zoom

Day ArchiveTë lumtur me njëri-tjetrin, publikohet fotografia e fundit e dy nxënësve që u vranë dje

Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e fundit të dy nxënësve që mbetën viktima të një sulmi me armë në Glloçan, ndërkohë që po udhëtonin me autobus. Në foto shfaqen Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj, të cilën humbën tragjikisht jetën në ngjarjen që tronditi Deçanin.

Mbrëmë rreth orës 19:00 një person i maskuar sulmoi me armë autobusin, e për pasojë të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënësit. Policia bëri me dije se autobusi është sulmuar me armë zjarri AK-47.

Vllaznia fiton me Laçin, Tirana “ngec” në Korçë

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme kundër Laçit. Shkodranët ruajnë vendin e tretë në renditje. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” u vendos në fillimin e pjesës së dytë nga një gol i Da Silva, një minutë pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Më herët Tirana barazoi pa gola ndaj Skënderbeut, duke vënë në dyshim kreun, pasi rivalët mund të përfitojnë, sidomos Kukësi që e mundi në javën e 9.

Sulmi në Deçan, i riu rrëfen se shoferi kishte konflikt me drejtuesin e nje autobusi tjetër

Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar pas një sulmi me armë në Kosovë, ka treguar për problemet që kishte shoferi i autobusit.

Arlindi, tregoi për mediat në Kosovë se Ledioni i ki kishte thënë se shoferi ka debatuar një ditë me një shofer tjetër, në lidhje me pasagjerët.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për T7.

“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq në prehër”, Dëshmia rrënqethëse nga sulmi në Deçan

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

Hueyda El Saied i jepet lamtumira, Arjan Konomi ndan momentet me djalin e saj

Balerinës dhe këngëtares së njohur shqiptare, Hueyda El Saied, i është dhënë lamtumira e fundit në Luksemburg, aty ku edhe jetonte prej vitesh.

Pjesë e ceremonisë mortore ka qenë edhe miku i saj, Arjan Konomi, i cili ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa momente me djalin e Hueydës, Gabrielin.

Në videon e shpërndarë nga Konomi ai e përqafon vogëlushin dhe e fton të përshëndesë në kamera.

Varianti afrikan i COVID mbërrin në Itali!

Varianti i ri i COVID i quajtur ‘Omicron’ ka mbërritur në Itali. Një rast është identifikuar në Milano. Bëhet fjalë për pacient që vinte nga Mozambiku ndërsa mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim në gjithë Europën, pasi Britania, Gjermania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.

Sakaq, duke nisur nga kjo e shtunë në Milano dhe disa qytete të tjera qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën. Mbajtja e maskës do të jetë detyrim për të gjithë qytetarët  nga ora 10 deri në 22:00 çdo ditë.

“Le të shijojmë atmosferën e Krishtlindjeve, me sakrificën e vogël të mbajtjes së maskës”, ka shkruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në rrjetet sociale duke prezantuar masën e re.

Qëllimi i kësaj mase synon të frenojë rastet e reja me Covid-19. Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e reja do të përballen me një gjobë prej 280 euro. Pas qytetit të Milanos edhe Bolonja dhe Bergamo kanë imponuar të njëjtën masë. Edhe bashki të tjera si Roma apo Firence po konsiderojnë të ndjekin një hap të ngjashëm.

PD: Bankat që pengojnë hetimin e inceneratorëve do shkojnë para drejtësisë

Partia Demokratike është e vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit të kontratave të inceneratorëve të mbetjeve. Në një reagim në rrjetet sociale, anëtari demokrat i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Lucciano Bocci thotë se bankat që po pengojnë hetimin për llogaritë e këtyre kompanive do të thirren në Kuvend për të dhënë shpjegime. Madje ai thotë se ato do të denoncohen më pas edhe në prokurori.

 

Mesazhi i Lucciano Boccit:

 

Ortakët e incineratorëve dhe avokatët e tyre në politikë dhe media vazhdojnë përpjekjet e paligjshme për të penguar zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe në 31 vite.

Pas letrës së Mirel Mërtirit drejtuar bankave, refuzimit të një pjesë të këtyre të fundit për të kthyer përgjigje duke zgjedhur bindjen ndaj mafies të incineratorëve në vend të zbatimit të ligjit, përpjekja e rradhës është publikimi i përgjigjes së një banke në një media.

“Çuditërisht” argumentet  janë të ngjashme si dy pika uji me letrën e Mërtirit.

 

E vërteta është se kthimi i përgjigjes është në përputhje të plotë me ligjin për komisionet hetimore.

Neni 4, pika 2 e ligjit i ka njohur Komisionit Hetimor çdo të drejtë që ka organi i prokurorisë për të hetuar, me përjashtim të ngritjes së akuzës penale dhe marrjes së personave të pandehur.

Ndërsa, neni 15, pika 1 dhe neni 17, pika 1 i njohin Komisionit të drejtën për të administruar çdo dokument apo të dhënë që diktojnë nevojat e hetimit.

Ligji pra, përmban një detyrim të qartë për dhënien e çdo informacioni dhe dokumenti të kërkuar nga Komisioni.

 

Për sqarim, një fakt konkret për të drejtat e Komisioneve Hetimore dhe detyrimet e bankave, që vjen nga vetë PS dhe vetë bankat:

Në vitin 2016, kur Komisioni Hetimor për OSSH drejtohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, të gjitha bankat e nivelit të dytë  i ofruan informacionin e kërkuar Komisionit Hetimor për çdo person objekt të këtij Komisioni.

Aplikimi i standardeve të dyfishta është një tregues i qartë i përpjekjes së koordinuar biznes – politikë – media për të fshehur të vërtetën.

 

Por, këto përpjekje nuk do të mbeten pa marrë përgjigjen e duhur.

Deputetët e PD-së janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund transparencës së plotë mbi këtë aferë korruptive.

Për këtë arsye nëse bankat do të refuzojnë sërish kthimin e përgjigjes, Komisioni do të shfrytëzojë të drejtat e tij ligjore për të thirrur dëshmitarë CEO-t e bankave dhe këqyrjen në vend të llogarive bankare të pronarëve të incineratorëve dhe çdo pushtetari të lidhur me ta.

Ndërkohë, për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e paligjshme të kryera deri më tani, përfshirë letrën e Mërtirit, refuzimin e bankave dhe publikimin e paautorizuar të përgjigjeve, Komisioni do të depozitojë kallëzim penal në SPAK.

 

Asnjë përpjekje e kujtdo qoftë nuk do të na stepë.

As mafia e incineratorëve, as ortakët dhe as avokatët e tyre.

Qytetarët duan të dinë si qëndron e vërteta dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo e vërtetë të zbardhet plotësisht.

 

VIDEO/ Aksident në qendër të Elbasanit, makina merr para pemët e parkut

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit te Elbasanit. Një makinë tip Mercedes Benz ka devijuar nga rruga duke u përplasur me pemët e parkut që ndodhen pranë pallatit të sportit.

Nga përplasja është lënduar lehtë shoferi i makinës i cili është dërguar në spital.

Fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë në rrugë ky aksident.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Pamje nga pallati ku u gjetën të vdekur një burrë e një grua në Golem

Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe u gjetën të vdekur këtë të shtunë në apartamentin e katit të dytë të një pallati në Golem.

Jan publikuar pamje nga pallati ku u gjetën të vdekur të dy, pasi kishin humbur kontaktin dy ditë më parë me familjarët.

Ata dyshohet se humbën jetën për shkak të asfiksisë nga gazi. Policia njofton se ngjarja u zbulua në rreth orës 17:45. Shtëpia ishte e 60-vjeçarit Mihal Jani, ndërsa Anila Llulla banonte në Tiranë.

Lidhja mes viktimave mbetet e paqartë.

50-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë 2 ditë më parë. Djali i saj, i shqetësuar për kishte denoncuar largimin e saj.

Edhe djali i Mihal Janit gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, i binte telefonit të të atit, por ai nuk përgjigjej. Kësisoj ai shkoi gjatë pasdites në shtëpinë e 60-vjeçarit, por sërish askush nuk iu përgjigj teksa i ra derës. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë dhe kur u futën në shtëpi i gjetën të pajetë.

Dyshimet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Fqinjët kanë raportuar se kanë dëgjuar erën e gazit, i cili dyshohet se është shkaku i vdekjes së 2 viktimave.

Zbulohen emrat, ky është çifti që u asfiksua nga gazi në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem.

Burrë e grua, bashkëjetues ndërruan jetë si pasojë e asfiksimit nga gazi.

Policia njofton se Mihal Jani 60 vjeç nga Golemi dhe Anila Llulla 50 vjeçe nga Tirana janë gjetur pasditen e sotme pa shenja jete dhe dhune në katin e dytë të pallatit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.