zoom

Day ArchiveLulzim Basha vjedh të dhënat e Zoom.al për “Avionin privat të Edi Ramës”

Lulzim Basha reagoi sot pas shumë muajsh për avionin privat që kryeministri Edi Rama përdor për udhëtimet jashtë shtetit. 

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkroi Basha ndërsa publikoi edhe një foto të Ramës duke zbritur nga avioni dhe disa të dhëna në lidhje me kostot e operimit të avionit të Edi Ramës.

Kryedemokrati i paraqiti këto të dhëna sikur të ishin gjetje të një hulumtimi të vet apo të Partisë Demokratike.

Por në fakt shifrat dhe të dhënat e përdorura prej tij në statusin e publikuar këtë të shtunë, janë të mara “mot-a-mot” nga shkrimi i publikuar një ditë më parë nga Zoom.al me titull “27 fluturime për 7 muaj/ Misteri i avionit që përdor Edi Rama, 15 mijë USD për 1 orë fluturim”. 

Por megjithëse i mori të dhënat e gatshme të një investigimi të bërë nga Zoom.al, Basha nuk preferoi që në reagimin e vet të citonte burimit që i referohej.

Një veprim ky jo korrekt nga ana e kreut të PD-së, i cili kërkon të bëjë opozitë me punën e të tjerëve./Zoom.al

“O Donald o maskara”, fansat e Borës mbërrijnë jashtë shtëpisë së Big Brother

Një fans i zjarrtë i Borës ka mbërritur këtë të shtunë në afërsi të shtëpisë së Big Brother dhe i ka çuar një mesazh Donaldit, i cili padyshim që është ndjerë keq nga e gjithë kjo situatë. Kur kanë dëgjuar zhurma banorët e kanë pyetur se kush ishte ai, dhe djali përgjigjet: o Donald, o maskara, jam fans i Borës.

Në këto momente e vetmja që ka një përgjigje është Beniada, që i thotë: E mirë, ik fli gjumë tani.

Kujtojmë se një nga rregullat kryesore të Big Brother është që banorët të jenë totalisht të izoluar dhe të mos marrin informacione nga jashtë, dhe nuk dihet ende pse në këtë rast djali që pretendon se është fans i Borës ka thyer elementët e sigurisë.

Thyen heshtjen Bora, deklarata e fortë për Donaldin

Bora Zemani, ka reaguar për herë të parë lidhur me historinë e saj të dashurisë me Donald Veshaj. Ky i fundit në shtëpinë e Big Brother, ka nisur një tjetër marrëdhënie me këngëtaren Beatrix.

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora.

Përdhunuan 28-vjeçaren italiane në rrugë, arrestohet shqiptari dhe miku i tij në Kroaci

Autoritetet kroate njoftuan arrestimin e 2 personave, Miroslav Lukic, 29 vjeç dhe shqiptarin Herald Merolli, 31 vjeeç, të cilët akuzohen si autorë të përdhunimit të një vajze 28-vjeçare italiane verën që lamë pas. E reja e cila kishte shkuar në Kroaci për pushime, sipas mediave italiane, është ende duke u rikuperua nga ngjarja tronditëse.

Ngjarja: E reja kishte shkuar në Kroaci për disa ditë pushime tek motra e saj, e cila është e martuar me kroat dhe prej pak kohësh ishte bërë nënë. Një mbrëmje, 28-vjeçarja nga Bassano, kishte dalë me kunatën dhe disa mikesha të saj, në një moment u gjet vetëm në një lokal në qendër të qytetit. Në këtë pikë iu afruan dy djem, që e reja nuk i njihte. Ata iu afruan në mënyrë insistuese dhe më pas kur ajo u përpoq që t’i largonte, e ndoqën nga pas dhe e ndaluan në një zonë ku nuk kishte lëvizje. Ata e zunë në një cep dhe abuzuan me të. 28-vjeçarja pësoi edhe plagë të shumta.

Ajo përfundoi në spital dhe më pas bëri denoncim në polici: Hetimet u përmbyllën me arrestimin e dy të rinjve.

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, kod sigurie në kartën e delegatëve

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave për këta të fundit. Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me një barcode identifikues.

Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie. Kujtojmë se në Kuvendin e fundit, delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga Partia Demokratike, ashtu sikurse janë shprehur shumë delegatë dhe nuk u mor vesh kurrë kuorumi.

(Foto pasqyron një karte te nje delegati të degës PD, Durrës )

Makina “inteligjente” nuk fal në Rrugën e Arbrit/ Ndëshkohen 252 shoferë, pezullohen 30 patenta

Gjatë dy ditëve të fundit, në Rrugën e Arbrit dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën janë pezulluar 30 patenta, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 252 drejtues mjetesh, nga këta 141 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo të trefishtë.

Në rrugën e Arbrit janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km /h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është akoma në ndërtim.

Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.

Po gjatë monitorimit në rrugën e Arbrit, nga makina inteligjene dhe radari Patrol janë konstatuar në shkelje për shpejtësi, rrip sigurimi e përdorim celulari, por edhe për parakalime të gabuara që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, 74 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, sipas shkeljeve përkatëse.

Monitorimi ka vijuar edhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, ku si rezultat i monitorimit nga radari Patrol dhe makina inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 19 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar edhe me masë administrative.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative, 178 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Nga këta 76 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë, konkretisht për shpejtësi dhe përdorim celulari, 31 për shpejtësi dhe mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 34 në shkelje të trefishtë, mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit

Avioni personal i Ramës dhe standardi i vendosur nga ish-presidenti gjerman

Në vitin 2012 presidenti gjerman, Christian Wulff u detyrua të jap dorëheqjen nga posti, edhe pse kishte vetëm dy vite që ishte zgjedhur. Shkak u bën akuzat se ai gjatë kohës që kishte qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Ulët kishte pranuar fillimisht një kredi prej bashkëshortes së një sipërmarrësi dhe më pas e kishte shlyer atë duke siguruar një kredi të të njëjtave përmasa nga një bankë gjermane, por me kushte më të favorshme sesa ato për klientët e zakonshëm. 

Kaq mjaftoi dhe Prokuroria e Hanoverit kërkoi heqjen e imutetit të Presidentit për të vijuar hetimet dhe zbardhjen e së vërtetës. Në këtë moment Wulff u detyrua të jap dorëheqjen dhe t’i hap rrugë nisjes së hetimeve nga organi i akuzës, edhe pse akuzat deri më atëherë ishin vetëm mediatike. 

Një standard shumë i lartë ky i vendosur nga Presidenti gjerman, por që mesa duket nuk vlen aspak për politikën shqiptare.

Një ditë më parë Zoom.al publikoi të dhënat e një skandali me përmasa shumë herë më të mëdha.

Kryeministri Edi Rama prej gati dy vitesh përdor një avion personal, që sipas këshilltarit të tij ëshrtë vënë në dispozicion nga kompania “Air Albania”, falë një marrëveshje të arritura mes palëve. 

Por deri më tani qeveria nuk ka bërë asnjë transparencë lidhur me këtë marrëveshje nëse avioni është blerë  apo u dha dhuratë nga Erdogan? 

Si paguhen paratë e operimit të këtij avioni nga qeveria shqiptare?

Nëse ato paguhen nga “Air Albania”, cili është interesi i kësaj të fundit dhe a mos ndoshta këto kosto po e falimentojnë?

Natyrisht që parlamenti shqiptarë, i dominuar nga mazhoranca socialiste nuk ka ndërmend që të reagojë dhe të kërkojë llogari për një çështje të tillë, por as SPAK, që në bazë të ligjit ka të drejtën të nisë hetime kryesisht, nuk ka bërë asnjë hap në hetimin e kësaj marrëveshje.

E për sa kohë që institucionet kontrolluese nuk reagojnë, as kryeministri nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për të sqaruar shqiptarët për avionin e tij kryeministror, e jo më të ndjek shembullin e ish-presidentit gjerman, i cili është shumë i lartë për të. /Zoom.al

Bayern Munchen triumfon në klasiken gjermane, dopieta e Lewandowskit përmbys Dortmundin (Video)

Bayern Munchen edhe njëherë tjetër tregon dominimin e tij, madje në fushën e Borussia Dortmund, teksa fitoi 3-2 me përmbysje dhe shkëputet në krye të Bundesligas.

Gjithçka ka nisur mirë për Borussia-n, që ka kaluar në avantazh me Brandt në minutën e 5-të. Miqtë kanë barazuar katër minuta më mbrapa me Lewandowski-t, pas një gafe të Hummels në mbrojtje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur përmbysja e bavarezëve me Coman, përsëri pas një gabimi në mbrojtje të Hummels. Pjesa e dytë ka nisur me një gol të mrekullueshëm të Haaland në minutën e 48-të.

13 minuta para fundit të ndeshjes, Bayern ka fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Hummels. Te pika e bardhë është paraqitur Lewandowski, i cili nuk ka gabuar dhe i ka dhuruar Der Klassiker skuadrës së tij.

 

 

 

Atentat me bombë në takimin e Erdogan? Mediat turke: Lënda shpërthyese…

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.

Në takimin e sotëm të Erdoğan në Siirt është vënë re në momentin e fundit lënda shpërthyese e vendosur nën makinën e një punonjësi policie. Ndërkohë që mjeti shpërthyes është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave, policia ka nisur punën për kapjen e të dyshuarve. Nga ana tjetër, për këtë çështje është bërë një deklaratë nga Guvernatoria e Mardinit. Në deklaratë thuhej se objekti ishte përcaktuar të ishte një montim bombë magnetike nën automjet.

Një mjet shpërthyes i punuar me dorë u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë në Departamentin e Policisë së Trazirave në Nusaybin.

Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje. Ekipet e kanë shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin. Ekipet e hetimit të vendit të krimit skanuan pajisjen dhe automjetin për gjurmët e gishtërinjve tek të dyshuarit.

Puna e nisur për kapjen e atyre që vendosën eksplozivin vazhdon.

Mësohet se në skuadrën që do të dërgohet si përforcime për programin e presidentit Erdogan të zhvilluar sot në Siirt, është përfshirë edhe policia, makina e së cilës është bllokuar me eksploziv. U konstatua se punonjësi i policisë ishte larguar nga banesa për të shkuar në detyrën e lartpërmendur me mjetin e tij personal dhe teksa po merrte nga banesa shokun e tij që do të shkonte jashtë vendit, shoku i tij ka vërejtur se aty ndodhej një objekt.

Policia aksion për lojërat e fatit në Vlorë, bllokohen disa pika! Shoqërohen disa persona

Policia e Vlorës ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion për të goditur lojërat e fatit ndërsa ka shoqëruar disa persona.

Aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika bastesh janë bllokuar.

Burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.

Prej kohësh në Shqipëri janë të ndaluara lojërat e fatit ndërsa aktivitete të tilla vijojnë në mënyrë të paligjshme online.