Aplikacion
Biznesmeni Gjergj Luca, i cili u bë i njohur pas daljeve të shpeshta krah kryeministrit Edi Rama, i thotë vetes hajdut me plot gojën dhe se në kohën e Enverit ka qenë i dënuar me burg për vjedhje.
Por si të mos mjaftohej me kaq, biznesmeni ka folur edhe për të shkuarën e aktorit të mirënjohur Viktor Zhusti duke e futur edhe atë në të njëjtën gradë me veten e tij.
Por kulmi e ka arritur ndërsa ka rezervuar një seri anatemimesh në adresë të kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, të cilin e kishte në tavolinë.
VIDEO/ Man United ngec pa Ronaldon por siguron kreun
View this post on Instagram
Man United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Old Trafford ndaj Young Boys në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
Skuadra e Ragnick kaloi e para në epërsi me antë të Greenwood në minutën e 9, ndërsa miqtë barazuan Rieder në minutën e 42′.
Ndërkohë, Man United e mbyll si e para Grupin F me 11 pikë. SHIKO GOLAT KETU.
Si ia theu Safet Bajri legenin, vajzës që prostituonte në BelgjikëBajrat në Belgjikë nuk ushtronin terror vetëm mbi pronarët e lokaleve, por kishin krijuar edhe një rrjet të gjerë të shfrytëzimit të prostituimit.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Brukselit, e cila disponohet e plotë nga emisioni “Në Shënjestër”, banda drejtohej nga Safet Bajri dhe vëllai i tij Sead Selhani me mbiemrin e ndryshuar Rustemi, dhe kishte 10 anëtarë.
Në këtë dosje, e cila iu vu në dispozicion Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, tregohet me detaje shfrytëzimi i 7 femrave nëpër rrugët e Brukselit, 6 prej të cilave shqiptare dhe një shtetase rumune.
Sipas dosjes në fundin e vitit 2009, vëllezërit Bajri, ose siç njihen ndryshe Rrustemi, kërkuan azil politik në Belgjikë. Menjëherë pasi depozituan kërkesën ata nisën aktivitetin e tyre kriminal.
Më 22 shkurt të vitit 2010, pra rreth dy muaj më pas, policia konstaton në rrugë një femër e cila prostituonte! Femra në rrugë u identifikua me emrin Sara!
Policia lokale belge ushtroi menjëherë kontroll në regjistrat e popullatës nga ku rezultoi që vajza ishte shënuar si bashkëjetuese e Sead Rrustemit nga data 1 shkurt deri më 25 gusht të vitit 2010, në një banesë në Schaerbeek!
Më datë 22 nëntor të vitit 2011, policia ushtroi një tjetër kontroll, në një tjetër banesë të Sead Rustemit. Aty ku gjeti 4 shtretër dhe 4 dollapë me veshje femrash si dhe pasaportën e një tjetër vajze, me emrin Kristina. Pasaportë që u gjend e fshehur poshtë çatisë së shtëpisë!
Pak ditë më pas, policia ndërmori një tjetër aksion në këtë banesë ku gjeti brenda Seadin me Sarën. Vajzën që më herët ishte identifikuar si prostitutë në rrugët e Brukselit!
Gjatë marrjes në pyetje, më 16 dhjetor 2014, Sara pranoi se punonte prej afro 1 viti e gjysmë, si prostitutë në ‘Avenue Louise’! Të njëjtin zanat e kishte ushtruar edhe në Gembloux, ku më pas ishte bërë drejtuese e një “Bar -Champagne” në rretin e Namur-it.
Ajo i tregoi policisë se njeh Sabrinën që gjithashtu punonte si prostitutë në “Avenue Louise”, sikurse Anxhelën dhe Mozën…
Në dosjen e hetimit të Prokurorisë së Brukselit ishin shënuar ndër të tjera edhe disa biseda telefonike që ishin kryer nga vajza që ishin shënuar si ‘bashkëjetuese’ e Seadit!
Gjatë këtyre bisedave del hapur, jo vetëm aktiviteti kriminal i vëllezërve por edhe shfrytëzimi i vajzave nën dhunë dhe terror!
Nga komunikimet telefonike të Sarës, hetuesit zbuluan dhunën që vëllezërit Bajri ushtronin ndaj vajzave:
Bisedat e vajzave
‘Më 9 shtator 2014, Sara i qahet Anxhelës se i duhet të punojë gjithë kohës dhe se ndihet e lodhur.
Më 14 shtator 2014, Sara i shpjegoi Sabrinës se nuk ka ardhur në festën e ditëlindjes së Safet Rustemit sepse e dinte që Saed Selhani do të pinte dhe do ta godiste siç e ka zakon.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, Sara pranoi që gjatë një muaji personi në fjalë kishte ushtruar dhunë mbi të. Edhe pse më vonë i modifikoi fjalët duke pretenduar se ishte një zënkë e ndërsjelltë dhe se kjo ka ndodhur në një bar në Spanjë. Përgjatë të njëjtës bisedë ajo u shpreh edhe në lidhje me Sabrinën, aktivitetin si dhe meshkujt e tyre.
‘Të njëjtën ditë Anxhela i kërkon që ta dërgojë “DUSH-i”, (me këtë pseudonim njihet Sead Selhani), në kafe për të evituar që ajo të rrihej prej Safet Rustemit, gjë që tregon se ajo është ende në kontakt të vazhdueshëm më “DUSHIN”, ndryshe nga ato që thotë.
Më 3 tetor 2010, i ka telefonuar dikujt që ka mbetur i paidentifikuar dhe që i ka kërkuar të thotë në rast kontrolli nga policia se ajo dhe “DUSH” janë të dashur.
Përgjatë një komunikimi telefonik, më 14 shtator 2014, Kristina dhe e quajtura Sabrina po bisedonin rreth një ngjarje ku përmendej fakti që Sara ishte rrahur sërish nga “Dush-i”.
Gjatë bisedës u përdor edhe termi “makro” dhe Kristina shton se duhet bërë një kryq mbi ‘makrot Rrustemi’.’
Nga hetimet e gjata dhe të shumta të policisë belge, mbi aktivitetin e vëllezërve Bajri, në shfrytëzimin e prostituimit në Belgjikë, del se nga data 22 shkurt 2010 deri më 3 tetor 2014, që përkon me ditën e arrestimit të Sead Selhani, ai ka bashkëjetuar me Sarën ose ka pasur kontakte me të, dhe që nuk është aspak e kundërshtueshme që përgjatë kësaj periudhe ajo punonte si prostitutë.
Nga shqyrtimi që ka bërë gjykata është faktuar që i pandehuri Sead Selhani e ka rekrutuar Sarën që në Shqipëri me qëllim që ta dërgonte atë drejt prostitucionit. Ku e ka angazhuar me qëllime prostitucioni dhe ka përfituar nga prostitucioni i asaj, atë që ai e quante mikeshë.
Ndërkohë në lidhje me të pandehurin Safet Rustemi nga dosja mësohet se që përgjatë periudhës 30 gusht 2013-3 tetor 2014 ai ka strehuar të quajturën Anxhela për qëllime shfrytëzimi në prostitucion si dhe ka përfituar nga prostitucioni i saj duke përdorur dhunën, kërcënimet dhe detyrimin.
Anxhela rezulton se është kontrolluar për herë të parë si prostitutë në datën 30 gusht 2013 në Avenue Luuise në Bruksel. Në atë kohë ajo banonte së bashku me të pandehurin Safet Rustemin, i cili e strehonte atë!
Policia
I pandehuri Safet Rustemi është kontrolluar në datën 4 nëntor 2013 në orën 01:44 kur po qarkullonte me shpejtësi tepër të ulët në ‘Avenue Luise’, e njëjta rrugë ku Anxhela punonte si prostitutë.
E pyetur në datën 3 tetor 2014, ditën e arrestimit të Safet Rustemit, ajo ka deklaruar se banon në një ndërtesë me dy prostituta të tjera, të cilat sipas elementëve të dosjes kanë lidhje me klanin RUSTEMI.
Pyetjes së inspektorit të policisë nëse ajo ka shkuar për t’u mjekuar në spital gjatë muajit të kaluar, ajo i përgjigjet pozitivisht dhe shton: “U rrëzova nga shkallët pasi më ngeci taka dhe rashë, kjo është e gjitha”.
Por dhuna e Safet Bajrit ndaj vajzave që prostituonin, siç do të dilte edhe më vonë nga hetimet, do të ishte e pashoqe. Këtë fakt e dëshmon edhe dhuna rrëqethëse ndaj njërës prej tyre, së cilës i kishte thyer legenin.
Policia
-Më 4 shtator 2014, Kristina , njëra prej dy prostitutave me të cilat banonte së bashku, është dëgjuar të thotë nga një vajzë tjetër që quhej Alesia…., me të njëjtin profesion, se Safeti pasi kishte pirë i kishte thyer legenin Anxhelës.
Anxhela më pas dërgon një mesazh/SMS në Shqipëri, në të cilin i shpreh korrespondentit të saj që ka legenin të thyer dhe se është Safeti që e ka goditur.
Të nesërmen në një bisedë me Sabrinën, Anxhela i thotë se ajo vetëm sa e pyeti Safet Rustemin, për arsyen që e shtynte të pinte aq shumë në një kohë që ajo punonte për të pa problem, që pastronte, që lante enët dhe përgatiste për të ngrënë për të.
-Një ditë më pas Anxhela i thotë Sabrinës që ka shkuar në spital për të hequr fashot nga legeni dhe duhet sërish të punojë pasi nuk kishte para.’
Falë këtyre përgjimeve, prokuroria arriti në përfundimin se nisur nga këto biseda Anxhela nuk ishte aspak e besueshme kur thoshte që kishte rënë nga shkallët.
Dosja hetimore
“I pandehuri Safet Rustemi është ende më pak i besueshëm kur u thotë hetuesve në datën 3 tetor 2014 se Anxhela është një vajzë që e takonte herë pas herë për tu zbavitur, që nuk e dinte ku punonte dhe se nuk e kishte goditur kurrë. Ai është po aq i pabesueshëm kur i thotë gjyqtarit-hetues që nuk e di me se merret Anxhela në jetën e saj të përditshme, që nuk e ka dëmtuar kurrë dhe meqë ishte kështu nuk kishte dëshirë të shprehej.”
“Nga këto dëgjime telefonike del se Anxhela dhe i pandehuri Safet Rustemi kanë patur kontakt të vazhdueshëm gjatë muajit shtator 2014. Në datën 9 shtator 2014 Anxhela i uron ditëlindjen Safet Rustemit dhe më pas janë dy klientë që e telefonojnë. Ajo e ritelefonon Safet Rustemin për ta pyetur se tek cili klient duhet të shkojë.
Në datën 10 shtator Anxhela flet me Sabrinën në lidhje me festën e organizuar me rastin e ditëlindjes së Safetit dhe ajo i tregon se paratë që ajo fiton nga puna si prostitutë ndodhen në një dollap tek dhoma e saj.
Po ashtu ajo thotë se Safet Rustemi i kërkoi që t`ia sjellë, pra 3200 euro, për t`ia dhënë këngëtares që këndoi në festën e ditëlindjes, dhe se Safet Rustemi i kërkoi të punonte më shumë dhe që të mos kthehej në banesë shumë herët. Anxhela shton se këngëtarja fitoi në një natë shumën që asaj i është dashur të mbledhë prej prostitucionit të saj në tre muaj.
Në datën 14 shtator 2014, Safet Rustemi i thotë Anxhelës që të shkojë të punojë pasi nuk kanë më para. Anxhela i qahet që është e detyruar të prostituohet prej faktit që ai nuk ka para në një kohë kur nuk ndjehet në formë.
Safet Rustemi i thotë disa fjalë përkëdhelëse dhe më pas e nxit të shkojë tek klientët për të sjellë para në shtëpi. Në datën 22 shtator 2014, pasi i thotë Maria se Safet Rustemi ia merrte të gjitha paratë dhe se ishte në gjendje ta linte pa ngrënë, ajo i thotë gjithashtu se Safet Rustemi mund edhe ta vrasë sepse ajo tha diçka që nuk duhej të thoshte.
Pra kishte frikë nga Safeti nga zemërimi i tij dhe e shihte veten të vdekur, edhe pse thotë se gjithashtu ishte e apasionuar pas tij. Në të njëjtën ditë Safet Rustemi merr një telefonatë nga vëllai i tij nga burgu në Shqipëri, më shumë dashamirësi e urdhëron që të mos e godasë Anxhela përndryshe gjithçka do të mbaronte mes tyre.”
Të gjitha përgjimet e kryera nga prokuroria belge rrëzuan edhe alibinë e Safet Rustemit, se paratë që shpenzonte pa tepri, ishin të ardhura nga familja në Shqipëri. Prokuroria i rrëzoi pretendimet e Bajrit në gjykatë.
Dosja hetimore
“Të ardhurat personale që përfitonte i pandehuri Safet Rustemi dhe që mbrojtja kërkon t’i trumpetojë me të madhe me qëllim që të mbrojë tezën se ai nuk varej nga të ardhurat e Anxhelës e kanë burimin e tyre, në mënyrë fare evidente, jo nga rritja e peshkut që familja Rustemi kultivon në Shqipëri, por nga aktivitete të tjera të paligjshme. Si rrjedhojë të gjitha konkluzionet në lidhje me akuzat të trupit të parë gjykues në lidhje me të pandehurin Safet Rustemi, mbeten të faktuara!”
Safet Rustemi u lirua në datën 22 dhjetor 2015 nga Dhoma e Akuzës por u arrestua sërish më 17 tetor 2016. Por edhe pse u lirua ai vazhdoi të ushtronte normalisht aktivitetin e tij në trafikun e qenieve njerëzore. Më 3 mars 2016 u konstatua se Anxhela ishte kthyer sërish në Belgjikë dhe punonte sërish si prostitutë në Avenue Luoise.
Sipas dosjes hetimore ajo ishte kthyer në Bruksel me kërkesë të Safet Rustemit, çka faktonte se ky i fundit shfrytëzonte ende prostituimin e saj. Ku janë regjistruar tri biseda në tri ditë të ndryshme mes tyre, ndërkohë që shqiptarja Anxhela ka rezultuar se ka punuar për Rustemin deri në vitin 2016 në rrugë!
Por Safet Bajrami e kishte ushtruar kontrollin mbi prostitucionin edhe gjatë kohës së qëndrimit në burg. Duke përfituar të ardhura nga prostituimi i shtetases rumune, Andresa.
Ku në dosje e prokurorisë belge, nga përgjimet e bisedave të Safet Rrustemit me Andresën, del se ai i kërkon të dalë në punë dhe se kur të ishte në vendin ku prostituonte duhej t`i telefononte.
Ndërsa në një tjetër procesverbal del fakti i trafikut të lëndëve narkotike, aktivitet në të cilin ishte përfshirë që kur ishte liruar nga burgu.
Kjo është bomba 907 kilogramëshe që u gjet sonte në Merdare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar foto të një bombe, e cila u gjet sonte jo shumë larg pikës kufitare Merdare, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga FSK e KFOR-i.
“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në postim.
Më herët Policia e Kosovës njoftoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes një kilometër larg pikës kufitare Merdare.
Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se sot rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar Merdare nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.
“Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, ka thënë Kelani.
Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për llojin e mjetit shpërthyes.
Audio e rrallë/ Rama-Berishës: Bjeruni! Ia kthen ish-kryeministri: Auu, bravo ke të drejtëTIRANË– Një bisedë e rrallë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është zbuluar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, si si ndër të paktat raste dyshja, “armike” të përbetuar, bien dakord.
E gjithë biseda është zhvilluar në 4 janar të 1990, ku të pranishëm kanë qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku piktor, ky i fundit ishte në presidiumin e Kuvendit Popullor! Të gjithë kanë qenë së bashku në një studion piktorit, Ramadan Karanxha. Ka qenë ky i fundit i ka pasur një magnetofon dhe ka regjistruar bisedën, që është ruajtur ditën e sotme.
Nga sa është thënë në studio, audio është regjistruar një ditë përpara se të dilte gazeta e Rilindjes Demokratike, ku Berisha dhe Hajdari ishin kthyer nga një miting në Lushnje dhe biseda ka në fokus qëndrimet ndaj Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe për zgjedhjet që u shtynë nga shkurti për në mars. Se si janë bërë bashkë të gjithë në këtë studio është e paqartë, e ndërsa biseda e plotë është për rreth 13 minuta.
Edhe Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë konfirmuar që është zëri i tyre në video, por kanë deklaruar se e kanë të paqartë si takim.
Pjesë nga biseda
Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke.
Kishte shkuar për ndihmë në spital, vdes 46-vjeçarja nga Pogradeci. Policia jep detajetNjë 46-vjeçare ka humbur jetën sot në Pogradec në rrethana ende të paqarta. Policia njofton se ajo kishte qenë më parë në spital ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Më pas ajo ishte larguar për në banesën e saj, ku dhe ka gjetur vdekjen.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grushte në Parlamentin turk, deputetët përplasen gjatë debatit për buxhetin
Debati për buxhetin, ka shkaktuar një përplasje mes deputetësh në parlamentin turk. Në përplasje fizike janë përfshirë deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Në pushtet) dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane
Një deputeti i Partisë Popullore Republikane, iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus teksa e pyeti për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim.
Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalosje dhe ofendime verbale. Pas sharjeve të ndërsjella të deputetëve, filloi edhe përleshja me grushte e shtyrje. Më pas, seanca u ndërpre…
Vdekja e të riut në Korçë, policia del me deklaratë zyrtare për ngjarjen
Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me të riun që u gjet pa jetë gjatë ditës së sotme në malin Moravë. Blutë e Korçës bëjnë të ditur se i riu nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet për një vdekje natyrore.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ra në humnerë në Bulqizë, ky është 17-vjeçari Florian Pupuleku që humbi jetën në aksident
Personi që shihni në foton e mëposhtme është Florian Pupuleku, 17-vjeçari i cili humbi jetën në aksident pasditen e sotme në Bulqizë.
Ai ishte nxënës në shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës”. Në faqen e saj zyrtare, kjo e fundit shpreh ngushëllimet për vdekjen e senatorit të klases XII-U1.
Postimi
Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik.
Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve.
Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, aty ku një 17-vjeçar nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve. Viktime ka mbetur Florian Pupuleku, pasagjer ne mjet, ndersa i plagosuri eshte identifikuar si Ervis Terziu.
A do ta pushtojnë Ukrainën? Vladimir Putin: Ne duam paqe, por nëse ata …Tensionet janë shtuar mes Rusisë dhe Ukrainës, e gjasat e një konflikti të mundshëm atje, rriten dita ditës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë për mediat vendase detaje nga takimi me homologun e tij amerikan, Joe Biden, si dhe ka zbuluar se çfarë aksioni do të ndërmarrin.
“Diskutuam për çështjet rajonale, konfliktin në juglindje të Ukrainës dhe çështjet e lidhura me të, që janë shumë të ndjeshme për ne. Folëm edhe për zgjerimin e NATO-s në lindje duke përdorur Ukrainën, mes të tjerave. Kjo është një pikë kyçe për sigurinë e Rusisë, atë afatmesme dhe strategjike. Flasim hapur për këtë gjë gjithmonë, duke paralajmëruar partnerët tanë se është e papranueshme për ne.
Folëm edhe një ditë më parë. Çdo shtet ka të drejtën të zgjedhë mënyrën më të përshtatshme për të siguruar veten. Por sigurisht që nuk duhet bërë duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Ramë dakord që do të vijojmë diskutimin dhe brenda javës do t’i dërgojmë amerikanëve propozimet tona”, ka deklaruar Putin
Por a po planifikon Rusia të pushtojë Ukrainën?
“Ne gjithmonë ndjekim rrugën e paqes në politikën e jashtme. Por Rusia ka të drejtë të sigurojë veten dhe këtë e diskutova edhe me Biden. Nuk mund të mos jemi të shqetësuar për mundësinë që Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, sepse kjo do të bënte që trupa dhe baza ushtarake kërcënuese do të ishin pranë nesh”, tha Putin.