zoom

Day ArchiveBasha: Sali Berisha, një hije që sillet vërdallë

Lulzim Basha deklaroi në “Open” në Top Channel se përplasja në Partinë Demokratike nuk zgjidhet në gjykatë.

“Nuk zgjidhet as në gjykatë. Çështja është e zgjidhur. Demokratët kanë një kundërshtar. Problemi është që ka një njeri në gjirin e familjes tonë dhe jo një njeri dosido, por një njeri që ka qenë President, Kryeministër, kryetar opozite dhe kryetar i PD-së për 23 vite, i cili është shpallur non grata dhe në këtë moment, pasi partia, kryetari i partisë për interesin e demokratëve e ka pezulluar duke zbatuar në fakt zotimin e tij që nuk do të përfshinte partinë në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkon t’i tollovis dhe ta marrë partinë peng. Nuk ka për të ndodhur. Ju thash që më 11 dhjetor nuk do të ndodh asgjë. Asgjë nuk ndodhi më 11 dhjetor, asgjë nuk ka për të ndodhur me këtë lëvizje të lindur vetëm e vetëm për halli personal të Sali Berishës”, tha ai.

“Sali Berisha është, siç e thashë aty, që më kishit kapur te ajo sinkroni, është tashmë rikthyer në veten e tij, në një hije që sillet vërdallë për t’i bërë derman vetes duke përdorur demokratët. Ne kemi tjera probleme, ne kemi, në radhë të parë vetë demokratët, kanë sakrifikuar kaq shumë këto 8 vite dhe sakrificën e tyre për demokraci, për një shtet normal, për një ekonomi normale për të gjithë shqiptarët, kanë investuar gjithçka, ata që s’kanë pasur asgjë kanë investuar shpirtin e tyre, familjen e tyre, jetën e tyre, ata që kanë pasur diçka kanë investuar çfarë kanë pasur”, u shpreh Basha.

“Mësymja” në PD, Basha: I binin me shkelma derës, u vetëpërmbajta

Lulzim Basha deklaroi se u vetëpërmbajt ditën e hënë kur Sali Berisha me mbështetësit e tij hyri në godinën e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Kishim 18-vjeçarin aty, kishim gra dhe unë për fat të mirë nuk kisha akses vizual tek ajo që po ndodhte, por shumë prej anëtareve te mbledhjes ndërkohë shikonin çfarë po ndodhte. Unë akoma nuk i kam parë pamjet, por me kanë thënë që i binin me shkelma derës etj. Njeri jam dhe unë, s’po themi që jam i pandjeshëm, shumë i ndjeshëm dhe kur je shume i ndjeshëm do s sforco që të jesh me stoik, më i rezervuar. Mund të kisha dale në konference për shtyp dhe mos të lija gjë pa thënë, brenda fjalorit që ka përdorur ai për tre muaj. Me dëgjuat të përdorja fjalor të tille ndaj tij?! Jo. Pse?! Jo se nuk me erdhi ne moment, por njeriu e mban veten sepse njeriun nga, se duket se është dhe ky tjetri ne mes ju lutem, në edukatën e formimit tim koncepti i lirisë se njeriut për të bërë gjera përkufizohet nga aftësia për tu përmbajtur në ato gjëra. Kjo na diferencon edhe me qëniet e tjera të gjalla.

Eni Vasili: Po thoni që ishin deklarata për shkak të papërmbajtjes?

Lulzim Basha: Ja një sekondë, ta them. Për shembull, qeniet e tjera të gjalla, se s’dua të përdor një fjalë tjetër meqenëse kemi një individ tjetër, duket sikur po i referohem atij për asocim, hanë kur i haet, bëjnë çdo gjë kur i bëhet. Ne na diferencon arsyeja, racio, ajo që ma sulmojnë gjithmonë mua, që më thonë

Eni Vasili: Ju pyeta për 21 Janarin

Lulzim Basha: Po të kishte mbizotëruar emocioni, do kisha dalë në konferencë për shtyp pas asaj që bëri, me një grup personash, ku përfshiheshin persona me precedent kriminal, e s’do kisha lënë gjë pa i thënë, se isha unë përgjegjës për ato vajza e djem që ishin aty. Grupi për reformën e, për rininë.

Analisti: Për FRPD-në

Lulzim Basha: Për FRPD- në dhe për LDG-në. Isha unë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e tyre, por zgjodha t’i përgjigjem siç iu përgjigja në konferencë për shtyp duke ruajtur besoj me ndonjë çedim të vogël edukatën dhe formimin tim sepse në fund të fundit diferencimin e kam bërë me vetëdije. Asimetria ka qenë për të bërë diferencimin dhe për të treguar modelin ndryshe..

Eni Vasili: Çfarë ka ndryshuar në optikën tuaj për 21 janarin sa i takon përgjegjësive të Sali Berishës?

Lulzim Basha: Siç ju thashë, për të bërë një ndryshim, nj ndryshim që është jo vetëm ndryshim brezash, por ndryshim mentaliteti kulturor edhe me Edi Ramën, edhe me Ilir Metën , edhe me Fatos Nanon pavarësisht se është harruar. Por edhe me njerëz që fatkeqësisht i përkasin brezit tim po sillen me mentalitetin e brezit të kaluar. Janë 31 vite, është një brez. 31 vjet tranzicion, një nga misionet që kam deklaruar si kyç, jetik për PD-në dhe për mua në krye të PD-së është t’i jepet fund tranzicionit. Si do t’i jepet fund kur secili shkërben tjetrin madje edhe më keq. Shikoni Edi Ramën si është katandisur. Është nxënësi më i mirë i pjesëve më të zeza të Sali Berishës dhe i ka çuar ato në nivele të panjohura më parë.

Berisha tregon telefonatën nga Uashingtoni: Më thanë Basha do prangoset

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryedemokratin Lulzim Basha, pasi u shrpeh se miq të tij nga Uashingtoni i kanë thënë që Basha do të arrestohet për dosjen “Muzin”.

Ai u shpreh se në fillim i ka kundërshtuar, pasi nuk e dinte si qëndronte çështja, por shtoi se e kuptoi më vonë që dosja për Bashën kishte ardhur në Shqipëri, por nuk ishte dërguar në Prokurori. Sipas tij, kjo tregon që Basha ëëhtë marrë peng nga Edi Rama me këtë dosje.

“Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë. Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”. Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u dorëzua në prokurori, atëherë e konsideroj atë të marrë peng”, tha Berisha në Opinion.

Dosja “Muzin” ka të bëjë me pagesat e bëra nga Partia Demokratike për lobim në SHBA, ku thuhet se është e përfshirë edhe një kompani ruse, por nuk dihet se cili ka qenë burimi financiar që ka bërë derdhjet e më shumë se 700 mijë dollarëve në llogarinë e rusëve.

“Rama duhet të ishte shpallur non grata”/ Basha: Do t’i vijë radha edhe…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se radha për non grata do t’i vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe Rama një ditë do të shpallet non grata nga Amerika, por kete nuk e di askush.

“Unë nuk jam masha e askujt dhe këtë e kam provuar me akte, jo me fjalë. Kur u zbardhën shumë veta nga deklarata e ambasadores amerikane para djegies së mandateve, dola ua thash edhe shqip edhe në anglisht, citimin e Linkolnit, këtu ke qenë. Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare, interesat e Shqipërisë, interesat e demokratëve, nuk ka gjë përveç Zotit të më ndalojë mua. Dhe këtë e kam dhënë me prova. Dhe këtu ishin interesat e demokratëve. Dhe para interesave të demokratëve dhe interesave të Sali Berishës, kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithmonë interesat e demokratëve.

Institucionet amerikane e kanë shpallur non grata. Pa pikë diskutimi në proporcionalitet dhe në kontekst, edhe Edi Rama duhej të ishte shpallur prej kohësh non grata. Se kur do shpallet, si do shpallet, këtë se di as unë as ti. Por një gjë dihet, që vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës, as nuk e kontrollon as nuk e ndikon dot, as Partia Demokratike, as unë as ti. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe e vetmja për të cilën jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj interesin e demokratëve apo ta thërrmoj interesin e demokratëve? Të jesh i sigurt që Partia Demokratike po nis një udhëtim për fatin tënd të keq dhe për fatin e keq të Edi Ramës, pa peshat e të kaluarës, pa mbetjet e komunizmit, pa mbetjet e katovicës, pa mbetjet e korrupsionit dhe do të zgjedh të ardhmen.

Dhe në këtë moment, për fat të keq nuk do të ndodh ajo që do ti prej kohësh, shkatërrimi i Partisë Demokratike, por do të ndodh transformimi i Partisë Demokratike siç e duan shqiptarët, si shpresa e vetme për të përmbysur këtë status quo dhe këtë karusel dhe këtë trekëndësh të Bermudës që mbajnë njëri-tjetrin në këmbë duke u pirë gjakun shqiptarëve”, deklaroi Basha.

A mund të ketë një marrëveshje me Bashën? Flet Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha mund të rrijë në PD vetëm si deputet i thjeshtë.

I ftuar në Opinion, Berisha u pyet nëse egziston mundësia që të ketë një bashkëpunim me Bashën, por ish-kryeministri la të kuptohet se kjo gjë nuk do të ndodhë, teksa theksoi se që nga viti 90 e deri më sot nuk del dot një njeri të thotë që e ka prerë në besë Berisha.

“Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të rrijë deputet i thjeshtë në PD. Unë kam faktuar atë që kam thënë e kam bërë. Nuk ka njeri që nga viti 90 e sot të thotë më preu në besë Sali Berisha. Lulzim Basha mund të rrijë aty deputet”, tha ai.

Berisha: Dosja Muzin dhe “Toyota Yaris” kanë marr peng Bashën

Ndërsa edhe një herë e ka akuzuar Lulzim Bashën si të marr peng nga Kryeministri Rama, në studion e “Opinion” Sali Berisha deklaroi se janë të paktën dy dosje në adresë të tij, me të cilat Basha është bërë peng i Ramës. Berisha specifikoi dosjen Muzin dhe Toyota Yaris.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Si e mendoni ju që Basha është bërë peng?

Berisha: Basha është bërë peng me dosjen Muzin dhe minimumi “Totyto Yaris”.

Fevziu: Muzin është e vitit 2018 dhe Toyota Yaris në 2019? Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Bashës ?

Berisha: A ka edhe në 2017?  Unë nuk mund të shprehem pa fakte. Faktet për 2 dosjet janë tani të pakundërshtueshme. Për dosjen Totyota Yaris i kam kërkuar që në atë kohë! Je Ministër i Brendshëm si e justifikon ti këtë? Më tha: Jo, jo, është më GPS. Ai erdhi, por ata që ai priste nuk shkuan. Dojsa është prioritet i fortë i prokurorisë së Belgjikës, sepse Edi Rama këtu e mbylli dosjen. Ka drejtësi në botë që nuk do të kapte këtë ? Ore zotëri ti prishe hetimin, ku e more vesh ti? Janë këto dosje dhe ç’është e vërteta flitet për të tjera, por kohë do të provojë.

17 vite dashuri me Bashën? Berisha: Nuk i dhashë mbështetje në…

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në 17 vite të tij në politikë. Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, e madje se nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: 17 vjet dashuri me Bashën si u bë dhe?

Berisha: Nëse ti e quan dashuri kur ti i kërkon të japë dorëheqjen, gabohesh. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017 dhe i kam thënë që një humbje të tillë nuk e ka patur kurrë PD. Dhe në sa herë jam pyetur a duhet të japë dorëheqjen për humbjen kam thënë që unë e kam dhënë vetë.

Mbështetja nuk ka qenë kurrë personale. Unë mbështes qëllime dhe objektiva, objektivi ishte të fitonte PD.

Anjë mbështetje nuk i dhashë në fushatën e vitit 2017 sepse u futi thikën mbështetësve të PD dhe i thashë:  Ti firmose fundin.

Sherri nisi për 100 lekë të vjetra, rrihet punonjësi i parkingut të spitalit në Elbasan

Një person ende i paidentifikuar ka dhunar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli ne Elbasan.

Burime ne vendngjarje treguan se pounonjësi i ka kerkuar një drejtuesi automjeti pagesen prej 100 lekesh te reja.

Kaq është dashur qe te nisë konflikti fizi, i cili ka perfunduar me lendimin e punonjesit. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur ate ne kerkim.

Akuzat e Bashës për 21 Janarin, Berisha: Kam qenë në zyrë, Basha nuk e di ku ishte

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit. Duke ju përgjigjur gazetarëve, Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?

Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare.

Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm…

Berisha: Është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës dhe tregon narrativën e tij.

Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë dhe zoti Basha mund të na e thotë lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Çfarë kam dit unë e kam thënë.

Basha: Do ishte kriminale të mos e përjashtoja Berishën nga grupi i PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer edhe një herë tek vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar të PD.

Duke folur në emisionin ”Open”, Basha tha se do të ishte kriminale që ai të mos merrte vendimin për përjashtimin e PD. Më tej Basha shtoi se ky ishte një vendim që Sali Berisha pak a shumë e paralajmëroi vet.

Në korrik sipas Bashës, Sali Berisha tha që ai nuk do ta përfshij Partinë Demokratike, as grupin parlamentar në cështjen me SHBA pas vendimit non grata, por sipas tij bëri krejtësisht të kundërtën.

Reagimi i Bashës:

Së pari vendimi nuk është personal, por është vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike. Është vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse kryetari i Partisë Demokratike zgjidhet me një anëtarë një votë nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Jo që të ketë makinë dhe shofer, jo që të dali të pres e të përcjell ambasadorë, por që të marrë vendime të vështira. Me statutin e Partisë Demokratike, kryetarit jo vetëm që i kërkohet të marrë vendime të tilla që në nenet e para të statutit, po mosmarrja e një vendimi të tillë, e ngarkon me përgjegjësi. Atëherë do të ishte shkelur statuti. Dhe më lejoni t’iu them se pse. Partia Demokratike, jo në këto 8 vite që unë kam qenë kryetarë, por prej fillimit në statutin e vet është përcaktuar si një parti në thelb anti-komuniste, pro Euroatlantike. Ka pasur në objektivat e saj anëtarësimin në NATO, duke qenë që Shqipëria u anëtarësua në NATO gjatë qeverisjes tonë, tani përcaktohet qëndrimi pro vlerave Euroatlantike dhe ka mbetur në statut si një nga qëllimet kryesore të ekzistencës së partisë, si një nga misionet kryesore, anëtarësimi në Bashkimin Europian, padiskutim ka dhe objektiva të tjera. Ky është hapi i parë dhe i pacenueshëm i çdo kryetari të Partisë Demokratike që do të ishte në pozitat ku jam unë dhe ku kam qenë unë deri në 9 shtator. Hapi i dytë dhe më i rëndësishëm. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike para formimit, kryetari ka të gjithë autoritetin të vendos përkatësinë në këtë grup. I vendosur përpara një dileme, fati personal i Sali Berishës, apo interesat e demokratëve, siç u bë publikisht e njohur nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara pas shpalljes së tij non grata, do të ishte jo vetëm neglizhente, e pafalshme, por kriminale nga ana ime apo çdokujt që do të ishte në vendin tim, të mos zgjidhja anën e demokratëve, dhe këtë kam bërë.
E kundërta do të kishte qenë kriminale, madje t’iu them dhe këtë. Ky ishte një vendim që Sali Berisha pakashum e paralajmëroi vet. Në korrik ai tha që unë nuk do ta përfshij Partinë Demokratike, as grupin parlamentar. Bëri krejtësisht të kundërtën. Menjëherë pasi unë mora vendimin për ta pezulluar nga grupi parlamentar, mos harroni është një parti që ka vendosur një standard. Ka vendosur një standard të cilin Sali Berisha e ka mbrojtur me forcë, e ka mbrojtur me studio. Një person i shpallur non grata nga SHBA-të, që për demokratët, për Partinë Demokratike, gjë tjetër se ju mund të keni mendime të ndryshme, po për demokratët dhe për Partinë Demokratike, ne kemi pranuar Departamentin e Shtetit, si një juri të demokracisë dhe të shtetit tonë të së drejtës. Ne citojmë çdo mars kur del raporti i të drejtave të njeriut, citojmë edhe marsin e këtij viti dhe marsin e këtij viti Departamenti i Shtetit ka shkruajtur që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Është ky Departamenti i Shtetit që ka shpallur non grata Dakon dhe Dashin me sa dimë ne, se ka dhe shpallje të cilat nuk janë bërë publike.