Aplikacion
Mjekët dhe infermierët janë kategoria që më së shumti kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë infermierë, sipas urdhrit të infermierit kanë marrë vërtetimin për tu larguar nga vendi.
Por të dhënat nga shoqata e infermierëve janë shumë më të larta. Ata flasin për jë shifër prej 7000 të larguarish vetëm nga radhët e infermierëve.
Një pjesë e konsiderueshme me eksperiencë disa vjecare, madje edhe në QSUT.
Kjo ka sjellë braktisjen e vendit nga stafet mjekësore dhe rrudhjen drastike të këtij shërbimi aq të rëndësishëm. Aktualisht, numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, është shumë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE -së, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje ky numër ka ardhur duke u zvogëluar.
Në vitin 2000, Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018, ky tregues ra në 110 mjekë. Si pasojë e kësaj braktisje masive në vendin tonë ka kohë që është ngritur edhe një tjetër alarm: në Shqipëri po mbeten pjesa më e dobët e mjekëve dhe infermierëve, që nuk do të dinë të japin një shërbim cilësor.
Këtë e vërteton edhe mesatarja me të cilën, këtë vit janë pranuar studentët e mjekësisë të nisin specializimet. Nëse deri para 10 vitesh askush nuk mund të futej në specializime, me një mesatare më të vogël se 8.5 të shkollës së lartë, këtë vit mesatarja e mjekëve specializantë, pra që do të kujdesen për shëndetin tone, u ul deri në 5, madje sërish mbetën kuota të paplotësuara./TCH
Shqipëria e katërta në botë, rekord për largimin e të arsimuarveRreth 600 mijë shqiptarë kanë zgjedhur të lënë vendin vetëm përgjatë dekadës së fundit.
Shifrat janë vërtetë dramatike në historinë 30-vjeccare të ikjes së shqiptarëve. Sipas INSTAT 1.68 milionë shqiptarë aktualisht jetojnë jashtë dhe përbëjnë atë që konsiderohet diaspora e e re, emigrantë të pas viteve 90-të.
Vetëm përgjatë vitit 2019, INSTAT raportoi se diaspora u rrit me rreth 2,6%.
Ndryshe nga vitet e para ku shqiptarët synonin Amerikën, Italinë dhe Greqinë pas vitit 2015, Gjermania u kthye në parajsën e emigrantëve shqiptarë me një normë vjetore prej rreth 35 %.
Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani në numrin gjithsej të emigrantëve të katërfishohet nga 1.3 % në 4.2 %.
Por vala e re e emigracionit përgjatë dekadës së fundit ka prekur në nivele alarmante edhe të arsimuarit.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000 deri në 2016.
Sipas të njëjtit raport Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para në botë për normën e largimit të intelektualëve, duke e pasur këtë tregues 38.1%, duke lënë pas edhe Mozambikun apo Somalinë.
Po ashtu të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës tregojnë se 40 % e shqiptarëve që emigruan përgjatë periudhës 2012-2019 ishin të arsimuar.
Ky raport nxorri në dritë se emigracioni në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, ku emigrojnë të arsimuarit.
Mirëpo largimet masive kanë sjellë një zbrazje të tregut të punës.
Burri arrestohet nga Policia pasi po merrte dozën e 9-të të vaksinës CovidNjë burrë u arrestua të dielën mbrëma në qendrën e vaksinimit pranë Charleroi në Belgjikë, teksa po përgatitej të merrte dozën e nëntë të vaksinës për koronavirusin.
Punonjësit shëndetësor e kuptuan se e kishin parë më parë dhe pas një hetimi arritën në përfundimin se ai ishte vaksinuar tashmë tetë herë me identitete të ndryshme, siç raporton gazeta “L’Avenir”.
Vlerësohet se ai ka marrë shpërblim nga ata në vendin e të cilëve është vaksinuar.
Digjet një shtëpi në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë anëtarët e familjesZjarr në një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Digjet një dhomë ndërkohë që shpëtojnë anëtarët e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30, ku banesa e Gaqe Gumit në pjesën e poshtme të Palortosë është përfshirë nga flakët. Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit që u përhap në të gjithë dhomën ku ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi.
Tubot e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës. Për pasoje janë djegur mobilje dhe orendi të tjera.
Menjëherë kane shkuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. Nuk raportohen dëme në njerëz.
Kush ndërhyri në polici në TIMS për të gjurmuar Hekuran Billën? Zbardhen dëshmitë e 8 oficerëveKush ndërhyri në polici në sistemin TIMS për të gjurmuar Hekuran Billën. A ishin autorët në dijeni të lëvizjeve të Hekuran Billës dhe a u ndihmuan ata nga informatorë brenda policisë për të rënë në gjurmë të lëvizjeve të tij brenda dhe jashtë vendit?
Hekuran Billa ishte pronar i disa bizneseve në fushën e tregtisë së automjeteve.
Përpara se të vritej, ai kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte planifikuar të hapte në Tiranë edhe një biznes të makinave më qira, inaugurim të cilin nuk arriti ta kryente kurrë. Kjo, pasi plumbat i morën jetën.
Për herë të parë ‘Në Shënjestër’ në News24 zbulon aspekte të errëta të dosjes, se si Billa mund të jetë tradhtuar nga brenda strukturave ligjzbatuese shtetërore, të cilat mund ta kenë shitur te vrasësit. Shkresa të njëpasnjëshme të prokurorisë, na tregojnë për një dorë ende të pazbuluar, e cila është futur në sistemin TIMS, dhe ka kontrolluar lëvizjet e tij dhe jo njëherë, por disa herë në periudha të ndryshme kohore dhe këtë e ka bërë duke hyrë në sistemin TIMS të punonjësve të ndryshëm të policisë, pa u vënë re nga këta të fundit ose të paktën, kështu kanë thënë ata për grupin hetimor.
Skandali thellohet edhe me tej, kur për të dhënat në TIMS të Hekuran Billës, kanë kërkuar edhe punonjës të shërbimit sekret.
Me shkresën nr.11080/k Protokoll datë 03.06.2020 i kemi kërkuar informacion Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Teknologjisë Informacionit për personat që kanë loguar në sistemin TIMS me të dhënat e shtetasit Hekuran Aqif Billa.
Me shkresën nr.60/1-k prot, datë 07.07.2020, kemi marrë përgjigje bashkëlidhur saj listën e personave punonjës të Policisë së Shtetit.
Interesant është fakti se kërkimi në sistemin TIMS, për lëvizjet jashtë vendit të Hekuran Billës, është bërë në disa drejtori policie të ndryshme, të shpërndara në Shqipëri që të le të dyshosh që, ose rrjeti i informatorëve brenda policisë ka qenë i gjerë, ose dikush lart që ka pasur akses në sistem ka ndërhyrë në programin e punonjësve të policisë ku u gjetën gjurmët e kërkimit, të cilët gjatë pyetjeve mohuan të kishin bërë kërkime të tilla.
K.GJ, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare në Shkodër, i është marrë procesverbal deklarimi ku mohoi që të kishte bërë kërkime në TIMS për emrin Hekuran Billa.
“Për klikimin e bërë nga adresa ime, në sistemin TIMS, më datën 21.01.2020 ora 20:23, mund të ndodhë që gjatë shërbimit t’i kem thënë ndonjërit prej kolegëve që të klikojë ndonjë person apo automjet në adresën time, por në asnjë rast nuk i kam thënë ndonjërit prej kolegëve të mi që të klikojnë gjeneralitetet e shtetasit Hekuran Billa me adresën time në sistemin TIMS”.
I njëjti procesverbal deklarimi i është marrë edhe M.SH, oficer i patrullës së përgjithshme pranë komisariatit Lushnjë, ku edhe mohoi të kishte ndërhyrë në sistemin TIMS me emrin Hekuran Billa apo të njihte autorët e dyshuar të krimit.
Madje në dëshminë e tij oficeri i policisë tha se as nuk dinte ta përdorte sistemin TIMS
M.SH., Oficer i Patrullës
“Shtetasit Viktor Marku, Ndrek Marku dhe Sebastiano Mali nuk i njoh.
Nuk kam komunikuar në telefon me këta persona dhe nuk më lidh asgjë me ta. Shtetasin Hekuran Billa, nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar kurrë.
Ndërsa për klikimin që është bërë në sistemin TIMS, me datën 15.11.2019, ora 23:50 nga adresa ime, me gjeneralitetet e shtetasit Hekuran Billa, sqaroj se nuk kam klikuar ndonjëherë në sistemin TIMS dhe nuk di ta përdor atë.
Nuk e di se kush mund të ketë klikuar me adresën time në sistemin TIMS”.
Të njëjtin mohim bëri edhe L.K oficer në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër.
Oficeri L.K, pika kufitare Muriqan
“Shtetasit Viktor Marku, Ndrek Marku dhe Sebastiano Mali dhe familjarë të tij nuk i njoh dhe nuk kam asnjë lidhje me këta shtetas.
Shtetasin Hekuran Billa, nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar kurrë.
Lidhur mbi klikimin në sistemin TIMS me adresën time për shtetasin Hekuran Billa, me datën 20.02.2020, ora 21: 54, sqaroj se këtë shtetas nuk e njoh.
Dhe nuk mbaj mend që të kem klikuar në sistemin TIMS, me gjeneralitetet e tij.
Sqaroj po kështu se nuk kam dijeni se shtetasi Hekuran Billa ka vrarë jashtë shtetit vëllain e shtetasit Viktor Marku”.
I vetmi oficer policie që ka pranuar njohjen me vëllezërit Marku, por që mohoi të kishte kërkuar me emrin e Hekuran Billës në sistemin TIMS, është GJ.M, i punësuar në drejtorinë e Kufirit në Shkodër.
GJ.M., Drejtoria e Kufirit në Shkodër
“E njoh shtetasin Viktor Marku nga Dukagjini, pasi vetë jam nga fshati Oblik në Shkodër, ndërsa aktualisht jetoj në Shkodër, në lagjen Tepe.
Edhe shtetasin Ndrek Marku e njoh pasi është vëllai i Viktor Markut.
Kam pasur numrin e telefonit të Ndrek Markut, pasi kam lozur futboll disa herë me këtë shtetas, por kjo ka ndodhur para shumë kohësh, ndoshta më shumë se para një viti. Nuk më kujtohet numri i telefonit të Ndrekës.
Shtetasin Hekuran Billa nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar kurrë.
Lidhur mbi klikimin e kryer në sistemin TIMS, me të dhënat e shtetasit Hekuran Billa më datë 22.02.2020 ora 11:58, ora 10:12, ora 11:59, nuk më kujtohet përse mund të kem klikuar në sistemin TIMS me të dhënat e këtij shtetasi”.
Një tjetër punonjës policie i pyetur në lidhje me sistemin TIMS dhe kërkimin që kishte kryer për të paktën tre herë me emrin Hekuran Billa, është edhe Rr. D, specialist në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Rr. D., Drejtoria Vendore Tiranë
“Për sa i përket klikimeve të bëra nga adresa ime në sistemin TIMS, me gjeneralitetet e shtetasit Hekuran Billa, sqaroj se më datën 04.12.2019 kam qenë me shërbim dhe mund të ma kenë dhënë patrullat për ta verifikuar.
Ndërsa për klikimet e datave 18.11.2019 dhe atë të datës 19.10.2020, nuk kam qenë në shërbim.
Për personat që dalin me probleme ka një praktikë punë të veçantë, ndërsa për personat që dalin pa probleme ata nuk regjistrohen në asnjë vend pasi nuk është në praktikën e punës që bëjmë”.
Ndërkohë që të njëjtin fakt e mohoi edhe B.M, punonjës policie pranë trupës së shërbimit në seksionin e ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë.
B.M., punonjës policie Tiranë
“Lidhur mbi klikimin që kam bërë në sistemin TIMS, më datën 19.01.2020, ora 01:07, sqaroj se në atë kohë kam qenë me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet dhe kam mbuluar zonën e ish-Bllokut.
Nuk më kujtohet që unë të kem klikuar në sistemin TIMS, me të dhënat e shtetasit Hekuran Billa. Por një gjë të tillë mund ta kem bërë vetëm për arsye pune”.
I vetmi nga punonjësit e policisë që pranoi se kishte kryer klikime në sistemin TIMS, për emrin e Hekuran Billës, është G.B., me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë.
G.B., Oficer Policie Tiranë
“Kam klikuar në sistemin TIMS me të dhënat e shtetasit Hekuran Billa pasi më parë më kishte ardhur fleta e lirimit nga burgu e këtij shtetasi dhe kam filluar praktikën për ta evidentuar si person me precedentë kriminal, kjo sipas udhëzimit të Ministrit të Brendshëm.
Këtë shtetas e kam regjistruar si person me precedentë kriminal, më datën 25.04.2019, pasi është përpiluar dokumentacioni përkatës dhe kam saktësuar adresën e banimit të tij. Kam paraqitur fletën e lirimit për shtetasin Hekuran Billa”.
Një tjetër oficer policie që u pyet në lidhje me sistemin TIMS, ishte edhe F.K.
F.K., oficer policie
“Lidhur mbi arsyet e klikimit në sistemin TIMS, me gjeneralitetet e shtetasit Hekuran Billa më datën 19.01.2020 ora 04:06, sqaroj se kam qenë oficer roje në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë.
Atë natë mund të kem qenë shërbim turni i tretë dhe ndonjë patrullë mund të ma ketë dhënë për verifikim këtë shtetas dhe e kam verifikuar në sistemin TIMS. Nëse personi nuk ka ndonjë problem përgjigjen e kthejmë me telefon dhe nuk përpilojmë ndonjë dokumentacion”.
Ajo që të bën përshtypje në të gjithë procesverbalet e mbajtura nga grupi hetimor, është se të gjitha klikimet në sistemin TIMS, për emrin e Hekuran Billës, janë bërë gjatë orëve të mbrëmjes, madje në të shumtën e herëve edhe në orët e para të mëngjesit.
Madje ka raste në të njëjtën mbrëmje nga efektivë të ndryshëm policie.
Por Hekuran Billa, siç publikohet në dosjen hetimore, ishte në vëzhgim edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror që kishte bërë verifikimet e veta në sistemin TIMS për këtë shtetas.
Grupi hetimor
“Me shkresën nr .1095/1 prot, datë 04.12.2020, i kemi kërkuar informacion Shërbimit Informativ Shtetëror për arsyen përse kanë klikuar në sistemin TIMS, punonjësit e SHISH, me gjeneralitetet e shtetasit Hekuran Aqif Billa.
Me shkresën nr. 5319/1 prot., datë 21.12.2020 kemi marrë përgjigje ku thuhet se klikimet për këtë shtetas nga punonjësit e SHISH janë kryer për arsye pune”.
Por ende edhe sot kur kanë kaluar 18 muaj nga vrasja, prokuroria nuk ka arritur ende të zbardhë kush e vrau Hekuran Billën.
Përse zyrtarët e policisë kërkonin të dhënat e tij në sistemin TIMS?
A janë hetuar lidhjet e punonjësve të policisë me autorët e dyshuar të vrasjes?
Fakte që mund të hedhin dritë mbi krimin e rëndë, që rrezikon të mbetet një tjetër dosje pa autor, në mos e pluhurosur në sirtarët e drejtësisë, si shumë të tjera në radhë.
240 mijë dollarë paga në muaj, reagon Ben Blushi: Ja si qendron e vërtetaIsh-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, në një reagim për Shqip ka sqaruar të vërtetën e pagës së tij.
Blushi shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument.
“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.
Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës,” shprehet Blushi.
Publikimi i të dhënave të 630 mijë qytetarëve/ Eksperti: Është cënuar siguria kombëtareSkandali i publikimit të të dhënave të 630 mijë qytetarëve si vendet ku punojnë, numri personal i identifikimit , paga dhe më shumë, ishte sot lajmi i ditës.
Në Open inxhinieri elektronik Besmir Semanaj, tha se kjo ngjarje përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Duke qenë se dhe punoj në këtë fushë, dua të them se me këtë ngjarje është cënuar siguria kombëtare, dalja e të dhënave si ID personale, nipte etj, bashkimi i këtyre të dhënave i bëjnë gjëmën shtetit jo thjesht individit, se në listë ke dhe persona të rëndësishëm .
Minimalja është vjedhja e identitetit ku mund të hapë llogari bankare offshore përshembull. IT e ISKSH varet nga AKSH, që është institucioni përgjegjës për këtë se ai ka akses në këto të dhënat. Tani kemi ose hakerim të jashtëm ose të brendshëm por në të dyja rastet shteti ka ceduar se nuk i ka mbrojtur të dhënat.
Nesër është shumë vonë për të nisur hetim, po flasim për teknologji se serverat mund të zëvendësohen. Duhet të merrej një grup i jashtëm për hetim për këtë gjë, se kur të shkojë prokuroria nuk do gjejë asgjë, prandaj them është cënuar siguria kombëtare.
Një qytetar rrezikohet që ka vjedhja e identetitit sepse mund të bëhen shumë gjëra, mund të hapin llogari etj etj, mund të kryhen krime në emrin tënd dhe nuk e di fare personi. Shteti shqiptar është bërë han pa porta. AKSHI ka një super buxhet dhe shiko se çfarë ndodh”, tha inxhinieri.
Ben Blushi paguhet 7 herë më shumë se Presidenti i SHBA, Joe BidenBen Blushi është personi që kryeson listën e më të paguarve në Shqipëri. Me një pagë prej afro 240 mijë dollare në muaj ai është më i paguari jo vetëm në Shqipëri, por edhe se vet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat amerikane, Presidenti Biden merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollare ose afro 33 mijë dollare në muaj.
Ose thënë ndryshe, sa merr Biden për 1 vit, Ben Blushi e merr për 1 muaj e gjysmë.
882 persona paguhen me mbi 5 mijë dollarë në muaj në ShqipëriPublikimi i listës së pagave të punonjësve të sektorit privat dhe atij publik në Shqipëri zbuloi për herë të parë edhe se kush janë milionerët në vendin tonë.
Sipas listës zyrtare që qarkullon tashmë në telefonat e shqiptarëve, rezulton se 882 persona marrin paga më të larta se mijë dollarë në muaj.
Rreth 500 të tjerë marrin paga mbi 4 mijë dollare, ndërsa 7100 persona paguhen mbi 2 mijë dollare.
LISTA ZYRTARE/Sa e paguajnë veten pronarët e medias në ShqipëriAleksandër Frangaj i TV Klan është një nga pronarët e mediave në Shqipëri që merr pagën më të lartë. Ai e paguan veten me 1 milionë lekë të reja, me një diferencë të madhe nga pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha. Kjo e fundit e paguan veten me shumë e 637 mijë lekëve, një shumë kjo shumë herë me vogël se ajo që drejtorit të saj të Informacionit, Ben Blushi, i cili paguhej afro 25 milionë lekë të reja në muaj.
Sa i përket pronarëve të tjerë të medias, i treti renditet Carlo Bollino i Report TV, i cili e paguan veten me 456 mijë lekë.
Irfan Hysenbelliu i News24 dhe Panorama e paguan veten 152 mijë lekë, ndërsa Artan Dulaku i Vizion Plus merr dy paga me nga 250 mijë dhe 130 mijë lekë.
Ndërsa pronari i televizionit Ora nuk paguhet nga media, por merr një pagë simbolike prej 3o mijë lekësh si president i Shoqatës së Konsujve. Zoom.al
Lista e pagave të pronarëve të medias
Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00
Vjollca Hoxha – 637,583.00
Carlo Bollino – 456,401.00
Irfan Hysenbelliu – 152,250.00
Artan Dulaku – 250,000.00 dhe 130,000.00
Ylli Ndroqi – 30,000.00