zoom

Day ArchivePozitiv në testin e drogës, e pësojnë dy policët në Elbasan

Dy punonjës të policisë në Elbasan janë pezulluar nga detyra, për shkak se kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës së kryer së fundmi.

Mësohet se policët ishin pjesë e patrullës në Drejtorinë e policisë së Elbasanit. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në policinë e Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Vlorë rezultuan pozitiv 6 policë në testin e drogës. Ndërkohë 3 të tjerë rezultuan pozitiv në Sarandë.

Përfundon ëndrra e çunave të Londrës, mbyllet Aeroporti i Kukësit. S’ka fluturime

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë.

Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe “Helvetas” nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe sipas drejtorit të aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.

Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve të tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, në aeroportin e Kukësit punohet cdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi sipas drejtuesve ka punë të tjera që kane të bëjnë me mirëmbajtjen në aeroport.

Drejtori thotë se aeroporti i Kukësit është certifikuar që ditën e parë dhe s’ka vend për spekulime rreth procesit apo operacioneve të fluturimit, duke nënvizuar se është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Aeroporti i Kukësit nisi operacionet e fluturimeve në datën 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, “Helvetas” të Zvicrës dhe “Air Albania” të Shqipërisë me destinacionet Zyrih dhe Stamboll.

Serie A tani flet shqip! Rishkruhet historia e shqiptarëve pas 16 vitesh

Dita e dielë dhe e hënë mund të konsiderohet pozitive për futbollistët shqiptarë, sidomos në Serie A. Në javën e 16-të Rey Manaj dhe Nedim Bajrami kanë rikthyer historinë pas. Ishte data 4 dhjetor i vitit 2005 kur dy shqiptarë shënon gol në të njëjtën javë në Serie A.

Më parë këtë gjë e kanë bërë dy bomberat kuqezi, Igli Tare dhe Erjon Bogdani. 16 vjet më parë të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen Lazio-Siena të përfunduar me rezultatin 3-2.

Kriza në Partinë Demokratike, Topalli: E hapur të jem pjesë e grupit të negocimit për …

 

Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një ‘Foltore’ nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Këtë të fundit e quan një tradhtar të kauzave të opozitës, ndërsa listoi edhe një listë të atyre që kryedemokrati  ka deklaruar ndryshe dhe vepronte ndryshe.  

“Të mos bashkohet me korrupsionin e qeverisë, nuk mund të dezertonin parlamentin dhe të digjninin mandatet, një forcë nuk mund të përjashtojnë njerëz për faktin se kritikojnë kryetarit, nuk mund të anashkalohen forumet, të shkelë statutin apo të kryejnë votime që tregojnë manipulimin e procesit brenda vetes. Çdo kauzë që ka ngritur ka qenë e tradhtuar, kauza kryesore është se me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe ngriti çadrën, hyri në zgjedhje tradhtoi çadrën dhe u fut dhe në qeveri, pastaj kauza e rrugës së Kombit, e tradhtoi sërish dhe koncesioni vazhdoi të jepej se betejën e la se familja tij hyri në ndërtesën e biznesmenit, kauza e teatrit, kur thoshte nuk do lejojmë zgjedhje lokale, vetë pronconimi nuk hymë në zgjedhje është terrorizëm, një parti nuk mundet dot të thotë nuk hyjmë në zgjedhje, nëse opozita krijon frymën nuk ka truk që e merr, në 1990 besonte njeri që do të rrëzohej sistemi, kemi treguar se dimë që të përmbysim sistemin”, tha Topalli.

Pyetjes se çfarë mendimi ka për ‘Foltoret’ e Sali Berishës, Topalli është shprehur se ajo nuk mjafton për të përmirësuar situatën mes demokratëve.

“Besimi nuk fitohet me një akt, duhet të tregosh që ne do të kthejmë votën, që do respektojmë rregullat, që do kemi një lidership, jo një njeri që shitet te forca kundërshtare, të tregosh që do të tregosh një skuadër me personalitetet që përcjellin profesionalizëm dhe integritet, nëse ne nuk arrijmë që në lidershipin e PD pas këtij procesi që e konsiderojë si fazë të parë nuk nxjerrim këto emra, nuk kemi realizuar misionin, por nuk kam pse paragjykojë çfarë do ndodhë”, u shpreh Topalli.

Ish-kryetarja vë theksin se ka zero vlerësim për lidershipin e Lulzim Bashës dhe shprehet se për sa kohë ai do të jetë në krye të partisë, rrugët e saj më PD janë të ndara.

“Basha kishte një korsi të veçantë, ndryshe nga të tjerët, e kam ndjerë dhe them e kam thënë, kisha dyshime të mëdha në integritetin e tij, se ndjeja që kishte një mungesë të madhe të shkallës së përgjegjësisë.  Bënte udhëzime pa i konsultuar me asnjë njeri, ndryshoi të gjitha pa i diskutuar me njeri vetëm kur i lexonin në media”, tha ajo.

“Për sa kohë Basha është në krye të PD mua nuk më lidh asgjë, në momentin që do të largohet, ku thuhet se janë 4200 firma të delegatëve, nuk është vetëm një Kuvend, por mocion mosbesimi ndaj kryetari, kur ai të largohet do të ndihem si në shtëpinë time, me një kusht që të kenë ato vlera për të cilën unë kam besuar dhe besoj akoma”, shtoi Topalli. 

Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë forcë politike.

“Nuk besoj se do kandidojë, kam një jetë të gjatë në politikë, mua më mbushin qëndrimet që i quaj të rëndësishme, kur del e vërteta jam njeriu që ndihem mirë me ndërgjegjen time, s’kam ambicie për kryetare partie. Nuk është e rëndësishme nëse do të jem pjesë e bordit, kujtoj që në 1997 kur kemi qenë në krizë është krijuar një grup me disa, një grup i gjerë që jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur PD, pra një grup tranzicioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, dhe mund të jetë opsion, por vendimet do të merren në Kuvend, më duket logjike, për atë që ka ndodhur në PD në të kaluar”, tha Topalli.

Misteri i 3.4 mln € të “Toyota Yaris”/ Kush është biznesmenit gjerman: Erdhi në Shqipëri dhe …

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetet të tipit “Toyota Yaris” në vitin 2018.

Sipas saj, pak kohë pas kapjes së kësaj shumë parash, në Shqipëri ka mbërritur një biznesmen gjerman, i cili ka deklaruar se paratë janë të tijat dhe se do të investonte në Shqipëri, duke ndërtuar resorte.

Lala thotë se për këtë deklaratë, Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asnjë verifikim, pasi siç shprehet ajo ky biznesmen nuk kishte mundësi financiare për të investuar sasi kaq të mëdha parash.

“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman, në 13 mars 2019, ka shkuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka deklaruar se “unë jam pronari i këtyre parave”. Karlo Rizato në 13 mars 2019 ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm një ditë këtu dhe ka deklaruar para prokurorëve shqiptarë se “jam unë pronari”. Ai thoshte që “do të investoja në biznes në Shqipëri. Në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike”.

Ajo që më mua më shqetëson edhe sot si prokuroria shqiptare dhe dy prokurorë që janë aktualisht sot në SPAK mbyllën sytë përballë një dosje kaq të rëndësishme, sepse nuk morën as mundimin dhe nuk bënë përpjekjen që dëshmia e biznesmenit Rizato ishte ose jo e saktë. Ai ka thënë se kam shumë vite që i mbaja kesh në shtëpinë time.

Ka interferenca politike dhe palët po e përdorin për interesa politika. Mund të bëhej zhurmë e madhe dhe mund të ndërhyhej në momentin kur kjo dosje po shkohej drejt pushimit.

Që në momentin që Prokuroria hoqi grupin e strukturor kriminal, që në atë moment mund të ishte reaguar. Sepse këta njerëzit që qëndruan ca në burg dhe ca në arrati janë vetëm një segment i asaj gjësë së madhe që ndodh në raste të tilla. Karlo Riza deklaroi se paratë janë të miat. Prokuroria shqiptare nuk bëri as verifikimin më të vogël për të parë, nëse ky zotëria ka kapacitete financiare. Ne arritëm të zbulonim që kompania ku ai ishte administrator kishte kapital minimal dhe nuk kishte dot mundësi financiare për të dhënë një shumë kaq të madhe.

Ajo që ishte shumë e rëndësishme është se ai kishte vetëm një muaj që ishte bërë administrator. Drejtësia shqiptare nuk ka thënë nga rrodhën këto para. Cili ishin roli i personave që ishin arrestuar. Është dënuar vetëm një person, për mos deklarim të të hollave”, tha Lala në emisionin “Opinion”.

Vrasja e 15-vjeçarit nga policia greke, anarshistët djegin Athinën

Homazhet për 15-vjeçarin e vrarë më 6 dhjetor të 2008 nga policia greke, kanë bërë që Athina të përfshihet sërish nga flakët.

Menjëherë pas marshimit për të përkujtuar adoleshentin që u vra Aleksandros Grigoropoulos, në kryeqytetin grek ka shpërthyer dhuna.

Pas marshimit paqësor një grup janë nisur drejt Eksarkisë ku kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe kanë gjuajtur me gurë policinë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Kjo situatë përsëritet çdo vit në Athinë. Kujtojmë se ishte data 6 dhjetor e vitit 2008, kur djali i ri po kthehej nga një festë dhe përfshihet në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëllon me armë të pafajshmin Grigoropoulos.

Kjo vrasje asokohe jo vetëm ndezi revoltën e madhe të rinisë, që edhe sot e kësaj dite e ka kthyer 6 dhjetorin në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë.

 

Artan Hoxha: Prokurori belg sa herë vjen në Shqipëri lëviz me eskortë të blinduar

Sipas gazetarit Artan Hoxha, prokurori pretendon se i rrezikohet jeta dhe kërkon eskortë të blinduar për të lëvizur. Gjithashtu, hoteli ku ai vendoset kur vjen në Tiranë qëndron i rrethuar nga forca të shumta policie.

“Për çështje që nuk ka të arrestua me burg, çështja shkon deri në 5 vite. Prokuori federal është i njëjti që po ndjek vrasjen e Arjan Spahiut. I njëjti prokuror ka ardhur në Shqipëri vetëm për çështjen e Toyota Yaris dhe ka kërkuar siguri sepse ka pretenduar që i rrezikohet. Me eskortë të blinduar lëviz, vendoset në hotel të siguruar nga policia. Edhe pse nuk ka rrezik real për të. Sa herë ka ardhur ka bërë këtë gjë,”- tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori që ka në dorë dosjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në “Toyota Yaris” është i njëjti që po heton dhe vrasjen e Arjan Spahiu, shqiptarit që u vra në kryeqytetin e Belgjikës. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ky prokuror ka ardhur të paktën shtatë herë në Shqipëri dhe kërkon përforcim të sigurisë.

Pasuesi i Haaland refuzon Barcelonën dhe ka vetëm një dëshirë

Barcelona refuzohet nga Karim Adeyemi, sulmuesi i RB Sazlburg që preferon transferimin në Bundesliga dhe të bëhet pasuesi i Erling Haaland.

Adeyemi ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 11 gola në kampionatin austriak dhe 4 në Champions League.

 

Katalanasit nuk po kalojnë një moment të mirë, ndërkohë që Adeyemi kërkon Dortmund me gjasa edhe për të treguar se mund të jetë ai e ardhmja e sulmit të Gjermanisë.

McGregor shprehet i revoltuar me shtetin e tij

Conor McGregor vazhdon të shërohet nga dëmtimi i këmbës, megjithatë ai e ka kthyer vëmendjen te pandemia e vazhdueshme COVID-19, duke sugjeruar se vaksinimi i detyruar është një krim lufte.

Në atë që do të kthehej në një shaka, luftëtari irlandez i UFC do të detajonte mendimin e tij për të mos qenë në gjendje të zgjidhë nëse do ta bënte ose jo vaksinën.

“Vaksinimi i detyruar është një krim lufte”, shkroi McGregor në Twitter.

“A mendoni se detyrimi i njerëzve për të injektuar diçka në trupin e tyre nuk është krim?

“Njerëzit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, një përpjekje për të detyruar njerëzit të vaksinohen nga Bashkimi Evropian, nuk mund të pajtohem me këtë, por e di që qentë tanë në pushtet do të bëjnë atë që u thuhet, është koha që Irlanda të largohu nga Bashkimi Evropian”.

I përballur me kundërshtime të konsiderueshme ndaj pikëpamjeve të tij, McGregor më vonë do t’i fshinte postimet në Twitter dhe do të përpiqej të sqaronte pozicionin e tij.

“Unë nuk jam kundër vaksinave, jam kundër që nuk mund të zgjedh, Zoti i bekoftë ata që mendojnë ndryshe”, vazhdoi McGregor.

Kishte hyrë ilegalisht në Angli, kush është 20-vjeçari shqiptar që u kap duke kultivuar kanabis

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi në vende të mbyllura.

I arrestuari mësohet se është 20-vjeçari Bekim Zyberaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Angli nga Shqipëria. Ishin fqinjët e Zyberaj ata të cilët kanë denoncuar në polici pasi era e kanabisit i shqetësonte. Pas aksionit policia i gjeti shqiptarit 139 bimë kanabisi.

Zyberaj mësohet se u dënua me 8 muaj burg. Ndërkohë atij do i duhet të punojë edhe 100 orë pune të papaguar për komunitetin në Britaninë e Madhe.