zoom

Day Archive“Është anëtare kryesie pa qenë anëtare partie”, Arben Ristani përplaset me Jonila Godolen

Zhvillimet në Partinë Demokratike ishin në fokus edhe të emisionit të sotëm në “Opinion”.

Gjatë diskutimeve Arben Ristani është përplasur fortë me anëtaren e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole. Ai ka thënë se ajo është zgjedhur anëtare kryesie në kundërshtim me Statutin, duke mos qenë fare anëtare partie.

 

Debati:

Ristani: Je anëtare Kryesie në kundërshtim me Statutin, pa qenë fare anëtare partie.

Fevizu: Pse Jonila nuk je anëtare partie?

Godole: Ristani e di këtë gjë se i di rregullat, a mund të bëhesh anëtare kryesie pa qenë anëtare partie?

Ristani: A ke teserë partie, kur e ke marrë, pasi u zgjedhe në Kryesi?

Johnson: Së shpejti mund të shohim një tsunami të rasteve me Omicron

Mjekët në Britani paralajmërojnë se në ditët në vijim pritet që vendi të përballet me rritje të infeksioneve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit është regjistruar incidenca më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në mbi 11 milionë njerëz, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 146, 791.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron, kryeministri Boris Johnson foli për një situatë shqetësuese, duke paralajmëruar tsunami rastesh të Omicron-it.

Më herët, kreu i Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e cilësoi Omicron-in si kërcënimin më të madh që nga fillimi i pandemisë.

“Numrat që do të shohim në ditët e ardhshme do të jenë tronditëse, krahasuar me shkallën e përhapjes që kemi parë nga variantet e mëparshme”, ka thënë ai.

Djalit të Spartak Brahos nuk i del e keqja me Dakon: Xhuxh si e mbylle çështjen në prokurori?

Ish-nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbër Braho i është rikthyer “debatit” në distancë me ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako.
Mbrëmjen e sotme, ish-nënkryetari i shkarkuar më datë 9 nëntor, përmes disa statuseve në rrjete sociale ka vazhduar me akuzat e tij drejtuar ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Por këtë herë ai është përqendruar tek rruga e plazhit e njohur ndryshe si rruga “Pavarësia”, si dhe një takim që kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka zhvilluar një ditë më parë me përfaqësues të Bankës Botërore.
Duke iu drejtuar Dakos me nofkën ‘xhuxhi’ 339 (referuar numrit të dosjes penale), Braho akuzon ish-kryebashkiakun për abuzime, pasi sipas tij në tenderin e rikonstruksionit të rrugës “Pavarësia” ishte përcaktuar se korsia e biçikletave në këtë aks do të ishte 1.8 metra.
“Se di ca hoqe ti që të mbyllje çështjen Zhulit me prokurorinë Durrës për tenderin e rrugës së biçikletave në plazh. 1 miliard lekë atëherë o xhuxh e mban mend? Standardët janë që duhet të jetë e gjerë 1.8 metra o xhuxh se rrugë me volum të gjerë trafiku gjatë sezonit apo jo? Po hajt se po ta fal po deshe trafikun, ta lejm dhe minimumin 1.5 metra. Mungonin prapë cm o xhuxh si nga rruga ashtu dhe nga shi mbledhësi prej 30 cm. shumëzoji me dy krah rrugën për gjatësinë e rrugës së plazhit. Jeni HAJDUTE me memorie të shkurtër PËRFUNDIMISHT.”– shkruan Braho në njërin nga statuset, të cilin e shoqëron edhe me foto të korsisë së biçikletave në rrugën e plazhit.
Por akuzat e Brahos nuk ndalen këtu, pasi ai shigjeton edhe ish-titullaren e tij, ndërsa poston një takim të kryebashkiakes Emiriana Sako me përfaqësues të Bankës Botërore.
“Më shumë sesa takim midis Bankës Botërore dhe Bashkisë Durrës, Duket si takim midis BB edhe Mektrinit. Këta janë ish-punonjës të Mektrinit mer xhuxh s’mund të jenë Bashkia kështu. Mirë duruam ty gjithë këto vite që e kishe biznes familjar Bashkinë po të durojmë edhe këtë tani thua ti? Boll u tallët me Durrësin edhe durrsakët o xhuxh!!!” e mbyll statusin e tij në Ëhatsapp, Arbër Braho.

Reagon sërish nëna e Beatrix-it/ Këtë herë përmendet edhe emri i Borës

Trekëndëshi Donald-Bora dhe Beatrix është kthyer në kryefjalën e medias, ndërsa në e kësaj të fundit, Antigona Ramosaj, ka reaguar sërish për lidhjen e të bijës me Donaldin.

Ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale me deklaratat e saj, ndërsa këtë herë ka ndarë një postim në Instastory, ku përmendet edhe Bora.

Në postim thuhet se kolegët e Borës po mundohen ta nxjerrin keq Donaldin dhe se në ndjenjat e tij dhe të Trixës mund të dyshojnë vetëm personat që nuk e kanë përjetuar asnjëherë dashurinë.

Rikujtojmë se, nëna e këngëtares kishte reaguar edhe më herët, në një postim ku shkruante: ”Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar duke të prekur kështu në familjen tënde”, shkruante ajo.

Ndërkohë, gjatë spektaklit të djeshëm, Beatrix dhe Donaldi bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin.

“Kalleni shtëpinë po të doni, unë këtë djalë e dua dhe pikë. Koha do ta vërtetojë. E di unë çfarë ndjej, e di çfarë ndjen ai”, tha Beatrix, ndërsa edhe Donaldi konfirmoi ndjenjat e tij.

Imami: Basha dha urdhrin për “21 janarin”, Berisha ishte në zyrë

“Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin. Ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha”. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Now” në Euronews Albania, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imani.

Ai tha se 21 janari ka qenë grusht shteti dhe Lulzim Basha, së bashku me Edi Ramën kanë përfituar, pasi Basha u bë kryetar bashkie dhe Rama kryeministër. Imami tha se në “grushtin e shtetit” ishin të përfshirë disa figura, ndër to Basha dhe Rama, e këto figura ishin të organizuara sipas ish-ministrit nga një mendje e tretë, “një mendje djallëzore” siç e cilësoi ai.

Gjatë një deklarate për shtyp Lulzim Basha tha për hyrjen në PD të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij se “nuk do të veprojë si Berisha me 21 janarin”. Për Arben Imamin, kjo deklaratë e Bashës ishte një vetdeklarim që ka qenë përgjegjës për 21 janarin dhe për ngjarjet që pasuan këtë ditë të shënuar.

“Tani kanë filluar të vetë-deklarohen. Deklarata e Lulzim Bashës për 21 janarin ishte vetë-deklarim. Një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura”.

Imami tha gjithashtu se shumicën e demokratëve e ka ajo pjesë e partisë që nuk e do Lulzim Bashën si kryetar. Imami tha se procedurat e Kuvendit të 11 dhjetorit ishin të rregullta dhe se çështja ka shkuar në Gjykatë për shkak se Lulzim Basha nuk e pranon.

Për ish-ministrin është e pakuptimtë që Basha të mos njohë vendimin e rreth 5000 delegatëve, pasi kështu nuk njeh vendimin e partisë që drejton. Duke mos njohur vendimet e tyre, ata cilësohen si të shkarkuar e në këtë mënyrë, Imami tha se Basha do të ngelet “kryetar pa parti”.

“Lulzim Basha, që kur nuk e njeh vendimin e 5000 delegatëve i ka shkarkuar. Po partia është shumica, si të pëlqeu si nuk të pëlqeu. Shumicën e ka ajo pjesë e partisë që nuk e do Luzim Bashën si kryetar”, – u shpreh Imami.

Legia rilind, 3 lojtarët shqiptar prekën nga afër goleadën e kampionëve të Polonisë

Legia e Varshavës ka befasuar jo pak me rezultatin e sotëm. Ekipi polak rilind në ndeshjen e parë të Vukoviçit në krye të pankinës. Legia ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Zaglebie Lubinin dhe me tre pikët e marra sot del nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes.

Rafael Lopes shënoi dy gola në pjesën e parë të takimit, ndërsa pak minuta pasi nisi e dyta fillimisht Pekhart dhe më pas Holownia tundin rrjetën. Goleadën e Legias e përjetuan nga afër edhe tre lojtarët shqiptarë. Kastrati hyn në fushë i pari në minutën e 57, ndërsa në të 71-tën në lojë aktivizohen edhe Çelhaka me Muçin. Megjithatë rezultati ishte vulosur më parë dhe futbollistët shqiptarë nuk arritën të ishin protagonist në ndeshje.

Haaland bën detyrën dhe i fal tre pikët Dortmund, Leipzig ndalet në transfertë

Në javën e 16-të të Bundesligës, Dortmund ka kaluar me sukses provën shtëpiake ndaj Greuther Furth. Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0, me golat që erdhën nga këmbët e të zakonshmit Erling Haaland. Në pjesën e parë, norvegjezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fraksionin e dytë, dyfishoi shifrat në minutën e 82 pas një asisti të Brandt.

Në fund, pati kohë edhepër një realizim të Malen. Pas këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat (kryeson Leëandoëski me 18 gola), ndërsa skuadra pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern.

Sakaq, Greuther Furth mbetet i fundit me katër pikë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Leipzig është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Augsburb në transfertë dhe po në barazim janë mbyllur edhe ndeshjet mes Union Berlin-Freiburg (0-0) e Bayer Leverkusen-Hoffenheim (2-2).

Rezultatet:

Borussia Dortmund-Greuther Furth 3-0

Augsburg- Leipzig 1-1

Union Berlin-Freiburg 0-0

Bayer Leverkusen-Hoffenheim 2-2

Ngritja dhe rënia e Lefter Kokës, si e çoi pas hekurave një nga aferat më të mëdha korruptive

Afera e inceneratorëve dhe arrestimi i ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është përmbledhur në një dokumentar gjatë emisionit “Në Shënjestër”.

Në këtë përmbledhje, sillen fakte të reja për këtë skemë abuzimi ku flitet për tendera pa garë dhe për inceneratorët.

Dokumentari
“I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…”, tha Rama për Lefter Kokën.

Teksa u ngjit në podiumin e ngritur në këmbët e zonës së trajtimit të mbetjeve në Elbasan, gjatë ceremonisë për inagurimin e koncesionit, kryeministri Rama nuk i kurseu lëvdatat për dy anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe atij të Financave Arben Ahmetaj.

Sipas shefit të ekzekutivit, impianti do t’i jepte fund masakrës ekologjike të trajtimit të mbetjeve në vend, por ajo që Rama dikur mburri me të madhe, sot mund të thuhet pa frikë, se është një nga aferat më të mëdha korruptive të 3 dekadave të fundit, që po prodhon edhe viktimat e para nga drejtësia. Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një njeri me peshë në politikë, është i pari që provoi byzylykët e ftohtë të drejtësisë lidhur mbi dosjen korruptive të inceneratorëve.

Një aferë e bujshme, ku janë të përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë e biznesmenë, të lidhur në një skemë e cila ngjet të jetë vetëm maja e zbuluar e një ajsbergu. Në një aferë piramidale në dukje me orkestrim shtetëror, ku kompani të lindura nga hiçi, mundën t’i zhvasin buxhetit të shtetit nëpërmjet skemës së inceneratorëve po fantazmë, miliona euro. Koka, një zyrtar i njohur në rangjet e larta të politikës, u ndalua mesditën e së martës, në një kafene në qytetin e tij të Durrësit mbi bazën e urdhër arrestit të SPAK, si i dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. SPAK tha se Koka shpërdoroi detyrën, pasi lidhi kontratën për incineratorin e Elbasanit me kompaninë “Albtek Energy” të Stela Gugalljas, tashmë në kërkim, pa patur një garë.

Zanafillën, afera e inceneratoreve e pati me impiantin e Elbasanit kur më 4 korrik 2014, një vit pas ardhjes në pushtet të socialistëve, Bashkia e Elbasanit i dërgoi kërkesë Ministrisë së Mjedisit, lidhur mbi një projekt për trajtimin e mbetjeve. Dy ditë më vonë, më 9 korrik 2014 ministria i ktheu përgjigje pozitive, ndërkohë që të nesërmen me 10 korrik Stela Gugallja themelon kompaninë “Albtek Energy shpk”, që më vonë do të shpallej fituese e koncesionit. Në 11 gusht “Albtek Energy”, kompani pa asnjë përvojë në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe me kapital themeltar 100.000 lekë i paraqet Ministrisë së Mjedisit një kërkesë për shprehje interesi për koncesione të tipit Partneritet-Publik-Privat për Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve Elbasan, shoqëruar me një projekt paraprak në një material prej 25 faqe.

Nga kjo ditë nis seria e procedurave rrufe midis dhjetra institucioneve shqiptare, ne nivel qendror dhe lokal, që të do të konkretizohen me miratimin e kontratës koncesionare. Fillimisht më 22 shtator 2014 bashkia e Elbasanit shpalli gjendjen e Emergjencës Mjedisore për menaxhimin e mbetjeve në territorin e saj, ndërsa me 14 tetor 2014 Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nxori urdhrin për ngritjen e Komisionit të Koncesionit.

Kundër projekti doli Ministria e Financave e drejtuar nga Shkelqim Cani. Pavarësisht kësaj, procedurat ecën me shpejtësi. Madje brenda 24 orëve u kryen 9 procedura, nga shpallja e fituesit deri tek miratimi i kontratës nga qeveria. Ku kompania “Albtek Energy”, doli fituese. Me 16 dhjetor 2014 mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Albtek Energy” shpk, me administrator Stela Gugallja, kjo e fundit partnerja e biznesmenit kontrovers Mirel Mërtiri, që përflitet për lidhje me politikanë të lartë, u lidh edhe kontrata. Vlera e investimit do të ishte 22 milionë euro dhe shoqëria “Albtek Energy”, sipas kontratës duhet ta përfundonte ndërtimin e impiantit brenda 18 muajve. Kompania e Gugalljas, nënkontraktoi kompaninë “Integrated Technology Services” sh.p.k., të Klodian Zotos, për ndërtimin e impiantit.

Në pamje të parë, duket sikur gjithçka ka qenë një procedurë normale, por pas kallëzimit të bërë nga PD dhe LSI, SPAK zbuloi një skemë të pastër korrupsioni dhe zhvatje, që më gjasë nuk ka vetëm autorësinë e Lefter Kokës, por ndërthur fije dhe interesa të politikës me biznesmenët, përfitues të milionave nga buxheti i shtetit.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Lefter Koka, që fitoi mandatin e fundit të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dhe e dorëzoi atë disa javë më parë, akuzohet për korrupsion në shumën e 3.5 milionë eurove. Një denoncim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pak ditë para zgjedhjeve, rezultoi të shndërrohej në një hetim që dëshmon për mënyrën sesi zyrtarët zhvasin xhepat e qytetarëve.

SPAK thotë se nga hetimi rezultoi se shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar koncensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare.

Stela Gugallja ortake dhe administratore e “Albtek Energy” dhe Klodian Zoto, i “Integrated Technology Services” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.
Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij.
Të njëjtat fakte kishte denoncuar në emisionin ‘Opinion’, edhe presidenti Ilir Meta.
Ai foli me emra konkretë, emra që sot nuk janë në listën e SPAK.

Se përse Meta dhe LSI-ja vendosën të akuzonin Kokën, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, kjo mbetet e paqartë, por një gjë dihet me siguri, ish-ministri kishte bërë divorc me këtë forcë politike dhe i ishte bashkuar Partisë Socialiste. Sot, Koka ndodhet nën arrest dhe pa asnjë dyshim arrestimi i një zyrtari të lartë, si ish-ministri i Mjedisit, është një rezultat domethënës. Por pyetjet ngelen.

A ishte hetimi i tradhtuar jo vetëm sepse dy nga personazhet e tjerë kryesorë, Gugallja dhe Zoto, nuk u arrestuan, por sepse ky hetim prej ditësh po bënte xhiron e institucioneve? Ndonëse oficerët e operacionales pranë Policisë së Shtetit, ishin caktuar t’i vëzhgonin të dyshuarit në distancë nga frika e tjetërsimit të dokumenteve askush nuk e shpjegon se si ata e çanë rrjetën dhe iu shmangën prangave. Zoto dhe Gugallja, konsiderohen si njerëzit kyç në këtë aferë, pasi emrat e tyre, lidhen në mënyrë direkte apo indirekte me dy incineratorët e tjerë, atë të Fierit dhe Tiranës.
Po ku lidhen Gugallja e Zoto dhe biznesmenin Mirel Mërtiri?
Më 31 gusht 2017, ministri i Mjedisit, Lefter Koka firmosi koncesionin e tretë të Tiranës në favor të “Integrated Energy” B.V – një kompani e regjistruar në Amsterdam të Holandës, me kapital fillestar 100 mijë lekë.

Kompania fituese e koncesionit “Integrated Energy” B.V u prezantua në Shqipëri si partnere e “Integrated Technology Services”, “Energy Recuperator” dhe prodhuesit ndërkombëtar të impianteve, “Paul Wurth”. Shoqëria “Integrated Technology Services” është kompania e Klodian Zotos, e cila ishte nënkontraktore e ‘Albtek Energy’ e Stella Gugalljas, për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe aksionere në masën 70 për qind në inceneratorin e Fierit.

Kontrata për inceneratorin e Fierit u lidh me 24 Tetor 2016 mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë ‘Integrated Technology Ëaste Treatment’. Në një investigim të kryer nga BIRN, u ekspozuan të dhëna se koncesionari i Tiranës menaxhohet në prapavijë nga i njëjti grup juristësh dhe ekonomistësh të rinj, të cilët kanë punuar më parë për zonat e trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier. Sipas BIRN ata i bashkon një historik punësimi me kompani në “Integrated Technology Services e Klodian Zotos. Biznesmeni Mirel Mërtiri, rezulton sipas BIRN edhe zyrtarisht i lidhur me “Integrated Technology Services”, e Zotos, pasi emri i tij figuron në listë-pagesat e kompanisë të paktën deri në mars 2019.
Pra, siç edhe rezulton nga dokumentet, ky grup biznesmenësh, arritën të përfitonin kontrata koncesionare milionëshe.

Sipari i arrestimeve sapo ka nisur, ndonëse SPAK e pati në duar dosjen, për gati dy vite.
Më 19 tetor 2020, ishte Partia Demokratike, ajo që kishte dorëzuar në SPAK një kallëzim penal lidhur mbi atë që e quante afera e mafias së plehrave në inceneratorin e Tiranës. Ku krahas ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, kallëzonte penalisht edhe kryeministrin Rama, ish-Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ish-Ministrin e Mjedisit, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe biznesmenët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Dhe se sipas PD: “Rama është “peshku i madh” në aferën e mafias së plehrave dhe se kjo vihet re fare mirë, kur i jepet 75 milionë euro një personi të vetëm, pa tender e pa garë”.
Kallëzimi i tretë në SPAK, i dyti në radhë nga LSI, në lidhje me aferën e inceneratorëve, u bë me 4 mars 2021, tashmë për inceneratorin e Tiranës. Ku edhe në këtë kallëzim denonconte si të përfshirë ish-ministrin e saj Lefter Koka, si edhe kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Por LSI nuk u ndal këtu në kallëzimet e saj.

Më 30 mars 2021, bëri një tjetër kallëzim në SPAK, këtë herë për inceneratorin e Elbasanit.
Ku sërish në qendër të kallëzimit ishte ish-ministri Lefter Koka, që pasohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi si edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Edhe pse kjo mund të quhej një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë që Lefter Koka u përgjigjej akuzave të asaj që dikur ishte partia e tij se ato ishin thjesht akuzat e një partie të mllefosur ndaj tij dhe të etur për pushtet.

‘Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ia dalë vetë. Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe e keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet”. Por tani që zgjedhjet e 25 prillit kanë kohë që kanë përfunduar, duket se afera e inceneratorëve ka zgjuar edhe SPAK. Dhe akuzat politike duket se i kanë lënë vend fakteve hetimore.

Por kjo që sapo pamë është vetëm maja e ajsbergut të pahetuar të dosjes së inceneratorëve. Padyshim që arrestimi i një ish-ministri është një rezultat domethënës, por pyetjet vijojnë të mbeten. A ishte Lefter Koka i vetëm në atë që njihet si afera korruptive më e madhe e viteve të fundit?

A mund të vepronte ai i vetëm? Faktet flasin që jo. Pasi në radhë janë edhe shumë emra të tjerë, ku SPAK duhet të na bindë se afera e inceneratorëve nuk kishte vetëm një emër të përveçëm, atë të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Dhe për këtë duhet të presim SPAK, se sa i besueshëm do jetë deri në fund të këtij hetimi, që ka trazuar dhe po vazhdon ta mbajë ende të trazuar politikën e ditës.
Për të na davaritur tymin e inceneratorëve që u ndezën vetëm në letra./ Marrë nga BW

Zyrtare/ Vendoset data dhe vendi, Italia dhe Argjentina do të masin forcat për “finalissima”-n

Tashmë është vendosur zyrtarisht. Italia do të masë forcat me Argjentinën vitin e ardhshëm. Fituesja e Kupës së Amerikës së Jugut dhe fituesja e Kampionatit Europian do të luajnë më datën 1 qershor 2022 atë që quhet “finalissima”.

Sfida do të zhvillohet në Londër, megjithëse stadiumi ende nuk është përcaktuar. Hipotez u hodh në verën që lamë pas dhe erdhi si ide për t’u zhvilluar në nder të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradonës, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

VIDEO/Natë shqiptarësh, shënon edhe Sadiku në Spanjë

Armando Sadiku po kalon një moment të mirë në nivel personal në Spanjë. Sulmuesi kueqezi shënoi në Kupën e Spanjës kundër Vajadolidid.

Megjithëse zhvilloi një paraqitje të mirë, gjithsesi goli i tij nuk e ndihmoi Las Palmasin të fitonte ndeshjen. Vajadolid fitoi me shifrat 3-1 dhe kalon në fazën tjetër të kompeticionit. Përveç Sadikut edhe shqiptarë të tjerë kanë shënuar në skuadrat respektive. Broja shënoi për Sauthemptonin, Bregu në Turqi dhe Bajrami për Empolin. Kjo ishte java e golave shqiptarë.