zoom

Day ArchiveBeatrix-i: Digjeni shtëpinë! Unë Donaldin e dua

Beatrix-it i ka sosur durimi nga vërejtjet dhe kritikat e banorëve të tjerë të shtëpisë, që komentojnë lidhjen e saj me Donaldin.

“Bëni çfarë të doni! Digjeni shtëpinë! Unë Donaldin e dua”, iu drejtua ajo atyre.

Një pjesë e banorëve dyshojnë te sinqeriteti i kësaj lidhjeje dhe mendojnë se e gjitha bëhet për lojë.

Kjo nuk i ka pëlqyer Beatrix-it, e cila tha gjatë spektaklit se ajo nuk dëgjon çfarë mendojnë të tjerët, por vetëm ndjenjat e veta.

“Mendova se mund të kishim diçka” / Claudio, i penduar: U nxitova

Claudio ka qenë i eleminuari i sotëm nga shtëpia e ‘’Big Brother Vip’’. Ai ishte në nominim së bashku me Ilirin, Einxhel dhe Arjolën.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër, i riu pati dhe një flirt me Antonelën.

Lidhur më këtë, ai komentoi se duhet të ishte treguar më i matur në deklarimin e ndjenjave të tij.

‘’Mendova se mund të kishte diçka me të, por në fakt u deklarova më shpejt sesa duhet. Ajo nuk e priti mirë këtë’’, tha ai.

Turqia prezanton dronin me lazer! Depërton edhe çelikun

Inxhinierët ushtarakë turq kanë testuar një dron të ri në gjendje për të depërtuar në një pllakë çeliku duke përdorur rreze lazer me fuqi të lartë.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, droni i fundit “Eren” goditi me lazer nga 100 deri në 500 metra larg, duke hapur një vrimë deri në tre milimetra te pllaka e çelikut në një hark kohor prej 90 sekondash.

I zhvilluar nga Asisguard dhe Tubitak, droni i parë në botë i pajisur me lazer është projektuar për të shkatërruar pajisjet shpërthyese dhe ka një lartësi maksimale fluturimi prej 3,000 metrash.

Droni u prezantua në Festivalin e 8-të të Shkencës në Konya në tetor, duke tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të mbrojtjes, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve.

Pasi të përfundojnë të gjitha fazat e provës, droni do t’u transferohet forcave të armatosura turke. Përveç Eren, Turqia ka zhvilluar mjetin ajrore pa pilot Bayraktar TB2 për të forcuar mbrojtjen e vendit mes kërcënimeve ajrore në zhvillim.

Me një kapacitet ngarkese prej 150 kilogramësh, droni me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare është i pajisur me një sistem fluturues të trefishtë dhe një motor me djegie të brendshme 100 kuaj fuqi, duke e lejuar atë të udhëtojë deri në 150 kilometra.

Muajin e kaluar, firma turke e hapësirës ajrore Baykar Defense njoftoi se do të furnizonte më shumë drone luftarake Bayraktar TB2 për forcat e armatosura ukrainase për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse. Maroku gjithashtu thuhet se ka marrë dorëzimin e parë të Bayraktar.

Turqia prodhon gjithashtu dronin Anka, i cili mund të mbajë deri në 200 kilogramë ngarkesë. Anka përmban një kamerë elektro-optike të gjeneratës së fundit për të kapur imazhe dhe video me rezolucion të lartë ditën dhe natën.

Omicron jashtë kontrollit, Britania: Masat kufizuese të udhëtimeve s’kanë më kuptim

Britania e Madhe ka hequr nga lista e vendeve që ndalohen udhëtimet 11 shtete afrikane. Lista u prezantua nga autoritetet pas shfaqjes së variantit Omicron të Covid.

Por, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se Omicron është përhapur aq shumë brenda Britanisë sa masat shtrënguese me vendet afrikane nuk kanë më kuptim.

“Tani që ka një transmetim komunitar të Omicron në Britaninë e Madhe dhe përhapja e tij është kaq e madhe në botë, lista e kuqe e ndalimit nuk është më efektive nga ndalimi i përhapjes së këtij varianti”, tha Javid.

Testimi i të gjithë personave që hyjnë në ishull do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Angola, Botswana, Eswatini, Lesotho, Malawi, Mozambique, Namibia, Nigeria, South Africa, Zambia dhe Zimbabwe ishin në listën e kuqe të ndalimit të udhëtimeve.

“Unë kam qarë për ty”, plas sherri mes Donaldit dhe Arjolës: Je dyfytyrëshe

Gjatë këtyre ditëve të fundit dy banorët e Big Brother, Arjola dhe Donaldi kanë pasur debate dhe përplasje të forta me njëri-tjetrin për arsye nga më të ndryshmet, që nga larja e rrobave, apo punët e shtëpisë, deri tek mbështetja morale që i kanë dhënë njërit-tjetrit kur kanë ‘’qarë hallet’’.

 

Zanafilla e debatit është që në momentin kur Donaldi iu drejtua Arjolës se është grup me Ilirin dhe se nuk po bën lojën e vet dhe nuk di të japë argumente. Gjithashtu aktori pasi u shpall i preferuar i publikut e dërgoi Arjolën në nominim.

Kaq ka mjaftuar që dy aktorët të fillojnë të përmendin të gjitha gjërat që kishin për t’i thënë njëri-tjetrit. Sonte ata panë një klip të përgatitur për ta, duke përmbledhur debatet që kanë pasur gjatë këtyre ditëve.

Ata debatuan sërish në transmetim live, me tone të larta ku shpesh duhej ndërhyrja e moderatores për ta kontrolluar debatin, dhe tonet e tyre të larta.

 

Pjesë nga debati:

Arjola: Donaldi më akuzon mua dyfytyrëshe, por Donaldi është treguar dyfytyrësh.

Donaldi: Ti, gruaja me norma. Si mund të mos jetë i drejtë një njeri që i është bërë padrejtësi.

Arjola: Cila nga fytyrat e Arjolës i pëlqen, ajo që i lan rrobat?

Arbana: E ke thënë që i ke shërbyer Donaldit pse e ke bërë këtë gjë?

Arjola: Sepse kam dashur ta respektoj, por është mosmirënjohës dhe të quan dyfytyrëshe dhe lojtare të dobët.

Donaldi: Je egoiste dhe ti je një njeri që unë për ty kam qarë, për fëmijët e tu, kur ke parë ëndërr. Ti nëse nuk e vlerëson këtë ti je super mosmirënjohëse, je super mosmirënjohëse.

Arjola: Ti ke rënë dyshe je ngritur dyshe, sepse je lojtar i dobët sepse nuk luan vetëm. Ti ke frikë nga unë sepse mund të luaj me Ilirin dhe më ka acaruar ajo që më ke thënë që do e shoh Ilirin dy javët e fundit.

Donaldi: E vëmë me bast që do e shohësh Ilirin

Kujtojmë që dy ditë më parë ata patën një debat tjetër mes njëri tjetrit në shtëpi.

Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy.

 

Debati

Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo

Arjola: Si të duash

Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy

Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti

Donaldi: Po

Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy

Donaldi: Po

Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pirdhu.

Donaldi: Të iki të pirdhem unë???

Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy

Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.

Gazetarja: Zyrtarë të niveleve të larta, ministra dhe deputetë, gati të arrestohen nga SPAK

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala deklaroi se të tjerë zyrtarë të lartë, në novel ministrash dhe deputetësh priten që të arrestohen nga SPAK.

E ftuar në “Opinion’ Lala tha se arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas saj, ai është vetëm peshku i vogël në këtë skemë të madhe abuzimi me inceneratorët.

“Pak para zgjedhjeve, LSI, pas një ‘divorci’ të vështirë që pati me zotin Koka, dërgoi një kallëzim të detajuar, që në thelb është konfuzioni i ditës së sotme. LSI ngrinte pretendime në atë kohë se Lefter Koka asokohe ministër i Mjedisit, ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro. Pardje u firmos urdhri i arrestit ka një vendim të marrë në mungesë nga gjykata. Dje është bërë sekuestrimi i inceneratorit të Elbasanit, një kompani e zotit Koka. SPAK ka nën hetim dhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë, të cilët në fakt, nuk mund ta aludojë me emra, janë gati duke u arrestuar. Zyrtar të niveleve të lartë, ministra dhe deputetë. Janë dy inceneratorë të tjerë që nuk janë prekur. Janë duke u hetuar. Po të shihni sot varësit e zotit Koka, ata janë deputetë të Kuvendit. Nuk është peshku i madh Lefter Koka. Ai ka qenë ministër i Mjedisit, si autoritet, që firmoste kontratat e koncensionit, Por shumat e parave, lidhjet e biznesmenëve me zyrtarët, zoti Koka është pjesë e një afere shumë të madhe. është goditje e SPAK që duhet përgëzuar. Nëse ngelet në këtë nivel, është goditje gjysmake. Është maja e ajsbergut.”, tha Lala.

Kujtojmë se biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugalli janë shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’.

PD përgënjeshtron përjashtimin e sekretarëve: Berisha gënjen, s’e ndalon dot bashkimin

PD ka përgënjeshtruar lajmin se janë përjashtuar sekretarë të PD nga partia, që u shpërnda më herët nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i  ortganizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një reagimi PD thotë se kjo është një gënjeshtër e rradhës e Berishës, ndërsa akuzon se i vetmi që vepron kundër demokratëve është Berisha. Më tej në reagim thuhet se 18 dhjetori është  Kuvendi i bashkimit dhe Berisha nuk mund ta ndalë dot.

“Fatkeqësisht, nga Syri.net vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme. I vetmi që me gjuhën dhe aktet e tij po vepron kundër demokratëve është Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i #18 dhjetorit është kuvendi i bashkimit, ku demokratët zgjedhin të ardhmen“, thuhet në reagimin e PD.

Futboll alla-shqiptarçe/ Shkarkuan trajnerin para 17 ditëve, klubi e rikthen përsëri

DURRËS– Ishte 27 nëntori i vitit 2021 kur Teuta njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Sot, klubi durrsak ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka rikthyer teknikun shkodran.

Kampionët e Shqipërisë i besuan stolin Renato Arapit për tre takimet e Superiores, por presidenti Edmond Hasanbelliu nuk priti dhe ka vendosur që të rikthejë në stol trajnerin shkodran.

Ja dhe njoftimi i plotë i klubit durrsak:

“Edi Martini është rikthyer sërish në krye të stolit të Teutës. Vendimi është marrë sot në mbrëmje nga presidenti I K.F Teuta Z.Edmond Hasanbelli. Renato Arapi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Teutës dhe do të rikthehet në pozicionin e drejtorit sportiv”.

S’është në burg? Pamje nga vendi ku jeton Adriatik Llalla në Itali

ITALI– Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, i dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, jeton në Itali, ku edhe ka kërkuar azil politik. “Report Tv” ka siguruar pamje nga ndërtesa ku ai jeton në një lagje në kryeqytetin italian, në Romë. Ndërsa Llalla qëndron në godinë, nga ana e autoriteteve italiane i është mbajtur pasaporta, në mënyrë që ai mos të ketë mundësi që të dalë jashtë Italisë për t’i shpëtuar drejtësisë.Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Llalla prendohej se qëndronte në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërkohë ka kërkuar edhe azil.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Por me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë Llalla nuk mori pjesë në seancën e shpalljes së vendimit, por në fakt kishte braktisur Shqipërinë.

Zbarkon në Vatikan, Ibrahimoviç bën Papa Françeskun të qeshi: Të pëlqen Milani?

Zllatan Ibrahimoviç ka pasur një takim të veçantë, teksa Papa Françesku e ka pritur në Vatikan. I vetëquajturi “Zoti” i futbollit ka qenë i ftuari i figurës më të lartë të Kishës dhe së bashku kanë shkëmbyer një bisedë të grohtë. Futbollisti i Milanit ka shkuar në qytetin e shenjtë me dhurata me vete, teksa i dorëon Papës librin e tij autobiografik “Adrenalina“ si dhe një fanellë të Milanit.

Madje kur ka dorëzuar fanellën kuqezi nuk i ka kursyer edhe batutat, duke e bërë Papa Françeskun të qeshë. “A ju pëlqen Milani? Unë bëj magji në fushë me këtë fanellë”, i ka thënë Zllatan Ibrahimoviç.