Aplikacion
Angli-Itali ishte një ndeshje që prodhoi shumë emocione por dhe skena të shëmtuara. Tifozët anglez sulmuan pas ndeshjes italianët për shkak të humbjes së pësuar me penallti. Kjo ngjarje mori vëmendjen edhe të autoriteteve britanike
Anëtarja e Parlamentit Britanik, Luis Keisi përmendi praninë e huliganëve në shkallët e stadiumit, si rrezik potencial për sigurinë e të pranishmëve.
“Huliganë pa biletë, të cilët ishin të droguar abuzuan njerëz të pafajshëm dhe oficerë policie gjithashtu. Dikush mund të vdiste”.
Reagimi i organeve
“Jemi me fat që nuk ndodhën gjëra më të këqija. Duhet të marrim masat më të rrepta ndaj këtyre njerëzve, të cilët mendojnë se kjo sjellje është e justifikueshme”.
Policia britanike raportoi se u bënë 51 arrestime gjatë finales, 26 prej të cilave rreth stadiumit “Wembley”. Sjellja e turpshme e tifozëve anglez u bë titulli kryesor në përfundim të Europianit, ku në vendin që konsiderohet Atdheu i Futbollit të ndodhin incidente aq të turpshme.
A e dashuron, apo u pendua? Dramë dhe lot, Beatrix rrëfehet për DonaldinFans of England attack Italians equals after the #EURO2020 final at Wembley. ??♂️ pic.twitter.com/jQx2MZTKRM
— Priority Solutions Ltd???? ?? (@Prioritysols) July 12, 2021
Drama Donald- Beatrix vazhdon. E pyetur nëse ndjenjat kundrejt Donaldit janë në rrethanat e dashurisë apo jo, këngëtarja deklaroi se duhet të vepronte me hapa më të avashtë dhe më të sigurtë në këtë marrëdhënie.
Nga ana tjetër Beatrix deklaroi se pavarësisht gjithçka ndjenjat e saj për Donaldin nuk do të ndryshojnë.
“Mund t’i kisha marrë hapat më të sigurtë, e di që ndjenjat e mia nuk ndryshojnë por gjithsesi nuk duhet të isha hedhur aq lehtë. E di që edhe ndjenjat e atij nuk ndryshojnë” tha ajo.
Rama me avion, ministrat me makina të fundit! Sa para shpenzon qeveria për luksinLuksi është kryefjala në qeverinë “Rama 3”. Kryeministri i Shqipërisë është ndër të paktët në botë që përdor një avion të vetin për të udhëtuar jashtë.
Veshjet e tij, të ministrave e disa deputetëve janë ndër më të shtrenjtat.
Makinat që përdorin janë të viteve të fundit.
Zoom.al analizoi të gjitha udhëtimet e Ramës me avionin “Ismail”, dhe kostot e këtij avioni që rezulton të jetë pronë e qeverisë shqiptare, për të cilin nuk ka ende të dhëna si është blerë e sa ka kushtuar. (Lexo në rubrikën In Zoom).
Ndërsa në rrjetet sociale bëri xhiro me shpejtësi një foto e një ministrje pa portofo, ministrja e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali, e emëruar pak muaj më parë, për të cilën u tha se nuk zbriste nga makina e re nëse derën nuk ia hapte truproja i saj.
Foto e saj u shoqërua me shembuj nga Europa, ku ministra e deputetë shkojnë në punë me mjete të transportit publik e bicikleta, për të mos shpenzuar paratë publike me luks të shfrenuar. /Zoom.al
Irfan Hysenbelliu blen televizionin UFO dhe i nderron emrin ne Panorama
Panorama nuk do jetë vetëm gazetë. Ajo shumë shpjet do të jetë edhe një televizion. Ndërtuesi Irfan Hysenbelliu ka blerë televizionin UFO nga Astrit Veliaj dhe tashmë po punon për ta shndërruar atë në një television të ri. Puna ka nisur nga ndërrimi i emrit dhe tashmë në televizor UFO Do të quhet televizioni Panorama. Irfan Hysenbelliu është pronar edhe i televizionit News24.
Betarix i mori Donaldin por ndihet në faj, i kërkon falje publikisht BorësJo vetëm Donaldi, por edhe Beatrix Ramosaj ndihet keq në raport me Bora Zemanin. E ftuar në dhomën e rrëfimit ajo nuk ka nguruar t’i kërkojë falje Bora Zemanit për situatën në të cilën ndodhen me Donaldin.
“I kërkoj falje Borës, e kam vënë edhe vetën në pozitë, gjithë ditën e kam menduar”, tha Beatrixi.
Qeveria e Çekisë synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për këto grup moshaQeveria në largim e Çekisë po planifikon të urdhërojë vaksinimin e personave mbi moshën 60 vjeçare si dhe të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për një grup profesionesh.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech të premten (më 3 dhjetor). Por, është e paqartë nëse masat do të vihen në fuqi nga pasardhësi i tij.
Vojtech tha se ministria e tij do të marrë vendimin që e bën vaksinimin e detyrueshëm për personat mbi moshën 60 vjeç si dhe stafin mjekësor, policët, zjarrfikësit dhe studentët e mjekësisë.
Ky urdhër do të ishte i paraparë të hyjë në fuqi në mars por mund të mos ndodhë kështu.
Administrata aktuale me kryeministrin Andrej Babis do të zëvendësohet nga një qeveri e re e formuar nga pesë parti që ka fituar zgjedhjet parlamentare në tetor dhe do të udhëhiqet nga kryeministri, Petr Fiala.
Qeveria e re pritet që të marrë detyrat e saj formalisht më vonë këtë muaj.
Koalicioni dhe Ministri i caktuar i Shëndetësisë, Vlastimil Valek, e kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm për të moshuarit dhe mund ta anulojnë vendimin e qeverisë aktuale sapo të hyjë në fuqi.
Deri më tani, vetëm 59.6 për qind e popullsisë 10.7 milionëshe në Çeki janë vaksinuar plotësisht. Sipas anketës së fundit të publikuar të premten (3 dhjetor), më shumë se 20 për qind e çekëve janë kundër vaksinimit.
Ky shtet po përballet me një rritje rekorde të infektimeve me koronavirus. Rastet ditore arritën një shifër më të lartën deri më tani, me afër 28 mijë raste javën e kaluar.
Fiala u betua si kryeministër të dielën për ta udhëhequr një qeveri 18 anëtarëshe.
Mes Borës dhe Donaldit, Triksës i vjen letra e shumëpritur nga jashtëPas situatës me Donaldit, nëna e Beatrix i ka dërguar një mesazh të qartë për gjithçka po ndodh në historinë e tyre.
Nëna e Trixës: Beba jeme, sa më ka marrë malli për ty vetëm zemra ime e di. Të gjithë jemi shumë mirë. E di që ke nevojë të dëgjosh këtë. Të ndjek nga kudo që shkoj. Kam qarë e kam qeshur bashkë me ty. Ti e di sa vështirësi kam kaluar në jetë dhe kam qarë vetëm nga dashuria që më falni ti e Albani. Jeta është shumë e shkurtër, gëzoni, lumturoni, falni, jetoni fort dhe bindshëm se frymën e fundit ta jepni me buzëqeshje se ashtu donit të jetonit. Të kam parë afër me Donaldin, më bëhet zemra mal kur të shoh dhe kuptoj që je e lumtur pas kaq shumë kohësh. Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve. Të dua në çdo formë e në çdo ngjyrë që ke.
Ancelotti: Mourinhos i duhet kohë, ai ka sjellë entuziazëm në ekipTrajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha se Jose Mourinhos duhet t’i jepet kohë te Roma, dhe se klubi po kalon në një moment tranzicioni.
“Roma është në një moment tranzicioni. Mourinho sapo ka ardhur, ai ka sjellë entuziazëm dhe ne duhet t’i japim atij kohë”, tha trajneri.
Ancelotti përgatitet të përballet me Interin në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme dhe për këtë arsye ka një sy në ndeshjen mes Romës dhe Interit këtë fundjavë fundjavë.
Shqiptari martohet për letra me ganezen në Angli, tani kërkon t’i marrë fëmijënMargaret Broën, një ganeze me shtetësi britanike u martua me një shqiptar për letra dhe sapo ajo lindi fëmijën, ai e la. Sot sipas saj ish bashkëshorti shqiptar kërkon t’i marrë fëmijë dhe po përpiqet në mënyra të ndryshme që ta nxjerrë atë keq dhe t’u mbush mendjen autoriteteve këtu se ai është një prind më i përgjegjshëm.
Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani.
“Ai kishte një pasaportë azili dhe avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se si mund të bëhej rezident është të kishte një fëmijë me një shtetase britanike. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion për të pasur një fëmijë me të. Unë e quaj vajzën time një “mrekulli” sepse isha në kontraceptivë, kështu që nuk e dija as që isha 5 muajshe shtatzënë”, tha ajo.
Margaret shtoi më tej se menjëherë pasi ajo lindi, ai e përzuri nga shtëpia e tij dhe nuk kujdeset për fëmijën. Për më tepër, ai ka ka vënë njerëz që spiunojnë dhe monitorojnë çdo lëvizje të saj.
“Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna ka probleme mendore ose është e dhunshme. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave në mënyrë që t’i përdorë ato kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më vandalizoi makinën vetëm për të marrë një reagim”, tha ajo.
“Tani, gjithçka që dua është dikush që do të më ndihmojë me një apartament jashtë Londrës që të mos më gjejë. Nuk kam nevojë për të, sepse ai gjithsesi nuk e ndihmon as me fëmijën”, shtoi ajo.
“Rrëfehet” Donald Veshaj, ndërhyn Arbër Hajdari: T’i veje kapakun gjërave me Borën!Një shpjegim ka ardhur nga Dondaldi në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani.
Ai u shpreh se ishte një histori shumë e bukur, por ka 8 muaj që i ka dhënë fund kësaj lidhje, ndërsa shton se pasi i dërgoi varësen Borës për përvjetorin e tyre priti një shenjë nga ajo, që nuk erdhi kurrë!
Donaldi thotë se i ka pëlqyer shumë tipi i Beatrixës që në fillim por nuk ja ka pranuar vetes, duke menduar për njeriun jashtë, Borën!
Pas fjalëve të Donaldit, një reagim i ashpër ka ardhur nga opinionisti Arbër Hajdaraj, i cili tha se Donaldi ka humbur të gjithë pikët, ndërkohë që shton se minimumi që duhet të bënte ishte ti vinte kapakun marrëdhënieve që kishte jashtë për të nisur një të ri brenda.
Arbri: Donaldi ka humbur gjithë pikët te unë. Të gjitha këto ngjarje janë zhvilluar për 30 ditë. Mendoj se një vajzë që vjen dhe të puth në sy të gjithë Shqipërisë dhe vendos ti çosh një varse, nëse e dashuron këtë vajzën, pavarësisht problemeve që ke vendos ti diskutosh jashtë… Shikojmë që mënyrën si zgjodhe të bësh gjërat është e gabuar, minimumi që mund të bëje është ti veje kapakun me gjërat që kishe me vajzën jashtë.
Donaldi: Kur t’ja vija kapakun?
Arbri: Ti dërgove varse dhe i ke dhënë shpresë. Kur kuptove që pëlqen një vajzë tjetër pse nuk i shkruajte një letër, ndërkohë që erdhi dhe të puthi para gjithë shqiptarëve. Mund të kishe gjet një mënyrë dhe i dërgoje një letër, që të shpjegoje pse s’doje të vazhdoje vajzën.
Donaldi: S’mjafton fakti që unë kam thënë që jam single?
Arberi: Të dërgosh një varse jashtë çfarë do të thotë?
Donaldi: Ka qenë një histori e bukur që kam pasur.
Arbëri: Vras mendjen ku është respekti këtu? Aq më tepër që personi është një person publik, se çfarë bën ti? Do kisha dasht t’ju kisha parë të diskutonit, ju kam parë që më shumë shikoni njëri tjetrin!