Aplikacion
Identifikohet viktima që u gjet në një kanal në fshatin Mujalli në Fier. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar të zhdukur një muaj më parë.
Policia e Fierit deklaron zyrtarisht se në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Gjatë këqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
Aksident në Unazë pranë Kopshtit Botanik, makina kthehet përmbys në rrugëNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Botanik. Një automjet ka rrëshkitur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe është përmbysur.
Nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Trafiku është bllokuar për disa minuta, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga LSA automjeti ka pësuar dëmtime të shumta dhe ndodhet në korsinë anësore të rrugës.
Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në disa zonaSi pasojë e situatës së shkaktuar në vend orët e fundit nga reshjet e dendura të shiut, Ministria e Mbrojtjes iu bën thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.
Në një reagim zyrtar Ministria bën me dije se qarqet më problematike janë Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani. Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.
Moti i keq në vend, normalizohet situata në disa zona
Ora 21:50- Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin ka pasur reshje me intensitet shumë të lartë, të cilat kanë sjellë problematika si; rrëshqitje gurësh, dherash, bllokime rrugësh nga dëbora etj., të cilat janë menaxhuar dhe rikthyer në gjendje normale nga strukturat e emergjencave civile.
Të gjitha kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, për të përballuar situatën dhe për të ndihmuar në zhvendosjen e popullsisë, gjësë së gjallë dhe bazës ushqimore nga zonat më të rrezikuara në zona më të sigurta, në rast se do të jetë e nevojshme.
Në qarkun e Shkodrës firmat kontraktore kanë punuar për të pastruar akset rrugore Tamarë- Qafa e Bërdalecit, ku ka pasur rënie gurësh dhe inerte si dhe aksin Theth- Qafë Thore nga dëbora.
Nën monitorim është situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit.
Me vëmendje po ndiqet situata në Dibër, ku policia po drejton kalimin e mjeteve drejt Dibrës dhe Tiranës, në aksin rrugor Dibër- Tiranë pranë tunelit, ku për shkak të rrëshqitjes së 2 mjeteve nga dëbora u bllokua qarkullimi.
Aktualisht strukturat e emergjencave civile janë në ndjekje të situatës në qarkun e Elbasanit. Situata paraqitet e normalizuar në aksin rrugor Librazhd-Zgosht, ku pati rënie të gurëve në rrugë. Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, në qarkun e Kukësit është i hapur dhe pa probleme. Edhe në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore.
Strukturat vendore të emergjencave civile janë në gatishmëri edhe në qarkun e Vlorës, ku ka një ngritje të nivelit të Lumit Vjosa në Urën e Mifolit.
Situata e krijuar nga moti i keq në vendin tonë
Ora 18:00- Sipas të dhënave të raportuara nga emergjencat civile, reshjet e shumta kanë sjellë disa problematika në zona të caktuara të vendit. Situata konkretisht paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë. Si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur prezencë uji në rrugën “5 Maji”, ku janë rrezikuar disa banesa. Ekipet e punës së bashkisë Tiranë kanë punuar për normalizimin e situatës. Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.
Qarku Shkodër. Ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte. Firma kontraktore ka punuar për pastrimin e saj.
Qarku Durrës. Si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.
Qarku Dibër. Në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.
Qarku Elbasan. Si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore.
Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.
Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.
Mbyllet sërish rruga e Arbrit, policia bllokon hyrrjet në të dyja krahëtKa përfunduar me një bilanc të rëndë eksperimenti i qeverisë për të hapur pa përfunduar rrugën e Arbrit.
Në pamundësi për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar në Qafë Murriz, ku qindra makina kanë mbetur të bllokuara, policia rrugore është detyruar sot në mbrëmje të bllokojë të dyja hyrrjet e rrugës, si nga ana e Dibrës ashtu edhe nga Tirana.
Rruga e Arbrit u hap paraditen e sotme në një ceremoni ku morri pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ndonëse vet autoritetet bën të ditur se ajo do përfundojë pranverën e ardhshme.
Rruga e papërfunduar në shumë segmente, cilësia e dobët e punimeve dhe mungesa e sinjalistikës, bëri që shumë automjete të mbeten të bllokuara në dëborë.
Më problematike situata u paraqit pikërisht në zonën e Qafë Murrizit, ku autoritetet në pamundësi për të përfunduar tunelin, kanë krijuar një By Pass provizor.
E sikur të mos mjaftonin problematikat me rrugën, situata u bë akoma më kritike edhe për shkak të mungesës së reagimit në kohë të institucioneve shtetërore, për të vendosur në dispozicion borëpastrues dhe forca policie për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Topi i Artë” për Leo Messin, zyrtarisht më i madhi i të gjitha kohëraveLeo Messi ka fituar Topin e Artë për të shtatën herë dhe thellon kështu rekordin, pasi Cristiano Ronaldo e ka fituar pesë herë. Argjentinasi me këtë trofe të fituar me shumë mundësi do të duhet shumë vite që dikush ta barazojë.
Në fjalimin e tij nuk mungoi një dedikim për Robert Lewandowskin. “Robert, ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin dakord të thonin që ishit një fitues i madh i këtij çmimi”.
Leo Messi kishte dominuar për katër vite, duke e fituar Topin e Artë nga viti 2009 deri në vitin 2012, ndërsa më pas e fitoi edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Argjentinasi është edhe fituesi i fundit në fuqi i këtij trofeu, pasi vitin e shkuar u anulua për shkak të pandemisë që penalizoi futbollin në shumë vende të botës.
NGA I DHJETI TEK I DYTI – Giggio Donnarumma mbylli dhjetëshen e parë, ndërsa në vendin e nëntë u pozicionua sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Kevin De Bruyne është pozicionuar në vendin e tetë, kurse para tij Mohamed Salah. Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë dot as në “top5”, pasi ishte i gjashti.
Ngolo Kante, kampion Europe me Chelsea, u rendit në vendin e pestë. Benzema i katërti dhe Jorginho i treti vijuan klasifikimin, duke mbetur pas Robert Lewandowski që u rendit i dyti.
20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.
Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.
Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuccin e Chiellinin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it. /
Lidhi gruan shtatzënë e i vrau burrin 30-vjeçar sirian në Greqi, arrestohet në Francë shqiptariKapet në Francë një shqiptar i kërkuar për vrasje në Greqi. Shqiptari 35-vjeçar është kapur nga bashkëpunimi i Europol me Policinë greke. Ai akuzohet si autor i vrasjes së një 30-vjeçari sirian në 16 maj 2010 në sy të bashkëshortes së tij shtatzënë.
Ngjarja atëherë ndodhi në një banese në Pefki ndërsa bashkëpunëtori i tij, një shqiptar 24 vjeç u arrestua në 2 korrik 2010 në Karditsa. Dy shqiptarët kishin hyrë në banesën në Pefki dhe pasi kishin lidhur gruan shtatzënë, kishin grabitur para dhe bizhuteri dhe në fund kishin qëlluar me armë në kokë bashkëshortin e saj sirian.
Dy shqiptarët u akuzuan edhe për një grabitje me armë në 23 prill 2010 në një banesë në Marusi, ku lidhën çiftin dhe grabitën bizhuteri dhe çelësat e makinës së tyre, me të cilën edhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Shqiptarët dyshoheshin për një sërë grabitjesh në orët e natës dhe policia i konsideronte tepër të rrezikshëm për shkak të ashpërsisë dhe dhunës gjatë grabitjeve
Aksident në qendër të Fierit, makina përplas kalimtarin dhe më pas semaforin, shoferi largohetNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Një makinë ka aksidentuar një kalimtar dhe më pas ka goditur shtyllën e semaforit ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja.
Personi i plagosur është dërguar në spital pasi ka marre dëmtime nga gjymtyrët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.
Ceremonia e “Topit të Artë”, vlerësohet edhe Robert LewandowskiRobert Lewandowski, mes kandidatëve kryesorë për Topin e Artë, është vlerësuar me një ccmim të ri që jep France Football.
Polaku i Bayern Munich ka marrë çmimin “Sulmuesi më i mirë” dhe i emocionuar ka dalë në skenë dhe ka falënderuar familjen e tij për mbështetjen.
64 gola të shënuar nga Lewandowski me klubin dhe kombëtaren nuk mund ta linin sulmuesin pa vlerësim dhe kështu ndodhi.
Bilanci i një kapriçoje/ Aksidente e qindra makina të bllokuara në dëborë në rrugën e ArbritKapriçoja e kryeministrit Edi Rama dhe papërgjegjshmëria e ministres përgjegjëse për ta hapur rrugën e Arbrit me patjetër në Ditën e Çlirimit, i ka kushtuar jo pak qindra qytetarëve të Tiranës dhe Dibrës.
Duke i besuar pikërisht deklaratave të kreut të qeverisë, por edhe garancisë që ofroi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dy ditë më parë se rruga ishte gati, ata, të gëzuar për realizimin e një ëndrre dhjetra vjeçare, vendosën që të kalojnë pikërisht nga ky segment i ri rrugor.
Por gëzimi ka përfunduar në vuajtje dhe në jo pak raste edhe në rrezik për jetën e tyre.
Qindra automjete që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Dibrës dhe anasjelltas, u bllokuan për orë të tëra në Qafë Murriz. Pikërisht në By Pass-in e sajuar nga kompania ndërtuese “Gjoka” si një zgjidhje provizore deri në momentin e përfundimit të tunelit të Murrizit.
Terreni i vështirë malor, por edhe mungesa e standardeve rrugore në këtë segment, bëri që dëbora e pakët që ra gjatë pasdites, ta bënte atë të pakalueshëm për mjetet.
Për rrjedhojë, disa prej tyre, të panjoftuara nga ARRSH dhe Policia Rrugore për rrezikun që mbarte ky segment, janë gjetur të papërgatirur dhe kanë mbetur në mes të dëborës.
Qytetarë të të gjitha moshave, përfshirë edhe fëmijë, janë dashur të qendrojnë për orë të tëra në temperatura që këtë pasdite ranë disa gradë nën zero, në pritje të një zgjidhje nga autoritet.
Ndërsa ata që tentuan të sfidonin këtë terren, e gjetën vetën të aksidentuar në kanalet anës rrugës.
Një bilanc i rëndë ky i një kapriçoje të një kryeministri, i cili, në jo pak raste ka akuzuar parardhësin e tij në këtë detyrë se inauguronte rrugë të papërfunduara apo siç i pëlqen atij të shprehet, “rrugë të lenë rrugëve”.
“Ra në tokë papritur”! Dëshmia e gruas së ish-deputetit që u vra me silenciatorIshim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë”. E tronditur pas atentatit, kështu u shpreh gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në spital dy orë pasi u qëllua me plumb në kurriz. Fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.
“Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit. Ende nuk ka një pistë konkrete nga hetuesit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” u shpreh gruaja.
Kjo ishte hera e tretë që 64-vjeçari ishte vendosur në shënjestër, pasi më parë i ishin bërë dy atentate të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte.
Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka kaloi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.
Nga 2011 deri në 2015 Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.