zoom

Day ArchiveA po i dalin Rama e Policia në mbrojtje Lulzim Bashës?

Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe Policia e Shtetit ka mohuar përfshirjen në ngjarje e fundit të ndodhur në PD, ku në tarracën e selisë u panë të lëvizin disa persona fiks në momentet kur Berisha dhe mbështetësi e tij erdhën në godinë.

Më herët Rama deklaroi se nuk është i përfshirë në ‘’kacafytjen’’ mes Berishës e Bashës, ndërsa të njëjtën gjë e mohon tashmë edhe policia. Nga ana tjetër Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramanë se ka dërguar gardën dhe Renean në selinë e PD.

Reagimi i fundit i policisë:

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

RENEA dhe garda në tarracën e PD? Reagon Rama: Kacafytje e dy kufomave…

Pas akuzave të Sali Berishës se Edi Rama ka çuar gardën e Republikës dhe Forcat RENEA në selinë blu për të mbrojtur Lulzim Bashën, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit. Ai thotë se ai nuk ka asnjë lidhje me atë se çfarë po ndodh në selinë blu, e aq më tepër Policia e Shtetit.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, tha Rama.

Basha: Ish-kryeministri është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar

Lulzim Basha ka deklaruar se Sali Berisha është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD. Ai ka thënë se Berisha është vetëpërjashtuar me anë të vendimeve të tij.

‘Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë.

Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Çdo demokrat duhet të jetë i bashkuar. Berisha mund ti hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim antiamerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar. Deri tani sjellja e tij është qesharake.”, tha Basha.

“Këta dy persona me maska, njëri është i Reneas dhe një i gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka qenë RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe gardë, ajo është shtëpia e lirisë, shtëpia e demokratëve. Është e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë.

Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit. Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara, ai është vetëpërjashtuar me vendimet e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat që sakrificën e saj të shenjtë të jetë i bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës. Berisha mund të ngjisë e zbresë shkallët, mund të krijojë celula”, tha Basha.

Ja kush ja prishi makinën Lulzim Bashês

Me kapele si kauboj, Jamarbër Malltezi e priste vjehrrin e tij në selinë blu. Mirëpo, Malltezi kishte hipur mbi makinën e Lulzim Bashës. Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar se makina e tij, e marrë me qira është dëmtuar. Këtë deklaratë e bëri në konferencën për mediat, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë në selinë blu.
“U dëmtua makina e marrë me qira që përdor kryetari i PD-së”, tha Basha.

“Tarraca e PD me gardistë dhe RENEA”! Berisha akuzon kryeministrin Rama

Sot në tarracën e selisë blu ishin vendosur dhjetëra persona, e për Sali Berishën ato ishin gardistë dhe RENEA të cilët janë vendosur aty me urdhër të Edi Ramës. Për Berishën, kjo është e gjitha një formë e Ramës për të mbrojtur pengun e tij, e ndërsa paralajmëroi edhe protesta kombëtare.
“ I them Edi Ramës që i ka mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA. I them lëri lojrat mos luaj me pluralizmin politik. Është arritja më e madhe e shqiptarëve. Jemi gati të përballemi me çdo pengesë nuk ka asnjë synim ptjetër veç t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Unë u bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve, të hënën në orën 16:00, të mblidhemi para Kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur, jashtë parashikimit. Rrethanat e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, do të pritet ashtu siç e meriton me protesta. Vjen këtu në kuadër të një projekti”, tha Berisha.

Berisha: Bashen s’e votoi as lagjja ku ka lindur

Sot Sali Berisha e ka krahasuar Lulzim Bashën me Ramiz Alinë. Në fjalën e tij nga shkallën e selisë duke thënë se nuk ka arritur që të marrë sa votat e lagjes ku ka lindur, në njësinë njësinë numër 8 në Tiranë. Duke e quajtur “lul Brava”, Berisha tha se vetë lagjja e tij i ka rezervuar në disftarë turpëruese.

“Fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet të dashur miq. Në vitin 1991 kjo lagje ndër më demokratiket e kësaj toke, i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese.
Pas 30 vitesh po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës, apo Peng Bashës të njëjtin fat me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty.
Pra e denatyralizoi. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë qytetarët e lagjes numër 8”, tha Berisha.

Kuvendi i Bashës, plasin memet në rrjet! Si qëndruan delegatët

Kuvendi i Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha është shndërruar në meme në rrjetet sociale. Kjo sepse Pallati i Kongreseve ka një kapacitet prej gati 2100 vende, e ndërsa PD-ja zyrtare ka deklaruar se kanë votuar me ngritje vote 5004 delegatë. Po ku ishin ulur delegatët? Në meme ka batuta nga më të ndryshme, si nga katet e shtuara të Pallatit të Kongreseve, njerëz të vendosur njëri-pas tjetri.

 

 

Sali Berisha dhe mbështetësit mbërrijnë në selinë e PD

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë mësyrë këtë mbrëmje në selinë blu.

Ai pritet të japë një deklaratë nga atje, lidhur me zhvillimet e ditës së sotme, ku demokratë në të gjithë Shqipërinë kanë mbajtur një referendum pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Lëvizje në tarracë, kush janë personat mbi selinë blu

Në selinë e Partisë Demokratike aktualisht po mbahet mbledhja e Kryesisë të thirrur nga Lulzim Basha, e megjithatë pritet që të mbërrijë edhe Sali Berisha për të shpallur rezultatet e referendumit! Nisur nga kjo, janë marrë masat për të parandaluar një përplasje të dhunshme në seli mes dy palëve. Për këtë siç shihet në foton që sjell Zoom.al, shfaqen persona të cilët janë ngjitur në tarracën e selisë. Nuk dihet nëse janë të armatosur ose jo.

Reagon Basha pas Kuvendit, zbulohen porositê

Në përfundim të Kuvendit të PD-së, Lulzim Basha u është drejtuar me një tjetër mesazh demokratëve. Ai thotë se në këtë 18 dhjetor është hapur një faqe e re e Partisë Demokratike, duke theksuar se e kanë shndërruar këtë forcë politike në një alternativë të pastër.
“Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim”, shkruan Basha.