Aplikacion
Një “luftë” e heshtur duket se ka nisur mes Ilirit e Arjolës me Donaldin e Trixës.
Gjithçka lindi pas spektaklit të së martës që pati diskutime të ashpra për punët e shtëpisë mes Arjolës dhe Donaldit me Trixën.
Ndërkohë, një moment kur Iliri tha se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka nxitur reagime pasi foli me emra.
Iliri: E kam pasur për shumë që kanë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu se nuk më pëlqen karakteri i tyre.
Iliri: Duhet të të jap llogari ty?
Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…
Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash?
Arbana: Çfarë është ky paragjykim për një nga programet më të shikuara në Top Channel.
Antonela: Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.
Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.
Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?
Iliri: Tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, tjera thua këtu.
Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.
Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.
Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision. Do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për tu futur këtu.
Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.
Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.
Kaosi në PD, Rama: Telenovelë e shëmtuar, një kufomë “non grata” e tjetri “grata” po…Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “marrëzi” situatën aktuale në PD. Ai është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë”, se beteja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha është si një telenovelë e dhimbshme.
“Nuk dua të futem në komentet e kësaj telenovela sepse është shumë e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe e që faktikisht nëse e sheh se si shpaloset është e dhimbshme për këtë vend, popull e mbi të gjitha për ata që i besojnë protagonistëve të kësaj telenovela. Kjo është histori të marrësh. Ka luftë për pushtet e cila bazohet në një sfidë që ka një kornizë, pra me Fatos Nanon kryeministër dhe kryetar partie në një fazë të karrierës së tij ku sipas meje ylli i PS po perëndonte si forcë qeverisëse, me një njeri që bëhet sfidat dhe pretendon të marrë drejtimin. Kurse në vendin tonë, pas 31 vitesh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dali një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA është e dhimbshme dhe e rëndë.
Por që ky njeri të kthehet në personin që do të sjellë demokraci, është marrëzi, groteske. Nga ana tjetër është marrëzia e tjetrit. Kjo është një valle mes të marrësh në buzën e humnerash ku do të bie PD. Është e shëmtuar që PD të ketë një kufomë non grata e nga ana tjetër të ketë një kufomë tjetër grata, e me këtë të bëjnë një spektakël që është për të qeshur e qarë”, tha Rama.
“Kam epitetin në majë të gjuhës”/ Arjola “kërcënon” Donaldin: Do ketë pasojaGjatë reality show-t të mbrëmjes së sotme u transmetua një video, teksa shfaqet Beatrix me Donaldin që flasin pas debateve që ky i fundit pati me Arjolën, ndërsa e quajti dyfytyrëshe dhe egoiste.
Donaldi i thotë Beatrix që përmbajti veten se do të agravonte situata më keq, ndërsa Arjola i thotë që të mbajë për vete epitetet që i vijnë në mendje, ndryshe do të ketë pasoja!
Në krahun tjetër, Donaldi i rikujton Arjolës se e ka vlerësuar për gjithçka, ndërsa i rikujton se ka ndenjtur zgjuar për të deri në 4 të mëngjesit e ka qarë për fëmijët e saj!
Pjesë nga debati:
Arjola: Epitetet ti mbajë mos ti lëshojë, sepse do ketë pasoja! Atë mëngjes kam qenë me dhimbje të tmerrshme koke dhe Donaldi erdhi atje dhe tha ishte lexim si për ekzekutim, pastaj përmendi gjëra të tjera që lidheshin me mua. Nëse do e e kishte aq personale le të më tregonte. Nga presioni që ai më ka bërë, situata agravoi.
Donald: Më ka ardh shumë keq nga të gjithë debatet kam pas me Arjolën gjithmonë e kam vlerësuar dhe ja kam thënë gjërat në sy, ajo ka akomuluar dhe më erdhi keq kur mi mohoi gjërat në sy! I kam thënë faleminderit për bukën që më ka bërë, e kam zgjuar nga gjumi, kam bërë petulla me Arjolën, kam qenë deri në 4 të mëngjesit për fëmijët e saj!
Arjola: Krisja mes nesh lindi jo vetëm te Triksa por edhe më përpara .
Donaldi: Kur Arjola më tha me egoizmin më të madh dhe më tha se ke bërë dhe më hodhi këmbën. Të lutem se s’dua të dal nga vetja, më lër të flas! Arjolës nuk i ka pëlqyer që i kam thënë dyfytyrëshe, termat që ka thënë BBV në lojën me shotsa, kam thënë që nuk do përdorja termin dyfytyrësh por ti nuk e thua atë që mendon. Të kam parë shumë konkurrente të fortë me historinë që ke!
“Basha brava që nuk hapet, Berisha çelësi që nuk hap”/ Rama: Marrëzia mund të shkojë dhe në dajakKryeministri Edi Rama, në rolin e analistit, ka ironizuar debatin brenda Partisë Demokratike, veçanërisht me pretendimin e mbështetësve të Berishës se kryedemokrati Basha ka ndërruar bravat e selisë blu.
ramabashaberishacelesi
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Rama deklaron se Basha është një “bravë që nuk mund të hapet, ndërsa Berisha një çelës që nuk hap”.
Sipas tij, situata brenda PD-së mund të shkojë dhe në dajak, por kjo nuk e legjitimon lidershipin.
Rama: Që ta bësh Ramën që të iki para kohës kur të ikë vetë, nuk e zgjidh as me bravën pa çelës e as me çelësin pa bravë. Aty situata është shumë qesharake, nuk udhëheq më arsyeja, por udhëheq marrëzia si një përpjekje ekstreme për të kontrolluar të tashmen. Brava dhe çelësi nuk ka bashkëpunim. Basha është brava që nuk hapet, ndërsa ai tjetri është çelësi që nuk hap. Marrëzia këtu mund të shkojë edhe me dajak. A është legjitimimi i lidershipit?
Arjan Çuri: Ky dajak e përshpejton shumë procedurën…
Rama: Procedurën për të degraduar partinë. Janë dy kufoma politike, që janë kapur pas njëra-tjetrës, në emër të hijeve të shkuarës. Janë njësoj. Njëri është bravë, tjetri si çelës. Janë njësoj në fatkeqësinë e tyre.
Kush e mban “kalanë” e PD-së? Rama: Mua më intereson sherriEdi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar te “Zonë e Lirë” nga kostumi i analistit dhe jo kryeministrit komentoi situatën brenda PD-së duke deklaruar se as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk kanë legjitimitet moral.
“Pyetja është a mban kalaja, dhe jo kush e mban kalanë, por a do të mbajë kalaja? A do të ketë kala për të mbajtur? Sot është por ndërkohë që kjo që ndodh rrënon kalanë. Kështu që a do të mbajë kalanë apo gërmadhat e kalasë. Kalanë nuk do ta mbajë asnjëri, por sherri dhe një proces që do të shkojë në degradim të vazhdueshëm.
Zyrtarisht nuk ka më rëndësi kush do të jetë kryetar i PD-së, pasi nuk ka legjitimitet nga asnjë palë, është cenuar, sepse e kanë braktisur atë që është bazamenti i lidershipit, qëllimi i përbashkët dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri tjetrin. Hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Asnjëri dhe as tjetri nuk kanë lidhje me të ardhmen. Unë nuk jam me asnjërin dhe as tjetrin. Nuk ka më kala aty, edhe njëri edhe tjetri është qesharak” tha ai.
Por nëse do të ketë tensione dhe përplasje brenda selisë a do ta dërgonte Edi Rama policinë nëse do t’i kërkonte ndihmë Lulzim Basha? “Territoret e partive nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë pronësi morale e vetë partive politike. Që unë si analist them që Edi Rama nuk ka punë të përzihet me atë punë”.
Edhe nëse Basha të kërkon ndihmën e forcave të rendit? “Kjo ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike me shtetin dhe forcat e rendit. Kjo është vendimmarrje e forcave të rendit. Në këtë pikë dhe punë Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen. Kontestimi është brenda territorit nga dy palë që asnjëra dhe as tjetra nuk kanë legjitimitet. Të tjerët janë pengje të njërit dhe tjetrit” tha Rama.
Por çfarë i interes Edi Ramës, Lulzim Basha në krye të opozitës apo rikthimi i Berishës? “Unë mendoj që në mënyrë cinike, Edi Ramës i intereson sherri. Por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, që të ketë të bëjë me një opozitë që mund të flitet, por këto janë të pamundura. Por Edi Rama nuk është me asnjërin” tha ai duke folur si analist i situatës brenda PD-së.
Rama heq kollaren në mes të emisionit: Tani do të flas…Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është zhveshur nga kostumi i kryeministrit duke “veshur” atë të analistit.
Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani i kërkoi që të komentonte aktualitetin politik, por Edi Rama nuk e pranoi pa hequr kollaren dhe xhaketën e kreut të qeverisë duke i ndërruar Live në emision.
“Tani jam i lirë, do të flas si analist i pavarur. Tani na sillni edhe një kafe turke” tha ai.
VIDEO/ Lionel Messi nderohet me një murale në qytetin e tij të lindjesNjë nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi, është nderuar me një murale prej 69 metrash në qytetin e tij të lindjes, Rosario.
Grafiti i quajtur “Nga një galaktikë tjetër, nga qyteti im” është pikturuar nga artistët vendas Marlene Zuriaga dhe Lisandro Urteaga, raportojnë mediat argjentinase.
Në foto shihet Messi si kapiteni i Kombëtares së Argjentinës me fanellën me numrin 10, me dorën në zemër që ndriçohet nga dielli i fortë.
Pas më shumë se 2 orë e 30 minuta ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokiratike. Në mbledhjen e nisur pak pas orës 18:00 Alibeaj ka propozuar që ne strukturat qendrore te mos jene individët non grata. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e jetë ku Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë.
Në këtë mbledhje është ngritur Komisioni i Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
“Nuk ka përjashtime nga partia”.
Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetencave të kryetarit. Sakaq, pjesë e diskutimeve është edhe Kuvendi Kombëtar, që pritet të mbahet nesër.
Nga ana tjetër, Referendumi i marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor.
Arrestimi i Lefter Kokës për skandalin me inceneratorët, reagon sërish Edi RamaKryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i arrestuar pak ditë më parë për dosjen e inceneratorëve.
“Në momentin kur drejtësia i kërkon hesap dikujt nga ne ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë. Ne nuk jemi zyrë avokatie. Çështjet me drejtësinë janë individuale dhe jo çështje partiake. Sa kohë ballafaqimi me drejtësinë vazhdon, ai që thirret në ballafaqim nuk ka punë me Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.
Ai deklaroi se kush shkel në dërrasë të kalbët duhet të përballet vetë. Ai theksoi se shkelja e Kokës nuk ka lidhje me projektin e inceneratorëve, pasi sipas tij këto kanë shpëtuar qytetet që ishin kthyer në gangrena.
“Jua kam bërë të qartë që në fillim që punët e skuadrës janë punët e secilit prej jush. Kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet vetë. Këtu ajo që vlen nga ana tjetër është që sjellja e gabuar, korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet nga drejtësia se është në rregull nuk ka lidhje fare me faktin që projekti për ndërtimin e këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe ka hapur edhe rrugën për shpëtimin e Fierit.
Këto qytete që ishin gangrena…edhe Tirana ka filluar. Projekti i Tiranës është projekt, ka filluar përpunimi dhe grumbullimi. Të gjitha këto janë asete që janë aty. Janë vepra që janë aty. Kush ka bërë zullum e ka bërë individual, edhe individualisht duhet të përgjigjet”, u shpreh Rama.
Bie nga 10 metra lartësi, ndërron jetë shqiptari në AustriNjë 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në punë në Austri. Mediat lokale shkruajnë, se shqiptari nga Kosova, ishte duke punuar në çati ku ra dhe humbi jetën.
Rreth orës 09:10, një pllakë terniti është thyer në çati dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni.
42-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Raportohet se shqiptari ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin të kompanisë në Alkoven.