Aplikacion
Festa e 28 Nëntorit nuk mund të linte jashtë shtetasit shqiptarë, që jetojnë në kryeqytetin britanik.
Me makina luksoze, të shpeshquajturit “shqipet e Londrës” kanë pushtuar rrugët, teksa mbi automjetet e tyre gjendej flamuri ynë kombëtar.
Zjarri i merr jetën 12-vjeçares në Gjirokastër, babai në gjendje kritike
Ka pasur fat tragjik një vogëlushe 12-vjeçare në Gjirokastër, pasi zjarri i rënë në banesën ku jetonte i ka marrë jetën.
Raportohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 20:30, në fshatin Dervician, Dropull.
Në banesë raportohet se ka qenë kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12-vjeçare, ku si pasojë janë plagosur dhe fillimisht janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore.
Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve, 12-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Aksident në Elbasan, raportohet për disa të lënduarNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Dy autoambulanca janë duke i transportuar të lënduarit në drejtim të spitalit. Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.
Ekskluzive: Hungarezët blejnë Albtelekom. Kërkojnë edhe One
Marrëdhëniet e mira midis Kryeministrit Rama dhe atij të Turqisë, Taip Erdogan, u shoqëruan edhe më rritjen e pranisë ekonomike të Turqisë në vendin tonë. Shumë kompani turke kanë blerë asete të rëndësisë së veçantë në ekonominë e vendit. Lëvizjeve në ekonomi I kanë paraprirë vizitat e ndërsjella të delegacioneve qeveritare dhe diplomatike nga Tirana në Ankara dhe anasjelltas prej kohës.
Në qershor të këtij viti kryeministri Rama viziton Budapestin ku pritet nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i njohur për qëndrimet e tij radikale karshi Xhorxh Soros, kumbarin politik të Ramës.
Aty u mor premtimi që Hungaria do e mbështeste rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”, u shpreh në qershor kryeministri hungarez Orban.
Ajo që nuk u nda me publikun nga kjo vizitë është arsyeja e vërtetë e vizitës. Sipas burimeve të Zoom.al, takimi kishte si qëllim krijimin e garancive të nevojshme për hyrjen e njërës prej kompanive hungareze të telefonisë së lëvizshme (celulare) në tregun shqiptar. Kujtojmë që një takim i ngjashëm është bërë edhe para hyrjes në tregun shqiptar të bankës hungareze OTP.
Takimi i qershorit të këtij viti kërkoi pak më shumë impenjim për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama pasi duhet të hapë rrugën për blerjen nga hungarezët jo të një kompanie por dy kompanive.
Nga burimet e Zoom.al kompania Albtelekom ka firmosur marrëveshjen me kompaninë hungareze dhe një gjë e tillë do të konfirmohet publikisht pasi të kalojnë të gjitha hallkat e kalimit të pronësisë nga turqit te hungarezët. Aksionet që shteti shqiptar zotëron te Albtelekom do të diskutohen në një moment të dytë. Ndërkohë hungarezët synojnë që me ndërhyrjen e kryeministrit të blejnë edhe aksionet e One Telecommunications brenda një periudhe të shkurtër.
Sipas burimit të Zoom.al, qëllimi i hungarezëve është pozicionimi si kompania më e madhe e komunikimit telefonik në vend duke ofruar telefoni të lëvizshme, fikse dhe fibra optike për internet. Blerja pa lodhje e dy kompanive të telefonisë do e poziciononte kompaninë hungareze në një pozicion më të mirë sesa Vodafone.
Procesi i përfundimit të negociatave edhe me kompaninë tjetër pritet të përfundojë brenda dhjetorit. Ndërkohë që procesi i shkrirjes së dy kompanive në një të vetme dhe kalimi nën emrin e hungarezë do të ndodhë në një hark kohor prej dy vitesh.
Zoom.al është interesuar pranë kompanive të telefonisë dhe po pret akoma një përgjigje zyrtare prej tyre.
Shkatërrohet banda shqiptare e heroinës në Athinë/ Në pranga 2 të rinj dhe një gruaNjë laborator heroine është shkatërruar nga policia greke në Athinë.
Raportohet se në këtë rrjet trafiku janë të përfshirë disa shqiptarë. Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 21 kg heroinë.
Në pranga ka ky operacion janë vënë 3 persona. Një 33-vjeçar mësohet se është “drejtori” i organizatës, ndërkohë që koordinon trafikun e drogës.
Ndërkohë një 36-vjeçar mësohet se është përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja.
Një grua 60-vjeçare mësohet se është përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të heroinës.
Burime policore bëjnë të ditur se heroina ka përfunduar në duke u shitur në qendër të Athinës. Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë.
Arrestimet u kryen mesditën e së shtunës, pas një operacioni të organizuar të policisë në Qipseli dhe Galatsi.
Shiu përmbyt Vlorën! Anulohet koncerti për 28 NëntorinReshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në qytetin e Vlorës.
Mësohet se për pasojë është anuluar koncerti i Ditës së Pavarësisë, parashikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e 28 nëntorit, në bulevardin Vlorë Skelë.
Po kështu është pezulluar lundrimi detar për çdo mjet deri më 30 nëntor, për shkak të erës dhe dallgëve të trazuara. Vlora parashikohet që sot dhe nesër të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu.
Kush është krijuesi i Bitcoin-it, Satoshi Nakamoto? Çfarë dimë dhe nuk dimëNga Paul Vigna
Trembëdhjetë vjet më parë, një person ose grup personash që përdorte emrin Satoshi Nakamoto publikoi një letër që përshkruante një sistem të ri softuerësh të quajtur bitcoin. Sot, bitcoin vlen më shumë se 1 trilion dollarë dhe ka ndezur një fenomen që sipas përkrahësve të tij, mund të riorganizojë të gjithë rrjetin financiar global.
Një statujë e Satoshi Nakamoto qëndron në Budapest edhe pse identiteti i krijuesit të bitcoin nuk është konfirmuar.
Sidoqoftë, ekziston një mister në zemër të bitcoin. Kush është në të vërtetë Satoshi Nakamoto?
Më 31 tetor 2008, Satoshi Nakamoto dërgoi një letër me nëntë faqe një grupi kriptografësh duke përshkruar një formë të re të “parave elektronike” të quajtur bitcoin.
Në atë kohë askush nuk kujdesej për identitetin e Nakamoto-s. Shumica e njerëzve në atë grup ishin skeptikë për vetë idenë e bitcoin.
Kriptografët dhe zhvilluesit si Hal Finney, Nick Szabo, David Chaum dhe Wei Dai ishin përpjekur për më shumë se një dekadë të zhvillonin një version elektronik të parave të gatshme. Të gjithë ata kishin dështuar, për një sërë arsyesh.
Më 9 janar 2009, Nakamoto nisi rrjetin e bitcoin. Z. Finney ishte një nga të paktët që ishte i intriguar prej tij dhe në javët e para të dy punonin nga distanca për të funksionuar rrjetin. Transaksioni i parë me bitcoin shkoi nga Nakamoto te Z. Finney.
Për rreth dy vjet, ndërsa bitcoin rritej ngadalë, Nakamoto shkroi në tabelat e mesazheve dhe shkëmbeu privatisht e-maile me zhvilluesit. Në dhjetor 2010, Nakamoto ndaloi së postuari publikisht dhe ndaloi së foluri me zhvilluesit në vitin 2011. Nakamoto ia kaloi udhëheqjen e projektit Gavin Andresen, një zhvillues softuerësh.
A dimë diçka për Nakamoton si person?
Jo në të vërtetë. Në mesazhet publike, madje edhe në mesazhet private që u publikuan më vonë, Nakamoto nuk foli kurrë për asgjë personale. Asgjë biografike, as për motin, as për gjërat që ndodhin në vend. Gjithçka kishte të bënte me bitcoin dhe kodin e tij.
Nakamoto përdori dy adresa emaili dhe një faqe interneti. Identiteti i personit që i ka regjistruar është i bllokuar.
Nuk ka asnjë informacion tjetër publik. Në një epokë në të cilën është e vështirë të jesh anonim, Nakamoto mbetet një fantazmë.
Por a nuk është Nakamoto i pasur?
Janë rreth një milion bitcoin që janë “minuar” në vitin e parë të bitcoin dhe që nuk janë zhvendosur kurrë. Sot ato bitcoin kanë vlerë rreth 55 miliardë dollarë. Kjo do ta bënte Nakamoton një nga 30 njerëzit më të pasur në botë, sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes.
Supozohet se ato një milion bitcoin kontrollohen nga Nakamoto dhe vetëm Nakamoto. Për t’i zhvendosur ato duhet të keni “çelësin privat”, një varg i gjatë dhe unik shkronjash dhe numrash që kontrollon aksesin.
Personi që i lëviz ato do të kishte një pretendim shumë të fortë për të qenë Nakamoto.
Pra, pse nuk janë shitur?
Në vitet e para, komuniteti i kriptomonedhave supozoi se Nakamoto mbeti anonim dhe i la ato bitcoin të paprekura, kryesisht nga frika. Nuk dukej e paarsyeshme që shpikësi i bitcoin mund të arrestohej. Në vitet e fundit, megjithatë, shumica e qeverive – Kina është përjashtimi i madh – kanë pranuar bitcoin në shkallë të ndryshme.
Ka kaluar një dekadë që kur Nakamoto u zhduk. Është e mundur që krijuesi i bitcoin ka vdekur pa i dhënë dikujt tjetër çelësat privatë. Është gjithashtu e mundur që Nakamoto ka humbur çelësat dhe nuk mund të lëvizë bitcoin.
Dikush duhet të jetë Nakamoto, megjithatë, apo jo?
Po dhe me kalimin e viteve, pothuajse kushdo që punonte edhe nga distanca të ngjashme me bitcoin – si z. Finney, i cili vdiq në 2014 dhe z. Andresen është cilësuar si Nakamoto. Të gjithë e kanë mohuar dhe nuk ka prova për të vërtetuar të kundërtën.
Në vitin 2014, një grup studentësh dhe studiuesish në Universitetin Aston në Birmingham, Angli, kryen një analizë gjuhësore dhe arritën në përfundimin se zoti Szabo kishte shumë gjasa të ishte Nakamoto. Të tjerë kanë pohuar se ai është gjithashtu Nakamoto. Z. Szabo e ka mohuar pretendimin.
Kush është Craig Wright?
Z. Wright është një programues australian që jeton në Londër, i cili në vitin 2016 pretendoi se ishte Nakamoto. Pretendimet e tij u analizuan shpejt dhe u refuzuan në komunitetin e bitcoin. Ai u zotua të provonte se ishte Nakamoto duke lëvizur disa nga bitcoinat e hershëm. Deri më sot, ai nuk e ka bërë këtë gjë.
Vitet e fundit, z. Wright është përpjekur të kundërshtojë pretendimin e tij. Ai ka paraqitur për patenta për softuerin e bitcoin, edhe pse ai u lëshua si një projekt me burim të hapur dhe paditi një host të podcast-it i cili tallte publikisht pretendimin e tij për shpifje.
A do të zbulojë padia në Florida identitetin e Nakamoto?
Vetë zoti Wright është paditur nga familja e një kolegu të ndjerë të quajtur Dave Kleiman. Padia pretendon se zotërinjtë Wright dhe Kleiman zhvilluan bitcoin së bashku si pjesë e një partneriteti biznesi dhe se zoti Wright i detyrohet familjes së zotit Kleiman gjysmën e atyre një milion bitcoin.
Nëse një juri zbulon se të dy kanë krijuar bitcoin së bashku, zoti Wright mund të detyrohet ligjërisht të shesë disa nga ato bitcoin. Por derisa ai ta bëjë këtë, shumica e njerëzve në botën e bitcoin do të vazhdojnë të hedhin poshtë pretendimet e tij.
Dhe derisa dikush t’i lëvizë ato bitcoin, nuk ka gjasa që dikush të pranohet si krijuesi i vërtetë i bitcoin./ The Wall Street Journal
Përgatiti për Zoom.al, Armand Kullau
Moti i keq, policia thirrje drejtuesve: Ulni shpejtësinëPër shkak të motit të keq në disa akse rrugore ka prezencë të ujit, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës. Nisur nga kjo situatë, policia rrugore njofton se po merren masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.
Po ashtu, thirrje u bëhet drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes duke ulur shpejtësinë dhe duke mbajtur rripin e sigurimit për të shmangur aksidentetet e mundshme.
NJOFTIMI
“Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.
Për çdo rast shërbimi i Policisë Rrugore është në gatishmëri për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe dhënien e ndihmës automobilistike dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”
Antonela: Më pëlqen Valoni, xhelozoj BeniadënTeksa banorët ishin ulur në tavolinë, Antonela e ngacmon Beniadën duke i thënë se ajo bën sikur s’do të jetë afër Valonit, por gjatë gjithë kohës është afër tij.
Beniada iu kthye duke i thënë: Je xheloze ti tani, nëse të pëlqen ty Valoni thuaje mos rri më përmend mua gjithë kohës.
Antonela duke qeshur i tha asaj që kjo ishte arsyeja që ta thotë para të gjithëve që asaj i pëlqen Valoni.
“Ndoshta edhe jam xheloze. Në fakt unë për atë u çova që ta them para të gjithëve që mua më pëlqen Valoni, por ideja është ngaqë ty të kam shoqe edhe kam shumë respekt ndaj mendoj edhe për ty”, i tha Antonela.
Kosova vajton/ Çfarë dihet deri tani për masakrën në DeçanHetimi i tragjedisë së të premtes në Gllogjan të Deçanit po zhvillohet në disa pista. Për sulm terrorist, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha dje se nuk kanë asnjë informacion për ta trajtuar me dyshim si opsion. Derisa po zhvillohen hetimet, Qeveria ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e personit që i doli përpara autobusit me nxënës duke zbrazur pothuajse një karikator plumba drejt tyre.
Dy nxënës të shkollës së mesme vdiqën bashkë me shoferin e autobusit, duke mos mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga arma që dyshohet të ketë qenë AK47. Tre të vrarët u varrosën sot.
Policia e Kosovës deri më tani ka marrë shumë informacione për këtë ngjarje. Ato, kryesisht kanë ardhur nga dëshmitarët e intervistuar dhe nga njerëz që kanë lidhje direkte ose rrethanore me këtë rast.
Kryeministri Albin Kurti, pasi mori pjesë në varrimin e dy nxënësve, e vizitoi Stacionin e Policisë në Deçan, duke thënë më pas se informacionet për këtë rast po shtohen.
“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Kur jemi në prag të 48-orëshit, ende nuk e kemi zgjidhjen. Por nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja. Edhe më tej kemi 2-3 pista. Momentalisht nuk kemi të dyshuarin të pandehurin, porsa të kemi informacione për këtë, sigurisht se do të ju njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit që po marrim me hulumtimin e hetimin që po bëhet, edhe nga vendi i ngjarjes, e sidomos nga marrja në pyetje e dëshmitarëve. Por, nuk e kemi emrin ose emrat e përveçëm të vrasësit”, tha Kurti.
Ndërsa drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha se kanë marrë informacion nga Stacioni i Autobusëve, por edhe nga njerëz që kanë pasur kontakt me viktimat apo shoferin, si dhe persona të tjerë që mund të kontribuojnë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se posedojnë informacione të ndryshme të cilat Policia po i trajton nën direktivat e Prokurorisë.
“Unë mund të deklaroj se tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës, nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista, të cilat të gjitha kapacitetet e Policisë janë duke i eliminuar apo hetuar”, tha Sveçla në një konferencë për media, të mbajtur bashkë me drejtorin e Policisë, Samedin Mehmetin dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Për shkak të informacioneve të shumta, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha se kanë sjellë njësi shtesë dhe eskertë të ndryshëm për t’i hetuar.
“Më lejoni të ju njoftoj që momentalisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjellë njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve të ndryshme operative dhe hetimore që t’i trajtojnë këto informacione”, deklaroi dje kreu i Policisë.
Informacionet e marra, Mehmeti tha se po përpunohen dhe se atyre po u bashkëngjiten provat teknike. Këto informacione, beson ai, do ta zbulojnë edhe motivin e këtij krimi.
“Ne jemi duke i përpunuar informacionet që po i marrim nga dëshmitarët, përkatësisht nga qytetarët, nga njerëz të cilët kanë lidhje rrethanore ose të drejtpërdrejtë me rastin. Të gjitha këtyre janë duke iu bashkëngjitur edhe provat teknike…. Rrethanat, dëshmitë, informacionet që janë duke ardhë kanë me na sjellë në një motiv që mund të ketë qenë”, u shpreh dje drejtori i Policisë.
Sipas institucioneve të sigurisë, kryerësi dyshohet të ketë qenë i vetëm në vrasjen e trefishtë, por nuk përjashtohet që ai mund të ketë bashkëpunuar me dikë. Rrjedhimisht, për tragjedinë mund të ketë më shumë se një të dyshuar.
Po kështu, edhe Qeveria e Kosovës sot iu referua si “autor”, pra në numrin njejës, personit që dyshohet se e kreu krimin.
“Për identifikimin sa më të shpejtë të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
ZKM-ja tha se Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për ta zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.
Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: [email protected].
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.