Aplikacion
Grupi shqiptar i biznesit Balfin do të shesë bizneset e veta në sektorin e kromit në Shqipëri tek kompania Yildirim International Mining Investments.
Palët kanë depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës njoftimin dhe dokumentet shoqëruese në lidhje me transaksionin midis Yildirim International Mining Investments B.V. dhe Balkan Finance Investment Group, lidhur me përftimin e kontrollit të shoqërisë Albchrome Holding SHPK dhe filialeve të saj nga shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V. Vlera e transaksionit nuk bëhet e ditur nga palët.
Albchrome Holding, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Shqipëri, me objekt aktiviteti: menaxhimi, aktivitetet mbështetëse për industrinë e minierave, shërbimet për mineralet jo-metalike etj. Albchrome Holding ka dy filiale në pronësi të plotë Albchrome SHPK dhe Vllahen Mining SHPK.
Shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në Hollandë, pjesë e grupit turk Yildirim, grup që operon në një numër të madh industrish si metalurgji dhe miniera, energjetikë, prodhimin e plehrave kimike, fertilizuesve dhe kimikateve, menaxhimin e porteve, ndërtim, transport, logjistikë, etj.
Grupi në fjalë është një biznes në pronësi të familjes turke Yildirim. Sipas informacionit zyrtar në faqen e grupit, ai zhvillon biznes në 51 shtete të botës dhe ka rreth 13 mijë të punësuar. Blerja e kompanive të Albcrome Holding do të zgjerojë më tej aktivitetet e grupit në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të kromit. Yildirim Group zotëron dy kompani të tjera të rëndësishme të industrisë së kromit, ETI KROM, që shfrytëzon burimet në zonën e Elazig të Turqisë dhe VOSKHOD CHROME, kompani që shfrytëzon burimet e nxjerrjes së këtij minerali në Kazakistan.
Në dy vitet e fundit, rezultatet financiare të kompanive të sektorit të nxjerrjes dhe përpunimit të kromit që zotërohen nga grupi Balfin nuk kanë qenë shumë të mira, ndërsa vitin e kaluar aktiviteti duket të jetë ndikuar ndjeshëm nga pandemia dhe rënia e kërkesës që ajo solli në tregjet botërore. Kompania Albchrome shpk për vitin 2020 raportoi një xhiro vjetore në vlerën e 4.5 miliardë lekëve, 40% më pak krahasuar me një vit më parë. Rezultati financiar ishte me fitim modest në vlerën e 5 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë ishte shënuar një humbje neto prej 663 milionë lekësh.
Kompania Vllahen Mining për vitin 2020 raportoi një xhiro totale në vlerën e rreth 5 miliardë lekëve, në rënie me 71% krahasuar me një vit më parë. Rezultati financiar neto ishte negativ në vlerën e 40 milionë milionë lekëve, ndërsa në vitin 2019 humbjet preknin shifrën e 56 milionë lekëve./Monitor
Milan mundet sërish, Napoli fiton në San Siro. Buzëqesh InterNapoli i dha fund krizës me një fitore shumë të rëndësishme ndaj Milanit në transfertë me rezultatin 0-1. Me këtë fitore napoletanët parakalojnë Milanin në renditje.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Elif Elmas në pjesën e parë. Kuqezinjtë barazuan në minutat e fundit me Kesi, por goli iu anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Napoli barazon Milani në renditje me 39 pikë, por ngjitet në vendin e dytë për shkak të ndeshjeve direkte.
Buzëqesh Interi që e mbyll vitin e shkëptur me 4 pikë nga ndjekësit.
Presioni vazhdon të rritet mbi Boris Johnson pasi The Guardian zbuloi një imazh të tij në kopshtin e Downing Street, rezidencën zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me djathë dhe verë më 15 maj 2020, kur vendi ishte në një mbyllje totale.
Nderkohe justifikimi se ngjarja përbënte një “takim pune” është vënë në pikëpyetje nga prania e verës dhe djathit dhe 19 personave në grup.
Shishet e verës janë provë, ka mungesë të distancimit social dhe 19 persona janë mbledhur në grupe nëpër tarracën në Downing Street.
Në atë kohë, bashkimi sociale midis familjeve ishte e kufizuar në dy persona, të cilët mund të takoheshin vetëm jashtë dhe në një distancë prej të paktën 2 metrash. Në vendet e punës, udhëzimi tha se takimet personale duhet të zhvillohen vetëm nëse “absolutisht e nevojshme”.
Këngëtari Arkimedj Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit “Stresi”, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme kundër ardhjes së Presidentit Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se në protestë nuk do të jetë kundër mysafirëve, por zotit të shtëpisë, duke kuptuar kryeministrin Rama.
Sipas Stresit, i zoti i shtëpisë nuk mund të shpalë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë dhe të ulet krah tij përballë Kosovës.
Postimi i Arkimed Lushajt:
Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!
Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.
Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër! Y.M
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë.
Sipas policisë, 18-vjeçari me iniciale H.A. ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë 15-vjeçari me iniciale K.R. dhe një 14-vjeçar me iniciale A.A.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa është shtruar në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tirana ka vazhduar të jetë e shkëputur në kreun e renditjes së Superiores, pas fitores 2-1 ndaj Teutës. Bardheblutë kanë dhënë një tjetër provë force duke mundur kampionët në fuqi, edhe pse në fund rrezikuan që të linin pikët që i kishin fituar me meritë.
Për Tiranën shënoi Totre në minutën e 23 dhe Seferi në të 68. Për Teutën shkurtoi diferencën Gruda në minutën e 84.
Është mbyllur në San Siro pjesa e parë e sfidës mes Milanit dhe Napolit. Ndonëse luajnë në shtëpi, kuqezinjtë gjenden në dizavantazh të një goli.
Për Napolin shënoi Elmas në minutën e pestë të ndeshjes.
Me këtë rezultat Milani dorëzon edhe vendin e dytë të renditjes, pasi gjendet me pikë të barabarta me Napolin.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kërkuar mbrëmjen e sotme të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ky është një vendim i prapritur i saj, teksa gjatë ditëve të fundit, ajo është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale.
Ditën e sotme ishte pikërisht ajo e cila nuk ka mundur të vazhdojë më këtë eksperiencë duke kërkuar kështu ndërprerjen e saj.
“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”,- tha ajo mes lotësh dhe emocionesh.
Donaldi, Antonela dhe banorët të tjerë u përpoqën ta qetësonin por mbetet për tu parë nëse gjendja e saj shëndetësore do të stabilizohet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv. Menjëherë pas shpërthimit Endrit Sadedini u dërgua në spital ku kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. Burime bejne me dije se 34 vjeçari është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.
Burime nga spitali bejne me dije se ai është duke marrë ndihmën e parë dhe se prognoza aktualisht e rezervuar.
Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.
Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Presidenti Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë nesër në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur. Në lidhje me këtë vizitë kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat i kanë kushtuar vëmendje protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër presidentit të Serbisë dhe nismës ‘Ballkani i Hapur.
Sipas asaj që shkruan media serbe ‘Novost’, ‘ekstremistët shqiptare’ me ndihmën e tre politikanëve shqiptare po përgatiten për një protestë kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kur të mbërrijnë në Tiranë.
Media serbe shkruan se sipas burimeve të saj, organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës.
“Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë”, pretendohet se ka thënë një burim i medias serbe.
Lushaj dhe Dollapi thuhet se kanë udhëtuar për në Kosovë për të organizuar ardhjen e “ekstremistëve” nesër dhe pasnesër në Tiranë. Gjithashtu thuhet se protestën e ka përkrahur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Hyrja e “ekstremistëve” në Territorin e Shqipërisë pritet që të bëhet përmes Morinës, nga Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ”në mënyrë që policia të mos i kthejë”, bën të ditur media serbe.