol i Polonise, 13 minuta nga fundi kapitulloi te gjithe atmosferen festive te krijuar ne Tirane. Ky eshte futbolli, krejt i pasigurte, sidomos kur sfida po luhet me kujdes te madh dhe eshte ne shifrat 0-0. Ky eshte sporti qe luhet me kemben kapricoze e cila me mijera here nuk i bindet asaj cka urdheron truri i futbollistit. Euforia u kthye ne nje bumerang! Ia kishte marre mend kombetares, ia kishin mpakur iniciativen e te luajturit futboll me qetesi e pa trysni te shfrenuar asisoji. Plot nxitim ia kishim mbushur mendjen kesaj Shqiperie se ishte nje skuader e madhe! Kishim mberritur keshtu, te shpirti i trazuar i kombetares qe gjithnje stononte ne momentin me kritik. Nderkaq, kishim edhe dy ndeshje te tjera te rendesishme ndaj Anglise dhe Andorres, me vendin e trete te garantuar por larg objektivit per tu renditur si force e dyte e grupit F. Humbja 5-0 ndaj Anglise ishte nje konfirmues i distances se larget qe kemi me elitaret e futbollit, ku pervecse na cmontuan ne 45 minutat e para, ngriten edhe nje alarm te forte brenda ne kombetare. Faza eliminatore u mbyll me fitoren e ngushte dhe shume te vuajtur ndaj Andorres qe ishin te vendosur mire ne mbrojtje por nje gol i Cekicit nga pika e bardhe e penalltise mjaftoi qe kombetarja ta mbyllte zyrtarisht grupin ne vendin e trete me nje tjeter rekord pikesh, me plot 18.
Nderkaq, dilema e radhes ishte e ardhmja e trajnerit Edi Reja. Befas u shfaq kjo teme absurde qe pyeste nese do te vijonte te ishte trajner i Kombetares. Por duhet theksuar se Reja nuk ishte as Pozzo, as Valceraggi, as Bearzott, as Arrigo Sacchi, as Marcelo Lippi dhe as Giovanni Trappatoi, sa per te permendur tekniket e famshem nga Italia.
Eduardo Reja ishte nje trajner profesionist i shkolles se shquar te trajnereve italian, te cilen Shqiperia e mori per te permbushur objektivat e renditjes ne vendin e pare ne grupin e Liges se Kombeve dhe objektivin e lenies pas ne eliminatore nje prej Polonise ose Hungarise. Dhe realisht i arriti keto objektiva me sukses, ku nese do te thonim ne startin e ketyre sfidave qe do e mbyllim si kryesues te grupit C te Liges se Kombeve si te tretet e grupit F te kualifikueseve te Boterorit me nje kuote rekord pikesh, dikush mund ta konsideronte si cmenduri!
Pertej te gjithash viti 2021, ishte nje vit pozitiv, ku fale perkushtimit dhe mundit Shqiperia ia doli te shenjonje keto sfida ne historikun e futbollit te saj. Per ecurine e kuqezinjve ne keto eleminatore, grumbullimi i 18 pikeve dhe pozicionimi ne vendin e trete mund dhe duhet te konsiderohet nje sukses, vecanerisht kur kujtojme se kemi lene pas nje kombetare te tradites dhe te rikthyer ne forme si Hungaria, por me siguri vlera me e madhe shkon per procesin e riperteritjes se skuadres.
Te gjithe jemi deshmitare se si nen urdherat e stafit teknik nuk jane shume nga yjet qe na perfaqesuan ne finalet e EURO 2016, por kur konstatojme se jane zevendesuar me te rinj te talentuar, si Broja, Kumbulla apo shume te tjere pritshmerite e cdo tifozi kuqezi behen maksimale se pjesmarrja ne nje tjeter event madhe do te perseritet serish. Me shume mundesi qysh ne Europianin e ardhshem!
Ne horizont duket etapa e re e kuqezinjve qe sheh ti afrohen shume prane sfidave te reja me kompetitive, ku Shqiperia do te ulet serish ne skenen e madhe, duke pasur perpara fleten e bardhe te nje provimi krejt enigmatik!
Berisha: Ka mandat arresti nga jashtë për Arben Ahmetajn dhe Engjëll AgaçinIsh-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë” ka bërë një deklaratë të fortë.
Sipas Sali Berishës ka një mandat arresti nga ndërkombëtarët për zv.kryeministrin Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin. Berisha ka bërë të ditur se këta dy persona janë të akuzuar në pastrim parash si dhe për skandalin e incineratorëve.
Mes të tjerash ish-kryeministri ka zbuluar se vendi që ka lëshuar urdhër arresti për dy politikanët qeveritar është afër Shqipërisë.
“Ka mandat arresti nga jashtë për Arben Ahmetaj dhe Engjëll Agaçin” ka thënë Berisha.
Me urdhër të SPAK, policia arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për abuzim me detyrën, korrupsion dhe pastrim parash, ne lidhje me çështjen e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit.
Për të njëjtën dosje, SPAK ka leshuar urdhër arresti edhe për Stela Gungadhen, administratore e kompanisë “Albtek-Energy” dhe Klodian Zoton, administrator i shoqërisë “Integrated Technology Services”.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive që nis me procedurat përgatitore të koncensionit, tenderin për dhënien e koncensionit, e deri tek lëshimi i faturave fiktive për punime që nuk janë kryer asnjëherë.
Por duket se këta tre persona përbëjnë vetëm majën e “ajzbergut”, pasi vet Prokuroria e Posaçme bëri të ditur në një njoftim për mediat se po vijon hetimet edhe për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aferë.
Dhe sipas padisë të bërë nga PD dhe LSI, të denoncuar si të përfshirë në këtë dosje janë edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i cili aktualisht është deputet.
Por lista e personave që rrezikojnë të përballen me drejtësinë për çështjen e inceneratorëve është akoma më e gjatë.
Kështu, sa i përket inceneratorit të Fierit, PD dhe LSI, përveç ish-ministrit Lefter Koka, dhe deputetit, Alqi Bllako, kanë paditur edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Ata akuzohen se kanë kryer dy vepra penale – atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.
Por situata bëhet edhe më serioze në inceneratorin e Tiranës, ku edhe shuma e koncensionit është shumë herë më e lartë në krahasim me dy inceneratorët e tjerë.
Këtu lista e personave që rrezikojnë të përballen me drejtësinë, përveç atyre të përmendur edhe më lartë, zgjerohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjithashtu pjesë e personave të hetuar për të treja kontratat koncensionare janë edhe komisionet e prokurimit.
Natyrisht që e gjithë lista përmbyllet me emrin e Mirel Mërtirit, i cili konsiderohet si njeriu që qendron pas gjithë biznesit të inceneratorëve në Shqipëri.
“Së shpejti kartelat”, Berisha flet për skandalin me të dhënat: Do trondisë familjen shqiptareIsh-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se skandali me të dhënat e shqiptarëve do të tronditëse familjen shqiptare, duke sjellë një sherrnajë brenda saj përshkak të bërjes publike të rrogave .
I ftuar në Zonë e Lirë, Berisha akuzoi Ramën se ky skandal do të sjellë rrënimin e shtetit shqiptar, duke shtuar se familjet sot nuk janë si dikur, pasi anëtarët nuk tregojnë sa fitojnë por përcaktojnë kuotën e kontributit.
Në studio ishte prezent dhe analisti Arjan Curri, i cili tha se skandali i fundit që do të publikohet është ajo me kartelat e qytetarëve, pra ata që kanë probleme të shëndetit mendor.
Pjesë nga biseda
Çani: Dje rrogat, sot targat, nesër llogaritë bankare apo kreditë. Kush janë pasojat sipas jush?
Curri: Do të dalin dhe ata që kanë qenë në burg. Në fund mund të dalin dhe kartelat mjekësore. Kush nuk është në rregull.
Berisha: Megaskandali Rama-gejt shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua dhe çdo njeri që ka Abc e një shteti, shëmbëllen një ndërtesë, ku zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme. E kanë lënë atë tërësisht rrënojë. Ky është skandali më i madh në botë, nkur një shtet, të gjithë databazën e tij digjitale e vë në funksion të botës së krimit, me qëllim. Duke dhunuar dhe terrorizuar çdo qytetar të këtij vendi me këtë akt. Marrim rrogat. Së pari dëshmojnë se ky ështet është një piramide e vërtetë, ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave mbjell sherrnajen më të madhe ne familjen shqiptare. Familjet nuk janë sot si dikur. Janë me kontributor si aksionerë. Anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën sesa marrin. Janë me mijëra të tjerë që kanë deklaruar pagë tjetër deri më tani. Kjo ngjall sher brenda familjeve, brenda sipërmarrjeve. Të jap një shembull. Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel ka marrë rrogë mujorë 27% të fitimit në 1.2 milionë dollarë fitime në muaj.
Çani: Thonë që nuk ka qenë rrogë mujore. Ka qenë shpërblim.
Berisha: Të marrësh ti 30% të fitimit? Ka një moral në botë, kur ndahet fitimi. Sigurisht që Presidenti i kompanisë merr më shumë, por ka një balancë. Këtu përfitojnë vetëm shushunjat. Punonjësit e atij televizioni kanë të drejtë të futen në grevë. Kjo ka krijuar një revoltë të përgjithshme. Pas kësaj rifillon një sistem ritatimi. Askush nuk publikon rrogën e tij në Facebook. Rama donte të zëvendesonte hajdutin ish-Ministër në hajdut universal.
Çani: A mund të ketë humbje jete?
Berisha: Psikoza në mënyrë të padiskutueshmë. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të zgjedhësh të bësh këtë. Në kundërshtim me çdo ligj. Kanë nxjerrë rrogat e SHISH, shqiptarëve që punojnë në ambasadat ne vendet e huaja. Rrogat e SHISH është në kundërshtim me NATO. Nxjerrja e pozicioneve dhe pagesave e tyre është një vjedhje e rëndë e sigurisë së NATO.
Berisha në Zonë e Lirë: Publikimi i rrogave, pasojë në biznese dhe familje, do ketë edhe divorceI ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “megaskandali Ramagate” publikimin e rrogave të qytetarëve.
Sipas ish-Kryeministrit, kjo rrjedhje në publik e të dhënave konfidenciale të qytetarëve do të shkaktojë probleme në bizneset shqiptare dhe familje, madje duke shkuar deri në divorc.
“Megaskandali Ramagate shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua shëmbëllen një ndërtesë të cilën zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme, u kthye në fund vodhën trarë dhe tjegulla dhe e kanë lënë atë në natyrë. Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë databazën e tij dixhital e vë në dispozicion të krimit, duke terrorizuar çdo qytetar me këtë akt.
Po marrim rrogat. Rroga dëshmon së pari që ky është thjesht një piramidë e vërtetë ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave në shesh mbjell sherrnajën më të madhe në familjet shqiptare. Sepse familjet sot janë realisht me kontributorë si aksionerë, ku anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën që japin, por kjo është shumë e rëndë. Kjo ngjall një sherr të përgjithshëm brenda familjeve.
Kjo ka krijuar një revoltë të përgjithshme. Pas kësaj fillon një sistem shantazhi. Është një akt nga më të papërgjegjshmit që mund të ndodhë ndonjëherë. Është qytetar i dhunuar nga ai që i ka besuar sekretin.
Të gjithë janë punonjës, asnjë nuk e publikon rrogën e tij. Secili e mban atë në privatësi. Kjo u bë sepse Rama donte të zëvendësonte hajdutin ministër dhe Kryeministër me hajdutin universal.
Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutueshme.
Kanë nxjerrë rrogat e Shërbimit Informativ Kombëtar. Rrogat e SHISH i kanë nxjerrë përpara këta, ai ka qenë një veprim flagrant për sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO, sepse sistemi i SHISH është i lidhur me sistemin e NATO-s dhe nxjerrja e pozicioneve dhe pagesave që u bë para disa kohësh ishte një rrjedhje e rëndë e sigurisë për NATO”, u shpreh ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha.
“Si t’i flasësh murit” / Conte shpërthen ndaj drejtuesve të Premier LeagueTrajneri i Tottenhamit, Antonio Conte thotë se takimi i së enjtes mes trajnerëve dhe drejtuesve të Premier League për të diskutuar çështjet rreth pandemisë Covid-19 ishte si “t’i flisje murit”.
Të hënën liga zgjodhi të vazhdojë të luajë gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Tri ndeshje më 26 dhjetor janë shtyrë tani, duke e çuar totalin në 13, ndërsa lojtarët dhe stafi i klubit kthyen një rekord 90 testesh pozitive javën e kaluar. I pyetur nëse takimi ishte një humbje kohe, Conte tha: “Unë mendoj se po”.
Italiani shtoi: “Dje ishte si të flisje me murin dhe për këtë arsye preferoj të mos komentoj më shumë”.
Premier League ka refuzuar të komentojë dhe BBC Sport i është thënë se shefi i Spurs, Conte nuk ka hedhur asnjë ide brenda takimit.
Të enjten, Liverpool – Leeds dhe Wolves – Watford u shtynë për shkak të koronavirusit, ndërsa ndeshja e Boxing Day midis Burnley – Everton u anulua të premten.
Spurs, të cilët janë në vendin e shtatë në tabelë, janë goditur rëndë nga virusi me dy ndeshje të ligës të shtyra dhe ndeshjen e fundit të Ligës së Konferencës së Europës që u humb në tavolinë pasi nuk ishin në gjendje të luanin.
Greqi/ Përmbyset anija me 88 emigrantëNjë operacion i gjerë i rojes bregdetare është në zhvillim e sipër 5 milje në veriperëndim të Paros, pranë ishullit Mermigas.
Sipas informacioneve të mediave greke, një varkë me vela me 88 emigrantë është përmbysur.
Menjëherë ka sinjalizuar alarmin dhe për momentin një patrullë e portit, anije dhe varka, po nxitojnë në vendngjarje për të shpëtuar jetë njerëzish.
Hulumtimi përfshin një anije në det të hapur, 4 anije, të Rojes Bregdetare, një helikopter të Marinës, një C130 dhe 9 anije lundruese.
Në vendngjarje ka shkuar edhe njësia e misioneve nëndetëse të Rojës Bregdetare, siç njofton Ministria e Detit.
Deri më tani janë shpëtuar 41 persona.