zoom

Day ArchiveDonaldi “sherr” me Arjolën: Ti nuk i thua gjërat në sy

Donaldi dhe Arjola janë kapur keq me njëri-tjetrin. Madje Arjola është shprehur se Donaldin nuk e llogarit më fare si person.

Donaldi iu drejtua Arjolës duke i thënë se kur flet duhet ta dëgjojë deri në fund. Madje shtoi se ajo kurrë nuk i thotë gjërat në sy.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Antonela për Claudion: Është shumë i edukuar për këtu

Claudio është një nga konkurrentët që i është bashkuar së fundmi shtëpisë.

Komentet ndaj tij shpesherë kanë ngjallur edhe diskutime mes banorëve, teksa ata kanë akuzuar njëri-tjetrin edhe për bullizëm ndaj tij.

Ditën e sotme, në një diskutim mes Antonelës dhe Pajtimit ajo shprehu se Claudio është shumë më i edukuar seç duhet për të qenë pjesë e një formati si “Big Brother Vip”.

“A e pe sesi u sollën me të? I folën sa i folën dhe në fund ky u detyrua të kërkonte falje ndërkohë që nuk kishtë bërë asgjë të gabuar. Mendoj se Claudio është shumë i edukuar për të qenë këtu”, tha ajo.

Sali Berisha paralajmëron deputetët e Bashës: Nëse aspironi ndonjë post…

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreu të PD Lulzim Basha .

I ndalur tek akuzat se Berisha ka dhunuar apo rrahur ish-kryetarë të PD-së, ai i ka quajtur ato të turpshme.

Në një intervistë për syri.tv, ish-kryeministri më tej theksoi se kreu i PD tregoi sot arsyen përse ka qëndruar pa kundërshtuar , për 8 vite para tij.

“Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka qëndruar sustë para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Sali Berishës, por unë kuptoj se ai ka qëndruar sustë para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetarë, por realisht PD ka qenë me vetëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qenë vetëm Sali Berisha. Pasi në tetë vite, nga mëngjesi deri në darkë kam bërë avokatinë e çdo shqiptari”, ka thënë Berisha.

Pjesë nga biseda
Berisha: Basha nuk është më kryetar. Sot ai gënjen veten që rri. Ne respektojmë anëtarësinë, por ai nuk është më kryetar. Nuk preken selitë e partive kurrë. Një politikan që e di se në atë seli janë epiqendra të forcave politike që garantojnë pluralizmin nuk preken. Dhe i them larg duart nga selia. Turpi e mbuloftë që fut gardista, banda dhe maska. Është akt i shëmtuar. Tregon fytytrën e vërtetë Edi Rama. Por e garantoj që revolucioni do të merret me të.
Peka: Pse nuk shkon në kuvendin e 18 dhjetorit?
Berisha: Sepse është thirrur në kundërshtim me statutin. Unë i njoh ata, janë njerëz të mirë. Por ata nuk u votuan dhe akoma me keq ka midis tyre thonë se Berisha ishte aty. Ccfarë do të thotë kjo? Unë kisha bërë një deklaratë. I kam thënë mund të garoj dhe për kryetar. Nuk e dija që ai, mendoja se ka ndryshuar statutin. Statuti ishtëe taksativ, anëtari i kryesisë zgjidhet me kandidaturë alternative dhe votim të fshehtë. 60% e anëtarësisë janë të emëruar nga Basha. Prapë i thirrje hiqni dorë dhe mos mbështesni Bashën. I bëj thirrje deputetëve largohuni prej tij. Nuk jeni deputetë të Bashës dhe as të Berishës, por të PD-së. I ftoj deputetët të bashkohen sepse vendi i tyre është në PD. Nuk i lidh asgjë ata me një mashtrues që bën pazare me Edi Ramën. Nëse ka ndonjë që aspiron të marrë ndonjë post, e garantoj që do të ketë fatin e qeverisë së Edi Ramën. Ndjej keqardhje dhe për kryetarët e degëve. Pashë thirrje e Pëllumb Seferit. Unë kam respekt dhe përsëri do kem për të. Nuk shkon njeri atje për të prekur gjë. Të gjithë kryetarët që për një arsye apo një tjetër janë skeptikë, le të bashkohen me vendimet e kuvendit. Janë të mirëpritur. Unë i kuptoj disa prej tyre, sepse mendojnë se në këtë krizë që pati PD, por duhet të bashkohemi, ne u ccamë në atë mënyrë sa që tani kaluam në mangësi. Kategorikisht jo. Secili prej tyre, nëse do të ishte ditën e shtunë në stadium do jepte mendimin e tij dhe do votonte sipas dëshirës së tij. I ftopj përsëri që të gjithë, ne të bashkohemi. Ajo që ka thirrur Basha është turpi i historisë. Të heqin dorë prej tij. Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa të të mashtrojë një njeri që të ka mashtruar dhjetëra herë.

Akuzat për 21 janarin, Sali Berisha i përgjigjet Bashës: Jeton në tmerre

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një lumë akuzash kundër paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Në konferencën për gazetarët ditën e sotme në Selinë blu pasi Berisha hyri dhe doli nga kjo Seli, në një kohë kur Basha po mbante takim me mbështetësit e tij, Basha preku dhe 21 janarin e vitit 2011.

Basha konkretisht tha se ditën e sotme mbështetësit e Berishës u sollën si gorilla jashtë selisë, dhe se ai mund të sillej si Berisha në vitin 2011 por zgjodhi të ruante qetësinë.

I pyetur në ‘Syri Tv’ për këtë deklaratë të Bashës, Berisha u shpreh se po të shohesh fytyrën e Bashës në konferencë del në përfundimin që nuk ia vlen t’i kthesh përgjigje.

“Ktheja dhe një herë foton me fytyrën në fund. A ja vlen t’i kthesh përgjigje ? Ai është i pashpresë. Fytyra e tij flet më shumë. Nuk e ke marrë vesh ti ccfarë ndodh në parlament. Vjedhjet e Ramës ia veshën Erion Braccës. Aty ka një marrëveshje midis tyre të mahnitshme për akuza. Ky është një aset i Edi Ramës. Ai jeton në tmerre të pafundme shpirtërore. Sot garda dhe jo vetëm kishin grumbulluar rreth tij njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Kishin dhe kundragaze përreth. Si shkoi Berisha? Shkoi me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe u prit në mënyrën më të përzemër nga secili person që ndodhej në kafene apo oborr. Kurse veprimet e tij. Betejat me brava, me dyer, bastisje, sidomos të FRPD-së. Nxjerrjen e gardistëve, njeri prej të cilëve është dhe familjar i shefit të shtabit të gardës. Ky përjeton një tmerr pafund. Ndaj dhe i them, jepi fund tmerrit tënd, sepse kështu shqiptarët do të mahniten gjithnjë e më shumë me marrëzinë e tij. Nuk mund të kujtoj këtu se ëështë i ndjerë. Por ata që mbajnë mend kryetarin e partisë ekologjike, duket lule para Lulzim Bashës”, tha ai.

A është kërcënuar Basha? Berisha tregon telefonatën: S’e prek njeri me dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje krydemokratit Lulzim Basha të mos mbrohet me gardë sepse nuk e prek njeri me dorë. Berisha foli për një kërcënim që Basha i ka thënë se ka marrë para zgjedhjeve. Ai tha se Basha po përdor të njëjtën retorikë dhe tani.

Berisha deklaroi se më 18 Dhjetor do bëhet shkarkimi ceremonial i Bashës në respekt të anëtarësisë që e ka votëbesuar, pasi sipas tij Basha nuk është kryetar as sot.

“Mos u rretho as me gardë dhe as me gangster sepse nuk të prek njeri me dorë. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë më bënë një kërcënim. I them a e mbyll atë çështje sepse jemi në fushatë sepse kërcënime marrim vazhdimisht. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Pastaj më thonë që ka thënë një gjë të tillë edhe tani.

Selia është e demokratëve dhe ashtu si përcaktoi Kuvendi u mor vendimi. Me datë 18 bëhet shkarkimi ceremonial. Do jetë referendumi për respekt të plotë ndaj anëtarësisë që e ka votuar. Me statut nuk i takon. Ti mund të zgjidhesh me votë të përgjithshme popullore, por shkarkimi ndodh në proces gjykatash. Pas kësaj zoti Basha do jetë deputet i thjeshtë i Partisë Demokratike. Basha nuk është më kryetar as sot”, deklaroi Berisha.

Grubi: Kryeministrin shqiptar në krye të qeverisë në Maqedoni do ta bëjmë realitet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë Grubi u shpreh se sa i përket kryeministrit shqiptar nëse do të bëhet realitet është përgjigjur duke thënë se kjo punë është e kryer.

Gjithashtu Grubi tha se edhe lideri i opozitës Mickoski është pajtuar që në 100 ditët e fundit, para zgjedhjeve kryeministri shqiptar të bëhet realitet.

“Për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit puna është e kryer. Këtë gjë e kemi diskutuar edhe me z. Zaev por gjithashtu edhe me mandatarin e ri.

Gjithashtu për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit është pajtuar edhe z.Mickoski në takimin mes tij dhe kryetarit Ahmeti”, ka thënë Grubi në RTV21.

Berisha: Lëvizja e demokratëve për rithemelim i ka prishur qetësinë jo vetëm Bashës, por edhe Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se jo vetëm kreu i PD-së Lulzim Basha, por edhe kryeministri Edi Rama ka humbur qetësinë.

Sipas Berishës kjo lëvizje e demokratëve për rithemelim i ka shqetësuar. Në një intervistë për Syri.tv, Berisha më tej shtoi se Rama e ka të qartë se kjo lëvizje është revolucion.

“Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin. Kundër narkoshtetit që ka kryemeduzën Edvin Kristaq Rama. Rama e ka të qartë që është një revolucion. Dhe ky revolucion nuk pyet, të merr përpara”, ka thënë Berisha.

Paloka tregon bisedën private me Bashën: Nuk jam çmendur të futem në garë me Berishën

Edi Paloka pas shkarkimit nga posti i kryetarit të këshillit kombëtar të PD tregoi një bisedë private me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit.

Paloka tha se i ka vajtur në zyrë Bashës dhe e ka këshilluar që të votëbesohet dhe të mos e lërë Berishën të shkojë në Kuvend, sepse një gjë e tillë do të ishte shumë e keqe për të.

Paloka tha se Basha e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar “nuk jam i çmendur të votëbesohem me Berishën“.

Ja kam thënë në zyrë, zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetë dhe del faqebardhë para demokratëve.

Ju thua kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën” tha ai./ TPZ

Kadilli: Të përjashtojmë Berishën dhe Bashën, të krijojmë lidership serioz

Fatbardh Kadilli një ndër zërat kritikë që ishte në Kuvendin e Sali Berishës, mban të nëjtin qëndrim duke thënë se nga gara për kryetar të PD duhet të përjashtohet si ish-kryeministri ashtu edhe kreu i PD Lulzim Basha.

I vendosur, ai thotë se nëse do të zhvillohet Kuvendi i 22 marsit, do sigurohet që të ketë pjesëmarrje të madhe, për të zgjedhur lidership të ri.

“Nëse do bëhet një Kuvend me 22 mars do sigurohem që të jetë e gjithë PD. Unë edhe për 18 kam thënë do shkoj por mbase dhe nuk shkoj. Me 22 mars do zgjidhet një lidership i ri”, tha Kadilli.

Ish-ambasadari Agim Nesho e konsideroi Berishën një njeri përbashkues që mund të krijojnë entuziazëm.

“Pse duhet përjashtuar Berisha nga kjo garë? Në PD janë pesha të lehta, pra s’ka një njeri që të jetë përbashkues dhe të krijojë atë entuziazëm”, tha Nesho, duke ia drejtuar si pyetje Kadillit.

Ky i fundit tha se nëse vendosen parime të reja duhet të jenë njësoj si për Bashën ashtu edhe për Berishën.

“Berisha siç ka fitore ka dhe shumë humbje, madje më shumë. O e vendosim parimin dhe e respektojmë si për Bashën dhe Berishën, ose parimi nuk është parim. Ne po t’i zgjedhim liderët shpejt dhe shpesh krijojmë një lidership më serioz. Të mos mbetemi viktima të modelimit të Berishës. Ka burra dhe gra të ndershme PD sa të duam”, tha Kadilli.

VIDEO/ Krizë totale te Dinamo e Shkëmbit, Partizani autokritikë në derbi

Partizani ka marrë tre pikë me vlera në derbin kundër Dinamos, pasi fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0. “Demat” reaguan pas humbjes me Vllazninë, ndërsa nga ana tjetër blutë zhyten në krizë.

E treta humbje radhazi për Dinamon, që është 2 pikë larg vendit të parafundit që të dërgon në Kategorinë e Parë. Portieri Edvan Bakaj ishte shpëtimtar në disa raste në pjesën e parë.

Në të dytë Dinamo ishte më e rrezikshme, por edhe portieri Teqja po kalon një formë të mirë dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës së portës së tij.

Në minutën e 72-të ishte Esat Mala ai që shënoi golin me vlerën e tre pikëve dhe tani Partizai barazohet me Laçin dhe Teutën, që kanë po nga 18 pikë.