Day ArchiveShpërthen depoja e armëve në Liban, tronditet i gjithë kampi
Një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur Libanin. Shpërthimi ka ndodhur depo me armë dhe municione në kampin e refugjatëve palestinezë.
Mediat e huaja shkruajnë se dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas burimeve ushtarake dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr që ka rënë në magazinë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë tentuar të shuajnë flakët , por ashtu edhe ekipe mjekësore dhe forca të shumta ushtrie janë të vendosur në zonë.
Ndërkohë një banore ka treguar se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i fortë i cili është pasuar më pas edhe nga shumë të tjerë.
FOTOT/Skandali me investimet, shembet tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë
Ende pa përfunduar, tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë është shembur. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Jugu Lajm”, e cila ka publikuar edhe disa foto nga gjendja aktuale e tunelit.
Në foto shihet se është shembur hyrja e tunelit, pasi ka rëshqitur një masiv shkëmbor.
Ende nuk dihet sa mund të jetë dëmi i shkaktuar dhe nëse shembja është vetëm në hyrje apo ka vazhduar edhe brenda tij.
VIDEO/ Hajduti që tmerron vajzat në Tiranë, i dhunon dhe u merr çdo send me vlerë
Janë publikuar pamjet e vjedhjeve të bëra në kryeqytet ku shihet qartë një person me xhup të verdhë i cili sulmon një vajzë duke u përpjekur t’i vjedhë asaj çantën dhe sendet personale.
Ndërsa vajza ka bërë një kallëzim në polici për vjedhjen që i është bërë në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, mësohet se ndaj të njëjtit person ka edhe ankesa të tjera. Agresori ndjek vazjat dhe gratë dhe më pas u vjedh çfarë të mundet, celularin, çantën dhe varëset me vlerë.
Ramës nuk i del e keqja me Shkodrën, shkrin sërish degën e Partisë Socialiste
Prej zgjedhjeve vendore të 2019, Partia Socialiste në Shkodër është kthyer në “kantier ndërtimi. Por pavarësisht angazhimit direkt të vet kryeministrit Edi Rama, dega më e madhe e PS-së në veri ëshrtë sërish në një situate të vështirë organizative. Kjo është reflektuar edhe në rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit, ku socialistët kanë marrë rezultatet më të këqija thuajse të 30 viteve pluralizëm.
Ndaj këtë të premte në Shkodër ka zbritur vet kryeministri Edi Rama, i cili duke bërë analizën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka qenë mjaft i ashpër me strukturat socialiste të kësaj dege.
Në një takim me dyer të mbyllura Rama mësohet se i ka bërë “dush të ftohte” strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër, ndërsa ka lënë pak vend për diskutime. Ne takim kryeministri Rama mësohet se ka thënë se dega e PS-së në Shkodër do të ketë riorganizim nga zero, në përpjekje për të rregulluar gabimet e së shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz.
Në analizën për zgjedhjet e 25 prillit Rama i ka konsideruar të pafalshme dhe zhgënjyese rezultatin e arritur.
“Vetëm me lulen simbol të PS do ishin fituar 3 deputet, pra 3 mandate”, mësohet të jetë shprehur Ramas, ndërsa ka shtuar se të gjitha organizatat humbëse do t]ë zëvendesohen nga njerëz të rinj me energji të reja.
“Ka falsifikuar firmat për 18 dhjetorin”, Bardhi: Gënjeshtër!Demokratët po përdoren si mish për top
Pas në media u publikua se disa nga anëtarët që u lexuan pasditen e sotme nuk kishin firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një komunikatë nga selia blu, Bardhi u shpreh se kjo gënjeshtër është një shkelje dhe duhet mbajtur përgjegjësi ligjore.
“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se 2 orësh një televizion privat për llogari të inte4resit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin. Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale.
Vendosa në dispozicion të medias nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljaan Guce. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj sicc kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani. Të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi li8gjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij”- tha ai.
Ish-presidenti i Inter-it tallet me Juventusin
Massimo Moratti ka folur për “Sportmediaset” rreth kundërshtarit të dëshiruar në fazën e eleminimit direkt në Champions League.
“Nuk e di kë kundërshtar të zgjedh. Ndoshta Lille dhe Ajax do të ishte mirë.
Është për të ardhur keq që nuk mund të luajmë me Juventusin sepse do të ishte më e thjeshtë për Interin,” është shprehur ai gjatë prezantimit të librit për Peppino Prisco.
VIDEO/ Haaland te Barça? Gjesti i Raiolës po tërbon gjithë tifozët katalanas
Mino Raiola ka folur për destinacionet e mundshme të Haaland për vitin e ardhshëm.
Ai ka folur për Real Madridin dhe Barcelonën, por gjesti i tij thotë gjithçka për katalanasit.
“Situatë kritike”, SHBA: BE të hap pa vonesa negociatat për anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit
Shtetet e Bashkuara thonë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e rikonfirmoi qëndrimin amerikan për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, pasi Bullgaria tha se nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Shkupin deri në fund të vitit.
“Është kritike që BE-ja t’u qëndrojë angazhimeve të saj dhe kjo do të thotë hapje pa vonesë e negociatave për anëtarsim si me Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit të BE-së nxit paqen, qëndrueshmërinë, demokracinë dhe mirëqenien në gjithë rajonin dhe vonesat e panevojshme janë shkurajuese për gjithë rajonin”, tha zëdhënësi.
Departamenti i Shtetit bëri thirrje për zhbllokimin sa më të shpejtë të situatës “për të konsoliduar përparimin drejt reformave të nevojshme dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë angazhimin e afërt me BE-në për këtë çështje”, tha zëdhënësi.
Bullgaria tha se nuk do ta miratojë kornizën negociuese me BE-në për Maqedoninë e Veriut, por se është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë për Shqipërinë, sipas shërbimitpër shtyp të qeverisë kalimtare bullgare.
“Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare”, sipas qeverisë bullgare.
Qeveria e miratoi qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 14 dhjetor./VOA
Foltorja e PD reagon për listën e publikuar nga Bardhi: Revolucioni nuk ndalet me falsifikime
Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e Foltores së PD reagoi për listën me emrat e delegatëve të publikuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Sipas tyre, kjo listë po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar.
” Për javë me radhë demokratët nga gjithë Shqipëria, dege pas dege kanë publikuar me gojën e tyre emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të parë në historinë e vendit që mblidhet me kërkesën e anëtarësisë.
Sot në një krize paniku në ditën e fundit si kryetar Basha nxori Gaztorin e tij për të lexuar një listë që po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqëruar me funksionet e tyre përkatëse, apo se cilës dege i përkasin. E gjitha kjo për të krijuar turbullirë në vend të transparencës me shpresën se do krijojnë konfuzion!
Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e mijëra delegatëve demokratëve për të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkëpusë përfundimisht Partinë Demokratike nga pazaret Rama-Basha duke ia kthyer atë demokratëve!
Ftojmë të gjithë demokratët dhe delegatët e Kuvendit të bashkohen në Ditëlindjen e Partisë Demokratike për të dalë nga rrethi vicioz i humbjeve dhe për të nisur rrugëtimin tonë drejt fitores!“, thuhet në reagim.
Kujdes sonte pas mesnate! Disa zona, me rrezik të lartë
E gjithë pjesa jugore e Shqipërisë rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meterologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit. Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon.
Rrezik për përmbytje paraqesin Vlora, Gjirokastra si edhe zonat pranë lumit Drinos.
Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të cilat pasi të përplasen në tokë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë do të konvertohen në reshje të dendura shiu, si një asnjë zonë tjetër në Europë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.